Berisha tregon nëse pret heqjen e “non grata-s” nga administrata e Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris.

I ftuar në lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Berisha i pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata“ ai tha se tani do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo “një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës”.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko-shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. Një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Uashington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”, tha Berisha.

I pyetur nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha:

“Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtojë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “t’i jepet fund batërdisë”.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”, tha Berisha.

Berisha: Aleksis Soros do e shpall non-grata në Shqipëri! Doktrina e tij, për të shkatërruar familjen me ndryshime gjinish

Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar sot se do të shpallë të pdëshirueshëm përgjithmonë nga Shqipëria, djalin e miliarderit amerikan George Soros, Aleksin.

Berisha e ka sulmuar atë duke thënë se ka për doktrinë shkatërrimin e familjeve duke përmendur politikat e tranzicionit gjinor në SHBA.

Berisha ka thënë se do të mbrojë familjen shqiptare me ligj, mesa duket në një linjë me premtimin që ka bërë Donald Trump në SHBA, ku gjatë fushatës deklaroi se do të vendosë me ligj njohjen e vetëm dy gjinive si dhe do të ndalojë operacionet për ndryshimin e gjinisë te adoleshentët, madje duke u dhënë mundësinë atyre të padisin mjekët nëse u janë nënshtruar tranzitimit.

Kujtojmë se Sali Berisha është i shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion madhor dhe pengim të drejtësisë. Ai shpreson se kjo do të ndryshojë me ardhjen e Trump në pushtet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo erë e ekstremistëve amerikanë fryu më shumë se kudo tjetër në Shqipëri.

Edi Rama dhe Erion Veliaj u bënë flamurtarë të eksperimentimit të këtij agresioni moral kundër lirive dhe të drejtave, dinjitetit dhe identitetit njerëzor.

Në të vërtetë, këto përbënin një agresion edhe ndaj orientimeve gjinore, por edhe orientimeve seksuale të individëve.

Imagjinoni ju për një moment të dashur miq, zonja që humbi dje zgjedhjet, ishte zotuar se do financonte ndryshimin e gjinisë në spitale private dhe publike të emigrantëve ilegalë.

A nuk ishte kjo një ftesë për më të varfrit e botës të vërshonin dhe të bënin një operacion që të mund të jetonin në Amerikë?

Ua solla këtë shembull për të qenë të vetëdijshëm se vota pardje e kombit amerikan ishte një votë për vlerat më të arrira të njeriut, dinjitetit të tij, familjes së tij, identitetit të tij.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të mendojnë, ftoj qytetarët e këtij vendi të mendojnë a kemi gjë më të çmuar, më të dashur se familjen?

A mund të pranojmë ne se nëna e baba të quhen numra, 1 dhe 2, pale të dalë edhe një i tretë, as nënë, as baba?

Pra, u ndala pak në këto elementë për të kuptuar rëndësinë historike të asaj vote.

Dhe unë zotohem këtu se PD do ketë ligjet më të forta për mbrojtjen e dinjitetit njerëzore, për mbrojtjen e familjes shqiptare.

Nuk do mundet kurrë të imagjinojë njeri të shuhet fjala nënë dhe baba, fjalët më të dashura të çdo njeriu, t’i zëvendësojë me numra.

Por, ju garantoj se të gjithë ata që luajtën me familjen shqiptare, do përballen me ligjet dhe ndëshkimet përkatëse.

Kurse doktrinarët e saj, Aleksis Soros, do shpallet non-grata përgjithmonë në Shqipëri.

Mas/akra me 4 vi/ktima, Klodiana Lala pIas “bo mbën”: Shkodra do ndizet nëse nuk ndërhyn shteti, Prokuroria e rrethit…

Gazetarja Klodiana Lala në një studio televizive zbuloi të tjera detaje për masakrën e pak ditëve më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 shtetas.

Lala tha se ende nuk ka një autor dhe e vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë dosjen në SPAK, organ që ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri.

“Është rënduar bilanci për masakrën e Dobraçit, sepse ka shkuar në katër numri i viktimave, pasi ndërroi jetë edhe Bashkim Basha.

Është folur për një person të tretë. Është përdorur armë e gjetur në sediljen e pasme dhe janë gjetur gjurmë gjaku aty, këto krijojnë dyshime se ka patur person të tretë. U aludua se mund të ketë qenë Ibrahim Lici. Deri tani nuk është identifikuar. Nuk ka gjurmë gishtërinjsh të plota. Është përftuar një profil ADN, por nuk ka profil krahasues.

E vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës, nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë në SPAK.

Masa/kra me 4 vi/ktima në Shkodër/ Ja çfarë u gjet në mjetin e Licit dhe Bushatit, dyshohet se…

Pasditen e 30 tetorit Shkodra u trondit nga një masakër e vërtetë, ku humbën jetën 4 persona.

Një automjet tip Range Rover dyshohet se i ka dalë paralel mjetit tip Benz, ndërsa disa persona (dyshohet se tre) kanë hapur zjarr drejt tij duke lënë të vdekur në vend Hamza Licin dhe duke plagosur fillimisht Arlind Bushatin, i cili ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

Pas të shtënave me armë, makina ku po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin duke përplasur një motor ku udhëtonin burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët krejt rastësisht ndodheshin në momentin e atentatit, duke u kthyer për në shtëpi tek tre fëmijët e tyre.

Flutura nuk u mbijetoi plagëve të marra nga përplasja dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Bashkimi humbi jetën pas disa ditësh në spital.

Dyshimet janë se në makinën e viktimave ndodhej edhe një person i tretë, por burime nga policia thonë se ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij përmes gjurmëve të gjakut që u gjetën në mjet.

Po ashtu, nga ekspertiza e mjetit ka rezultuar se në të janë gjetur tre telefona, 3 pistoleta dhe disa gëzhoja. Kjo konfirmon se ka pasur të shtëna edhe prej makinës së viktimave.

Ende nuk dihet se kush ishin atentatorët, ndërsa deri më tani është gjetur mjeti që u përdor në atentat, i djegur në fshatin Golem të Shkodrës.

Incident i pazakontë në samitin e KPE, presidenti i Rumanisë zbret nga makina dhe i kthen shpinën kryeministrit hungarez! Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit (Video)

Një incident i pazakontë është regjistruar mbërritjen e presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis, në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest.

Një video që u bë virale në internet tregon gjestin e presidentit rumun, i cili me të zbritur nga makina i ktheu shpinën kryeministrit hungarez Viktor Orban, mikpritës i eventit.

Ndërsa protokolli i zakonshëm ishte që çdo lider të përshëndetej personalisht nga kryeministri Orban me një shtrëngim duarsh dhe një foto zyrtare, Presidenti Iohannis mori një qasje të ndryshme.

Pasi doli nga makina, ai u kthye dhe kaloi rreth 20 sekonda duke biseduar me shefin e tij të protokollit dhe duke rregulluar veshjen e tij përpara se të përshëndeste kryeministrin hungarez.

Pavarësisht kësaj, situata përfundoi mirë, me dy liderët që shkëmbyen disa fjalë dhe bënë foton e zakonshme.

Takimi u zhvillua në kontekstin më të gjerë të samitit të KPE, ku më shumë se 50 delegatë u pritën në Puskas Arena në Budapest.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1854525570668794332?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1854525570668794332%7Ctwgr%5Eb65bf144d716cf0e1af1b6beac7c8310533c365d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fincident-i-pazakonte-ne-samitin-e-kpe-presidenti-i-rumanise-zbret-nga-makina-dhe-i-kthen-shpinen-kryeministrit-hungarez-pamjet-qe-po-bejne-xhiron-e-rrjetit-vieo%2F

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 8 Nëntor 2024

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është sjellë shumë mirë. Këshillohet që të mbani nën kontroll nervozizmin. Gjatë orëve në vijim do të ketë disa momente sikleti, por fundjava do të sjell rikuperim. Shëndeti, kërkon më shumë kujdes.

Demi

Kjo ditë e parë e muajit është mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit. Sfera e ndjenjave do të jetë protagonistja e ditës. Ka ardhur momenti që të ndryshoni, nëse keni qëndruar shumë gjatë peng të së shkuarës

Binjakët

Nuk jeni natyrë që pushoni dhe çlodheni, por edhe ata që janë më të fortë, duhet që ti përgjigjen kërkesave të trupit. Orët e fundit kanë qenë mjaft të ngjeshura, ndaj bëni kujdes. Mundohuni që të gjeni kohën për të rikuperuar.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime sa i takon ndjenjave, ndërkohë që do të jeni të mbushur me energji. Parashikohen gjithashtu momente nervozizmi. Yjet këshillojnë që të shmangni tensionet dhe diskutimet, sidomos deri të dielën, kur do të nisë dhe përmirësimi.

Luani

Po jetoni një moment force, e cila ka nisur prej disa ditësh. Por kjo e premte është e rëndësishme sa i takon përmirësimit të shëndetit. Bëni kujdes, pasi herë pas here shkoni përtej mundësive tuaja, ndonëse sinjalet e lodhjes kanë nisur që të ndihen.

Virgjëresha

Yjet do të kenë ndikim interesant gjatë kësaj dite, por duhet të programoni diçka të re. Ndikimi i Saturnit do të jetë mjaft interesant, ndërkohë që parashikohet një rikuperim psiko-fizik. Janari ka qenë një muaj i komplikuar për dashurinë, ndërkohë që tani nis rikuperimi.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje do të ndjejë nevojën për t’u rikthyer në lojë në një sërë sektorësh, sidomos në sferën profesionale, shkruan noa.al. Ka disa çështje familjare, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Akrepi

Parashikohet një ditë ideale sa i takon sferës profesionale, nën ndikimin e favorshëm të yjeve. Objektivat dhe projektet do të jenë mjaft të favorshme për tu realizuar, sidomos sa i takon sferës sentimentale.

Shigjetari

Ditëve të fundit keni abuzuar shumë me trupin tuaj. Tashmë duhet të mundoheni që të përqendroheni më shumë në rimarrjen e vetes. Megjithatë duhet të mundoheni që të zgjidhni problemet që keni ende në fushën profesionale dhe sentimentale.

Bricjapi

Kjo është vërtetë një ditë e bukur për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë mundësi që të përfitojnë sa i takon anës profesionale. Do arrini që të çoni përpara projekte mjaft të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë edhe me sferën sentimentale.

Ujori

Gjatë kësaj dite mund të ketë ngadalësime për shkak të disa problemeve shëndetësore. Sa i takon ndjenjave, do ju dihet që të zgjidhni një situatë vërtetë delikate.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje do të përfshihen nga një rikuperim i rëndësishëm sa i takon ndjenjave. Mundohuni të zgjidhni disa probleme të së kaluarës.

Meta nga qelia: Trump dhe Berluskoni u dënuan nga gjykatat por nuk u arrestuan si unë

Ilir Meta u përplas ashpër me Altin Dumanin në seancën gjyqësore ku u vendos masa e arrestit me burg për ish-Presidentin.

Në intervistën e dhënë për Top Channel, ai tregon përballjen me kreun e SPAK, por mohon që ta ketë quajtur qen, pasi siç thotë Meta ky do të ishte kompliment për të.

Në media është raportuar se në seancën e parë pas arrestimit ju keni pasur një përballje të ashpër me kreun e SPAK Altin Dumani. A është e vërtetë që i jeni drejtuar me etiketimet: “DumDumani qen, etj.”. Çfarë ndodhi në seancën e gjyqit me kreun e SPAK, nëse mund të na jepni versionin tuaj?

Edhe këtë e shpikën gazetaret e SPAK-ut. Çdo gjë ka qenë e regjistruar dhe mund t’ia kërkoni gjykatës.

Por kini parasysh që unë i dua shumë qentë sepse ata janë besnikë dhe të dashur. Po kështu edhe macet. Ndaj një kompliment i tillë s’ka dalë nga goja ime për Dumanin.

Gazetarët pro Dumanit janë më qesharakët dhe më të neveritshmit që duan të mbrojnë dhe heroizojnë veprimet banditeske të një mercenari mediokër dhe hiperkarrierist.

SHBA zgjodhi President Donald Trumpin edhe pse ai ka qenë i dënuar nga gjykata e me shumë procese nga drejtësia sorosiane atje. Por ai as u ndalua, as u pengua të garonte dhe fakti që korri një fitore historike edhe të votës popullore është tregues se populli amerikan e konsideroi sjelljen e drejtësisë atje gjueti shtrigash.

Po kështu gjykatat kanë dënuar Sarkozinë, Berluskonin e shumë të tjerë, por ata nuk janë arrestuar.

Por këtu arrestohet Ilir Meta në mënyrë kriminale që të mos kemi vetëm në krye të SPAK-ut një Duman por edhe në krye të Partisë së Lirisë një KryeDumane. Fali o Zot për ëndrrat e tyre!

Kuq e zi apo në Irlandë? Talenti shqiptar Kevin Zefi merr vendimin e madh për karrierën e tij

Skuadra U21 e Irlandës është rikthyer në fushë pas përfundimit të hidhur dhe zhgënjyes të fushatës së tyre kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Ndër emrat në listën e skuadrës së Jim Crawford të shpallur pasditen e së enjtes është edhe Kevin Zefi.

Zefi është vlerësuar shumë në qarqet e futbollit irlandez që nga saga e tij e zgjatur e transferimeve që përfundimisht e pa atë të nënshkruajë për Interin nga Shamrock Rovers në vitin 2021.

Zefi që atëherë ka kaluar te Roma rivale në Serie A, ku ka bërë përshtypje për ekipin U20 në javët e fundit.

Megjithatë, në fillim të këtij viti u duk se ai po mendonte një transferim në nivel ndërkombëtar.

Pasi ka luajtur për Irlandën në nivelet U15, U17, U18 dhe U19, Zefi në fillim të këtij viti u lidh me një kalim për të përfaqësuar Shqipërinë në nivelin U21.

19-vjeçari është me origjinë shqiptare dhe mediat aluduan se një ftesë për Zefin ishte e pashmangshme përpara transfertës ndërkombëtare të qershorit.

Megjithatë, Jim Crawford duket se i ka dhënë fund çdo frike nga një ndryshim duke i dhënë Zefit thirrjen e tij të parë në Irlandë në nivelin U21 përpara fushatës kualifikuese të vitit të ardhshëm.

Paraqitja e fundit e Zefit me të gjelbërt erdhi për U19 marsin e kaluar. Tifozët do të shpresojnë ta shohin atë në radhë për U21 të Irlandës në ndeshjet e javës së ardhshme kundër Suedisë.

A do i heq administrata Trump “non-gratën” Berishës? Analisti i njohur ia thotë “troç”: Luftën e ka me…

Analisti Roland Lami në një intervistë televizive u shpreh se rikthimi i Donald Trump nuk mund të krahasohet me atë çfarë kërkon të paraqitet nga ish kryeministri Sali Berisha, për një rikthim të tij.

Ai u shpreh se dallimet janë shumë të dukshme, duke shtuar se Trump i pati të gjithë kundra, por fitoi. Lami nënvizoi se Berisha është në kontradiktë me atë që pëlqen opinioni publik, pasi ish-kryeministri,- tha Lami është në “luftë” me SPAK.

“Berisha nuk ngjan në formë me zotin Trump. Trump pati një mori problemesh në lidhje me institucionet e drejtësisë, me mediat për mënyrën se si e trajtuan. Një pjesë e elitës e shikonin rrezik demokracie nëse rikthehet në pushtet, element frike. Por diferencën është në faktin që Trump kandidoi dhe fitoi. Ndërsa për zotin Berisha u provua njëherë, dhe nuk ka nevojë të shikosh a do kesh sukses duke i pasur gjithë kundra. Trump i pati gjithë kundra dhe shkoi tek fitorja.

Analisti Roland Lami gjatë fjalës së tij në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se rikthimi i Donald Trump nuk mund të krahasohet me atë çfarë kërkon të paraqitet nga ish kryeministri Sali Berisha, për një rikthim të tij.

Ai u shpreh se dallimet janë shumë të dukshme, duke shtuar se Trump i pati të gjithë kundra, por fitoi. Lami nënvizoi se Berisha është në kontradiktë me atë që pëlqen opinioni publik, pasi ish-kryeministri,- tha Lami është në “luftë” me SPAK.

“Berisha nuk ngjan në formë me zotin Trump. Trump pati një mori problemesh në lidhje me institucionet e drejtësisë, me mediat për mënyrën se si e trajtuan. Një pjesë e elitës e shikonin rrezik demokracie nëse rikthehet në pushtet, element frike. Por diferencën është në faktin që Trump kandidoi dhe fitoi. Ndërsa për zotin Berisha u provua njëherë, dhe nuk ka nevojë të shikosh a do kesh sukses duke i pasur gjithë kundra. Trump i pati gjithë kundra dhe shkoi tek fitorja.