“Berisha duhet të falenderojë Ramën”, gazetari i njohur zbulon detajet: Ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

Gazetari Martin Leka, i ftuar në një emision televizive, u shpreh se lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak ishte vepër e Ramës të cilit i intereson që ta ketë përballë zgjedhjeve të ardhshme.

“Ne nuk mund të themi se SPAK është apo jo vegël e Ramës. Unë mendoj se duhet të falenderojë Ramën se nëse ka një njeri në Shqipëri që e do jashtë dhe përballë kur lideri ishte në arrest shtëpie dhe Ilir Meta, kryetar i partisë së dytë opozitare është në burg, çfarë impakti do të kishte një fitore si e Pirros ajo në zgjedhje. Demokratët duhet të falenderojnë Ramën.

Prokuroria antikorrupsion nuk është dakord. Atëherë si është ogranizatë kriminale. Sado gurë të hedhim mbi SPAK, është ajo që do të pastrojë politikën shqiptare. Berisha, Rama, Meta janë pjesë e trashëgimisë 34-vjeçare. E nisëm me saliun dhe po e përfundojmë me këtë.

Fatos Nano u thirr me akuzën për korrupsion me të tretët dhe iu vunë prangat, iu hoqën edhe syzet e qorrit. Ky arresti në shtëpi i Berishës duket shumë komod.

Gjykata ka bërë një politikë penale, jo vendim gjyqësor, për zgjedhjet që po vijnë”-tha Leka.

“Rrebeshe intensive e dëborë”, meterologia bën paralajmërimin e frίks▪︎hëm: Temperaturat e dimrit pritet të hyjnë…

Pas një jave me mot të qëndrueshëm, fundi i nëntorit do të sjellë edhe përkeqësim të kushteve të atmosferike.

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron rrebeshe intensive dhe reshje bore deri në 700 metër lartësi. Sipas saj trashësia e borës do të arrijë deri në 10 cm.

“Ndryshon tabloja sinoptike. Përkeqësim i kushteve ndryshojnë kushtet e motit. Rrebeshe në veri gjatë natës, rrebeshe më të pakta në zona qendrore, ndërsa pasdite në të gjithë territorin. Dëborë në 700 m lartësi deri në 10 cm. Intensifikim të reshjeve pasdite reshjet e dëborës do shfaqen në 700 m lartësi kryesisht në veri e verilindje. Era do të jetë me drejtim jugor, pas mesditës me drejtim verilindor dhe lindor. Termometri shënon tjetër rritje. Temperaturat 4-5 gradë, deri në mbi 13 në vijën bregdetare”.

Mot kritik me temperatura të ulëta parashikon meteorologia e A2 CNN për 3 ditët në vijim.

“Mot kritik me temperatura shumë të ulëta, disa cm borë në zonat verilindore e lindore. E njëjta situatë edhe të dielën në zonat lindore dhe jugore. Kemi përmbysje të tablosë termike, të shtunën termometri zbret nga 5 në 0 gradë. E njëjta situatë edhe të dielën dhe të hënën kalohet në kushtet e temperaturave të dimrit”.

E njëjta situatë me reshje shiu dhe bore do të jetë edhe në rajon, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut. Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës do të ketë kthjellim të kushteve të motit.

“Ishte i shqetësua për…”, Ngjela pΙas ‘bo mbën’, rrëfen bisedën me ish-ambasadoren Kim: Ja kush e liroi Berishën

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në një emision televiziv, i cili komentoi lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe takimin e tij me ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Në lidhje me takimin me Kim, Ngjela tha se ish-ambasadorja i ka thënë se një pjesë e madhe e njerëzve të SPAK janë të trembur, ndërsa shtoi se një pakicë e vogël është e korruptuar.

“Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, para se të ikte më tha këtë; “Ç’bën SPAK-u, se aty i kemi shpresat. Ju po i paguani”, i thashë. “Atje ka një pakicë të vogël që janë ende të korruptuar, por ka një pjesë të madhe që janë të trembur”, më tha. “Rrini në mbrojtje. Ju vini nga histori të mëdha të kriminalitetit”, i thashë. Dhe më duket i ka marrë në mbrojtje, sipas burimeve të mia, ka mbrojtje SPAK, ka dhe rroga të larta. Diçka ka bërë, por duhet më shumë. Do presim dhe do shikojmë.

Dumani e ka në dorë pastrimin e korrupsionit. Do dhe një ndihmë nga Uashingtoni. Ne do i qëndrojmë asaj që ka thënë Blinken: Do t’i shpëtojmë shqiptarët nga korrupsioni, dhe unë i besoj. Të korruptuarit janë me lindjen ruse dhe me Beogradin. Por, ka frikë nga SHBA. SPAK duhet të vijojë pa asnjë pengesë dhe frikë.”, tha Ngjela.

Avokati komentoi edhe lirimin e Berishës, ku tha se u i lirë falë ligjit, ndërsa theksoi se nuk e ka liruar njeri siç është pretenduar.

“Nuk e keni kuptuar, (Berishën) e ka liruar ligji zonjë. Dispozita ligjore që akuzohej Saliu nuk e kishte të detyrueshëm arrestin. Saliu ishte në gjendje të lirë, por nuk paraqitej në prokurori. E arrestuan në funksion të hetimit. Pse? Nëse i shmangesh hetimit, ata të arrestojnë. Mbaruan hetimin, dhe e kanë çuar në gjykatë. Atë ditë mbaronte arresti i tij. Nuk e nxori njeri, e nxori ligji.”, përfundoi avokati Ngjela.

Dëshmia e historianit nga Maqedonia e Veriut: Në nëntor 1912, kryeministri i Rumanisë me origjinë shqiptare nga Ohri i dha Ismail Qemalit 500 mijë franga ari për…

Nga Prof. Vehbi Xhemaili
Pjesa e parë
Ismail Qemali, me dorën e tij ngriti Flamurin e Pavarësisë, të qëndisur me fije ari. Pra, Ismail Qemali ngriti Flamurin e qëndisur rretheve me gjethe nga Marigoja, në të cilin flamur ishte shkruar dhe parulla: ‘Rroftë Shqipëria’. Ky flamur simbolizon bashkimin e popullit shqiptar kudo që jeton si një komb i vetëm midis Ballkanit. Ky Flamur më vonë u dogj nga grekët. Me këtë akt kombëtar u shpall Pavarësia e plotë e Shqipërisë Etnike. Pas këtij akti, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, më 29 nëntor 1912, me telegram iu drejtua konsujve të Vlorës, të parin telegram njoftimi i bëri për konsullin e Austro-Hungarisë, pastaj Italisë, Francës, Gjermanisë e Rusisë, me anën e të cilit njoftonte për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u kërkonte njohjen zyrtare nga ana e tyre.

HISTORIKU DHE ORIGJINA E FLAMURIT KOMBËTAR I NGRITUR NË VLORË, MË 28 NËNTOR 1912
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912; thuhet se; Marigo Pozio brenda natës ka qëndisur vetëm thekët e flamurit (jo krejt flamurin), që e kishte sjellë z. Spiridon llo nga Bukureshti.

Ndërkaq, Vangjo llo (djali i Spiridon Ilos) në kujtimet e tij, thotë se; “flamuri që ka sjellë i ati i tij, nga Bukureshti në Vlorë, ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe me përmasa, ka qenë 1 metër, me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari, siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat, siç u tha më lart, i ka qëndisur Marigo Pozio.

Ekziston edhe një version tjetër rreth prurjes së flamurit në Vlorë, e që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Shpeshherë mes komunitetit shqiptar, që jeton në Amerikë, pikërisht në ditën e shpalljes së Pavarësisë, përflitet se flamuri që u ngritë në Vlorë, është qëndisur në Boston të Masacusest-it, ku ka vepruar edhe Kristo Dako.

Për këtë çështje ka shkruar edhe gazeta “Dielli”, që botohej në SHBA-ës. Në një shkrim të Qerim Panaritit, thuhet si vijon: Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz, një vit më parë se të ngrihej në Vlorë, nga z. Ismail Qemali.

Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit, u bënë nga shoqëria jonë “Besa –Besë”. Më tutje z. Panariti thotë se; ”detyra e mbajtësit të flamurit, iu ngarkua z. Naçi Nuçi, ky i fundit ishte edhe anëtar i Komitetit të Fshehtë Shqiptar, për Lirinë e Shqipërisë, themeluar në Manastir, në vitin 1905, po ashtu edhe ish anëtar i klubit “Bashkimi”.

“Ky po ashtu, nga organet qeveritare turke, u akuzua si drejtor shkolle, me pretekstin se drejtoria e vajzave të shkollës së Korçës, kishte kërkuar nga konsulli August Kral, që të siguronte për shkollën hartën Shqipërisë, të përpiluar nga Faik Konica. Po ashtu, ishte edhe bashkëveprimtar i ngushtë i një shkolle tregtare në Korfuz dhe ndihmonte tregtarët shqiptarë”.

Po ashtu, z. Naçi, ishte një mik i çiftit tregtar, Pozio nga Vlora, të cilëve iu besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur, derisa t’iu kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë, ta ndanin nga Turqia.

Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq, rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë, në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe e lyer me ar, në majën e së cilës gjendej një shqiponjë, me dy koka prej fildishi…”!

Për hollësi të tjera se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë “Shqiptaro-Amerikane”, Koli Rodhe. Aty vihet në pah se Marigo Pozio nga Hoçishti i Korçës (grua e një tregtari vlonjat), ndonëse atë ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

CILA ËSHTË E VËRTETA PËR FLAMURIN QË U NGRITË NË VLORË?
Çështja e origjinës së ardhjes së Flamurit Kombëtar: Marigo Pozio, Qamil Panariti, Spiridon Ilo, Eqërem bej Vlora, – varianti i fundit, duket me i besueshëm dhe pikërisht këtu menduam te ndalemi: Në Arkivin Qendror të Shtetit, gjendet një shkresë e kryeministrit Koço Kota, datuar 10 shkurt 1930, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare, ku thuhet: “Ministria e Punëve të Brendshme, e mbështetur në hetimet e bëra prej Prefekturës së Vlorës, me shkresën e saj Nr. 8431/1, datë 29.01.1930, njofton se i pari flamur që është ngritur në Vlorë, më 28 XI. 1912, ndodhet në duart e Z. Eqrem Vlora, Ministër i Mbretërisë në Athinë”

Dëshmi tjetër: është dhe ajo e Rauf Ficos, ministër i Jashtëm, ku thuhet; “Ministria e Punëve të Brendshme, me një shkresë, na bën të ditur se, si mbas hetimeve të bëra prej Prefekturës së Vlorës, i pari Flamur që është ngritur në Vlorë, më 28. XI. 1912, ndodhet në duar e z. tuaj, me qenë se, Qeveria jonë ka vendosur mbledhjen e sendeve historike në Muzeumin Kombëtar, do të jetë një gjest patriotik shumë i çmuar, nëse kini mirësinë t`ia dhuroni muzeumit në fjalë, ku vizitorët të venë të shohin simbolin e parë të shenjtë të Independencës sonë kombëtare”.

Në letër, pasi e falënderon Ministrinë e Jashtme, që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeor, me keqardhje thotë se; ai flamur nuk ekziston më!

Më poshtë në letër, z. Vlora thekson se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës (28. XI. 1912), u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë, si të shenjtë. Mirëpo, në vitin 1914, kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptarë, që kishin orientime perëndimore, u dogjën tërësisht), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora, për në Delvinë, e merr me vete edhe flamurin.

Znj. Delvina këtë flamur e ruan me kujdes (si sytë e ballit), së bashku me gjësendet e saj personale. Në këtë situatë të nderë, kur në vitin 1914, hynë në Jug të Shqipërisë forcat greke “Verio-Epirote”, të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, sulmojnë Delvinën dhe meqë familja e znj. Delvina ishte në fokus për të persekutuar, detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.

Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaçkitur, djegur e shkretuar Delvinën, ia vuri zjarrin edhe shtëpisë së delvinjave dhe së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi, u dogj edhe flamuri.

Si përfundim, duke u bazuar në këto dokumente, duket se janë zbehur të gjitha versionet që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912, qe ngritur nga Ismail Qemali në ballkonin e shtëpisë, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës 28 nëntori 1912 dhe u shpall pavarësia me 37 delegatë dhe më pas 63 (shkaqet). (28. XI- 7. XII).

KUSH ËSHTË ATDHETARI FUAT DIBRA, QË SHKRIU TËRË PASURINË PËR KOMBIN DHE SHQIPËRINË ETNIKE?

Me këtë rast, nuk duhet harruar ndihmën e madhe financiare që ka dhënë atdhetari i palodhshëm Fuad Dibra, i cili vullnetarisht, i kishte dhënë Ismail Qemalit mbi 30 mijë napolona floriri, që të operonte nëpër oborret diplomatike të Evropës. Ky atdhetar i madh, i paguante edhe gazetat që botonin artikuj në dobi të çështjes sonë kombëtare. Fuat Dibra, personalisht ka harxhuar vetëm për delegacionin shqiptarë që qëndroi në Paris, mbi gjashtë muaj, mbi 500 mijë franga floriri.

Ky atdhetar i shkriu për të mirën e çështjes kombëtare, 5 hotele të tij në Paris. Ky atdhetar i palodhshëm i çështjes kombëtare Shqiptare, rrjedh nga një familje atdhetare, babi i tij, Ismail Hoxha, kishte funksione të larta në Perandorinë Osmane, financoi Kongresin e Manastirit dhe të Dibrës.(V.Xh).

Fuat Dibra ka bashkëpunuar ngushtë pos Ismail Qemalit, edhe me Dervish Himën, (Ibrahim Temon), Rexhep Mitovicën, Bedri Pejanin, Lev Nosin, Mit’hat Frashërin dhe Shefqet Shkupin. Ky ka luajtur një rol tejet pozitiv, me rastin e bashkimit kombëtar në tokat e liruara nga Tetova, Struga deri në Dibër.

Më 16 tetor 1943, u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, At Anton Harapi e, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943, Regjenca emëroi qeverinë me Kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore.

Po ashtu Fuat Dibra, Ka qenë Komandant i Përgjithshëm i Forcave Vullnetare Shqiptare, i emëruar nga Komiteti Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Për këto merita, Kryetari i Komunës së Tetovës, Shuaip Kamberi, me rastin e vdekjes së këtij atdhetari të madh, në vitin 1944 në Tetovë, me rrethinë, shpalli tre ditë zi. Por pas luftës, edhe pse shkriu tërë pasurinë e tij për të mirën e Kombit, komunistët e nxorën nga varrezat e qytetit në Tiranë.

TAJAR TETOVA-DERRALLA, NË KUVENDIN E VLORËS

Me këtë rast duhet theksuar se në Vlorë, ka marrë pjesë edhe oficeri shqiptar, Tajar bej Tetova. Ky, gjatë revolucionit xhonturk, vriste e priste për Turqinë. Por më në fund u bindë, se më mirë është të luftosh për kombin, se sa për Turqinë. (Prandaj është mirë kur shqiptarët binden më në fund “se kombi është mbi gjithçka”.).

Ky oficer i larë tetovar, në qershor të vitit 1912, braktisi ushtrinë turke dhe doli në mal. Dalja në mal e Tajar Tetovës dhe ushtarakëve të tjerë, ndikoi me të madhe në zgjerimin e kryengritjes në rrethin e Manastirit dhe të Dibrës, deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Në bazë të dokumenteve më të reja, Tajar bej Tetova, ka dhënë një kontribut të madh edhe në shpalljen pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912, kur Ismail Qemali e dërgon në Dibër me një delegacion, me qëllim që krahina e Dibrës, t’i bashkëngjitet Qeverisë së Vlorës. E cila e kishte ngrit flamurin me 27 nëntor 1912.

Mjekët ia prenë shpresat për jetën, aktori i njohur jep lajmin e mirë: Ρo shërohem nga kàn ceri

Edhe pse mjeket nuk i dhane shume shpresa per jeten, aktori i njohur Dolph Lundgren ndau lajmin e mire se më në fund ka arritur të fitojë betejën e tij me kancerin.

67-vjeçari prej 9-vitesh u sfidua nga sëmundja, nga e cila mjekët i kishin thënë se nuk i kishte mbetur edhe shumë vite jetë.

Me anë të një postimi në Instagramin e tij, aktori ka njoftuar se këtij udhëtimi të vështirë po i vjen fundi.“Ja ku jam në UCLA, gati të shpëtoj nga ky tumor. Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se po shërohem, kështu që mezi po e pres këtë procedurë të fundit”, tha Lundgren.

Dolph shtoi se ishte një udhëtim i vështirë për të por i vlejti pasi i ka mësuar të vlerësojë jetën. “Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj dhe të shijoj çdo moment të jetës”.

Krahas videomesazhit ai ka shkruar: “Më në fund pa kancer me mirënjohje dhe emocione për një të ardhme të ndritur. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”

“Distancohem nga MESAZHET e Suel Çelës”, Spartak Koka: Kush ka marrë lekë nga BANDAT të mos e ushtrojë më profesionin e gazetarit!

Përshëndetje të gjithëve!

Kam obligimin qytetar dhe profesional të bëj këtë reagim publik për shkak të përmendjes së emrit tim në bisedat që pretendohet se janë mes të tretëvë në Maj dhe Qershor të vitit 2020 në dosjen e fundit të SPAK për organizatën kriminale të Suel Çelës ku të dyshuar për vepra penale janë dhe dy kolegë gazetarë.

Dua së pari të distancohem nga çdo përmendje e emrit tim në atë material ku flitet mes Suel Çelës dhe Artan Hoxhës për për ndërhyrje tek unë në favor të shtetasit Bujar Shega.

As jam kontaktuar nga kolegu Artan Hoxha as nga Suel Çela as nga Bujar Shega dhe nga askush tjetër për të ndërprerë dhe as reduktuar materiale që lidhen me tematikën e folur per zhdukjen e Tauland Mazes. As më është ofruar rryshfet dhe as më është bërë presion.

Më vjen keq që kolegu Artan Hoxha ka arritur deri në këtë pikë që të bëj të qenë një gjë që nuk ekziston dhe të marrë nëpër gojë kolegët e tjerë dhe të flas në emrin e tyre. Me këtë koleg për shkak se nuk na lidh asgjë e përbashkët (përveç se para shumë vitesh kemi punuar në të njëjtën redaksi) kam folur në telefon vetëm dy herë gjatë katër viteve të fundit (në whatsapp) dhe asnjëra për ndërhyrje si dhe takimet rastësore në studion e emisionit Opinion ku kemi qenë të bashkëftuar ftuar. Ndihem shumë keq kur mësoj çfarë ka bërë.

Të kthehemi tek tema. Dua të sqaroj se unë kam trajtuar për herë të parë në media në dy emisione të ndryshme (për këtë ndihem krenar) përgjatë datave 20 janar 2020 dhe 3 shkurt 2020 zhdukjen në rrethana të dyshimta të shtetasit Tauland Maze ose i njohur si Entoni Janushi.

Shtetas i cili në vitin 2015 dyshohet se ishte tërhequr në pritë dhe ishte rrëmbyer në qytetin e Tiranës dhe sinjali i telefonit të tij për herë të fundit dilte në Peqin.

Për këtë shtetas ka dyshime të forta se është rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur trupi si pasojë e dyshimeve se ishte i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Tola në Hollandë.

Subjekti i emisionit tim ka qenë zhdukja e këtij personi dhe lidhja me ngjarjen e Hollandës si dhe ndërhyrja për ta varrosur këtë çështje në të gjitha pikëpamjet.

Për arsye se ishte një çështje e cila ishte pezulluar nga hetimi, duke qenë se dhe familjarët e Tauland Mazes dhe Entoni Janushit kishin frikë të kërkonin më tej të vërtetën apo të prononcoheshin, ne në ato dy emisione kemi pasqyruar të dhënat me rëndësi që ishin zbuluar dhe kemi ngritur pikëpyetje të shumta për cilësinë e hetimit dhe mos kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Ndër të tjera në dy emisionet e publikuara që mund ti gjeni lehtësisht në youtube e Rtv klan përveç babait që ishte kallëzues kemi vendosur që për arsye etike dhe ligjore emrat e të gjithë personave në cilësinë e dëshmitarit të mundshëm,  personit që ka dijeni për rrethanat e krimit ti vendosim në mënyrë të anonimizuar, pra me iniciale.Duke e vendosur dhë në një kontekst criminal, politik, policor dhe hetimi.

Gjë të cilën e kam sqaruar dhe në emisionin e datës 20 janar 2020 dhe atë të datës 3 shkurt 2020. Subjekt i anonimizuar (me iniciale) për dëshminë e dhënë ka qenë dhe shtetasi Bujar Shega alias Marsel Shega i cili ka pranuar njohjen dhe ishte lidhje shoqërore e të zhdukurit Tauland Maze ose Entoni Janushi.

Për të cilin ka folur në kallëzim baba ii të zhdukurit se ishte personi që dyhsohej ta kishte kërcënnuar të birin pak para zhdukjes.

Ndërsa për Spak kam këtë sqarim linqet që pretendohen se janë të reduktuara i keni si pjesë përbërëse të videos së plotë dhe janë ndarë si të tilla që çështje me rëndësi të emisionit të plotë të gjendeshin lehtësisht si video e shkurtër.

Emisioni i plotë është publik dhe nuk është prekur asgjë. Nga data 3 shkurt 2020 nuk kemi patur të dhëna tjetër që do të na ndihmonin për të vijuar më tej.

E vërteta e këtij rasti është publike nuk mund të fshihet, videot janë publike të pa  reduktuara. Sot kur bëhen thuajse 10 vjet e vërteta rreth fatit të Tauland Mazes është ende enigmë.

Kush ishin personat me pushtet që ndërhynë?

Përse nuk iniciua asnjëherë hetim serioz,për të zbardhur dy ngjarje atë të Rotterdamit me dy viktima dhe këtë të Tiranës me një të zhdukur që qeliza telefonike për herë të fundit dilnin në Peqin. Pa trup nuk ka krim.

Kushi ishin zyrtarët e lartë të policisë, prokurorisë dhe politikës që vendosën ta varrosnin hetimin dhe ta mbanin sekret mediatik për 5 vite rrjesht?

Misioni ynë është të rrëmojmë për të vërtetën dhe të flasim për të ndërgjegjësuar institucionet për të vepruar kur konstatojmë padrejtësi dhe neglizhencë dhe të mos heshtim. Ne nuk mund të shkojmë përtej kur nuk ka vullnet politik, policor dhe hetues të prokurorisë për ta hetuar të vërtetën e kësaj ngjarje dhe për ta zbardhur ngjarjen. Emrat e personave që e kanë nisur këtë hetim janë në dokumenta. Ka patur oficer me integritet që kanë dashur të bëjnë punë por nuk janë lejuar. Ka patur drejtues policie, prokurorie dhe politikanë që kanë ndërhyrë të mos hetohej.

Kjo është pyetja kush ndërhyri dhe përse ? Kush ishin fijet dhe manovrat që bënë për ta fshehur këtë ngjarje?

Dy emisionet që unë bëra që vijojnë të jenë publike ranë në vesh të shurdhër nga të gjithë institucionet. Shpresoj shumë që SPAK me materialet e reja që ka në dispozicion nga transkriptet e Sky ecc të zbardhë të vërtetën e vrasjes së vëllezërve Tola dhe fatin enigmatik të Tauland Mazes.

Titujt e emisioneve të plota në youtube ku mund ti gjeni lehtësisht janë :

1. Uniko – Roterdam -Tirane, ku u zhduk Taulandi? (20 janar 2020) – https://tvklan.al/roterdam-tirane-ku-u-zhduk-taulandidhe https://www.youtube.com/watch?v=jWvRwcXcrrA

2. Provat e reja nga zhdukja e Tauland Mazes në vitin 2015 – https://tvklan.al/provat-e-reja-nga-zhdukja-e-tauland-mazes-ne-vitin-2015dhe https://www.youtube.com/watch?v=pHasv5rImqc

Po ashtu ju ftoj kush nuk i ka parë të ndjek në Youtube dy emisionet që kam bërë në fund të qershorit dhe fillim korrikut 2020 me titull “Vrasjet e Përsosura të Elbasanit”  ku kam guxuar të përshkruaj shumë gjëra që nuk ishin thënë për grupet kriminale, ku kam bërë një përshkrim të detajuar për grupin Çela si dhe dëshmia e Shkëlqim Pepkolës ish zyrtar i larte i policise Elbasan, që foli nga vendi ku kishte vajtur për të kërkuar azil specifikisht për grupin “Çela” dhe rritjen e frikshme që kishte marrë ky grup dhe mbeshtetjen që i ofrohej këtij grupi në këtë qytet.

Uniko – “Vrasjet e persosura” te Elbasanit! (29 Qershor 2020) – https://www.youtube.com/watch?v=tqm9DmnhdSM&t=2132s

Uniko – “Vrasjet e persosura” te Elbasanit 2005-2015! (Pjesa II) – 6 Korrik 2020 – https://www.youtube.com/watch?v=WUkQKUhkhds&t=2966s

Uroj shumë që dy kolegët gazetarë të sqarojnë pozicionin e tyre para ligjit,në raport me kolegët dhe veçanërisht me publikun si dhe uroj të jenë të pafajshëm. Pres nga Artan Hoxha një shpjegim. Po ashtu uroj që SPAK të vijojë punën me profesionalizëm për të zbardhur ngjarjet e vjetra duke çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhë të paprekshmëve. Endërra për një Shqipëri të ndryshme duhet të jetë energjia që të na bëj të ndihemi gjallë.

Sqaroj se dhe hetimet per organizaten Çopja ju kujtohet perflitet  dhe del se në biseda se nje gazetar ka kërkuar  120 mije euro që te mos fliste më kundra emrave të tyre vëllezërve Çopja, Kel Kamamit, Altin Ndocit dhe Talo Celes.

SPAK duhet të bej publike emrin dhe të vër para përgjegjësise çdo gazetar që është bërë palë me bandat dhe ka mbyllur gojën në këmbim të shukut me euro dhe lekë.

Është i njëjti grup Çopja që mbështeste Talo Çelen  dhe e financonte të kryente vrasje, të cilin e kam marrë në intervistë në Korrikun e vitit 2020. Kushti im i vetem për atë intervistë kanë qenë pyetjet. Qq unë mos të kushtëzohesha të pyesja dhe siç del më vone  në bisedat e sky ecc, ai ankohet se i kishte mbetur në mendje përse e  kisha pyetur për vëllezërit Çala etj.

Jam krenar që për realizimin e asaj interviste dhe të tjera, as nuk jam përlyer dhe mendoj se kam treguar një standard të lartë profesional duke u fokusuar vetëm tek misioni për të zbardhur të vërtetën me pyetje që venë në veshtirësi kriminelat e regjur dhe jo per t`iu bërë reklamë e fresk atyre.

Jam i ndërgjegjëshëm se ky sektor është i vështirë dhe i rrezikshëm për secilin për secilin që raporton kundra krimit.

Por dinjiteti është dhe duhet të jetë më i rëndesishem se gjithçka tjetër.

Kush ka marrë lekë nga organizatat kriminale dhe ka folur në emër e për llogari të tyre, duhet të mos e ushtroj më këtë profesion.

Nxënësi 16-vjeç pëson pushim zemre në shkollë, mësuesit i shpëtojnë jetën (Një rast që duhet të shërbejë si shembull)

Një episod dramatik ka ndodhur në një qendër trajnimi profesional në provincën e Bergamos, ku një nxënës ka pësuar një arrest kardiak të papritur gjatë orës së edukimit fizik.

Ndërhyrja në kohë e stafit të shkollës, të trajnuar për ndihmën e parë, rezultoi thelbësore për mbijetesën e djalit. Para fillimit të aktivitetit sportiv, i riu është rrëzuar përtokë pa ndjenja. Menjëherë mësuesit kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa është njoftuar edhe 118.

“Aktiviteti në palestër nuk kishte filluar ende kur ai u ndje keq”, tregon drejtori i qendrës L’Eco di Bergamo – duke përjashtuar kështu mundësinë e infarktit për shkak të sforcimit”.

Veprimi i mësueses ndihmëse përgjegjëse për ndihmën e parë ishte vendimtare, pasi ajo filloi menjëherë manovrat kardiopulmonare duke ndjekur udhëzimet telefonike të operatorit të 118-ës. Në të njëjtën kohë, mësuesja e edukimit fizik gjeti defibrilatorin gjysmë automatik të pranishëm në palestër. Ardhja e punonjësve të Kryqit të Kuq bëri të mundur stabilizimin e djalit me defibrilator dhe transportimin e tij me helikopter në spital. 

I riu është shtruar në terapi intensive prej dy ditësh dhe tashmë ka dalë nga rreziku, ndërsa mjekët po hetojnë shkaqet e arrestit kardiak.

Nëna e djalit shprehu mirënjohjen e thellë për stafin e shkollës: “I shpëtuan jetën djalit tim. Është shumë e rëndësishme të kesh një defibrilator në vendet që frekuentohen nga të rinjtë”. 

Po Shqipëria, sa larg realizimit të këtyre kushteve është?

FOTO/ Bleona Qereti REFUZON të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën: Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë!

Bleona Qereti, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku synon suksesin në tregun amerikan është shprehur se nuk dëshiron të krahasohet me Rita Orën dhe Dua Lipën.

Artistja u shpreh në një intervistë se dy yjet muzikës i përkasin sistemit amerikan.

Bleona Qereti shtoi se rrugëtimi i tyre është i ndryshëm dhe se Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar në radhë për bukë.

Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo për Living.

“Dγshohet se shkaktoi shρ▪︎ërthimin në fabrikën e Ιëndëve ρlasëse!” V▪︎ ekja e 18-vjeçarit shqiptar dhe binjakeve, arrestohet 38-vjeçari në Itali

Autoritetet italiane ekzekutuan urdhër-arrestin e datës 25 nëntor 2024 ndaj të dyshuarit Punzo Pasquale, 38-vjeç i cili akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar.

Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, ku shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, rrafshoi edhe një shtëpi me tokën, duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve 26-vjeçare nga Marigliano dhe një djali të ri 18-vjeçar, me kombësi shqiptare, Samuel Tafçiu, që punonte në kantierin në fjalë.

Sipas mediave italiane, hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarit të vendosur në bazë të dekretit të arrestit. Gjithashtu mësohet se në poliklinikën e dytë të Napolit po kryhen autopsitë e trupave të tre viktimave: binjakeve Sara dhe Aurora Esposito, 26-vjeçe dhe 18-vjeçarit Samuel Tafçiu, i vrarë nga shpërthimi i dhunshëm, që shkatërroi shtëpinë ku ishte ngritur edhe fabrika ilegale e materialeve piroteknike jokonvencionale.

Punzo gjatë seancës së vlefshmërisë ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar shkurtimisht te gjyqtari se “nuk ka lidhje me gjithë këtë”.

Banda e Suel Çelës kapet ‘gafil’, gazetarja: Në hetime u përfshi SHISH, gazetarë të tjerë të implikuar

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, ajo foli në lidhje me hetimet e SPAK për bandën e Suel Çelës në Elbasan, ku nën hetim janë edhe dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Sipas Llabanit në hetimet e SPAK-ut është përfshirë edhe SHISH. Ajo thotë se ka dyshime për 50 raste gjobvëniesh. Llabani u shpreh se ka edhe gazetarë të tjerë që janë përfshirë në grupe kriminale

“Në hetimin e SPAK-ut është përfshirë SHISH. Dy kolegët s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në një raport që SHISH ka dërguar në SPAK, ka rezultuar që materiali që është blerë nga Suel Çela nga një oficer i policisë gjyqësore, është marrë nga dy kolegët dhe ka dyshime për 50 raste gjobvënie. Duhet ta tregojë SPAK-u kush e ka bërë gjobvënien me një informacion. E kanë kolegët, e ka Suel Çela.

Pastaj akuzat që kanë ngritur janë të rënda. Si gazetarë nëpërmjet parave kanë siguruar CD-në, sepse e ka kërkuar Sueli. Raporti i SHISH, që ka njerëz që shantazhohen, cenohen, dhe mënyra si kanë operuar pas sigurimit të CD-së është një rast për të cilin SPAK po heton. Janë shantazhuar edhe avokatë. Në një rast kolegu Qyno ka deklaruar se SPAK ka dashur të më mbyllë gojën, sepse kam siguruar prova që politika urdhëruar vrasjen e biznesmenëve dhe individëve të veçantë.

Nëse është kështu ta bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë Qynon. Faktet janë kokëforta, nëse kemi të bëjmë me 50 raste shantazhi, atëherë duhet parë cili ka qenë roli i tyre. Ka edhe gazetarë të tjerë të përfshirë në grupe të rëndësishme kriminale. Ka gazetarë që bëjnë edhe lojë të dyfishtë”.