Aksident në Greqi, ndërron JETË i riu shqiptar!

674

Një 34-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një aksidenti automobilistik në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.

Motorri që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjec nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta duke shkaktuar vdekjen e të riut.

Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.

Donald Trump shpalli fitoren, vjen reagimi i parë nga Rusia

Ministrja e Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, është kërkuar të komentojë për rrjedhën e procesit zgjedhor në SHBA.

Por edhe është pyetur drejtpërdrejt, Zakharova e ka shmangur mbajtjen e një qëndrimi për zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës.

Ne do të vazhdojmë të ecim në përputhje me synimet tona. Në një mënyrë të dobishme për ne, siç e dikton historia jonë,”– ka komentuar ndër të tjera ajo për Sputnik, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë e pret Rusinë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ndërsa Dmitry Medvedev, zëvendëskryesues i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, ka thënë në platformën Telegram:

“Disa ditë më parë, kam shkruar në Telegram për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. Këto vëzhgime dalin të sakta, sidomos tani që shumicën në Senat e kanë republikanët. Mirëpo, Trump e ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë. Si biznesmen, ai ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë budallenj dhe organizata ndërkombëtare të këqija”.

Medvedev ka thënë se në këtë mes “hyn edhe Ukraina” dhe që pyetja tani është se sa do të ketë presion Trump për të ndarë fonde për luftën në Ukrainë.

“Ai është kryeneç, por sistemi është më i fuqishëm”, ka thënë ai.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit 2022. Shtetet e Bashkuara janë lidere në ndihmën që i kanë ofruar Kievit për të luftuar pushtimin rus.

Megjithatë, Trump e ka bërë të ditur disa herë gjatë fushatës zgjedhore, se heziton të ndajë fonde për këtë shtet.

Trump: Duhet të mbyllim kufijtë! Nëse doni të hyni në SHBA duhet ta bëni në mënyrë të ligjshme

Donald Trump ka përsëritur sërish në fjalimin para mbështetësve në Florida, se pjesë e politikave të ndjekura prej tij do të jetë edhe mbyllja e kufijve.

Ai u shpreh se kushdo që do të hyjë në territorin amerikan, do të duhet ta bëjë në mënyrë të ligjshme.

Do ta kthejmë vendin tonë në një vend të veçantë. Do ta bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm,. Është vendi më i madh në botë. Do të punojmë për të kthyer këtë potencial, duhet të mbyllim kufijtë. Duam që njerëzit të kthehen në këtë vend, por duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme”, tha ai.

Këmbimi valutor, 6 nëntor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 6 nentor 2024, dollari amerikan, blihet me 89.6 lekë dhe shitet me 90.7 lekë.

Euro, blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 64.5 lekë, ndërsa në shitje me 66 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Bυrri deg/jeneron g. rυan: Dikur më kέnαqje në sh trαt tαni nυk di αs me..

Një burrë i martuar i ka shkruar një letër psikologes së ”The Sun” duke i kërkuar ndihmë, pas gruaja e tij nuk ia plotëson më kërkesat në shtrat.

Ja çfarë shkruan ai:

“Unë jam i martuar me gruan time prej 4 vitesh dhe jeta jonë seksuale ka qenë mjaft mirë këtë periudhë. Por kohët e fundit ajo ka filluar të sillet çuditshëm dhe nuk mi plotëson më kërkesat në seks.

Më parë ne i bënin njëri-tjetrit disa lloj pozicionesh apo edhe seks oral, por tani ajo nuk do më. I pëlqen që t’ia bëj unë por ajo nuk pranon. Kjo gjë po më mërzit dhe mendoj se do të na e shkatërrojë lidhjen intime”.

Përgjigjja e psikologes:

“A ka ndryshuar ndonjë gjë? A është higjiena juaj personale aq e mirë sa ajo duhet të jetë? A ka ndalur ajo vetëm duke pretenduar se nuk i pëlqente fare?

Ky është një akt intim dhe nëse diçka është e gabuar në marrëdhënien tuaj, nëse ajo ka ndonjë ankesë që ajo e gjen të vështirë për t’u shprehur, atëherë kjo mund ta bëjë atë më pak të prirur të jetë e dashur.

Hiqeni presionin. Merrni kohë për të qenë të dashur dhe jo vetëm në shtrat. Kjo mund të jetë një fillim i mirë”.

17 υjeçαrja nga Korca :A dυhet t’i th em ΒABlT ρër αtë që zbùΙουa për m.αmin

Kjo vajzë ka zbuluar se e ëma tradhëton të atin dhe ndihet e shkatërruar.

Vajza dëshiron t’i thotë gjithçka babait të saj, por frikësohet se shkatërron familjen.

“Nëse mundeni të më jepni një mendim edhe për historinë time. Jam 17 vjeçe e kam lindur në Korçë.

Para pak netësh zbulova se mami im ja dredh babit. Dhe e mësova krejt rastësisht, sepse mamin e dija ëngjëllin e kësaj toke.

Isha duek fjetur në dhomën time, kur…më del gjumi për të pirë ujë sepse kisha shumë etje. Ne jetojmë në Itali dhe babi punon edhe turni i tretë. Atë natë babi nuk ishte në shtëpi, ishte në punë.

Duke ecur nëpër korridor, ishte ora 2 e natës besoj, dëgjoj zërin e mamit, mendova se është kthyer babi dhe nis të afrohem për nga dhoma e tyre.

Kur u afrova kuptova se mami po fliste në telefon, e nuk ishte në dhomë siç më dukej mua, por ishte mbyllur në banjo.

U afrova dhe dëgjohej gjithçka. E nisa të përgjoj instiktivisht sepse më bëri shumë përshtypje.

E dëgjoja nga oshëtima që bënte zëri edhe i atij që ishte mashkull. E mami im qeshte, por fjalët e atij nuk i kapa shumë mirë.

Mami nuk ka as shokë, as vëlla që të themi dikush nga fisi. Pastaj në orën 2 të natës s’ka kuptim. Bëra një zhurmë në korridor kastile dhe mami doli. Unë nisa të afrohem për në banjë dhe i thashë pse zgjuar, më tha që bëri dush.

Mami nuk ka as shokë, as vëlla që të themi dikush nga fisi. Pastaj në orën 2 të natës s’ka kuptim.

Bëra një zhurmë në korridor kastile dhe mami doli. Unë nisa të afrohem për në banjë dhe i thashë pse zgjuar, më tha që bëri dush. Jam e bindur që mami flet me një burrë tjetër.

Tani nuk e di se çfarë të bëj dhe ndihem keq. Çfarë duhet të bëj? Si duhet të sillesh tani? Më ndihmoni…”, shkruan ajo.

Rama uron Donald Trump: Fitore të jashtëzakonshme! Mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të

Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme.

Kreu i qeverisë, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Ndërsa theksoi se mezi po pret privilegjin për të punuar me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme🇺🇸 Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm🇦🇱”, shkruan Rama.

Bashkëshortja e efektivit Erjon Goxharës t enton υetëυr/ αsjen, dërgohet me ùrgjencë në spital

Bashkëshortja e efektivit Erjon Goxhara tenton vetëvrasjen duke konsumuar fostoksinë.

Bashkëshortja e efektivit është dërguar me urgjencë në spital pasi ka konsumuar fostoksinë.

Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në burg pasi plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën në rrugë te “Komuna e Parisit” më datë 19 gusht.

Shkak për plagosjen është bërë lidhja jashtëmartesore e gruas së efektivit me Kostën.

 Efektivi dyshohet se planifikoi sulmin duke ndjekur, Kostën dhe më pas duke e qëlluar me gjashtë plumba.

Erjon Goxhara teksa qëlloi Lorenc Kostën e filmoi me telefon dhe i shprehej se kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak.

SHBA, njoftim për një vizitë të Dumànit në një shtet tjetër

Ambasada amerikane në Tiranë ka pasqyruar një vizitë të shefit të SPAK, Altin Dumani, jo në SHBA, por në Brazil.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. 

Z. Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.  Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) mundësoi vizitën, e cila u financua nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA. 

Z. Dumani iu bashkuan katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut”, njofton ambasada amerikane.

Meteorologia: Stuhitë do të go/dasin Shqipërinë në mes të nëntòrit

Stuhitë e Atlantikut që prej një jave kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet që në mes të nëntorit të godasin vendin tonë. Alarmi u dha nga meteorologia Tanja Porja sipas të cilës reshjet me intensitet të lartë dhe rrebeshet që do të prekin Shqipërinë dhe vendet e rajonit do të rrezikojnë përmbytje.

“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, tha Porja në në Dita jonë.

Sipas saj “Shqipëria dhe 3 vendet fqinje pas datës 10 nëntor priten të përballen me stuhi intensive dhe rrebeshe që e gjejnë territorin të thatë që bën që mundësia të absorbohen është shumë e vogël dhe kjo rrit riskun për përmbytje”.

Europa prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet intensive që kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar qindra viktima në Valencia. Reshjet intensive kanë përfshirë edhe Majorkën, Ibizan dhe gjatë ditës së djeshme Barcelonën, ndërsa rrezikohet edhe Andaluzia.