“Vorio Epiri ka vd/ ekur me kohë”, Athina reagon pas deklaratave të Ramës në Selanik: Provòkimi…

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se çështja e ashtuquajtur “Vorio Epir ka vdekur me kohë”, ka reaguar qeveria greke nëpërmjet zëdhënësit Pavlos Marinakis.

Ai i kujton Shqipërisë, rrugën e integrimit duke vendosur sërish si kusht respektimin e plotë të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

“Mundet që për zotin Rama të mos ekzistojë Vorio Epiri, por besoj se është diçka e sigurt që ekziston, minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe të drejtat e tij. Respektimi i këtyre të drejtave dhe në përgjithësi respektimi i minoritetit kombëtar grek është një kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu sic e theksuan njëzëri 27 vendet e BE në mbledhjen e ministrave të jashtëm. Me pak fjalë rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një parakusht që askush nuk mund ta anashkalojë që është respektimi i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri”, tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës duke i cilësuar provokime qëndrimet e Ramës në Selanik.

“Këtë sjellje provokuese nuk mund ta anashkalojmë pasi ai e thotë diçka të tillë brenda tokës helene. Atëherë është e qartë se zoti Rama dëshiron të provokojë dhe ne duhet të përgjigjemi. Për ne termi Vorio Epir është në shpirtrat tanë në zemrën tonë dhe nëse zoti Rama thotë se është i vdekur, kjo do të thotë që e shqetëson, sepse e di që ato territore janë Vorio Epiri”, tha Thanos Plevris, deputet Nea Demokratia.

“Zoti Rama duhet të bëhet i vetëdijshëm që rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE kalon nëpërmjet respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Epirin e Veriut”, tha Giannis Sarakiotis, deputet Syriza.

Gazeta greke, “Protothema” shkruan se komentet e kryeministrit shqiptar erdhën pasi disa njerëz, të cilët ai i përshkroi si “fantazmat e së kaluarës” protestuan për praninë e tij, duke përdorur fletëpalosje dhe slogan në lidhje me çështjen e Vorio Epirit.

Mediat greke thonë se kryeministri Rama po përgatit një tjetër tubim, kësaj radhe pritet të organizohet në Kretë.

VIDEO / U hap për qarkùllim, ja si duket ura e madhe e Kukësit mbrëmjen e sotme

Është hapur sot për qarkullim ura re në hyrje të qytetit të Kukësit.

Ura e hekurt që i ka kushtuar shqiptarëve plot 36 milionë euro, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun, kryesisht për mjetet që udhëtojnë drejt dhe nga Kosova.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ironizon zërat që qarkullonin se ura e Kukësit kishte pësuar defekt dhe ndaj qëndronte e mbyllur.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama në Facebook.

Ariu i prish drekën çiftit në restorant, vëmendjen e merr reàgimi i gruas (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një restorant në Nuevo León të Meksikës, kur një ari u shfaq papritur dhe ndërpreu drekën e një çifti.

Ngjarja, e cila është regjistruar në video dhe është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin kur ariu i afrohet çifti të ulur në tavolinë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është që gruaja mbeti e qetë dhe nuk bëri asnjë lëvizje, në përpjekje për të mos e provokuar.

Gjithçka merr një kthesë kur kafsha e godet gruan në fytyrë, por fatmirësisht pa pasoja serioze.

Në skenë shihen edhe dy punonjës të hotelit, të cilët përpiqen të largojnë ariun nga klientët.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën në këtë zonë të Meksikës, ku i fundit ishte vetëm një javë më parë.

Ariu u fut në një shtëpi, por dhe në atë rast nuk lëndoi asnjë person.

Rama për mediat greke: Lajm i rremë refùzimi i takimit me Belerin. Kjo çështje nuk e ka dëmtuar miqësinë time me Mitsotakis

Edi Rama e sheh si shumë zhurmë për asgjë të gjithë vëmendjen që ju dha çështjes së Fredi Belerit duke u kthyer një çështje mes dy shteteve. Në një intervistë për mediat greke pas takimit të Selanikut me emigrantët, Rama sqaron dhe arsyet përse nuk u takua me Belerin kur erdhi në Tiranë javën e shkuar si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve për Komitetin e Stabilizim-Asociimit.

“Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim. Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Dhe një tjetër lajm i rremë është se unë refuzoj të takohem me të, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq. Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën”, tha Rama.

Rama siguron që kjo çështje gjithsesi nuk e ka dëmtuar miqësinë e tij me kryeministrin Mitsotakis, miqësi që saktëson që nuk prevalon mbi interesin kombëtar.

“Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë dhe unë e shoh atë si një person shumë inteligjent. Shumë i arsimuar, politikan shumë i zoti. Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi dhe ne jemi miq. Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe në këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare mbi miqësinë dhe kështu është, por nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar më tej këtë marrëdhënie me Greqinë”, tha Rama.

I pyetur për çështjen e pronave të minoritarëve grekë në Himarë, kryeministri u thotë gazetarëve greke se janë të keqinformuar dhe një pjesë e tyre kanë dezinformuar me lajmet për këtë çështje.

“Ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë  për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Dhe në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk  bazohen në fakte. Kjo është thjesht propagandë”, tha Rama.

Ashtu siç e tha dhe në fjalimin me shqiptarët që morën pjesë në takimin e Selanikut, Rama rikthekson se për të është shumë e rëndësishme miqësia mes dy popujve.

Pamje të rralla/ Dëbora mbùlon shkretëtirën e këtij vendi

Disa zona të Arabisë Saudite, veçanërisht rajoni Al-Jawf, janë goditur nga kushte të ashpra moti, përfshirë reshje të dendura, breshër dhe borë në male. Sipas agjencisë Saudite të Shtypit, reshjet kanë filluar që nga e mërkura e kaluar dhe ditën e djeshme, bora ka mundur të mbulojë zonat malore, duke krijuar një pamje të mrekullueshme dimërore.

Departamenti i Motit të Arabisë Saudite parashikon që shumica e zonave në Al-Jawf do të përballen me stuhi në ditët në vijim, me mundësi për reshje të tjera të dendura dhe breshër. Po ashtu, moti i ftohtë nuk është një fenomen vetëm në Arabinë Saudite; më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi alarme për reshje dhe breshër të mundshëm në disa zona, si rezultat i sistemit të presionit të ulët atmosferik në Detin Arabik, që po lëviz drejt Omanit.

“USB-në origjinale e kam unë”, rishfaqet “Babalja”, Albert Veliu: Salianji e hëngri kòt, lojën e bëri Fredi Alizoti! Geron Xhafaj më bëri 12 kile “gol”

Albert Veliu, i njohur edhe me pseudonimin “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim vetëm pak kohë pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg për sajimin e një video-përgjimi ku pretendonin se shfaqej Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ai është regjistruar me vetëdije nga një qytetar teks hedh akuza ndaj Fredi Alizotit, duke pretenduar se ishte ai që çoi në burg Salianjin.

“Ishte loja e Fredit, jo e imja. Salianji në këtë pjesë nuk ka fare lidhje, dhe e dyta, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, më ka bërë golin në Itali. Salianjit i kanë rënë në qafë, ai nuk ka fae lidhje në këtë punë, e gjithë loja është bërë nga Fredi Alizoti”, thotë Albert Veliu në video, duke pretenduar se Alizoti është paguar për të dëshmuar kundër.

Kujtojmë se dëshmia e Fredi Alizotit ishte ajo që përmbysi çështjen e përgjimit, pasi para prokurorit të Kirmeve të Rënda, ai deklaroi se audio përgjimi i Geron Xhafajt ishte i sajuar mes tij dhe Albert Veliut.

Më tej, Albert Veliu pretendon se disponon “USB”-në origjinale të përgjimit, dhe thotë se nuk ka në plan ta dorëzojë, pasi ajo është “siguri për jetën e tij”.

“E vërteta është që mua ata më detyrohen 300 mijë euro, më ka bërë golin vëllai i tij 12 kile në Itali. Kaq po flas, nuk flas më shumë”, thotë më tej “Babalja”.

Sipas dëshmisë së Fredi Alizotit në gjykatë, në vitin 2018, Albert Veliu (Babalja) i premtoi se do të merrte 200 mijë euro nga deputeti demokrat Ervin Salianji, për të sajuar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt në videopërgjimin e denoncuar më pas në selinë  PD-së.

Demokratët kanë hedhur akuza ndaj Fredi Alizotit duke u shprehur se ëhstë paguar apo kërcënuar për dëshmuar kundër tyre.

VIDEO TR0N DITËSE/ Trag jedi në Peru, rrufeja G0DET për VD*KJE gjatë ndeshjes lojtàrin!

Një incident i paimagjinueshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli rajonal në Chilca të Perusë, ku rrufeja ka goditur fushën dhe ka rrëzuar përnjëherësh në tokë 7 lojtarë, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Për ironi të fatit gjyqtarët sapo kishin ndërprerë ndeshjen për shkak të kushteve atmosferike dhe po i dërgonin të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, në momentin kur goditi rrufeja.

Mbrojtësi 39-vjeçar, Jose Hugo de la Cruz Mesa, ka ndërruar jetë menjëherë në fushë.

Vdekja e Mesa u njoftua me mbërritjen e të plagosurve në spitalin e rajonit Huancayo, ndërsa videoja që tregon momentin e goditjes së rrufesë është tronditëse dhe po qarkullon masivisht në rrjet.


Portieri Juan Choca që ndodhej shumë pranë futbollistit që vdiq, po lufton në spital por në gjendje shumë kritike me djegie të rënda në trup.

Lojtarët e tjerë të lënduar, të moshave 16, 19 dhe 24 vjeç janë trajtuar me ndihmë mjekësore dhe raportohet se janë në gjendje stabile.

Me këtë veprim, Heidi Baci kònfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Heidi Baci ka konfirmuar zërat për ndarjen e saj nga Romeo Veshaj në një mënyrë të qartë dhe të papritur. Ditën e djeshme, ajo ka vendosur të heqë të gjitha fotografitë e saj me aktorin nga profili i saj në rrjetet sociale, duke lënë pas çdo dyshim për lidhjen e tyre.

Madje ajo ka hequr edhe ‘higlights’ që ka pasur me momentet me Romeon.

Mbrëmë, ish-banorja e Big Brother VIP ndau në Instastory disa momente të bukura krah familjes së saj, e cila ka ardhur nga Italia për ta vizituar. Kjo duket se ka qenë një mundësi për të shijuar mbështetje dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, disa kohë më parë, Romeo ka hequr gjithashtu të gjitha fotot me Heidin. Këto veprime kanë ngritur më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, duke e bërë ndarjen gjithnjë e më të dukshme.

Me këtë veprim, Heidi Baci konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj

V ritet nga NIPI kryebashkiaku në Turqi: Nuk më punësoi në bàshki!

Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur.

Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e arrestuan se ai e vrau kryebashkiakun sepse nuk e mbajti premtimin për ta punësuar.

Hilmi ?en, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.

Shen, i cili vazhdoi detyrën në mënyrë të pavarur, u plagos rëndë si pasojë e një sulmi të armatosur nga E.? në qendër të rrethit në mëngjes.

Kryebashkiaku i Bal??eyh Hilmi ?en dhe 3 persona të tjerë u dërguan në spitalin e rrethit me ambulancë, por ai nuk mundi të mbijetonte./SolHaber