‘Ik, më ke tr/ adhtuar, fë/mija s’është imi!’Edmondi përzë bashkëjetùesen: Nuk të dua më!

Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj të më tradhtojë gruaja. Sot do ta marrim vesh a më ka tradhtuar apo jo”, shprehet Edmondi në insertin prezantues të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Në insertin e saj, Nailja thotë se: “Është shumë e rëndë që bashkëjetuesi më akuzon se thotë nuk i ke fëmijët me mua, unë jam e gatshme që ai t’u bëjë ADN-në”.

Me hyrjen e tij në studio, Edmondi përforcon akuzën ndaj bashkëjetueses së 9 viteve.

Ardit Gjebrea: Ajo është e gatshme që të bëjë analizën e ADN-së.

Edmond: Mendoj se fëmija nuk është imi se ajo ka një të dashur.

Nailja hyn shumë e acaruar dhe i kërkon llogari Edmondit. Ai përsërit të njëjtën gjë, ndërsa ajo i kërkon fakte për akuzat e madje është e gatshme të procedojë me testin e ADN-së.

Naile: Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu dua ta di?

Edmond: Ti mua më ke tradhtuar. Nuk të dua më. Zhduku ku të duash!

Naile: Për çfarë të kam tradhtuar? Më gjej faktet! Me foto, me dëshmitarë, me çfarë të duash ti, jam e gatshme!

Edmond: Ti mua më ke tradhtuar, më ke futur në burg…

Naile: E meritove!

Edmond: Ke të dashur.

Naile: Unë s’kam të dashur, e ke merituar!

Edmond: E ke këtu të dashurin.

Naile: Unë s’kam të dashur, ma gjej, ma vërteto ti mua me foto, me dëshmitarë, me njerëz dhe unë për ato që më akuzon ti me djalin, jam e gatshme që unë t’i bëj ADN-në djalit!

Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit, Eni Çobani u paraprin protagonistëve duke u kërkuar të kenë kujdes me emrat që përmendin pasi preken edhe persona të tjerë.

Maqedonia e Veriut përdor liqenin e Ohrit për pròdhimin e energjisë elektrike

Për momentin, niveli i liqenit është vetëm shtatë centimetra në lartësinë minimale prej 693.10 metra mbi nivelin e detit dhe është 693.17

Në kushtet kur kapacitetet energjetike janë në gjendje të keqe dhe shteti mbetet i varur nga importi i energjisë elektrike, Liqeni i Ohrit vazhdon të përdoret për prodhimin e rrymës.

Për momentin, niveli i liqenit është vetëm shtatë centimetra në lartësinë minimale prej 693.10 metra mbi nivelin e detit dhe është 693.17. Elektranat e Maqedonisë së Veriut thonë për Alsat se ata mbajnë lartësinë e Liqenit të Ohrit në një nivel mesatar në përputhje me lejen e ekonomimizimit me ujërat.

“Në vitin 2023, Liqeni i Ohrit kontribuoi me 3.65% të prodhimit të përgjithshëm vendas të energjisë elektrike të SHA EMV-së. Në vitin 2024, që nga shtatori, Liqeni i Ohrit përbënte 2.86% të prodhimit të përgjithshëm vendas të energjisë elektrike”, thotë nga SHA EMV, Elektranata e Maqedonisë së Veriut.

Ekspertët dhe ambientalistët bëjnë thirrje prej vitesh që liqeni të mos përdoret si akumulim artificial për të përftuar energji elektrike. Ata paralajmërojnë se lëkundjet e vazhdueshme dhe luajtja me nivelin e Liqenit ndikojnë më së shumti në botën e gjallë në të.

“Kur termocentralet nuk funksionojnë, shfrytëzohet maksimalisht hidroenergji e akumuluar dhe kjo është e papranueshme, dhe ne harxhojmë në këtë kohë, dhe prandaj nuk do ta kemi në dimër kur do të kemi nevojë për më shumë energji elektrike. Ky është rezultat i menaxhimit të dobët, kemi vite që flasim për këtë”, tha Konstantin Dimitrov -Profesor Universitar.

“Prioriteti i parë është përdorimi i ujërave për ujitje, pije dhe për nevojat e ekonomisë dhe prioriteti i katërt është prodhimi i energjisë nga ujërat. Ne duhet të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj kësaj dhe të mbrojmë burimet ujore, sepse siç mund ta shihni, veçanërisht për Liqenin e Ohrit, në aspektin e turizmit, ne nuk duhet të lejojmë asnjë luhatje të burimeve ujore të Liqenit të Ohrit”, tha Vangel Fushtiq-Profesor.

“Ne nuk e kemi diskutuar ende për Liqenin e Ohrit, por me EMV do të shohim hidropotencialin dhe sa rezerva ka, mendoj se janë rreth 28%. Por keni të drejtë, do të mbahet llogari”, tha Sonja Bozhinovska, ministre e Energjetikës.

EMV siguron se ata kanë marrë parasysh lartësinë minimale të Liqenit prej 693.10, e cila siguron një minimum biologjik dhe se nën atë lartësi niveli i liqenit nuk do të bjerë.

‘Më tha ç’kemi dhe hapi derën e makinës’! Nailja rrëfen ngàcmimin nga poIici: Ka 4 vjet që më përndjek!

Nailja akuzohet nga bashkëjetuesi i saj i 9 viteve, Edmondi se e ka tradhtuar me një polic dhe djali 3-vjeçar nuk është i tiji. Edmondi zbuloi në “Shihemi në Gjyq” edhe emrin e policit që sipas tij quhet Arben Murati.

Nailja është kapur pas faktit se Edmondi e ka dhunuar dhe ai ka vuajtur dënimin me një vit burg, por ende nuk ka ndarë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pjesën tjetër të historisë. Me kërkesë të Eni Çobani, Nailja nis të rrëfejë dhe i jep ”pak të drejtë” Edmondit për dyshimet e tij sepse në të vërtetë, ka pasur ngacmime prej policit në fjalë.

Naile: Ai ka pak të drejtë se një ditë…

Eni Çobani: Ah, ka pak të drejtë, por ti e ke futur brenda edhe pse ka pak të drejtë, po!

Naile: Një ditë, më 19 shtator, më del Arben Murati në rrugë, në rrugë që është xhade, xhade kryesore që bën Burrel-Tiranë, më del në rrugë, më ndal.

Eni Çobani: Ah pra, është e vërtetë! Ky njeriu ekziston, nuk është njeri kështu…

Naile: Po, ekziston, më 19 shtator që lamë mbrapa…

Eni Çobani: Po, pse të doli përpara?

Naile: Nuk e di se çfarë kishte ai, unë isha thjesht… veç kur më thërret “hë moj zonjë, ç’kemi?” Unë fare kokën, drejt isha…

Edmond: Po të ka thënë “ç’kemi” se e njeh ti se nuk thotë kot çkemi!

Ardit Gjebrea: Po ja ta dëgjojmë, prit pak!

Edmond: Ku të njeh ai ty? Kush është ai?

Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem, ta dëgjojmë pak! Një sekondë!

Edmond: Ti të merrje policin, mos të më merrje mua!

Ardit Gjebrea: Një minutë pak! Të tha çkemi, po ti?

Naile: Unë i thashë m’u largo! “Jo moj”, tha, “se je shumë e mirë!” Kujt i thua ashtu ti i thashë?

Edmond: E shikon znj. Eni?

Ardit Gjebrea: Prit more, i ka thënë ik m’u zhduk, prit një moment!

Naile: Unë i thashë m’u zhduk, ai hapi makinën, kujtoi se do i futesha në makinë unë, unë po drejtohesha të shkoja te fëmija im se kishim mbledhje prindërish.

Nailja përfundon duke thënë se shkoi në mbledhjen e prindërve dhe “kishte emocione”. Këto emocione ajo i përshkroi si “më vinte zor, nuk jam ashtu, kam dy fëmijë”, ndërsa shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Arben Murati e ka ngacmuar.

Naile: Edhe një ditë, ishte në mars, ka qenë në burg ky, ishte një ditë, nuk e mbaj mend, ishte mars por si datë s’e mbaj mend. Unë po çoja fëmijën, e lashë te kopshti dhe çantën në dorë, po shkoja të paguaja dritat. Ai mua më shoqëronte trotuarit në qytetin e Burrelit, afër stadiumit, ai hapi prapë derën e makinës duke më shoqëruar dhe duke më thënë fjalë që s’ishin për të thënë! Unë ika, ishte ditë shiu, unë ika vrap, drodha rrugë se ai më shoqëroi derisa u futa.

Eni Çobani: Po si mund të të shoqërojë një burrë i huaj…

Naile: Nuk e di! Unë s’kam lidhje me të!

Ardit Gjebrea: Është i martuar ai?

Naile: Po, kështu më kanë thënë që është i martuar. Për kokë të dy fëmijëve unë s’kam asnjë lloj lidhjeje, asnjë lloj marrëdhënieje, asnjë lloj gjëje!

Duke iu përgjigjur vazhdimisht dyshimit të Edmondit për atësinë e fëmijës se mjafton të bëjë ADN-në, Nailja shton edhe një fakt tjetër. Përndjekja nga polici ka nisur 4 vite më parë, por ajo s’ia ka thënë asnjëherë bashkëjetuesit sepse trembej.

Naile: Ky person ka shumë që më ndjek, por më përpara nuk e kam njohur as si fytyrë, nuk e kam ditur se kush është, si fytyrë nuk e kam fiksuar se ku është…

Eni Çobani: Por të ndiqte, gjithmonë?

Naile: Po, më ndiqte gjithmonë…

Eni Çobani: Sa vite pra?

Naile: Mund të ketë… ka 4 vjet.

Eni Çobani: Po pra, djalin e ke 3 vjeç apo jo?

Naile: Po.

Eni Çobani: Tani ky zotëria i ka lindur një dyshim dhe thotë zonjë, meqenëse gruaja nuk ma ka thënë këtë fakt, ngeli shtatzënë, unë më pas mora vesh që ekziston edhe një burrë tjetër që e ndjek, atëherë unë dyshoj. Ka bërë një gabim fatal që ka vënë dorë mbi ty sepse në atë moment do të thoshte zonjë, linde këtë fëmijë, bëj analizën, në qoftë se është imi, rri, në qoftë se s’është imi, ik! Ky është burri!

11 vite pas njoftimit, ‘i v/ dekuri’ hyn në studio: Jam gjaIIë!

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi me lajmin e trishtë të një njoftimi vdekjeje. Sipas njoftimit të shfaqur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Hajdar Lila ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare më 9 shtator 2013. Apo ndoshta nuk ndodhi? Në të vërtetë, Hajdar Lila vjen si protagonist i rubrikës dhe është shëndoshë e mirë.

Ardit Gjebrea: Hajdari ka ndërruar jetë në datën 9 shtator të vitit 2013. Kanë kaluar 11 vjet nga ndarja nga jeta e Hajdarit dhe ne sot do ta kujtojmë z. Hajdar duke e ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”!

Hajdar: O jam gjallë! Gjallë!

Ardit Gjebrea: Gjallë je? Po shyqyr! Si je? Mirë se erdhe!

Hajdar: Ta jap fjalën para gjithë këtyre se deri në vitin 2042 jam këtu! Do të festoj 100-vjetorin!

Ardit Gjebrea: Hajde ta festojmë bashkë!/tvklan

Ju qëndrojnë gjithnjë duart e ftòhta? Zbuloni çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi

Është normale që duart të jenë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë. Por kur kjo ndjenjë ju shoqëron gjithnjë atëherë trupi juaj mund të jetë duke ju diktuar diçka tjetër.

Por, cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së duarve, kur ia vlen të telefononi mjekun dhe çfarë mund të bëni për të luftuar të ftohtin?

Sindroma e Raynaud

Duar shumë të ftohta, të zbehta ose ta mpira në përgjigje të temperaturave të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes së Raynaud.

Gjendja bën që enët e gjakut në duar dhe gishta të ngushtohen, duke çuar në ulje të rrjedhjes së gjakut. Sulmet e Raynaud shpesh godasin kur një person përjeton një ndryshim të shpejtë të temperaturës, si hyrja në një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose ecja në pjesën frigoriferike të supermarketit.

Trajtimi shpesh përfshin shmangien e shkaktarëve si edhe ngrohjen e duarve. Për simptoma më të rënda që shkaktojnë dhimbje, mund të ndihmojnë medikamentet orale ose kremrat.

Diabeti

Njerëzit me neuropati shpesh e përshkruajnë ndjenjën si një mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose një djegie të dhimbshme në duart e tyre. Ndonjëherë gjendja mund të shkaktojë gjithashtu një ndjesi therjeje ose pulsimi.

Menaxhimi i diabetit dhe jetesa e shëndetshme, si arritja e një peshe të shëndetshme, presioni i gjakut në vlera normale, stërvitja e rregullt dhe marrja e medikamenteve të diabetit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të neuropatisë.

Aks/ident i rëndë në vend, “Benz”-i përpIas kopenë dhe shyp 15 dele

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mbrëmjes së sotme në Borizanë të Krujës.

Një autoveturë ka marrë përpara një tufë me bagëti të imta në rrugën kryesore, duke vrarë shumë prej tyre dhe shkaktuar një dëm ekonomik prej 3 mijë eurosh fermerit që i kishte në pronësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, ku rreth 15 kokë dele rapotohet se janë vrarë nga përplasja.

Shoferi i mjetit raportohet se nuk ka pësuar lëndime, teksa Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Vetëm pak ditë më parë një tjetër veturë vrau 36 kokë dele në aksin Lushnjë-Fier, duke shkaktuar dëm ekonomik të madh tek pronari i tyre.

I biri i dha fund jetës në Gjermani, flet mes lotësh i ati: Telefònata e fundit me të, më premtoi se …

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit pasi babai i tij Fitim Lalaj mori vesh lajmin e hidhur. I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Ai theksoi se djali i kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë të keqe, pasi dy javë më parë kishte tentuar vetëvrasjen.
Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priste. Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme, babai i 33- vjecarit, apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kërkoj ndihmë që të marr trupin… se nuk kemi mundësi. Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha nuk e bëj më këtë gabim. Kaloi në depresion”,– u shpreh i ati i Lalaj mes lotëve.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

Nedim Bajrami shënon dhe i jep fitóren Rangers! (Video)

Nedim Bajrami vijon me paraqitjen dinjitoze në ekipin e Rangers.

Këtë herë shqiptari ka gjetur rrjetën duke e kaluar ekipin e tij në avantazh në ndeshjen ndaj Motherwell.

Goli i Bajramit ka ardhur në minutën e 81′ dhe i ka dhënë Rangers fitoren dhe tre pikë të rëndësishme.

Edhe këtë herë, Bajrami nuk ka harruar ta festojë golin e tij duke bërë simbolin e shqiponjës me duar para stadiumit të tejmbushur.

https://twitter.com/i/status/1853117349005857252

A do të ketë reshje shiu javën e ardhshme? Njihuni me pàrashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim

Ashtu siç po ndodh tashmë prej disa ditësh edhe për javën e ardhshme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare shoqëruar me masa ajrore të thata.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

Tifozët e Spartës së Pragës shfaqën Kosovën si Serbi në stadium, suImuesi i tyre reagon me shqiponjën dykrenare

Sparta e Pragës luajti dje kundër Banik Ostravës, sfidë që e humbi me rezultatin 1 me 3. Tifozët e Spartës në një moment gjatë ndeshjes hapën mesazh në mbështetje të Veljko Birmançeviç, lojtar i tyre. “Mbështetje për Birmën”, tregohej ndërsa gjithçka ishte në rregull deri këtu.

Çfarë është sërish problem në stadiumet e Çekisë janë flamujt, që tregojnë Kosovën si Serbi. Dhe në mesazhin për Birmançeviç, tifozët e Spartës së Pragës i kishin të pranishëm.

Kujtojmë ndërkohë se te Sparta luajnë katër lojtarë shqiptare, bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, Qazim Laçin, Indrit Tucin dhe Albion Rrahmanin.

Ky i fundit, i afruar në verë, ka ripostuar në rrjetet sociale një mesazh të “Dardanëve” në ndeshjen Kosovë – Qipro. “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, shkruhej në të ndërsa shoqërohej me hartën e Kosovës dhe shqiponjën dykrenare.

Një reagim ky pas asaj që treguan në stadium tifozët e Spartës së Pragës në Çeki.