Ate/ntatit në Shkodër/ Gazetari zbulon detajet e reja: Ja pse Lici dhe Bushati ishin në lagjen Dobraç të Bajrave

Lagjja Dobraç në dalje të Shkodrës njihet si lagjia e Bajrave. Këta të fundit kanë patur përplasje me ata të Licit ku janë shënuar disa viktima.

Gazetari Igli Çelmeta zbardhi të tjera detaje të reja edhe lidhur me faktin se pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në lagjen e Bajrave.

Ai shtoi gjithashtu se personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin është Ibrahim Lici i cili i ka shpëtuar atentatit.

Pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në Dobraç?

Igli Çelmeta: Viktimat po ktheheshin nga Mali i Zi, kanë mbërritur përmes pikës kufitare të Muriqanit, kanë hyrë në Shkodër dhe është aksi Shkodër-Koplik, nuk janë në zemër të Dobraçit. Ndodhen në pjesën fundore të kësaj lagjeje. Sepse gazetarët dhe opinioni publik thotë çfarë donin Licët në Dobraç.

Washington Post: Irani do të suImojë Izraelin në ditët e ardhshme

Një person i afërt me liderët izraelitë, i cili foli në kushte anonimati, i tha Washington Post se sipas inteligjencës izraelite “Irani po përgatit një sulm ndaj Izraelit në ditët në vijim”.

Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, kërcënoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Teherahi do t’i përgjigjet sulmeve ajrore të Izraelit të 26 tetorit, që goditën bazat ushtarake të Republikës Islamike.

“Armiqtë, qofshin regjimi zionist apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patjetër do të marrin një përgjigje shkatërrimtare ndaj asaj që po i bëjnë Iranit, kombit iranian dhe frontit të rezistencës”, tha Khamenei.

Ndërkohë, shteti hebre vazhdon sulmet në Rripin e Gazës. UNICEF raporton se gjatë 48 orëve të fundit, më shumë se 50 fëmijë janë raportuar të vrarë në sulmet në Jabalia, në veri të Gazës.

Kantautori Gjergj Jorgaqi bën rrëfimin prekës: Vajza më përmbysi botën, e mora në shtëpi për të dhënë shpirt

Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë në emisionin “Living Room” momentin më të vështirë të jetës së tij.

Në një bisedë me moderatoren Brunilda Lahe, ai përshkroi momentin dramatik të lindjes së vajzës së tij, e cila për shkak të problemeve të shumta shëndetësore iu desh të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh në spital.

“Pika ime e dobët, Xhodi, kjo është vajza e vogël, me të cilën kam vuajtur shumë kur lindi. E pata për 28 ditë në gjendje kome dhe për katër vjet kam vuajtur goxha, goxha, goxha. Janë shumë gjëra që mua mu kthyen përmbys me këtë fëmijë, aq sa e mora në shtëpi për të dhënë shpirt, për shkak të një doktori që më tha firmos se nuk bëhet më. Fryma ime, është jeta ime ai fëmijë. Është gjithçka që më dhemb, dua të jem 200 vjeç që vetëm që t’i shërbej atij fëmijë. E kam pikë të dobët”, tha ai.

Kantautori i mirënjohur rrëfeu se si ndikoi tek ai gjendja shëndetësore e të bijës, ndërsa dhimbja e madhe që po kalonte u shoqërua edhe me thashetheme rreth tij.

“Ja fali jetën Zoti dhe e ktheu po prapë në jetë dhe bëhem hasëm për këdo që e prek. Aty e kam fokusin më të madh të jetës sime. Kam vuajtur goxha, përfundova nga 80 kg në 47 kg, sa ishte një periudhë kohe që flitej se kisha filluar drogën”, tha ai duke mohuar të ketë provuar ndonjëherë lëndë narkotike.

Ai theksoi se ndonëse ka kaluar shumë drama në jetë, kjo është ajo që veçon si më të vështirën për t’u përballuar.

Ernest Muçi shënon golin e dytë radhazi për Besiktas (Video)

Ernest Muçi ka shënuar sërish për Besiktas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Besiktas po përballet me Kasimpasa.

Arthur Masuaku jep një krosim të gjatë nga krahu i majtë i fushës, ndërsa 23-vjeçari i shkëputet bukur mbrojtësit duke finalizuar në mënyrë perfekte aksionin për të dërguar topin në rrjetë.

Besiktas mbylli në avantazh 1-0 falë golit të ish-sulmuesit të Tiranës, ndërsa teksa po luhet pjesa e dytë skuadra mike ka përmbysur në 1-3 shifrat.

Kjo pasi kujtojmë se Muçi nuk e nisi mirë sezonin, por tashmë gjërat po ndryshojnë në favor të tij. Tashmë pritet të shihet nëse Silvinjo do t’i japë shansin e merituar sulmuesit për të treguar veten në Kombëtare pasi është injoruar në skemat e brazilianit te kuqezinjtë.

Muçi po gëzon një formë mjaft të mirë kohëve të fundit, ndërsa sot është preferuar titullar. Ky gol vjen pas atij me Galatasaray-n dhe tifozët që e festuan si të çmendur, tregojnë se dhe po ndryshojnë mendje për të.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1852755707163975833&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fgjahtar-para-portes-ernest-muci-shenon-golin-e-dyte-radhazi-per-besiktas-video%2F&sessionId=65f3e67bc6fb71d8c2c1493de8743a1f3e99991d&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

Zyrtarizoi lidhjen me princ Lekën, Françeska Murati habit me deklarata ndaj Blerta Celibashit

Emri i fotografes Blerta Celibashi u kthye në një nga emrat më të komentuar të muajve të fundit, prej marrëdhënies së saj me princ Lekën.

Nga ana tjetër, Françeska Murati është një mikeshë e afërt e çiftit e shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në eventet e ditëlindjeve të fëmijëve të tyre, Charlie dhe Geraldine.

Së fundmi, ish banorja e BBV3 ka ndarë disa foto me fotografen në rrjetet e saj sociale, ku tregon për raportin e afërt që ka me Blertën, teksa shkruan fjalë të përzemërta për të.

“E lumtur që ende ekzistojnë njerëz me zemra kaq të pastra si Blerta. Çdokush ka nevojë për një shoqe si Blerta”, shkruan Françeska me disa foto nga festa e 4-vjetorit të Geraldine

Gazetarja denoncoi mungesën e va/ksinës kundër Brucelozës, ministrja Anila Denaj tenton t’i heqë motrën nga puna

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gazetarja Rudina Muça, shkruan se disa kohë më parë ka informuar publikun se ‘Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural’, nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7 mln euro.

Si rrjedhojë, Anila Denaj, Ministre e Financës dhe e Kulturës, ka bërë presion që do i shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa i ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash.

“Dështimet e tua mos m`i faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj ulliri të falsifikuar, kompani që tregtonin ujë me fekale, kam luftuar kundra kontrabandistëve që fusin kimikate bujqësore të rrezikshme. Ime motër do vazhdoj të bëj punën e saj, ndërsa ti do të më shërbesh mua me informacion sepse ta kërkon ligji të më japësh llogari për cdo gabim në atë ministri“, shkruan Muça.

Postimi i plotë:

“Unë, puna si gazetare dhe familja ime

Prej gati 7 vitesh punoj si gazetare pranë Departamentit të Lajmeve në Top Channel , ku mbuloj sektorin e sigurisë ushqimore dhe bujqësisë. Në këto vite jam përpjekur që si gazetare t’i ngjaj sime motre edhe pse ajo merej me një tjetër sektor, atë të kronikës së zezë. Por një gjë e kemi pas të përbashkët kurrë nuk kemi bërë kompromis para të vërtetës.

Silvana është ime motër, dhe prej katër vitesh punon pranë AKVM, si specialiste, drejtori kjo e MBZHR, në këto vite secila nga ne ka bërë punon e vet pa ndërhy trek njëra-tjetra. Dhe këto quhen norma, që ti nuk I njeh. Por ja që lajmi im të ka shqetësuar keqazi, Anila Denaj, ti kërkon fajësosh time motër se përse unë kam informuar publikun se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse kko vaksina ka kushtuar 1.7mln euro.

@AnilaDenaj po bën një sjellje të pazakonte ndaj gazetarë duke më më bërë presion që do më shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa I ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash, kështu ti kërkon që unë të hesh para këtij skandali? E ke gabim! .@AnilaDenaj, dështimet e tua mos mi faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj ulliri të falsifikuar, kompani që tregtonin ujë me fekale, kam luftuar kundra kontrabandistëve që fusin kimikate bujqësore të rrezikshme, jam përballuar me pronarët e fabrikave që përpunojnë mishin me salmonelë, dhe sigurisht kam qenë përkrah cdo fermeri që do tokën dhe puth duart atij që ende rri e prodhon edhe pse është i pambështetur, edhe pse ende si ke dhënë naftën e Skemës Kombëtare, të vitit 2024, sepse ti nuk di. Kam një emision timin po në @TopChannel “ Bagëti e Bujqësi” një hapësirë televizive që i kushtohet vetëm jetës së fermerit.

Ndërsa ju jeni askush para gjithë kësaj histori je një ministër i radhës që cdo ditë ke ndonjë skandal të rid he që kërkon ta fshehësh, shiko unë nuk merem me Anila Denaj, por me ministren, nuk të njoh dhe të jesh e sigurtë që kurrë sdo të ishe pjesë e jetës sime sociale sepse nuk preferoj të kem në listën time njerëz si ti të vegjel, të dështuar dhe pa norma. @AnilDenaj e di që je mësuar që të gjithë të të bindën ashtu sic berë i afërmi yt që theu arrestit e shtëpisë për të marë pjesë në fushatën tënde elektorale në Kuc të Vlorës. Shihemi në lajme të tjera, dhe ime motër do vazhdoj të bëj punën e saj, ndërsa ti do të më shërbesh mua me informacion sepse ta kërkon ligji të më japësh llogari për cdo gabim në atë ministri”, shkruan ajo.

PΙumb në gj oks! V r* tet futbollisti 19-vjeçar

Një futbollist 19-vjeçar në Itali ka mbetur i vrarë me armë zjarri gjatë një mosmarrëveshjeje mes grupeve të të rinjve.

Ngjarja ka ndodhur në San Sebastiano al Vesuvio në Napoli rreth orës 00.40.

Një plumb goditi në gjoks Santo Romano, një person pa precendentë penal nga Volla, futbollist i Micrit, skuadra që luan në Eccellenza.

I riu vdiq pak pasi mbërriti në urgjencën e spitalit del Mare në Napoli, ku kishte shkuar me mjetin e tij.

E tr ishtë/ Futbollisti i njohur humb jetën në moshën 28-vjeçare

Mes qindra viktimave të përmbytjes që gjunjëzoi Valencian, është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Josè Castillejo, 28-vjeç, një anësor sulmues me të kaluar në Valencia.

I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti luajti në ekipet e të rinjve të klubit deri në 18-vjeç.

Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur në ekipe të tjera në rajon: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda del Castellón, përveç Eldense (divizioni i tretë spanjoll).

Madje, vetë klubi spanjoll e kujtoi atë me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton vdekjen e José Castillejo, viktimë e fatkeqësive të DANA.

José Castillejo u rrit në radhët e të rinjve të klubit dhe luajti në ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencias. Pusho në paqe”.

https://twitter.com/valenciacf/status/1852053301325713756?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1852053301325713756%7Ctwgr%5Eebac4de9a664c888149342f2966f4580a6b803ce%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fe-trishte-futbollisti-i-njohur-humb-jeten-ne-moshen-28-vjecare%2F

Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu bëhen bashkë, ja çfarë po ‘kurdisin’ moderatoret

Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për të sjellë për publikun projektin e saj më të ri surprizë.

Moderatorja nuk ka ndarë ende detaje nga projekti që pritet të sjellë rikthimin e saj, ndërsa nga postimet e saj mund të kuptojmë se do të jetë në natyrë dhe jo në një studio televizive, pasi aktualisht Arbana ndodhet në veri të vendit teksa po merret me xhirimet, egzaktësisht tek banesa e saj në Bogë.

Mesa duket, një nga të ftuarat e programit të saj do të jetë edhe Alketa Vejsiu.

Vetë moderatorja ndau disa postime në InstaStory, ku na la në dijeni se ndodhet në Bogë.

“Në një takim special me një mike të mirë”- ka shkruar Alketa, ndërsa më pas ka ndarë një foto duke u grimuar.

Duke zbuluar disi e njëkohësisht duke na bërë kuriozë, Arbana tha se ky program do të përfshijë gjithçka që ajo ka bërë përgjatë karrierës, por duke qenë tërësisht e re.

“Po përpiqem të bëj diçka që s’kam bërë më përpara duke bërë gjithçka që kam bërë më përpara. Pak ‘Big Brother’, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001 Pse’, pak muzikë, ‘Top Fest’. Unë kam pasur fatin të bëj një gamë të gjerë programesh, te të gjitha ka nga pak unë, nga pak Arbana”- tha moderatorja në intervistën e saj të fundit.

Bie në p ranga “heroi” që shpëtoi të moshuarit nga djali që i vuri f!akën shtëpisë, dh* noi xhaxhanë gjatë debatit

Romeo Mersini, 29-vjeçari që shpëtoi çiftin e të moshuarve disa javë më parë nga flakët në Fier është vënë në prangat e policisë.

Mersini është konfliktuar me xhaxhanë e tij për motive të dobëta dhe debati ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta nga ana e 29 vjeçarit.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe vëllai i tij me iniciale M. Mersini, 32 vjeç pasi ka goditur me sende të forta Romeon.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, shtetasin R. M.”, njofton policia.

Kujtojmë që pak ditë më parë në një banesë në lagjen “15 Tetori” u përfshi nga flakët ndërsa brenda ishin dhe një çift të moshuarish. Ishte djali i të moshuarve që i vuri flakën shtëpisë me qëllim vrasjen e prindërve të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi “Shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i arrestuar pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj.