Sa shpejt u gjet zgjidhja! Ky është aplikacioni që do përdorin pas mbylljes së TikTok

Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën. Ky vendim ka ardhur pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ku qeveria ka lidhur këtë ngjarje me dhunën dhe bullizmin që janë përhapur përmes rrjetit social TikTok.

Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin TikTok për të shpërndarë përmbajtje dhe për të fituar para.

Mirëpo, duket se personat që merren me TikTok e kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.

Ky është aplikacion i ngjashëm me TikTok, e duket se do jetë zëvendësuesi për vitin që do mbyllet. Clapper është një aplikacion social që ofron mundësinë për të krijuar dhe ndarë video të shkurtra, shumë të ngjashme me TikTok. Ai është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen. Clapper ofron mundësi për shprehje krijuese dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit, duke ofruar mjete redaktimi, filtrat dhe efektet speciale.

Në mbyllje të vitit 2024, fejohet Dua Lipa?(Foto)

Po flitet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori i njohur i ka propozuar këngëtares gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve me një gjest të bukur dhe romantik.

Çifti, i cili ka qenë në një lidhje për më shumë se një vit, kanë vendosur të fejohet në mënyrë diskrete, duke mbajtur privat momentin e tyre të lumtur.Dua, 29 vjeçe, dhe Callum, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë dhe shumë të lumtur për hapin e rëndësishëm që kanë ndërmarrë.

Sipas burimeve, ata planifikojnë të festojnë fejesën me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri.

SPAK e kërkon në arrest/ Zgjidhet gjyqtari që do të ketë në dorë ‘fatin’ e Berishës

Gjyqtari Engert Pellumbi i Apelit të Posaçëm u përzgjodh me short për të vendosur mbi ankimimin e SPAK

SPAK ankimoi vendimin e GJKKO, për kthimin në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 nëntor 2024.

Iu Lut Zotit Kur Avioni Ishte Në Ajër, E Falenderon Nga Toka

Tragjedia e rrëzimit të avionit të pasagjerëve që po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Rusi kishte si ngushëllim pas saj se të paktën 29 persona mbijetuan mrekullisht.

Një video e bërë virale në mbarë botën të enjten ishte e një pasagjeri i cili i lutet Zotitkur avioni ishte në ajër përpara rrëzimit, megjithatë nuk dihej çfarë kishte ndodhur me të.

Ndërsa po të enjten në orët e mbrëmjes janë publikuar pamjet e reja të këtij personi i cili pasi ka dalë nga avioni i rrëzuar ecën me këmbët e tij, ndez telefonin dhe bën një video të re duke falenderuar Zotin.

Komentuesit thonë se; “Ndoshta zotëria edhe mund të mos kishte shpëtuar pasi në raste të rrëzimit të avionëve probabiliteti anon nga fatkeqësia dhe jo mrekullia, por ata shprehin respekt për gjestin e pasagjerit i cili në ato çaste kur jeta e tij dukej se ishte drejt fundit donte që lamtumirën e tij ta ndante me Zotin”, shkruajnë komentuesit.

Filmi më i dashur për të gjithë, ja sa para ka fituar aktori Macaulay Culkin nga filmi “Home Alone”

Aktori Macaulay Culkin, është i njohur për rolin e tij si Kevin McCallister në serialin “Hom e Alone”. Për Home Alone (1990), Culkin fitoi 100,000 dollarë.

Ndonëse kjo mund të duket e ulët në krahasim me standardet e sotme, suksesi dërrmues i filmit krijon terrenin për fitime të mëdha.

“Home Alone”, fitoi mbi 470 milionë dollarë në mbarë botën. Për Home Alone 2: Lost in New York (1992), paga e Culkin u rrit në 4,5 milionë dollarë, një rritje e konsiderueshme nga të ardhurat e tij fillestare.

Megjithatë, fitimi i tij i vërtetë erdhi nga një marrëveshje fitimprurëse që përfshinte një përqindje të të ardhurave të filmit.

“Home Alone 2”, fitoi afro 360 milionë dollarë dhe Culkin mori 5% të këtij totali, duke shtuar 18 milionë dollarë shtesë në fitimet e tij.

Përveç këtyre fitimeve, Culkin vazhdon të përfitojë nga transmetimet vjetore të festave të Home Alone, duke marrë miliona honorare pasi filmi mbetet nga kryesorët e Krishtlindjeve në mbarë botën.

Pasuria neto e Culkin, sot vlerësohet në 18 milionë dollarë, një dëshmi e karrierës së tij të suksesshme të hershme.

Gjatë gjithë viteve 1990, ai ishte një nga aktorët fëmijë më të paguar, duke fituar miliona nga filmat si My Girl, Richie Rich dhe The Good Son.

Të ardhurat e tij të kombinuara nga rolet kryesore midis viteve 1989 dhe 1994, arrijnë në 23.5 milionë dollarë.

Macaulay Culkin, është i interesuar të rikthehet në serialin që i solli famë botërore. Së fundmi, ai ka vizituar Louisville ku ka ndjekur një shfaqje të komedisë “Home Alone”.

Fansat e tij ishin të interesuar nëse ai do të kthehej në serialin e famshëm dhe Culkin zbuloi se ai duhej të shfaqej në një nga filmat e mëvonshëm, por planet dështuan.

Ai deklaroi se është i hapur për t’u rikthyer dhe ka ide për një vazhdim, por aktualisht nuk ka kohë për të shkruar një skenar, pasi është i përkushtuar për të rritur djemtë e tij.

Shqiptari që νrαυ gr υαn, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm

Edmond Lajqi, një shqiptar nga Peja që vrau me armë gruan e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur atë fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse akuza tjetër për “armëmbajtje pa leje” është rrëzuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij po në Pejë. Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024, ai e ka pranuar fajësinë

Një ditë para vrasjes Edmond Lajqi ka shkuar në spital ku ka qëndruar me nënën e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në shtëpi ku prezent ka qenë vajza e mitur.

Me qëllim që të qëndronte vetëm me gruan, Edmond Lajqi i ka kërkuar vajzës që të shkonte në dyqan për të blerë diçka. Teksa gruaja ka qenë e ulur në divanin e sallonit kryesor të shtëpisë, Lajqi ka nxjerr armën e zjarrit dhe e ka qëlluar në ballë.

“I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore.

I pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.

Banorja e ‘BBV4’ zbulon se është e martuar: Akoma rezultoj e celebruar me atë njeri, por … (Video)

Loredana ka zbuluar një informacion të rëndësishëm për jetën e saj private në “Big Brother VIP Albania 4”.

Ajo i ka rrëfyer Jozit lidhjen e saj të mëparshme, duke sqaruar se ka pasur një lidhje të gjatë që ka zgjatur mbi tre vite.

Loredana ka theksuar se, megjithëse ajo akoma është e martuar me këtë person, ata nuk kanë organizuar një dasmë dhe nuk ka pasur një ceremoni formale martese.

“Nuk ka qenë dasmë,” ka shpjeguar ajo, duke treguar për herë të parë për këtë marrëdhënie të kaluar.

“Unë kam pasur një lidhje të gjatë, 3 vite e ca, unë akoma rezultoj e celebruar me këtë njeri, nuk kemi bërë dasmë, nuk ka qenë dasmë. Dua ta dish”.

https://www.instagram.com/reel/DEFdsRZsoEC/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fbanorja-e-bbv4-zbulon-se-eshte-e-martuar-akoma-rezultoj-e-celebruar-me-ate-njeri-por-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A653.6999999880791%2C%22ls%22%3A397.30000001192093%2C%22le%22%3A461.4000000357628%7D

Aks ident fataI në Itali/ Shqiptari hυmb jetën pas aksidentit, drejtuesi i Golfit në spital (Emri+Foto)

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.

Sipas mediave vendase, policia e gjeti shqiptarin e identifikuar si Eduart Shaka jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Drejtuesi i Golfit që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit është nën hetim.

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Carbonera. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta, dhe u përplas kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010.

”The Plein Hotel” në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar

The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm tre muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë. Një lajm i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar, pasi për herë të parë një brand i këtij liveli vjen në Shqipëri.

Grupi Plein ka nënshkruar së fundi marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park Skyline në zemër të Tiranës, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial (te ish Garda e Republikës).

Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel) është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, ndërsa marrëveshja me grupin e Philipp Plein synon të krijojë një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv.

Një eksperiencë luksoze me emrin Philipp Plein

Kullat e projektuara nga arkitekti i njohur zvicerian, Valerio Olgiati, përfshijnë një hotel me 5-yje, që tani do të mbajë emrin brand The Plein Hotel, me të paktën 150 dhoma, 100 rezidenca me shërbime 24/7, e menduar për një klientelë të zgjedhur. Në brendësi të kompleksit do të jetë edhe një lokal brand me emrin Philipp’s, një restorant japonez ‘Sukaru Ba’ dhe një klub ekskluziv ‘Crystal Beach’, të gjitha sipas modelit të testuar tashmë me sukses nga The Plein Hotel i Milanos. Çdo detaj i projektit do të reflektojë brandin e markës, me një dizajn unik dhe një ofertë shërbimesh që do të pasqyrojë luksin dhe stilin karakteristik të Philipp Plein. Dizajni i brendshëm do të kurohet personalisht nga fashion designer-i bavarez dhe ekipi i tij i arkitektëve, për të garantuar një eksperiencë unike dhe në koherencë me vlerat e markës së famshme.

E ardhmja e luksit në Tiranë

Ky projekt ambicioz përfaqëson jo vetëm një hap domethënës për zgjerimin ndërkombëtar të markës, por konsolidon edhe pozicionin e X One si lider në fushën e hotelerisë së luksit në Shqipëri. Koha e parashikuar e ndërtimit të Grand Park Skyline është afërsisht 5 vjet, me një hapje të pritshme rreth vitit 2030, ndërkohë që prenotimet për rezidencat e luksit kanë filluar prej një muaji.

“Jemi shumë të lumtur që, për një pronë kaq unike në panoramën europiane, është zgjedhur marka Philipp Plein dhe formatet tona të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë”, tha Philipp Plein, stilist dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Plein. “Jemi të sigurt se bashkëpunimi midis ekipit tonë dhe kompanisë X One do të na mundësojë të krijojmë hapësira unike dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e çuar nivelin e shërbimit dhe prestigjin e markës sonë në një dimension të ri shërbimi dhe marrëdhënieje me klientin. Mezi presim të sjellim ekskluzivitetin e markës dhe stilit tonë në hapësirat e jashtëzakonshme të Grand Park Skyline”, tha ai.

“Ne vendosëm në mënyrë strategjike”, tha Ylli Ujka, CEO i X One, “të krijojmë këtë partneritet me një nga markat më ekskluzive në skenën ndërkombëtare, të njohur si ndër më solidet dhe me potencialin më të madh të rritjes në sektorin kryesor të luksit, stili dhe avangarda e të cilit besojmë se janë në përputhje me ofertën tonë.”

Carmine Rotondaro, Këshilltar i Biznesit i Grupit Plein, i cili negocioi marrëveshjen me X One, deklaroi se “për Grupin Plein, kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër gur themeli në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të markës Philipp Plein dhe të pikave të saj të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë. Është gjithmonë një privilegj i madh të kontribuosh në një bashkëpunim të këtij niveli të lartë për një projekt, i cila është i destinuar të bëhet një nga pikat e referimit të Tiranës dhe Shqipërisë.