V. raυ burrin me sëρatë në Sarandë, grυas i ndodh e papritura

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë.

Seanca është zhvilluar sot, dhe në përfundim të saj Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjecares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.

U fut në “BB” me burrin, habit Brisilda, flet për ish-in: E dua akoma, është nga Mallakastra

“Big Brother Vip Albania 4”, iu janë bashkuar banorë të rinj. Një prej tyre, Brisilda, njihet për historinë e saj të dashurisë, pasi është e martuar me një djalë 10 vite më të vogël.

Të dy së bashku janë bërë pjesë e shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA4”, por ajo që ka habitur ndjekësit ka qenë një deklaratë e bërë nga ajo për dashurinë e parë.

“Unë akoma dua të parin që kisha. Të dashurin e parë që më ka dhembur zemra, atë njeriu nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij. Më respektojnë dhe i respektoj“, u shpreh Brisilda.

Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve: Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë.

Në rrjetin social “Facebook” të këngëtares, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.

Krah këngëtares duket Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi.

Një ditë më parë, Parashqevi Simaku, vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, falenderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ndodhi? Arrestohet pronari i kompanisë së njohur, ja për çfarë akuzohet

Pronari i kompanisë nga Kumanova “Ritron Kopi”, Artan Ajruli, është arrestuar si pjesë e një hetimi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke e kryer në rastin e Lotarisë Shtetërore, mëson Radio Evropa e Lirë (REL)

Ajruli u arrestua në lidhje me tenderët e pranuar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore.

REL-i më 17 dhjetor raportoi se numërimi i pajisjeve të blera është bërë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton tenderët për blerjen e televizorëve të dimensioneve të ndryshme nga kompania “Ritron Kopi” në pronësi të Ajrulit.

Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat.

Katër muaj më parë, hetuesit kontrolluan edhe tenderët e tjerë të Lotarisë Shtetërore për marketing dhe promovim që lidhen me këtë kompani.

Vitin e kaluar, REL-i raportoi se tenderin prej rreth 205 mijë eurosh e fitoi kompania AP Solutions, pronari dhe menaxheri i së cilës, Flamur Nevzatovski, ishte i punësuar në Ritron Kopi. Kjo kompani, në fakt, ishte konkurrenti i vetëm në tender.

Asokohe 19-vjeçari Nevzatovski nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për njohuritë e tij në tregti dhe aplikimin për tenderë duke marrë parasysh moshën e tij, nga do t’i marrë terminalet e Lotarisë dhe nëse ai ishte ndoshta pronar fiktiv i AP Solutions.

Të dhënat publike për kompaninë Retron Kopi në Facebook më pas zbuluan edhe fotografi të vitit 2016 të Artan Ajrulit dhe Përparim Bajramit, i cili në atë kohë nuk kishte asnjë pozitë në Lotarinë Shtetërore.

Nga analiza e tenderëve, megjithatë, rezultoi se nga janari i vitit 2022, periudhë kur Përparim Bajrami mori postin e drejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Shtetërore, fituese e tenderëve u shfaq kompania Ritron Kopi në bashkëshoqëri aksionare.

Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kërkohen me fletarrestime ndërkombëtare nga autoritetet vendore si të dyshuar për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore.

Byroja e Prokurimit Publik bën me dije se Lotaria Shtetërore ka lidhur gjashtë kontrata me këtë kompani për blerjen e televizorëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese, aparateve multifunksionale dhe stacioneve grafike të vizatimit televiziv.

Kontratat u lidhën në periudhën nga qershori 2022 deri në mes të tetorit 2023. Vlera e tyre ishte 365.252 euro.

Pas largimit të Përparim Bajramit nga pozita drejtuese, Lotaria Shtetërore i ndërpreu kontratat kornizë dhe nuk i shfrytëzon më shërbimet e tyre./REL

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në studion e “7pa5”.

“Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin. Kjo dmth që është mirë të bëjmë bilancin se çfarë arritëm dhe çfarë ruajtëm nga 2024.

Ka qenë një vit me disfata dhe shumë i vështirë. Pothuajse çdo mes muaji ka patur hyrje të vështira planetare. Quhet vit tranzitor dhe çfarë kishim pikë të dobët, doli në sipërfaqe.

Duhet të gëzoheni shumë nëse keni arritur të jeni mirë me shëndet dhe keni familjen mirë.

Nga nesër deri në datën 31 kemi një tendencë për të qenë tolerant për shkak të lodhjes personale. Tregohuni të kujdesshëm me të vegjlit e familjes.

Në datën 30 kemi një Hënë të re te Bricjapi. Logjika dhe arsyetimi është ajo që do ngjyrosi jo vetëm javën që vjen, por për gjatë. Kjo Hënë e re ka një tendencë të fortë të favorizojë nisjet që janë të rëndësishme për gjithsecilin. Çfarë është e rëndësishme për gjatë, do ketë ndihmesën maksimale të universit. Por zbusni egon dhe ambicien”, tha Meri Gjini.

Dashi

Duhet të jetë i kujdesshëm në ambientet ku ndodhet, në raport me komunikimin. Përsa i përket Hënës së re, Dashin do e favorizojë dhe do e ndihmojë për të qartësuar një ide profesionale, biznesi ose karriere. Kjo ide do i impenjojë gjatë në dy muajt e parë të 2025.

Demi

Urani është te ata. Në një hyrje 4 këndore me Venusin, nga Ujorët. Nuk është hyrje e lehtë, po jo detyrimisht e vështirë. Këshilla: çdo gjë me metër duhet ndjekur. Hëna e re është për të përmbyllur çfarë ka ngelur e papërfunduar. Mund të jenë çështje që i përkasin shkresave, ligjit apo ekonominë. Janë çështje përmbylljesh me sukses që i përkasin të përditshmes, nuk ka të bëjë me emocionin.

Binjakët

Ky Mërkur është ballë për ballë tyre dhe është në hyrje 4 këndore me Peshqit. Do të duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si do ndërveprojnë me fëmijët. Kujdes si shpreheni, pasi keni një tendencë për tu shprehur për gjërat shumë serioze me lehtësi të madhe. Për tematika serioze vendosini në agjendë nga e hëna në vazhdimësi. Hëna e re është favorizuese për çështje të rëndësisë jetike.

Gaforrja

Janë ditë që duhet të çlodheni pak. Janë ditë në të cilat duhet t’i dedikoheni vetes. Të gjeni kohë për veten si do që të jetë agjenda juaj. Merreni si periudhë pauze. Këshilla për Gaforren është që mos t’i japi rëndësi asnjë lloj thashethemi që vjen në veshin tuaj. Mos lejoni askënd të ndryshojë humorin tuaj.

Luani

Kjo Hënë e re shënjon diçka të re. Fillimin e diçkaje të re që do të rezistojë gjatë. Do marri formë, por do diskutohet edhe gjatë 2025. Hyrja e Venusit ndodhet ballë për ballë jush, kujdes në raportet në çift.

Virgjëresha

Me riorganizime. Kanë vendosur të trajtojnë ndryshe çështjet e profesionit. Ndryshimi apo formatimi i këndvështrimit në çështjet profesionale do jetë impenjimi i këtij 4 ditëshi dhe gjithashtu i Hënës së re. Ka tendencën për të marrë informacione serioze, por jo çdo gjë ka peshën e asaj që thuhet. Do ishte mirë t’i fusni një filtër asaj që dëgjoni.

Peshorja

Ky Venus ju shkon shumë. Do e gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Komentet apo mënyra si do shihen do jetë shumë e bukur. Ka një tendencë për të dominuar me shumë pasion ambjentet ku ndodhen. Hëna e re nxjerr detyrim çështjet që i përkasin shtëpisë dhe familjarëve.

Akrepi

Urani është ballë për ballë tyre. Venusi është në pozicion jo shumë miqësor. Por i bën Akrepat që të jenë lehtësisht në pozicion mbrojtje. Kujdes për ata që janë në raporte dashurie. Liria personale seksuale e dikujt mund të keqkuptohet dhe mund të prishi terezinë e gjysmës suaj më të mirë. Do diskutohet për tradhti të vogla.

Shigjetari

Mërkuri është te ata. Kujdes për diskutimet apo mënyrën si do i menaxhoni çështjet familjare. Do të duhet të ulen dhe të zgjidhin çdo keqkuptim të ditëve të fundit. Përsa i përket Venusit, është shumë miqësor dhe do i merrni më të mirën. Hëna e re do i ndikojë që t’i japin një drejtim çështjeve personale. Do rezultojë një nga shenjat që do favorizohen shumë në çfarë kanë të rëndësishme n 2025.

Bricjapi

Do e gjejnë veten në mes. Si ekuilibrues i situatave, që do shuajnë zjarrin. Edhe në familje do jenë ekulibrues. Hëna e re i bën të gjejnë mënyrën për të qenë në një vijë të drejtë për agjendën e tyre. Do kenë ecurinë dhe drejtimin që duan.

Ujori

Duke qenë që Venusi është te ata, gjykimi i tyre do jetë në varësi të emocionit dhe pasionit. Ka dhe të papritura që lidhen me ekonominë. Për mirë apo për harxhime do jetë diskutim i fundvitit. Hëna e re është për të mbyllur dhe për të zgjidhur problematika të vjetra që ju kanë munduar gjatë 2024.

Peshqit

Saturni është te ata. Në hyrje jo shumë komode me Mërkurin. Duhet të kenë parasysh që informacionet që i vijnë në vesh duhet t’i filtrojnë para. Kanë një tendencë për të gjykuar veten. Mos e bëni këto ditë. Do keni kohë plot gjithë 2025 për këto gjykime. Nëse keni mundësi për të qenë pranë dashurisë do ishte shumë mirë, sepse do ketë favorizim për arratisje.

“Ik mbushu”/ Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar … (Video)

Rozana dhe Valbona janë përfshirë në një debat pasditen e kësaj të premteje.

Gjatë debatit, Rozana i është drejtuar Valbonës duke i thënë “Ik mbushu” dhe “nuk je asgjë për mua”.

Pjesë nga debati:

Rozana: Unë flas për kë të më dojë, nuk kam kontratë të mos flas me ty. Ec, qarkullo po nuk të pëlqeu. Unë kam dalë në TV edhe kur skam bërë gjë.

Valbona: Gjithmonë ke diçka për të bërë ti, edhe kur s’ke, e bën.

Rozana: Po pusho, bëje pushim njëherë se ke gjithë ditën dërr dërr dërr bëj një gjë vetë aman, se na çmende

Valbona: Ti je cepave duke i fërkuar

Rozana: Kë fërkoj moj?

Valbona: Gocat dhe çunat, duke i fryrë, përr përr përr

Rozana: Ik moj mbushu andej!

Valbona: Si të mbushem?

Rozana: Ik mbushu

Valbona: Si?

Rozana: Si të duash ti?

Valbona: Si? Ti ke edhe organizata për mbrojtjen e gocave

Rozana: Po ça vajze je ti?

Valbona: Ça vajze jam?

Rozana: Asgjë!

Valbona: Jam gocë unë!

Rozana: Gocat që nuk i duan gocat nuk i mbroj unë

Valbona: Si jam unë?

Rozana: Ik me mbushu andej! Ik me mbushu!

Valbona: Po si të mbushem? Si është kjo shprehja ‘ik e mbushu’!?

Rozana: Ik e mbushu!

E rëndë në VEND, automjeti zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në afërsi të teatrit të Korçës, një automjet i ka zënë këmbën një të riu me skuter.

Mësohet se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa personi me skuter ka kaluar pa u vënë re nga mjeti dhe ka mbetur i bllokuar.

I plagosuri është transportuar në spital.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të askidentit.

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Baba Vanga, gjyshja mistike e verbër vdiq në vitin 1996, duke bërë shumë parashikime (aftësi metafizike), për të ardhmen, që u verifikuan. Një Nostradamus në versionin grua. Duket se ajo e kishte “parë” luftën në Siri dhe “rënien” e Perëndimit, si pasojë e zhvillimeve në Lindje.

Ndër parashikimet e saj më të famshme ishin edhe sulmet e 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake në Nju Jork, lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë dhe vdekja e parakohshme e Princeshës Diana.

Reputacioni i saj ishte i tillë që, sipas raporteve, edhe udhëheqësit sovjetikë thuhet se kërkuan këshillën e saj pas luftërave botërore.

Për vitin 2024, Baba Vanga kishte profetizuar një sërë ngjarjesh, disa prej të cilave janë realizuar në një mënyrë befasuese – ndërsa parashikimet e tjera për vitin që po largohet mbeten ende të paplotësuara.

Profecitë e Vaga-s që u realizuan

Kriza klimatike

Një tjetër parashikim i madh nga Baba Vanga ishte një “kolaps mjedisor” dhe fatkeqësitë natyrore në 2024 sigurisht që e konfirmuan atë: përmbytje të paprecedentë në Valencia, Spanjë, stuhi shkatërruese në Evropë dhe Amerikë, uragane vrasëse si Beryl në Karaibe dhe Yagi në Azinë Lindore, është një nga fenomenet ekstreme të motit që goditi planetin në vitin që largohet për shkak të krizës klimatike. Në fakt, viti 2024 pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar.

Kriza financiare globale

Për vitin 2024, fallxhorja e verbër nga Bullgaria parashikoi një krizë financiare globale që do të “shkaktonte tensione në rritje kudo”, siç raporton ‘The Mirror’.
Për shembull, buxheti rrëzoi qeverinë në Francë, SHBA është në prag të një tjetër “bllokimi” ndërsa në Britani miliona njerëz ende mbështeten në bankat e ushqimit dhe luftojnë me inflacionin.

Arritje të mëdha mjekësore

Baba Vanga thuhet se ka parashikuar përparime të mëdha mjekësore në vitin 2024 në trajtimin e kancerit dhe Alzheimerit – dhe këtë vit, bota pa një përparim të vërtetë.

Mjekët kanë prezantuar teste të reja diagnostikuese të afta për të zbuluar kancerin tek fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe ka pasur përparime të mëdha në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ato që nuk u realizuan

Parashikimi, i cili duket se nuk është konfirmuar, ka të bëjë me një luftë biologjike. Baba Vanga parashikoi për vitin 2024 përdorimin e armëve biologjike, të cilat do të ishin të dhimbshme për njerëzimin.

Distopianët “Dizajnuesit njerëzorë”

Një tjetër parashikim shqetësues nga Baba Vanga – i cili nuk është verifikuar këtë vit – ishte krijimi i “dizajnuesve njerëzorë” përmes manipulimit gjenetik (klonimi i njeriut, që në fakt ndodhet shumë pranë).

Thuhej se vizioni i referohej mundësisë që qeniet njerëzore në të ardhmen të prodhoheshin në laboratorë ose të modifikoheshin gjenetikisht për të kënaqur dëshirat specifike të prindërve të tyre.

Sipas Historisë, Baba Vanga mund të ketë nënkuptuar se “njerëzit mund të ‘përmirësohen’ në nivelin gjenetik, dhe kështu të dizajnohen sipas specifikave të prindërve të tyre”. Cilado qoftë e vërteta e vizionit, sigurisht që është një distopi, e cila – me përparimin e teknologjisë dhe shkencës – më në fund mund të dalë e vërtetë në të ardhmen.

Çfarë “ka parë” Baba Vanga për vitin 2025

Për vitin 2025, Baba Vanga parashikoi përparime novator në shkencën mjekësore, si zhvillimi i organeve artificiale në laboratorë dhe trajtime inovative për sëmundje të tilla si kanceri.

Ajo gjithashtu kishte “parë” përparim të rëndësishëm në telepati dhe nanoteknologji. Këto hapa shkencorë mund të transformojnë kujdesin shëndetësor, të zgjasin jetëgjatësinë dhe të përmirësojnë në mënyrë dramatike cilësinë e jetës për miliona.

Megjithatë, ajo kishte paralajmëruar për rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të këtyre teknologjive për qëllime shkatërruese, megjithëse parashikimet e saj të sakta nuk kanë mbijetuar të paprekura.

Takime me qenie jashtëtokësore

Sipas profecive të Baba Vanga për vitin 2025, njerëzit mund të përjetojnë kontakt me jetën jashtëtokësore ose fenomene që lidhen me jashtëtokësorët.
“Njerëzimi do të vijë në kontakt me jetën jashtëtokësore, duke çuar ndoshta në një krizë globale ose apokalips.”

Kush ishte Baba Vanga?

Vagelia Pandeva Gusterova lindi më 3 tetor 1911 në fshatin Rupite të Bullgarisë dhe vdiq më 11 gusht 1996 në moshën 84 vjeçare, në një spital të Sofjes.

E verbër që në moshë të re, Baba Vanga e kaloi pjesën më të madhe të jetës në fshatin e saj. Baba Vanga humbi shikimin në moshën 12-vjeçare pasi një stuhi e tmerrshme goditi fshatin e saj.

Megjithatë, disa vite më vonë ajo pretendoi se aftësia e saj për të parashikuar të ardhmen u bë gjithnjë e më e fuqishme pas këtij incidenti – deri në vdekjen e saj në 1996.

U nda nga jeta Burbuqe Bakalli, gruaja e hekurt që u përball 4 herë me ka ncerin

Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare Burbuqe Bakalli, juristja e njohur nga Kosova e cila u përball katër herë me kancerin gjatë jetës së saj.

Ajo u shndërrua në një motivim për të gjithë ata që u përballen me sëmundjen e rëndë. Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në 2017-ën Burbuqe Bakalli u përball për herë të parë me kancerin, duke u dashur të bëjë tre ndërhyrje të vështira.

Megjithatë, sëmundja e rëndë nuk ia hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra si dhe iniciativën për të ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, aty ku jetonte prej vitesh.

“Buqe, o shpirt i bardhë u prehsh në paqe. Do të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur e për gjithë dashurinë e sinqertë që ke shpërnda tek secili qe të kemi njoftë. Do na mungosh shumë”, shkruan Jahjaga në rrjetet sociale.

Hetimet: Anija “fantazmë” ruse tërhoqi spirancën, këputi katër kabllo midis Estonisë dhe Finlandës

Katër kabllo nënujore që lidhin Finlandën me Estoninë (një midis Finlandës dhe Gjermanisë) u dëmtuan brenda pak orësh dje në Detin Baltik.

Dyshimet e para të çojnë drejt një anijeje ruse për shkaktimin e dëmit. Bëhet fjalë për anijen cisternë të naftës “Eagle S”, që mban flamurin e Ishujve Kuk, por prej kohësh dihet se është pjesë e të ashtuquajturës “flota hije” ose “flota fantazmë” ruse për të anashkaluar sanksionet duke transportuar dhe shitur naftë dhe për të këputur kabllot të asaj që tani është një luftë hibride në të gjitha aspektet.

“Eagles S” fillimisht u ndoq, më pas ndal dhe u kap nga roja bregdetare e Helsinkit, me anijen Turva, e cila më pas e çoi në ujërat finlandeze. Sipas gjetjeve fillestare nga ekspertët, cisterna e kishte ende spirancën e saj (ndoshta më shumë se një) poshtë dhe në proces të tërheqjes zvarrë.

Hetimet: Anija “fantazmë” ruse tërhoqi spirancën,

Një situatë e ngjashme me atë që ndodhi një muaj më parë në ujërat midis Suedisë dhe Danimarkës ku u përfshi  anija kineze “Yi Peng 3”, e akuzuar se ka prerë edhe një kabllo në Detin Baltik. Këtë mëngjes, kreu i seksionit të “qendrës kombëtare të krimit” të policisë finlandeze, Robin Lardot, lëshoi ??një raport të inspektimit: “Ne hipëm në bord, folëm me disa njerëz që punojnë në anije dhe mblodhëm prova. Hetimi është në vazhdim dhe do të vazhdojë për disa ditë”, citohet të ketë thënë Lardot nga transmetuesi publik finlandez Yle.

Lëvizjet e anijes “Eagle S”

Sipas rikonstruksionit, “Eagle S”, e cila u nis nga Shën Petersburg për në Port Said të Egjiptit, humbi 25% të shpejtësisë pak minuta përpara se të kalonte kabllon midis Estonisë dhe Finlandës. Në orën 12:26, koha e fillimit të defektit të pjesshëm elektrik të zbuluar në Finlandë, anija u pa duke lundruar falë imazheve satelitore pikërisht mbi “EstLink 2”, një nga tre kabllot e dëmtuara. Më pas anija vazhdoi me një shpejtësi të ndryshuar derisa arriti në ujë të cekët, ku humbi të gjithë vrullin. Pas disa manovrash, rishtoi shpejtësinë. Dinamika e lëvizjeve të saj është shumë e ngjashme me ato të “Yi Peng 3” dhe “Neëneë Polar Bear”, dy anijet që akuzohen si sabotues të infrastrukturës në Detin Baltik.

Hetimet: Anija “fantazmë” ruse tërhoqi spirancën,