“S’nxjerr asnjë cent nga rrjetet sociale”, Blendi Fevziu zbulon arsyen pse i përdor (Video)

Ideja për t’u bërë të famshëm përmes rrjeteve sociale është tunduese për të rinjtë. Renisa shpjegon gjatë diskutimit në “Gjenerata Alfa” se kur shohin personazhe në rrjetet sociale që falë klikimeve dhe bashkëpunimeve me bizneset sigurojnë të ardhura, të mira materiale dhe dallohen nga të tjerët, ngacmimi ndihet.

Blendi Fevziu, i cili është i ftuari special i rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan thotë se vetë nuk e ka marrë këtë përfitim në rrjetet sociale. Ai është ndër personazhet më të ndjekur e të klikuar, por nuk gjeneron të ardhura prej tyre sepse qëllimi i tij është të arrijë te audiencat e grupmoshave të ndryshme.

Blendi Fevziu: Unë kam ndjekës në Instagram, Facebook, TikTok nuk është që ke përfitime materiale. Kjo fjala “bashkëpunim”, s’e di…

Renisa: Ata flasin më shumë për brezin e tyre.

Blendi Fevziu: Asnjë cent nuk fiton, zero, nga rrjetet sociale.

Rejvis: Jo, këtu s’jam fare dakord sepse njoh persona personalisht, okej sepse TikTok dhe Instagram nuk e kanë të autorizuar që një shqiptar me një audiencë specifike të futet në fondin e “creator” dhe të marë një pagesë nga vetë aplikacioni. Ama kur ti krijon një bazë audience, janë vetë bizneset që të kontaktojnë siç ndodh me sponsorat në televizion.

Blendi Fevziu: Ky është marketing pastaj, por s’ka lidhje. Unë i përdor rrjetet sociale dhe kurrë s’nxjerr asnjë cent nga rrjeti social në vetvete.

Rejvis: Nga rrjeti në social në vetvete jo, se nuk ke.

Blendi Fevziu: As nga reklamat se nuk e përdor për reklama rrjetin social. Rrjetin social, unë personalisht…

Rejvis: S’e kisha për ju personalisht, e kam në tërësi.

Blendi Fevziu: Jo e kam fjalën si mund ta përdorësh, nuk është gjithmonë klikimi që kthehet në… pse e përdor unë rrjetin social se më pyesin shumë njerëz në qoftë se keni kuriozitet. Televizioni sot kryesisht ka konsumatorë besnikë që rrinë para ekranit mosha pak më të mëdha, 45 vjeç e lart, unë i quaj brezi i telekomandës që mbajnë telekomandën akoma. Unë vetë kërkoj nëpër shtëpi telekomandën, edhe në qoftë se mund ta drejtoj me aplikacionin e telefonit. Goca ime edhe televizorin e sheh o në celular, në kompjuter, në iPad ose në Youtube, më mbrapa, gjithmonë “on demand”, jo ”live”. Unë jam mësuar që në orën 15:30 dua të shoh lajmet, në orën 119:30 dua të shoh lajmet dhe harroj që lajmet mund t’i shoh në çdo orë të ditës sepse televizori mund të kthehet mbrapsht dhe ta shohësh ku e ke. Kjo është një çështje e mënyrës sesi është formuar një brez i caktuar. Unë i përdor rrjetet sociale për të shkuar në radhë të parë te brezi i ri, pra 35 vjeç e poshtë, ndjekësit më të mëdhenj të mitë, mbi 50% janë mosha 24-35 vjeç, brezi i dytë është 35-45 dhe pastaj vjen 18-24. Tani edhe te ky brez, përtej produktit tipik të rrjetit social, Reels etj, ne depërtojmë edhe me televizionin që do të thotë që produkti që prodhohet, kryesisht prodhohet përmes studiove televizive, por ai shpërndahet përmes Reels edhe në rrjete sociale./ Tv Klan

Redoni i dha sinjal se po e pret jashtë Eglin, Olsi bën këtë veprim (Foto)

Egli Tako, që nga momenti i saj i parë në ‘Big Brother VIP Albania’, është bërë një nga banoret më të diskutuar në mediat sociale, ndonëse një raport i veçantë me Redonin e ka rritur ndjeshëm popullaritetin e saj.

Në mbrëmjen e kaluar, Egli ka qenë në qendër të vëmendjes me dinamika të forta që ka krijuar brenda shtëpisë, duke ngjallur përplasje dhe debate midis banorëve.

Kjo dinamikë ka bërë që ajo të jetë temë diskutimi jo vetëm mes fansave të emisjonit, por edhe në mediat e tjera, ku komenti mbi marrëdhëniet në shtëpi ka marrë shumë hapësirë.

Përveç marrëdhënies së saj me Redonin, një ngjarje tjetër e papritur ndodhi kur Olsi, një tjetër banor i njohur, publikoi një video në rrjetet sociale.

Në videon e tij, Olsi shpreh mendimet e tij për Edi Ramën dhe politikën aktuale, duke shkaktuar reagime të shumta midis ndjekësve. Ky veprim i tij zgjoi interes dhe shumë njerëz filluan të spekulojnë për lidhjen e mundshme midis tij dhe Egli Tako.

Polarisht, Egli dhe Redoni janë bërë simbolë të një dashurie të reletarive që ngjallin shumë debate. Publiku ndonjëherë ka reaguar në mënyrë ekstremale për zgjedhjet e tyre dhe dinamika e moralisë sociale për lidhjet që krijohen brenda formateve të tilla ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave. Shumë fansa e shohin raportin e tyre si një lidhje të sinqertë, ndërsa të tjerë e shohin si një strategji për të rritur pamjen e tyre në media.

Diskutimi i marrëdhënies në televizion dhe në mediat sociale ka sjellë gjithashtu një vëmendje të madhe mbi natyrën e marrëdhënieve ndërpersonale, sidomos kur këto marrëdhënie zhvillohen nën një kontrol të vazhdueshëm të kamerave. Çfarë ndodh kur jeta private bëhet një spektakël publik? A ndikon kjo në shëndetin mendor të personave të involvuar? Këto janë pyetje që shumë njerëz po i bëjnë.

Addi të gjitha këtyre, videt e Olsit për Edi Ramën kanë hapur një debat të ri mbi etikat e postimeve në rrjetet sociale. A është një akt i guximshëm apo një strategji për të fituar ndjekës? Dhe çfarë do të thotë kjo për imazhin e tij si aktor dhe si individ? Publiku mund të ndjejë një disonancë mes artit dhe politikës, veçanërisht në kohë krizash.

Është e qartë se Egli Tako do të vazhdojë të mbetet në rrethin e vëmendjes publike, dhe se marrëdhënia e saj me Redonin është një temë që do të diskutohet për një kohë të gjatë. Ndërsa fansat e saj mbështesin çdo hap të saj dhe spekulojnë për çfarë do të ndodhë në vazhdim, vetë ajo duket se është e përqendruar në karrierën e saj me një qasje energjike dhe pozitive.

Tani për tani, Egli dhe Redoni vazhdojnë të jenë një çështje e nxehtë e bisedave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën shqiptare, duke i bërë njerëzit të spekulojnë dhe të ndahen në mendime për këtë marrëdhënie të diskutuar. Çfarë do të ndodhi më tej? Vetëm koha do ta tregojë.

Shiko fotot:

Qytetari nxjerr gurë të mëdhenj nga gusha e gjelit të detit: Ia kanë dhënë me forcë për të shtuar në peshë

Një denoncim i pazakontë është bërë nga një qytetar nga Berati, i cili thotë se ka gjetur disa gurë brenda gjelit të detit pasi e ka therrur.

Gazmend Shehu, i cili është sportist i njohur në qytet, thotë se asnjë gjel deti nuk do të guxonte t’i kapërcente gurët aq të mëdhenj. Sipas tij, kjo është bërë nga fermerët e papërgjegjshëm, me synimin për të fituar në peshë.

Denoncimi i tij:

I shihni këta gurë? Material stabilizant për shtrimin e rrugëve. U gjendën ne stomakun e gjelit të detit që thera dje. Nga ky shkak nuk u gjend as tëmthi i gjelit i cili kishte plasur nga lemeria . Thonë që pula ha gur, sepse i duhet per te formuar levozhgën gëlqerore të vezës, por jo kaposhi. Asnjë shpend nuk do guxonte ti gëlltiste këta shkëmbinj me dëshirë, ia kanë futur me detyrim bashkë me ushqimin për të shtuar peshën për të fituar 3-4 mijë lekë më shumë. Kjo është ndërgjegja e “ fermerit” të babëzitur shqiptar që aspiron Europën.

‘Do ta denoncojmë’, mbesa e Parashqevi Simakut hedh akuza të forta ndaj aktorit të njohur:I hyri në dhomën e hotelit…

Ina Simaku, mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj.

Ajo ka pretenduar se Mustafaraj ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku qëndron halla e saj, Parashqevi Simaku, dhe ka bërë veprime kërcënuese ndaj vëllait të saj. Simaku ka shtuar se aktori punon në atë hotel dhe se ka përfshirë edhe kërcënime ndaj familjarëve të saj.

Ina Simaku ka deklaruar se, për shkak të veprimeve të Mustafarajt, familja është shumë e shqetësuar dhe do ta denoncojnë në polici. Ajo ka nënvizuar se ikona e muzikës shqiptare është duke kaluar një krizë emocionale për shkak të këtyre ngjarjeve dhe ka kërkuar mbrojtje nga shteti shqiptar dhe konsullata shqiptare në New York.

Po ashtu, Ina Simaku ka bërë të ditur se familja ka besuar situatën e ndjeshme në duar të Elton Ilirjanit, i cili po punon për organizimin e takimit të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën, pas 15 vitesh.

“Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!

Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!

Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!

Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!

Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.

2025-sa sjell ndryshime të forta/ Meri rendit shenjat e horoskopit, zbuloni “të përkëdhelurën” e fatit

Viti 2025 do të sjellë ndryshime të forta për shenjat e zodiakut. Do të jetë një vit frymëzues për sipërmarrje të reja, mendim, veprim dhe largimin e atyre që nuk na shërbejnë më. Fati dhe qëndrimi me këmbë në tokë janë dy pikat më të rëndësishme për vitin që vjen.

Si do të gjenden shenjat midis këtyre dy shtyllave, e shpjegon Meri Shehu. Astrologia bën renditjen e saj tradicionale në programin “Rudina” për të na zbuluar se cila do të jetë shenja më me fat e 2025-ës.

12. Bricjapi

Pas një periudhë shumë të gjatë me Plutonin në shenjën e tyre, çlirohen dhe ai shkon në Ujor duke u dhënë një ndryshim për mirë në çështjet ekonomike. Në periudhën mars, maj e deri në vjeshtë, Saturni dhe Neptuni në Dash i fusin në sfida të mëdha, sidomos në karrierë e familje ku do të përpiqen patjetër të implikohen, të çajnë një rrugë të vështirë, të merren me gjëra që nuk janë marrë deri tani, të kontrollojnë shëndetin fizik e mendor sepse pas një periudhe shumë të gjatë të Plutonit që i ka ndryshuar, disa menduan që u bënë më të pasur, disa më të varfër, por sido që të jetë, shumë Bricjapë kanë ndryshuar për 20 vjet brenda tyre dhe tashmë do ta kuptojnë. I pret një sfidë në karrierë, familje që do ta shohin mirë në mars-tetor. Me largimin e Uranit nga Demi dhe futjen e përkohshme nga qershori në Binjak, Bricjapët do të merren shumë me punën. Do të ndryshojnë punë, do të marrin punë të reja, do të ndryshojnë punën ekzistuese, por këto gjëra do të ndodhin shpejt dhe ndoshta s’do ta kapin ritmin. Me rikthimin e Uranit në Dem mund të shohin çfarë kanë bërë të re dhe pse do të rikthehen te e vjetra, kështu që fundi i vitit nuk do të jetë kaq komod.

11. Shigjetari

Kanë një vit që kanë pasur peripeci, por do të ndikohen shumë nga eklipset në mars dhe në shtator. Eklipset përkojnë edhe me ndryshimin e pozicionit të Uranit që kalon në Binjak. Kjo i bën të duan marrëdhënie, bashkëpunime më të lira dhe mund të provojnë të dalin nga martesa problematike, në bashkëpunimet që janë lodhur në këtë periudhë ose të fillojnë bashkëpunime të reja. Periudha qershor-nëntor do të jetë kur ata nuk do të kapen fare nga dëshira për të ndryshuar ose për të bërë një ndarje në jetën personale. Futja e Saturnit dhe Neptunit në Dash do të thotë që do të përqendrohen në një talent, prdukt ose vepër që duan ta arrijnë me sukses, në një marrëdhënie erotike që mund t’i lodhë ose t’i fiksojë. Kjo do të jetë tendenca, por edhe ndryshimi i punëve ose rikthimi në detaje punësh në fund të vitit të atyre që mendojnë se nuk i kanë realizuar pas nëntorit, mund t’i çorientojë pak në fund të 2025-ës.

10. Dashi

Kalimi nga Saturni në shenjën e Peshqve, në shtëpinë e 12-të për ta që ka pasur një rëndesë të fortë psikologjike dhe sikur kanë kaluar një vullkan personal dhe tani, është viti kriter i së vërtetës. Tani vjen rrahja me çekan për të marrë formë, sa do të jenë të aftë psikologjikisht të kalojnë në një fazë të re sepse Saturni vë kushte më të fuqishme dhe i bën të formojnë një karakter më dominant, më të fortë ose një rrugë të re. Saturni s’është planet duarhapur kështu që mund të kufizohen në jetën personale, në lëvizje, në energji dhe duhet të kenë kujdes nga ana shëndetësore sepse lodhja e viteve të mëparshme, stresi mund të duket sikur ka mbërritur ku nuk mban më. Është një nga shenjat që do të sprovohet në periudhën mars-shtator. Një lajm i mirë është që çlirohen paksa ekonomikisht nga qershori deri në nëntor, ikën Urani nga Demi dhe kalon në Binjak. Do të komunikojnë shumë mirë me të tjerët. Çështjet familjare me Jupiterin në Gaforre do të marrin përparësi, sidomos për prona, shtëpi, bashkëjetesë por edhe një martesë e gjatë mund të shfaqet në horizont.

9. Demi

Kanë pasur Uranin në shenjën e tyre dhe kanë 7 vite që çdo gjë që bëjnë, përmbyset, e ribëjnë. Nga qershori në nëntor, me kalimin e Uranit në Binjak do të stabilizohen në çështjet ekonomike, do të çlirohen nga ankthi e stresi i ndryshimeve. Rreziku vjen nga Saturni në Dash në shtëpinë e 12-të që do të sprovohen psikologjikisht si dhe me prapaskenat në punë. Do të kenë probleme shëndetësore që nuk  duhen anashkaluar, por edhe me punën. Periudha fund marsi e deri në nëntor do të duhet që të kujdesen shumë për gjërat që nuk i shohin, nuk i dinë, por i ndiejnë.  Ekonomikisht qetësohen disi, si edhe në jetën personale nga qershori e deri më 7 nëntor.

8. Luani

Do të jenë në një vit aneks për gjërat e bukura që do të ndodhin në vitin 2026 kur Jupiteri të hyjë në shenjën e tyre. Largimi i Uranit nga Demi i çliron nga detyrimet e mëdha sidomos në karrierë, familje,  problematika dhe një destabiliteti në famën e emrin e tyre. Kalimi i Uranit në Binjak u jep qëllime të  reja, mundësi të reja dhe komunikime më të zgjuara e komplekse, por edhe flirte. Mund të kenë shumë udhëtime, vendimmarrje për të bashkëpunuar me jashtë, për të studiuar, për të marrë një rrugë të re, për të emigruar, një organizim më i mirë i jetës, do të kenë martesa të fuqishme e të bujshme nga fundi i marsit e deri në vjeshtë me çështjet ekonomike do të kemi pak problematika në periudhën mars e shtator, kur të jenë eklipset e fuqishme ndaj duhet të kenë kujdes, mos të shpenzojnë më shumë sesa duhet dhe të mos investojnë në gjëra që s’janë të sigurt.

7. Peshqit

Largohet përkohësisht Saturni nga shenja e tyre por edhe Neptuni duke i çliruar. Peshqit kanë qenë të burgosur në mendimet e tyre, projektet e pasiguritë. Kështu marrin një ajër të mirë dhe e gjithë historia e tyre shkon te çështjet ekonomike, një organizim, një ndryshim, fitime e humbje të papara. Saturni u tregon ku janë pikat e tyre të dobëta dhe a do të mbytet anija e tyre. Kujdes duhet të kenë me dy eklipset në mars e shtator në diagonalen Virgjëreshë-Peshq, sidomos për marrëdhëniet me të tjerët,  bashkëpunime e martesa. Urani që shkon në Binjak u jep një aftësi për të ndryshuar mënyrën e jetesës, bashkëpunimeve, bashkëjetesa, por kjo do të jetë një periudhë 4-5 mujore që ata do të vendosin ku do të jetojnë, hapje a zgjerim të një prone e situate të mirë. Peshqit do të jenë një nga shenjat me fat në dashuri sepse Jupiteri në Gaforre futet në shtëpinë e pestë të dashurisë së tyre nga qershori e tutje dhe detyrimisht i pret një moment më erotik, më i çliruar sesa në vitin 2024. Kur të rikthehet Saturni në Peshk do të vijnë edhe disa problematika që i kishin harruar, por do të kërkojnë dhe luten për muajt e verës sidomos nga maji e deri në tetor.

6. Virgjëresha

E fillojnë vitin mirë sepse kanë një planet mbrojtës në shtëpinë e 10-të të tyre që është Jupiteri në Binjak dhe vazhdojnë ta kenë, por do ta ndiejnë mirësinë nga shkurti e  deri në qershor ku mund të pretendojnë për një  punë më të rëndësishme, për takime më të rëndësishme, por edhe me kalimin  e Jupiterit në Gaforre marrin afeksion, mbështetje, miqësi, erotizëm. Periudhë me ndryshime ku mund të bëjnë edhe ato që mendojnë se s’mund t’i bënin, sidomos në karrierë, është periudha qershor-nëntor kur Urani kalon nga Demi në Binjak dhe marrin hov, dëshirë për komunikim e ndryshim. Do t’i mbani fort sepse edhe ata më skeptikët do të duan të udhëtojnë, transferohen e të bëjnë ndryshime të papara. Ajo çfarë do të  kenë kujdes janë çështjet ekonomike. Nuk shquhet si një vit shumë i mirë ekonomik, por as i vështirë sepse do të arrijnë të likuidojnë ato pagesa që mund t’i kenë shumë vjet pa bërë. Ajo që do të kenë kujdes është që u jepet rasti të rinovojnë marrëdhëniet në çift për ata që mund të kenë problematika ose të bëjnë një marrëdhënie të re me largimin e Uranit nga shenja e Demit dhe Saturnit nga Peshqit përballë shenjës së tyre. E kanë ndier peshën e tij, kanë pasur vështirësi këto dy vitet e fundit sidomos në marrëdhënie bashkëpunuese ose në çift. Kjo do t’i çlirojë nga disa detyrime, martesa të vështira ose janë më mendjehapur për të vendosur çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

5. Akrepi

Do të merren shumë me punën me Saturnin dhe Neptunin në Dash, lodhje më e madhe por edhe stabilitet për një punë më të qëndrueshme. Kanë pasur bashkpunime të hallakatura, Urani në Dem përballë shenjës së tyre u ka dhënë shumë punë, por aspak qëndrueshmëri. Edhe në marrëdhëniet personale nuk kanë qenë të qetë, gjithmonë nuk ka shkuar deri në fund. Në periudhën qershor-nëntor, largimi i Uranit nga Demi i stabilizon nga teendenca e ndryshimeve të papritura. Urani në Binjak dhe Jupiteri aty i bën të merren shumë me çështjet ekonomike, do të jetë një vit esencial ekonomik, shumë i rëndësishëm por mund t’i fusë edhe në një marrëdhënie të fuqishme erotike ose pune. Kjo do t’i bëjë të shpenzojnë energji dhe duhet të kenë më shumë kujdes në çështjet shëndetësore. Nëse zënë një punë nga mars-prilli e deri në vjeshtë, do të ecë mirë edhe pse është e vështirë. Me rikthimin e Saturnit në Peshk, do të ndiejnë përsëri peshën e një pengese ose kurthi në marrëdhënie erotike. Jupiteri në Gaforre është aleat i fuqishëm dhe komunikimet, udhëtimet,njohjet, martesat, shanset e dyta mund të vijnë.

4. Ujori

Kanë mirëpritur Plutonin në shenjën e tyre, e kishin në shtëpinë e 12-të dhe shumë Ujorë kanë kaluar 10-15 vjet me fobi e pasiguri, tani duan pushtet. Do ta marrin, Jupiteri në Gaforre i lidh më shumë me punën nga qershori  e tutje. Shumë Ujorë që nuk kanë qenë të kënaqur me punën, duan një punë të re, kushte, ekonomi do ta kenë këtë mundësi. Urani, planeti i tyre që hyn në Binjak nga qershori në nëntor,  u jep një mënyrë të re komunikimi, dashuri, pasione, talente, art e shumë gjëra që ata që s’janë të lidhur mund të flirtojnë shumë. Kur të rikthehet Urani në Dem në nëntor, do ta rishikojnë bazën, ndryshimet në shtëpi e karrierë. Do të rikthehen disa tendenca që i kanë kaluar, por rinovimi s’është i plotë. Do të jetë shenja më me pushtet e 2025.

3. Binjakët

Jupiteri është në shenjën e tyre, e nisin vitin me të, është i kundërt dhe do u japë gjërat që ua ka ngadalësuar. Do të kenë tendenca të vështira në komunikimin e përditshëm, çështje ekonomike deri në pranverë. Pas kësaj, futja e Saturnit në Dash ujep një aleat shumë të fuqishëm, i bën luftarakë, të ndërmarrin rreziqe, të bëhen aventurierë të fuqishëm për të arrirë diçka dhe destabiliteti në karrierë do të largohet pas 30 marsit dhe do ta ndiejnë veten më të lirë e të avancuar. Hyn Urani në shenjën e tyre në qershor që do të reflektojë në mënyrën e komunikimit. Modernizimi, futja e së resë, projekte të reja, të ndryshueshme e të papara do u ndryshojë jetën në mënryë thelbësore. Do të udhëtojnë, do të ikin jashtë dhe çështja ekonomike ngelet guri i provës këtë vit sepse Jupiteri në Gaforre do të synojë që t’i rregullojë, pavarësisht ulje-ngritjeve që do të kenë në tre muajt e parë.

2. Gaforrja

Mund të ishin në vendin e parë sepse Jupiteri kalon në shenjën e tyre,  por në fillim të vitit Marsi kthehet i kundërt dhe ua ndërlikon jetën. Futja e Strunit dhe Neptunit në Dash kompikon çështjen e karrierës nga 30 marsi deri në vjeshtë dhe do të ndiejnë një presion, tronditje, vështirësi që s’e kishin menduar e pritur. Do të hasin sfida që kanë të bëjnë me realitetin, me eprorët, me punët, shtetin etj. Do të preken drejpërdrejt dhe s’ndihen shumë komodë. Janë në vendin e dytë sepse planeti i fatit futet në qershor në shenjën e tyre, u ndryshon jetën, ndodhin gjëra që janë duke i planifikuar dhe hapin një rrugë të re për të menduar e projektuar. Futja e Uranit në Dem është një çmenduri e vogël e brendshme psikologjike sepse i gjen të papërgatitur dhe nëse e shfrytëzojnë për art, po, por nëse i kap në tela jo të lidhur mirë, mund  të shfaqen problematika.

1.Peshorja

Gaforrja është në shtëpinë e 10-të në kornizë dhe me futjen e Jupiterit u del fati përpara. Nuk do ta kuptojnë që fati u vjen papritur dhe duhet ta marrin. Neptuni e Saturni në Dash do të thotë që shumë Peshore që nuk janë martuar ose s’kanë bërë një marrëveshje të fortë do të detyrohen të martohen ose të bëjnë marrëveshje që do të zgjasin shumë vite por që e kufizojnë disi jetën e tyre të deritanishme. Kthimi i Uranit në Binjak u jep tendenca me komunikimin jashtë, flirte, hapësira të reja, fusha studimore dhe me ngjarje të reja e të papritura. Çështjet e punës së përditshme që i kanë lodhur rikthehen pas nëntorit. Janë në vendin e parë sepse Jupiteri u sjell një fat që s’e kanë menduar fare që pavarësisht kushtëzimeve, u ndriçon ylli.

Pezullohen nga detyra tre policë, u filmuan duke dhυ nύar 15-vjeçarin që u kap me ρis toΙetë

Tre efektivë të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin duke goditur me grusht një 15-vjeçar gjatë arrestimit sot në Fushë-Mëzez.

Në reagimin e Policisë së Shtetit thuhet se ata kanë shkelur rregulloren, gjatë arrestimit të të miturit i cili u kap duke lëvizur me armë zjarri.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Donald Trump në Shqipëri? Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.

Kryedemokati u shpreh se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.

“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo.

Donald Trump në Shqipëri? Rama: Ja kur pritet të mbërrijë në vendin tonë!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 Janar 2025, do të vizitojë Shqipërinë.

Kreu i qeverisë u shpreh se Presidenti i SHBA-së do të mbërrjë në vendin tonë në vitin 2027, së bashku me udhëheqësit e aleancës euroatlantike për Samitin e NATO-së që do të zhvillohet në Shqipëri.

Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare.

Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, tha Rama.

Ndarja e bujshme e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, balerini e tradhtoi me shoqen e saj (edhe ajo balerinë)?

Mjafton të përmendnim emrin e Enada Hoxhës dhe mendja te shkon direkt te Gerd Vaso, dhe e anasjellta!

Të gjithë qoftë dhe njëherë kanë qenë dëshmitarë të kimisë së tyre në skenë, po ashtu dhe në jetë. Dashuria për njëri-tjetrin lexohej në sytë e tyre dhe askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend që një dashuri e madhe si e tyrja, mund të kishte një përfundim.

Ishte vetë Enada ajo e cila i vuri “vulën” thashethemeve që prej muaj po qarkullonin.  Me lot në sy dhe zërin që i dridhej ajo pranoi që nuk është më krah Gerdit, babait të djalit të saj dhe njeriut që i fali vitet më të bukura të jetës. Sipas balerinës ka gjëra që nuk falen, prandaj dhe vendosi t’i jepte fund.

Epo kjo gjë që nuk falet është padyshim tradhtia! E sidomos tradhtia bëhet akoma dhe më e rëndë kur vjen nga njeriu që nuk e prisje dhe ndaje me të gjithçka. Beauty Fair mëson se bëhet fjalë për një balerinë të njohur, kolege dhe shoqe të Enadës. Si duket, vitet e përpjekjes nga ana e “shoqes” për t’i marrë rolet në skenë Enadës rezultuan pa sukses, por s’mund të themi të njëjtën gjë kur vjen muhabeti te Gerd Vaso.

Vaso ka nisur një marrëdhënie sentimentale me të, marrëdhënie e cila solli dhe shkatërrimin e martesës me Enadën.

Gjendet kaf ka e një fë.mije në plazh,  dyshimi i fortë se kujt mund t’i përkasë

Dy turistë zbuluan gjatë ecjes në plazhin e Cavallino-Treporti (Venecia), pjesën e sipërme të kafkës së një fëmije, i cili sipas gjetjeve fillestare mund të ishte nga 6 deri në 7 vjeç.

Hetimet janë duke u zhvilluar, por mbetet një mister i vërtetë çfarë ndodhi në zonën veneciane.

Çifti i turistëve nga Udine treguan se teksa po bënin një shëtitje në plazhin Cavallino -Treporti zbuluan mes shkëmbinjve atë që duket të jetë pjesa e sipërme e kafkës së një fëmije, e mbetur nën ujë për kush e di sa kohë aq sa ka qenë në gjendje të avancuar dekompozimi.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjurmuar se kujt mund t’i përkasin ato kocka dhe për të zbuluar i kujt ishte fragmenti i kafkës.

Gjetjet e para, pas analizave të kryera në spitalin Jesolo, sugjerojnë se fragmenti i kockës mund të datohet me dekada apo edhe më shumë dhe se mund të jetë nga një fëmijë i moshës rreth 6 deri në 7 vjeç.

Ndër hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit, është se mbetjet mund të datojnë që nga lufta në ish-Jugosllavi dhe janë tërhequr zvarrë në breg nga rryma detare, ndoshta si pasojë e stuhive të ditëve të fundit.

Policia shkencore tha sot se do të vijojë në ditët në vijim me të gjitha hetimet e nevojshme dhe kafka do të qëndrojë në dispozicion të organeve gjyqësore për çdo hetim të mëtejshëm.