E papritur! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare(VIDEO)

Ky muaj paska qenë i mbushur me kaq shumë dashuri! Kanë kaluar vetëm 24 orë nga lajmi se Loredana dhe Adeyemi janë fejuar. Pasditen e djeshme, një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka ndarë lajmin e bukur dhe të papritur.

Bëhet fjalë për Kidën. Po po Kida! Deri më sot jeta e saj private ka qenë tepër e “fshehtë”, ndërsa sot teksa ajo feston ditëlindjen ka marrë propozim nga partneri i saj, identiteti i të cilit ende është i pazbuluar.

Lajmi u bë me dije nga vetë këngëtarja, nëpërmjet postimeve të ndara prej saj në rrjete sociale:

VIDEO

Nuk u shpall fituese, ja si reagoi Elvana Gjata: 10 herë…

Mbrëmjen e djeshme, u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku grupi “Shkodra Elektronike”, me këngën “Zjerm”, triumfuan duke rrëmbyer 143 pikë.

Kënga “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovision 2025.

Pas një gare plot emocion dhe konkurrencë të fortë, Elvana Gjata, arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj të veçantë, “Karnaval”.

Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes së zjarrtë nga fansat, këngëtarja nuk arriti të fitojë këtë vit, duke i lënë rrugën grupit “Shkodra Elektronike” për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025.

Me një total prej 135 pikësh, Elvana përfundoi vetëm disa pikë larg triumfit. Fituesit, “Shkodra Elektronike”, me këngën e tyre energjike “Zjerm”, grumbulluan 143 pikë, duke u shpallur fitues të padiskutueshëm falë një kombinimi të pikëve nga juria dhe votat e publikut, një risi e këtij edicioni.

Pas shpalljes së rezultateve, Elvana shprehu mirënjohjen e saj të thellë për dashurinë e publikut dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të gjithë ata që e mbështetën:

“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do ngrihem”.

‘Java nis me shi dhe dëborë’, meteorologia bën parashikimin e motit për javën

Meteorologia e IGJEUM, Anira Gjoni, ka dhënë parashikimin e motit për ditët në vijim, duke theksuar se java që po nis do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe reshje të herëpashershme. Ajo shpjegoi se për ditën e nesërme, temperaturat përkatëse në zonat e ndryshme do të jenë si më poshtë:

Për bregdetin, temperaturat minimale pritet të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shkojnë deri në 11 gradë. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të jenë 5 gradë dhe ato maksimale deri në 10 gradë. Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të arrijnë deri në -4 gradë, dhe maksimalet do të jenë deri në 3 gradë.

Gjoni shtoi se gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë një rënie të mëtejshme, sidomos në zonat e ulëta, ku minimali mund të zbresë deri në 3 gradë. Sa i përket reshjeve, meteorologia paralajmëroi se do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës, me intensitet më të lartë në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku priten reshje intensive për ditën e sotme.

Në përfundim, Gjoni theksoi se situata do të jetë problematike për shkak të reshjeve, sidomos në zonat jugore të vendit, dhe apeloi që qytetarët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur vështirësitë që mund të shkaktojnë këto kushte atmosferike.

I martuar me dy fëmijë! Zbulohet lidhja e Enxhi Nasufit me biznesmenin shqiptar

Lidhja e saj e dashurisë ishte totalisht e fshehur.

Bëhet fjalë për Enxhi Nasufi, shkruan nzoom.biz.

Por, duket se syrit të qytetarëve nuk i ka shpëtuar puthja e këngëtares dhe prezantueses me partnerin.

Thuhet se ajo është në një lidhje dashurie me vëllain e Alba Frangaj, Erion Gina.

Dyshohet po ashtu se i njëjti u divorcua dhe ka dy fëmijë.

“Në aeroport te vipi ishin bashkë duke u puth”, tha një burim anonim. /nzoom.biz/

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata merr vendimin drastik

Pasi nuk arriti të përfaqësonte vendin në Eurovizion këtë vit, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka ndërmarrë një vendim surprizë.

Pas ngjarjes, duket se ajo ka vendosur të fshijë çdo postim nga rrjetet e saj sociale që ka lidhje me Festivalin e Këngës dhe këngën e saj “Karnaval”, e cila u prezantua gjatë këtij festivali.

Në Instagramin e saj zyrtar, postimi më i fundit i Elvanës daton më 31 tetor 2024, dhe kënga “Karnaval” mund të gjendet vetëm në platformën YouTube, duke u larguar kështu nga ndërveprimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes festivalit.

Kjo është hera e dytë që Elvana konkuroi në Festivalin e Këngës dhe nuk arriti të fitonte. Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ata morën 143 pikë, ndërsa Elvana Gjata arriti të siguronte vetëm 135 pikë

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në shkrimin e tij, ai e quan institucionin “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.

Ndërkohë, ai ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest”. Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve në “Kënga Magjike”.
“Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit @topchannelalbania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë. Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh…”

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi, sa është numri i tyre

Numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti në Greqi regjistrohen 275 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2% të të huajve të rregullt në vendin fqinj.

Këtij numri i shtohet edhe një kategori shtetasish që kanë emigruar nga Shqipëria vite më parë, pjesëtarë të pakicës greke, që qëndrojnë në Greqi me një status të vecantë, atë të “homogjenit” dhe përbëjnë rreth 70% të kësaj kategorie emigrantësh që në total në Greqi në vitin 2024 ishte 20 mijë e 557 persona.

Ndërkohë në dhjetor të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare greke, regjistroheshin 285 mijë e 842 shtetas shqiptarë në Greqi, që përbënin 60,5% të të huajve me qëndrim të rregullt.

Greqi2

Ndryshe nga kombësitë e tjera të të huajve ku dominojnë në pjesën dërmuese të të huajve ( 70% -90% ) burra, tek emigrantët shqiptarë, sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, 54% janë burradhe 46% janë gra.

Edhe emigracioni i parregullt i shqiptarëve drejt Greqisë ka shënuar rënie sipas të dhënave të minstrisë greke të Emigracionit. Në dhjetë muajt e vitit 2024 shqiptarët përbënin rreth 5% të 11 mijë e 161 të të huajve që kishin hyrë si refugjatë në Greqi pa dokumente të rregullta dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare.

Shtetasit nga Shqipëria kanë normën më të ulët të njohjes për azil mes të huajve për kërkesat në shkallë të parë, ku në dhjetë muajt e parë të këtij viti vetëm 1,03 % e kërkesave morën përgjigje pozitive nga autoritetet greke të azilit.

Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi vit pas viti ka shënuar rënie.

Në dhjetor të vitit 2021 në Greqi regjistroheshin 435 mijë e 642 shtetas shqiptarë me lejeqëndrimi të rregullta të cilët përbënin 62,8% të të huajve të parregullt. Një pjesë e emigrantëve shqiptarë në këtë periudhë nisën të zhvendoseshin masivisht nga Greqia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për shkak të krizës ekonomike greke.

Faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, sipas studiuesve te emigracionit kanë të bëjnë me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit, të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë, kanë përfituar nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më për leje qëndrimi./Voa/

Temperaturat zbresin deri në -10°C, parashikimi i motit për këtë javë. Ja zonat ku do të bjerë dëborë

Për këtë javë , vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.

Sipas Shërbimit Meotorologjik Ushtarak, ditën e Hënë pritet kalimi i një fronti të ftohtë, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe të dendura, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Alpe dhe në lartësi mbi 600-700 metra do të ketë reshje dëbore.

Nga dita e Martë deri të Premten, pritet mot i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare në ultësirën perëndimore, dhe mot kryesisht i vranët në lindje.

Njoftimi i SHMU

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.

Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.

Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Aksident në rrugën Vorë-Rinas, ndërron jetë 45-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Vorë-Rinas.

Policia bën me dije se një mjet Fiat është përplasur me një Audi dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital 45-vjeçari me inicialet Q.H., drejtues i Fiatit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Humbi ndjenjat në protestë, publikohet fotoja e Agron Gjekmarkajt brenda spitalit! E viziton Sali Berisha

Nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj përfundoi në spitalin e Traumës, pasi ai humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

Demokratët akuzuan policinë se ushtroi dhunë ndaj tij, por në një reagim Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se në asnjë moment nuk është goditur nga asnjë efektiv.

Sipas policisë ai është larguar nga protesta, pasi nuk është ndjerë mirë.

Ndërkohë për gjendjen shëndetësore të Agron Gjekmarkajt u interesua personalisht Sali Berisha, i cili shkoi në Spitalin e Traumës.

“Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali. Zoti Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë”, tha Berisha per mediat.