“Agron, ujë more ujë”/ Momenti kur Gjekmarkaj bie në tokë pa ndjenja, protestuesit i japin ndihmën e parë (Video)

Nënkryetari i PD-së, njëherësh dhe deputet i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

Siç shihet nga pamjet, ka qenë një moment paniku kur ai ka rënë, me protestuesit dhe kolegët e tij që kërkonin ndihmë.

Deputeti aktualisht është transportuar në spital, ndërsa ende nuk dihet qartësisht se çfarë ia shkakoi atë gjendje.

Sipas opozitës, ai është sulmuar nga policia. Kreu i PD-së Berisha tha se është dhunuar nga forcat e policisë.

“Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj.

Ky është një akt kriminal i porositur direct nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar.

E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh.

Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton.

Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile”, tha Berisha.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 23 dhjetor 2024, dollari amerikan, blihet me 93.7 lekë dhe shitet me 94.8 lekë.

Euro, blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.7 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Protesta për mosbindjen civile, Berisha fton qytetarët në marshimin në Tiranë: Sot është ditë revolte

Pak orë para protestës së opozitës e cila do të mbahet sot në Tiranë në orën 17:00, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët që t’i bashkohen marshimit në Tiranë

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga regjimi i Ramës për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

Më tej kryedempkrati u shpreh se “protesta sot zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.”

Berisha: Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore.

Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro.

Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 përqind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro.

Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri.

Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit.

Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.

Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve.

Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2024

DASHI

Ka diçka në ndjenjat tuaja që nuk po shkon ashtu siç do të dëshironit. Duhet të përpiqeni të sqaroni, sepse nuk është kështu. Mundohuni të krijoni një marrëdhënie besimi me kolegët tuaj në punë, puna në grup është thelbësore.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 23 dhjetor 2024), përgatituni të përjetoni emocione të forta. Do të jeni ndër shenjat protagoniste të vitit të ri. Thjesht duhet të jeni më të përgjegjshëm. Kujdes nga gjuhët e liga edhe në punë, ka nga ata që do të përpiqen të vendosin çelës në punët tuaja, por mos e fajësoni veten.

BINJAKËT

Keni ndjesinë se po ju mungon diçka, ndoshta është thjesht furi apo dëshira për të bërë shumë. Për përkthyes të pavarur do të ketë shumë punë për të bërë. Sot duhet të keni durim. Jo çdo gjë po shkon mirë, por erërat shpejt ndryshojnë.

GAFORRJA

Shijoni periudhën dhe mos lini vend për xhelozi. Nga cfare keni frike? Partneri është shumë serioz dhe nuk ju jep arsye për të patur dyshime. Dhe a mund të thuhet e njëjta gjë për ju? Ndoshta jo. Shumë oferta në punë në fillim të vitit 2025, veçanërisht për profesionistët e pavarur. Tani për tani, jini të durueshëm.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 23 dhjetor 2024), keni ndjesinë se diçka mungon, por në realitet gjithçka po shkon mirë. Puna përparon, por ndonjëherë mendimet e këqija ju pengojnë. Jini më optimistë.

VIRGJËRESHA

Herë pas here ju ngecni në ndonjë imazh të së kaluarës dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Megjithatë, duhet të lini mënjanë nostalgjinë dhe të shikoni të ardhmen me optimizëm. Lëre një histori që të ka bërë të vuash, vazhdo. Puna është e mirë dhe do të përmirësohet nëse merrni vendimet e duhura në të ardhmen e afërt.

PESHORJA

Java fillon me këmbën e djathtë për sa i përket ndjenjave. Surpriza dhe takime të reja në ditët në vijim. Puna do ju sjellë disa probleme, por pak nga pak gjithçka do përmirësohet. Siç thonë ata, e hëna është një ditë tjetër.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 23 dhjetor 2024), mëngjesi është i qetë, por gjërat do të jenë shumë më mirë pasdite. Ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien tuaj me eprorët, ndoshta ndiheni pak të vlerësuar dhe të vlerësuar dhe kjo ju bën të vuani.

SHIGJETARI

Disa përleshje me një person të afërt mund t’ju prishin ditën, veçanërisht në mëngjes. Ndërkohë, qëndroni të fokusuar në punë. Çdo gjë bëhet më mirë herët a vonë. Më vonë se më parë, por kini besim dhe pak më shumë durim.

BRICJAPI

Zemra juaj po vlon nga dashuria. Ndoshta një miqësi që papritur mund të bëhet dashuri. Kush do ta kishte menduar ndonjëherë? Kolegët në punë nuk bashkëpunojnë siç dëshironi: mos u mërzitni shumë dhe shkoni në rrugën tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 23 dhjetor 2024), kohët e fundit nuk keni mundur ta shihni atë kufi delikate, por të domosdoshëm, mes dashurisë dhe miqësisë. Në fakt, ju mund të jeni marrë me një mik apo mik historik. Biznesi po përparon ngadalë, por disa operacione kërkojnë muaj durim.

PESHQIT

Dashuria po ecën me not, pasi nuk ju ka ndodhur prej kohësh, përfitoni sa më shumë nga kjo hënë e favorshme. Në punë, megjithatë, duhet të jeni më të qetë dhe të zhytur në mendime. Ndonjëherë keni tendencë të veproni me impuls dhe nuk është mirë, mund të bëni gabime serioze.

Temperaturat zbresin deri në -10°C, parashikimi i motit për javën e ardhshme. Ja zonat ku do të bjerë dëborë

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.

Sipas Shërbimit Meotorologjik Ushtarak, ditën e Hënë pritet kalimi i një fronti të ftohtë, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe të dendura, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Alpe dhe në lartësi mbi 600-700 metra do të ketë reshje dëbore.

Nga dita e Martë deri të Premten, pritet mot i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare në ultësirën perëndimore, dhe mot kryesisht i vranët në lindje.

Njoftimi i SHMU

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.

Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.

Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

E bëri sërish, veprimi i Arbana Osmanit në nisje të BBV4 tërheq vëmendjen…

Arbana Osmani ka qenë moderatorja për shumë vite e reality-show më të ndjekur “BB Albania” e më pas “BBV Albania”.

Vitin e shkuar Arbana jo vetëm që u largua nga programi, por gjithashtu edhe nga televizioni ku ajo ndërtoi karrierën e saj të suksesshme si moderatore për t’u fokusuar te biznesi i saj e më pas emisioni në YouTube “‘Mirëmbrëma yje”.

Ndërsa vitin e shkuar Arbana u komentua shumë pasi në nisjen e BBV3, ajo zgjodhi të mos rrinte në Shqipëri, por të udhëtonte në vende me borë për të pushuar.

Edhe këtë vit, Arbana ka vendosur të bëjë po të njëjtën zgjedhje duke udhëtuar drejt Zvicrës. Rastësi ose jo, udhëtimet e Arbana Osmanit në vende me borë sa herë nis BBV kanë tërhequr vëmendje.

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti i IT zbulon detajet:E pamundur, ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit.

Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund të përdorin qytetarët për të pasur akses në këtë platformë.

Ai tha se mund të blihet një kartë ISIM, e cila të jep mundësinë që të përdorësh kompani jo shqiptare të komunikacionit, pra përdor IP jo nga kompanitë shqiptare.

“Një nga teknologjitë e reja është Starlink, kompania e Elon Musk, që mund të marrësh internetin satelitor, pra e ke të vështirë të gjurmosh”, tha Kallanxhi.

Ai u shpreh se ndoshta Kryeministri do të krijojë një alibi, pasi edhe në SHBA, i është dhënë kohë Tik Tok, që të shesë aksionet.

“Nëse në SHBA do të mbyllet ai është në të njëjtin linjë me SHBA, por Presidenti Trump është shprehur pro këtij aplikacioni”, tha eksperti.

Ai shtoi se asnjë nga shtetet nuk ka dalë në një vendim për mbyllje, ndërsa në Australi është kufizuar deri në moshën 16 vjec.

“Ata mund të heqin përdorimin e aplikacionit, por shumica e njerëzve e kanë shkarkuar. Ata mund ta bëjnë për storin e Shqipërisë, por ti ndryshon storin e vendos Kosova dhe nuk mund të bllokohet.

Të duash të ndalosh teknologjinë është njëlloj si të marrësh një buding dhe ta ngulësh në mur me një gozhdë.

Ai e paraqiti vendimin si të Kryeministrit dhe jo të shqiptarëve”, tha Kallanxhi.

Në vijim ai bëri edhe një pyetje ironike, duke u shprehur “po personat që do të përdorin Tik Tok do të arrestohen, përsa kohë përdorimi i tij konsiderohet i paligjshëm për 1 vit?”.

Ai u shpreh se Kryeministri do të tërhiqet nga vendimi, ndoshta mund të përdorë mënyrën e Australisë që të kufizojë moshën.

Ρolicët e sυrprizojnë hαjdutin me tortën e ditëlindjes dhe presin të mbushë 18-vjeç për ta arrestυαr

Si e imagjinoni ditëlindjen më të keqe të jetës suaj? Me siguri nuk keni rregulluar asgjë, të gjithë ju kanë harruar dhe ju e kaloni natën vetëm duke parë televizor.

Dhe pasi keni vuajtur, është koha të mësoni se ka më keq.

Kur jeni 18-vjeç, e vetmja gjë për të cilën mendoni është të merrni miqtë tuaj dhe të pini në 7 të mëngjesit.

Një adoleshent nga Brazili nuk i ka përjetuar të gjitha këto.

Historia është kështu: Adoleshenti në fjalë akuzohet si një hajdut famëkeq.

Megjithatë, në Brazil të gjithë ata që janë të përfshirë në krime dhe janë nën 18 vjeç nuk mund të arrestohen.

Oficerët prisnin që adoleshenti të mbushte 18-vjeç, ata shkuan në shtëpinë e tij dhe i bënë një surprizë për ditëlindjen e supozuar. I bëjnë festë ditëlindje dhe më pas e arrestojnë.

Natyrisht, ky nuk është i vetmi incident, ku me krimin e adoleshentëve në rritje, autoritetet braziliane janë mësuar t’i trajtojnë ata me tortën ‘e hidhur’ të ditëlindjes.

Videot nga këto festa ditëlindjesh bëhen shpesh virale.

Kështu që herën tjetër që mendoni se keni pasur një ditëlindje të keqe, mendoni se ka patjetër edhe më keq.

Sa ishte pasuria e Ahmet Zogut? Publikohen shifrat màrramendëse

Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte një njeri i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.

Në emisionin “Now”, Kapri u shpreh se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe, e cila në ditët e sotme kapte vlerën e 10 milionë eurove.

“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret. Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri. Në 1919 këtu kan ardhur një ndustrialist italian, i cili bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bëri një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës.

Ai kishte një koleksion bizhutetish që u zbulua në një ankand në vitin 1959. Kam zbuluar dy llogari të fshehta bankare të Zogut. Ishin krijuar para se të ikte nga Shqipëria. Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank” me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë.

Ai fitoi edhe një kompensim lufte ku mori 52 mijë stërlina. Zogu, pa floririn dhe pa këto bizhuteri kishte para mjaftueshëm, që me kohën e sotme shkon 10 milionë euro”, theksoi ai. Zogu ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve. Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori. Gjatë kohës që u bë Mbret, vendosi një standard. Oborri mbretëror do kishte një buxhet të majmë, që i shërbente oborrit mbretëror, paguheshin 500 mijë franga ose 25 mijë napolona flori.

Jetojne mes miliarda doΙΙarëve, Kjo është famiΙja shqiptare më e pasur në Botë

Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit.

E shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës. 

Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, shkruan Panorama Plus.

Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai.

Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”.

Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës.

Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.

I ati i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit,

energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.