Fat i zi, borxhe dhe…! Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë vështirësi ekonomike gjatë vitit 2025

Tre shenjat të zodiakut do të përballen me vështirësi financiare në vitin 2025, sipas astrologëve.

Binjakët: Binjakët në vitin 2025 mund të përjetojnë trazira intensive në fushën e tyre profesionale. Ndryshimet e karrierës mund të shkaktojnë pasiguri dhe t’i lënë ata të vënë në dyshim zgjedhjet e tyre të karrierës. Me ndikimin e Plutonit dhe Uranit, nevoja për riorganizim dhe rinovim profesional është e madhe, gjë që mund të ndikojë në stabilitetin e tyre financiar. Binjakët duhet të jenë të kujdesshëm me vendimet e tyre financiare dhe të shmangin rreziqet e mëdha që mund të çojnë në humbje.

Luani: Për Luanët, 2025 do të jetë viti i rishikimit të qëllimeve dhe drejtimit të tyre në jetën e tyre profesionale dhe personale. Ndikimet e Saturnit, të cilat do t’i shtyjnë ata të përqendrohen më shumë në stabilitetin afatgjatë, mund të sjellin vonesa ose kufizime. Fusha e financave të tyre do të ketë nevojë për menaxhim të kujdesshëm pasi nevoja për buxhete më të shtrënguara dhe riorganizim të financave të tyre do të jetë e domosdoshme. Luanët mund të kenë nevojë të bëjnë sakrifica ose të rishikojnë pritjet e tyre në karrierë.

Peshqit: Peshqit në vitin 2025 pritet të kalojnë një periudhë sfidash të rëndësishme pasi do t’u duhet të përshtaten me qasje më praktike dhe realiste. Ndikimi i Saturnit i sfidon ata të përballen me realitetin dhe t’i shpëtojnë prirjeve të tyre idealiste. Në sektorin financiar mund të përballen me shpenzime të shtuara apo vështirësi në shlyerjen e borxheve. Nëse nuk planifikojnë siç duhet, Peshqit mund ta gjejnë veten në një pozitë të vështirë. Ky vit kërkon që ata të gjejnë ekuilibrin dhe të bëjnë lëvizje strategjike për të mbrojtur financat e tyre.

Pamje të rralla / Muzikë dhe atmosferë festash në kryeqytetin e Sirisë, Damask

Pamje të rralla vijnë nga Damasku, kryeqyteti i Sirisë, vetëm pak ditë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad.

Kryeqyteti sirian është zbukuruar nga dritat festive në prag të ndërrimit të viteve, teksa në disa sheshe dëgjohet muzikë.

Rrugët dhe sheshet janë parë të mbushura me të rinj e të reja, familjarë me fëmijë, pavarësisht se situata konsiderohet ende e brishtë.

Disa vende perëndimore kanë premtuar tashmë ndihma në miliona euro për popullsinë civile n Siri, kryesisht për ata që kanë më tepër nevoja mjekësore dhe ushqim.

Pamjet nga Reuters:

Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacioni arrin shifra rekord në Siri

Disa imazhe të publikuara nga media gjermane BILD, tregojnë sirianët me çanta dhe qese të zeza plot me para, në tentativë për t’i dërguar ato në bankat e vendit.

Kjo lëvizje e popullit po ndodh pasi inflacioni ka arritur në shifra rekord, të pa para kurrë më parë, në Sirinë e sapodalë nga regjimi 50-vjeçar i familjes Assad.

Monedha kombëtare siriane është zhvlerësuar në një pikë ku të ardhurat mujore sipas gazetës BILD mjaftojnë vetëm për të blerë 20 litra benzinë ose 10 bukë.

Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacioni arrin

Për të ruajtur atë çfarë u ka mbetur nga kursimet e tyre, qytetarët po nxitojnë të konvertojnë në mënyrë aktive lirat siriane në monedha të huaja, kryesisht dollarë dhe euro.

Kursi i këmbimit duhet thënë se është katastrofik pasi përafërsisht 10 kilogramë kartëmonedha të Bashar al-Assadit vlejnë vetëm 1 dollar amerikan.

Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacioni arrin

Duhet thënë se lidershipi i ardhshëm i rebelëve përballet me një sfidë të madhe, siç është stabilizimi i ekonomisë, mobilizimi i ndihmës ndërkombëtare dhe rivendosja e besimit në lirën vendase

Deri në çfarë mase dhe në çfarë harku kohor mund të arrihet kjo detyrë, vështirë se mund të parashikohet duke pasur parasysh ekuilibrin ende të paqartë të fuqisë.

Meqenëse ka pak shpresa për përmirësim në afat të shkurtër, shumë vazhdojnë të konvertojnë paratë në monedha të huaja, megjithëse kursi i këmbimit ndaj dollarit amerikan është jashtëzakonisht i ulët, pasi 1000 lira siriane zyrtarisht kushtojnë vetëm 7 deri në 8 cent amerikanë.

Grimierja që “transformoi” Parashqevi Simakun: Përcillte shumë pozitivitet. U përlot kur pa veten në fund

Grimierja Klea Rama, e cila ‘transformoi’ Parashqevi Simakun, në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, rrëfeu bisedën që pati me artisten shqiptare.

Ajo zbuloi se Parashqevisë i pëlqeu shumë ‘look-u’ i saj, ndërsa shtoi se këngëtarja fliste me shumë nostalgji për të kaluarën e saj artistike.

“Çdo gjë ndodhi shumë spontane. Më erdhi ftesë nga Elton Ilirjani, i cili ishte i shoqëruar nga Elvira. Emocioni ishte shumë unik. Të grimoja divën e muzikës shqiptare ishte emocion i dyfishtë për mua. Jo vetëm po punoja, por kisha kënaqësinë ta dëgjoja në një performancë ‘live’ ndryshe. Ishte diçka shumë e veçantë dhe më ka përcjellë energji shumë pozitive, ishte një zonjë që përcillte shumë pozitivitet. Ajo fliste shqip, si ti vinte më mbarë. Fliste edhe shqip edhe anglisht.

Unë di aq sa di publiku. Parashqevia fliste shumë me nostalgji për të kaluarën e saj artistike. Sapo mori vesh që isha shkodrane, filloi të më përmendte emra të njohur të artit në Shkodër. Unë përtej kësaj kam folur më tepër për punën time. Përgjigja e saj ishte… ideja është të rikrijonim ‘look-un’ që ka pasur. Mbeti shumë e kënaqur, gati u përlot. Iu duk sikur iu rikthyer Parashqevia e vjetër. “, u shpreh Klea Rama.

Ka më shumë para se Britania e Madhe dhe Spanja së bashku: Ky është vendi më i pasur në Europë

Gjermania, me gjithë problemet e saj të shumta, ende mban titullin e vendit më të pasur në Europë, me një GDP mbresëlënëse prej 4.46 trilion dollarë në 2023, duke tejkaluar PBB-në e kombinuar të Britanisë së Madhe dhe Spanjës, që është rreth 4.34 trilion dollarë.

Në nivel global, Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe, menjëherë pas SHBA-së dhe Kinës.

GDP mat mirëqenien ekonomike dhe madhësinë e një vendi gjatë një periudhe të caktuar, zakonisht një çerek ose vit, duke përmbledhur vlerën monetare të të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara brenda kufijve të tij. Ekonomia gjermane drejtohet nga një përzierje e prodhimit, inovacionit dhe shërbimeve, me eksporte të dukshme duke përfshirë makina, kimikate dhe makineri industriale.

Megjithatë, ekonomia gjermane nuk mbështetet vetëm në industri të mëdha; karakterizohet gjithashtu nga “Mittelstand”, një rrjet i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shpesh në pronësi familjare. Këto kompani janë lidere në fushat e tyre, kanë fituar titullin e “kampionëve të fshehur” dhe përbëjnë pothuajse gjysmën e liderëve të tregut global në sektorët e tyre.

Megjithatë, fokusi i Gjermanisë shkon përtej biznesit. Vendi është kthyer ndjeshëm drejt energjisë së rinovueshme përmes iniciativës së tij “Energiewende” ose tranzicionit të energjisë.

Kjo e ka bërë Gjermaninë një lider botëror në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, duke prodhuar pothuajse gjysmën e energjisë elektrike të vendit nga këto burime. Ky angazhim për qëndrueshmëri e ka pozicionuar Gjermaninë si ekonominë e parë të rëndësishme në botë të energjisë së rinovueshme.

Theksi i Gjermanisë në inovacionin dhe kërkimin, duke shpërndarë mbi 3% të PBB-së së saj në këto fusha, po nxit përparimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë teknologjinë dhe energjinë e gjelbër. Qendrat e mëdha financiare si Frankfurti, Berlini dhe Mynihu kontribuojnë në fuqinë ekonomike të vendit, me Frankfurtin si shtëpia e selisë së Bankës Qendrore Evropiane.

Gjermania gjithashtu shkëlqen në fushën e panaireve tregtare, duke pritur shumicën e ngjarjeve më të mëdha në botë në qytete si Këlni, Hanoveri dhe Dyseldorfi.

Pavarësisht pritshmërive për një rënie të lehtë të rritjes ekonomike në 2024 për shkak të uljes së kërkesës globale, analistët parashikojnë një rimëkëmbje duke filluar nga viti 2025. Kjo rritje pritet të nxitet nga rritja e pagave dhe shpenzimet e brendshme të konsiderueshme.

E BUJSHME / DY kërcënime SERIOZE për jetën e familjarëve të dy prokurorëve të SPAK-ut! Detajet: Garda çoi qen anti-eksploziv…

Të paktën dy kërcëime serioze janë bërë ndaj dy prokurorëve të SPAK-ut, çka ka alarmuar jo vetëm autoritetet e rendit në vend por edhe ato partnere ndërkombëtare.

Kërcënimi i parë është bërë ndaj fëmijës së një prokurori, siç tregoi eksperti Ervin Karamuço në emisionin “Top Story”, se fëmija i prokurorit ishte fotografuar nga persona. Kjo ka detyruar edhe heqjen e fëmijës së prokurorit nga viti shkollor.

Një kërcënim tjetër është zbuluar nga gazetarja Anila Hoxha, e cila tha se një familjare e një prokurori shumë të rëndësishëm kishte marrë kërcënime serioze.

“Rasti më i rëndë që nuk është publik dhe nuk do jap detaje është kërcënimi i një familjareje të një prokurori shumë të rëndësishëm. Pavarësisht kontrolleve të rrepta, mua më ka bërë përshtypje, ata vazhdimisht thërrasin gardën e republikës me qen që nuhasin lëndët plasëse. Letrat kontrollohen çdo ditë nga njësia e Gardës. Shumë të dhëna mbahen tepër sekret”, deklaroi gazetarja Hoxha.

Sherri te shkolla “Fan Noli”, shokon gazetarja: Një nga nxënësit e përfshirë, ka tentυar të υ. rasë νeten!

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme se një nga nxënësit e shkollës “Fan Noli”, i cili ka qenë në vendin ku ndodhi sherri që i mori jetën 14 vjeçarit Martin Cani, ka tentuar t’i japë fund jetës.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se duhet treguar shumë kujdes në lidhje me ngjarje të tilla ku përfshihen fëmijë, sepse deklaratat e nxituara apo përfolja e të miturve në media, mund të shkaktojë rëndë të madhe psikologjike tek ta.

“Njëri nga fëmijët ka tentuar të vrasë veten pas kësaj ngjarje”, tha gazetarja. Klodiana Lala u bëri thirrje dhe autoriteteve që të zbardhin të vërtetën. 

“Autoritetet duhet të zbardhin të vërtetën, se pati një gjuhë të papranueshme në deklaratat për shtyp. Mënyra sesi Policia reagoi i hodhi benzinë zjarrit.”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua pak pas mesditës së 18 nëntorit, në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

14-vjeçari Mario Përlleshaj goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, i plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe shoku i tij, Luis Meçja.

Ky i fundit qëndroi për gati 11 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe më pas u nis drejt Italisë për ndihmë më të specializuar.

Fëmijët në Poloni do të mësojnë në shkollë se si të përdorin armët

Në Poloni, fëmijët nga mosha 13 vjeç e lart janë të detyruar të bëjnë stërvitje me armë zjarri si pjesë e kurikulës shkollore. Sipas zyrtarëve, ky vendim dramatik është marrë për shkak të “frikës nga sulmet e mundshme nga Rusia”. Stërvitjet do të realizohen nën mbikëqyrjen e të rriturve, duke përdorur armë simuluese dhe jo plumba.

Ewa Golinska, drejtoreshë e shkollës fillore ‘Nicolaus Copernicus’ në veri të Polonisë, theksoi se montimi dhe çmontimi i armëve është bërë pjesë e lëndëve të detyrueshme në shkollat polake.

Nxënësit e një shkolle polake u shprehën se mësimi me armë ishte “zbavitës”. Mijëra shkolla në Poloni po përgatisin të marrin armë stërvitore me lazer. Edhe pse ka shqetësime për kulturën e armëve, Polonia është një nga vendet me ligjet më të lehta për armët në Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato për gjueti, sporte apo koleksione. Civilët gjithashtu mund të marrin leje për armë për vetëmbrojtje.

Historia ρrekëse e 2-vjeçares nga Shqipëria/ Kaloi 20 ditë në terapi intensive, vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fγtit me acid

Një vajzë 2-vjeçare nga Shqipëria ka marrë dhuratën e saj të Krishtlindjeve më herët pas një operacioni të suksesshëm të kryer në ezofagun e saj, pasi në gusht të këtij viti ajo gabimisht piu një sasi acidi muriatik.

Vogëlushja nga Shqipëria iu nënshtrua ndërhyrjes në një spital në Itali, pasi fillimisht u mbajt për 20 ditë në terapi intensive pas incidentit të rëndë.

“Të paktën e mbajtën gjallë”, tha, Genziana, tezja e Ailës 2-vjeçare.

Genziana jeton prej kohësh në Sarezzano. Me burrin e saj, ajo drejton një kompani fotovoltaike. Çifti ka dy fëmijë. Kur prindërve të Ailës u tha se “shpresa e vetme për fëmijën është që t’i nënshtrohet një operacioni që mund të bëhet në Itali”, Genziana u kontaktua menjëherë për të gjetur një zgjidhje.
“Kam kërkuar në internet shumë,” thotë gruaja, “duke mos imagjinuar kurrë se në Alessandria ekzistonte mundësia për të kryer atë operacion që ishte vendimtar.”

Tezja e vajzës 2-vjeçare i shpjegoi situatën mjekut italian Alessio Pini Prato. I lindur në vitin 1974, ai njihet si një ekselencë në kirurgjinë pediatrike. Genziana i ka shpjeguar situatën dhe së bashku kanë planifikuar ta çojnë vogëlushen te Cesare Arrigo.Më 8 tetor, vajza e vogël, e shoqëruar nga prindërit Silver dhe Matilda, mbërriti në Itali “me një avion pasagjerësh, sepse një udhëtim me ambulancë do të kushtonte 90 mijë euro”, thotë tezja e saj.

Me sa duket, kushtet ishin të përshtatshme për ta lejuar atë ta përballonte udhëtimin pa probleme. Dhe kështu ishte. Procedura spitalore përfshinte kontrolle të ndryshme, një gastrostomi për të lejuar fëmijën të ushqehej me mbështetjen e një tubi në stomak. “Ajo ishte e kequshqyer,” shpjegon Genziana, “kështu që, për t’u përballur me operacionin, iu desh të shtonte sërish peshë.”

Aila, me prindërit dhe motrën e saj të vogël, u prit në Sarezzano deri më 11 nëntor, në pritje të operacionit vendimtar që u zhvillua më 15, dhe zgjati 12 orë.

Alessandria Hospital Trust tregoi se kontributi i profesionistëve të strukturës komplekse të Otolaringologjisë ishte thelbësor për izolimin cervikal të ezofagut dhe për monitorimin intraoperativ të nervit rekurent të laringut.

Më 3 dhjetor, ajo doli nga spitali Cesare Arrigo dhe më pas ajo dhe familja e saj u kthyen në Shqipëri. Ata do të kthehen në Itali më 15 janar për një kontroll.

Lajm i mirë / Parashqevi Simakun do e shohim duke kënduar sërish në këtë ekran! Zbulohet surpriza e festave të fundvitit

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do t’i rikthehet këngës! Pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel do të jetë edhe ikona e muzikës.

Këtë detaj e zbuloi biznesmeni Elton Ilirjani gjatë programit “Top Story”.

“Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani.

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye në vëmendjen publike pak ditë më parë, pas një videoje të publikuar në mediat amerikane ku ajo merrte ndihma.

Më pas u zbulua se prej kohësh ajo ishte e pastrehë. Biznesmeni Elton Ilirjani më pas i ka siguruar asaj një vendstrehim, për t’i siguruar kushte më të mira jetese.