“Punime sekrete te shtëpia e kryeministrit”, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me punimet që janë zhvilluar në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama gjatë katër javëve të fundit.

Hoxha ka thënë se janë bërë punime sekrete, pasi punëtorë kanë dorëzuar sendet personale, dhe se ai ka tentuar të përdorë një dron për të parë se çfarë po ndodhte brenda rrethimit të shtëpisë.

Ai ka zbuluar se në atë periudhë janë vendosur 120 pilota (shtylla) me thellësi prej 12 metrash.

Pas kësaj, Hoxha ka ngritur disa pyetje lidhur me natyrën e këtyre punimeve dhe arsyen e realizimit të tyre, duke sugjeruar se mund të ketë diçka të fshehtë që po ndodh brenda shtëpisë së kryeministrit.

“Dhe më bëri përshtypje se po bëheshin punime te shpia e kryeministrit, ai ndërkohë ishte jashtë, punimet kanë zgjatur mos gaboj rreth 4 javë. Tentova me një dron një ditë dhe fat të koha ishte e kthjellët por droni reflektoi lart, por nuk na ra brenda rrethimit sepse atëherë me të vërtetë do të ishim në shkelje të sigurisë, por së paku nuk u mor vesh nga erdhi. Dhe çfarë kishte ndodh aty, nga sa mora vesh nga një studio arkitekture aty janë janë bërë 120 pilota me thellësi 12 metra.

Kjo ka ndodhur gjatë muajit gusht dhe është mbajtur në sekret të plotë. Dhe pyetja që unë shtroj është se çfarë mund t’i duhen 120 pilota 12 metra të thella? Sa është kosoto e tyre? Dhe nuk e di a është marrë leje se fshatarët kanë përfunduar në burg për të rregulluar kasollen e lopës. Nuk gjeta dokumentacion nuk e di këtë pjesë “, tha Hoxha.

VIDEO/ Gol fantastik direkt nga goditja e këndit, Asllani tregon klasin me Interin

Kristian Asllani protagonist. Mesfushori i Shqipërisë ka realizuar gol fantastik direkt nga goditja e këndit, në Kupën e Italisë, në ndeshjen e Interit ndaj Udineses.

Tekniku Inzaghi i dhuroi atij një fanellë titullari, me Asllanin që i shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë. Ai nuk ka patur shumë minuta në dispozicion në këtë sezon, për shkak të rivalitetit të madh në mesin e fushës.

https://twitter.com/Fcinterdata/status/1869847422761046021?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1869847422761046021%7Ctwgr%5E90be42fdcf8c05f4ecfe8b6f11c947c8d8e62e5f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-gol-fantastik-direkt-nga-goditja-e-kendit-asllani-tregon-klasin-me-interin%2F

Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë

Boksieri shqiptar Florian Marku është arrestuar në Gjermani. 32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek

Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.

Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

Aktualisht Florian Marku ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të esktradimit drejt Greqisë. Procedura e përgatitjes së dosjes kërkon kohë dhe mund të shkojë deri në 1 muaj, ndaj esktradimi mund të ndodhë në ditët e para të 2025.

Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.

“Donte 10 mijë dollar paradhënie, e fshimë nga lista”, Federik Ndoci tregon Parashqevinë “tjetër”: Gratë e burrave brinjarë e kërcënonin, rrëzohej në skenë…

Artisti Federik Ndoci ka ndarë një histori që lidhet me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Samikun, pasi historia e kësaj të fundit ka mbëthyer pas shumë shqiptarë kudo në botë.

Sipas Ndocit, i cili ka rrëfyer historinë 2 vjet më parë në një emision, gjithçka nisi kur Dem Balidemaj, një shqiptar i angazhuar në komunitetin artistik, i propozoi atij të performonte në festimet e Vitit të Ri 2000 në një event ku do të merrnin pjesë artistë të njohur si Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Vera Uruçi dhe mes tyre Parashqevi Simaku.

Ndoci tregon se Simaku kërkoi një bisedë private me organizatorin e koncertit, të cilit i tha se nuk pranonte të performonte me atë dhe për këtë arsye ai u përjashtua nga koncerti.

Sipas Ndocit, më 1 janar 2000, Dem Balidemaj e telefonoi për t’i thënë se mbrëmja ishte prishur, pasi Parashqevi Simaku kishte pësuar një incident  gjatë performancës dhe ishte dërguar në spital.

Reagimi i Federik Ndocit:

Një tjetër rast jo shumë profesional nuk do ta lë pa e përmendur.

Më telefonon një nga shqiptarët shumë pozitiv të komunitetit, Dem Balidemaj dhe me propozon për koncert për natën e Vitit te Ri dhe me datë 1 janar 2000. Pasi e pyes, më thotë të gjithë artistët që do merrnin pjesë, Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Vera Uruçi, Parashqevi Simaku… pranova absolutisht.

Çdo ditë më telefononte një mik italian që kishte një lokal në Madison Square në katin e tretë që të ish i pranishëm, më 31 dhjetor 1999. Kërko sa të duash, por meqë kisha dhënë fjalën te Dema, as nuk bëhej fjalë. Më datë 27 dhjetor bëhet një mbledhje grumbullim i tërë artistëve dhe orkestrantëve që kishim kontratën me Demën. Takohemi me secilin, por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim, kur vjen, përshendet me dorë nga dera dhe kërkon një bisede private me Demën. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet në derë i bërë i verdh në fytyrë dhe më kërkon mua personalisht. Dal dhe më kërkon të falur disa herë më tha se Vivi nuk pranon të jetë me ty këto dy net!

I thashë se më prishën netët dhe është vonë, ngaqë për vit e organizoja unë personalisht diçka të tillë.

Më tha “ja çeku|. Hyra në dhomë, u takova me të gjithë, pa e proklamuar aspak arsyen objektive që ishte jo pozitive. Tek dola te dera mbaj mend vajzën e Demës, që lotonte dhe i thashë Demës: Më vjen keq, por ka me ta prish natën e Vitit te Ri. Dola dhe sapo hyra në makinë pyeta mikun Italian që klithi nga gëzimi se do isha në lokalin e tij më 31. Më pagoi dyfishin e çekut. Pra nga njëra anë Vivi më bëri personalisht nder sepse mora tri here nga çfarë kisha marr çdo vit.

Më datë 1 janar në 12:00, mesditë, më merr Dema dhe më thotë se mu prish mbrëmja e Vitit të Ri sepse Parashqevia m’u rrëzua sa mori mikrofonin dhe e dërguam në spital. Arsyen ma tha, por unë nuk kam pse tua them ju. “A mundesh me ardh sonte”, mu lut, por unë i thashë që jam i zënë. Unë kurrë nuk kam shkëmbyer një fjalë të keqe me të.

I ofroja punë dhe sigurisht që donte 10 mijë dollar paradhënie. Partnerët e mi nuk ishin dakord, kështu një herë, dy dhe e fshimë nga lista. Më pas mora vesh se me Ritën që kishin qenë shoqe të ngushta diçka kishte ndodhur.

As nuk e kam pa në jetën e saj private, as nuk ia kam numëruar gratë e burrave brinjarë që e kërcënonin pa fund.

Ajo ishte beqare, vajzë e re dhe sigurisht pabesia ishte tek të pabesët dhe jo tek artistja që e kishte shume të zorshme të përballonte presione nga të gjitha anët.

Njeriu nuk është e drejtë të vlerësojë dike nga thashethemet, por nga të vërtetat që njeh dhe i provon personalisht.

Titulli, termi, nocioni, privilegji, slogani, etiketa me qenë artist ndryshon kryekëput në të vërtetat e meritës së lindur, të fituar e shpesh të pamerituar.

Kemi artistë mediash që me tri katër javë në TV parakalojnë artistë që u është dashur një jetë me arrit në pozicion që me ndihmën e medias, ose programi artistik, ose me taraf, ose me para, ose me meritokraci politikash, ose me tekat e prindërve që përfituan nga një rastësi për t’u bërë të pasur.

Artisti i lindur është i thjesht.

Ai qan pa e parë asnjëri, por shfaqet si i lumtur.

Nuk është aspak i kënaqur me atë cfarë debutoi dje, i njeh difektet e tij dhe kupton më shpejt hipokrizinë e pseudo dashamirësve ose te paaftëve që ia rrahin shpatullat.

Është më e lehtë të jesh artiste femër.

Mundësia për te qene shumë e mire, nuk varet aspak nga të lindurit apo aftësia, por nga fiziku i saj, nga bukuria. Artistet tona ndryshojnë nga bota, sepse bukuroshet në bote, as nuk e provojnë të këndojne pasi u duket një rrugë më e gjatë , e vështirë dhe pa fund të bukur. Ato bëhen striptiza nëpër klube nate ndërsa bukuroshja ballkanike bën ccmos t’i shkëputet termit striptizë në lokal nate sepse do të keqtrajtohej si putanë.

Ajo zgjedh të jete putanë e rafinuar që me një mikrofon në dorë te kendojë, me ndihmën e teknologjisë qe axhuston çdo notë dhe inteligjenca e teknologjisë e nxjerr perfekt vokal.

Tani gjoksi i saj, kofshët, tangat janë refreni, kënga më e bukur, që mashkulli i shkatërruar nga stërmundimi 15 orësh gjate ditës se punës. Ai nuk ka kohe as te lexojë as te arsyetoj perse Zoti beri këtë Evqn e kohëve moderne pa mollq,  por me mikrofon dhe nuk thellohet nëse vërtet është artiste apo një striptizo-artiste ballkanase.

Eros Grezda shfaqet me të dashurën e re në Dubai?!

Futbollisti shqiptar Eros Grezda është në qendër të vëmendjes në mediat rozë, për shkak të aludimeve për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip 4.

Por jo vetëm kaq, ai gjithashtu u akuzua së fundmi nga ish-partnerja, Ajsel Abazi, se nuk e ndihmon në rritjen e fëmijës.

“Si po shkon deri tani bashkëprindërimi?”, është pyetur ajo nga ndjekësit në një ‘Ask me a question’.

Në përgjigjen e saj, Ajsel tha: Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”.

Për të mos mjaftuar këto, futbollisti ka postuar së fundi një foto nga Dubai, ku krah tij shfaqet një vajzë, e cila nuk duket e plotë, por që dyshohet të jetë e dashura e tij e re.

Mesa duket Grezda po shijon ditët e fundit të ‘lirisë’, para futjes në shtëpinë e Big Brother Vip 4 më 21 dhjetor.

Dolën me PESTICIDE, edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore ka ngritur alarmin për ngarkesat me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

AUV ka shtuar masat e kontrollit për ngarkesat me mandarina dhe do të merren mostra për testim për të përcaktuar nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarina.

Ngarkesat me mandarina janë ndaluar në pikëkontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.

AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet)”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është përfshirë në lajmërimet e Sistemit Evropian, megjithatë ka marrë masa për të hequr dyshimet.

Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura… Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, ka thënë agjencia më tej.

“Nëse Parashqevia ka pasur një tragjedi, tani po kthehet në KOMEDI”

Nga Spartak Ngjela

Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga analizat abstrakte, tek analiza konkrete.

Por vetëm si mendim, sepse jetën e këngëtares nuk po e tregon vetë këngëtarja, pavarësisht se ajo është e gjallë.

Tregimet gojore të shoqërisë, sigurisht që janë një letërsi popullore.

Letërsinë popullore e mban dëshira për të folur për ngjarjet ose jetën e të tjerëve, dhe shpesh e më shpesh këto janë thashetheme që vijojnë deri në një thashethemnajë.

I.
Duhet që gjithmonë të mbajmë parasysh se historia në analizën e saj të faktit si jetë individuale të një figure historike, duhet të kalojë nga e përgjithshmja, te figura historike që po flitet, dhe që përmbajnë ngjarjet e jetës në aktivitetin shoqëror të figurës historike.

Aktualisht kudo në botën shqiptare po flitet për figurën e këngëtares shumë të njohur Parashqevi Simaku.
Këngëtarja kishte 8 vite pa asnjë lajm për të, dhe befas gjithçka doli në skenë për të treguar tragjedinë e saj si ngjarje aktuale. Por brenda psikologjisë popullore, dhe ndoshta larg së vërtetës.
Historia e një vendi është një përgjithësim i një kohe të caktuar për jetën e një shoqërie të caktuar në sensin e kohës historike.

Prandaj logjika e arsyetimit të një ngjarjeje për një figurë historike, duhet të kalojë gjithmonë nga analiza e jetës së përgjithshme të shoqërisë ku ai ose ajo bën pjesë, tek jeta e individit që po duam ta analizojmë.
Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë, që mund ta bëjë gjithkush.

II.
Po le të kalojmë tek fakti Simaku që po vijon së treguari, në një kohë kur zonja Simaku është në një situatë të rëndë të jetës së saj.

Kështu thotë media në thashethemnajë popullore, por asgjë nuk po trajtohet në funksion të së vërtetës.
Një këngëtare me personalitet të madh në një shoqëri, nuk mund të analizohet si një individ çfarëdo që ka kryer një akt me ngarkesë shoqërore.

Analiza e lartë e letërsisë na ka thënë që tragjedinë nga komedia e ndan një gjë shumë e vogël. Shpesh edhe nje ose dy fjalë. Dhe koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti që nuk e njeh fare se ç’është personaliteti i njeriut po e kthen në komedi.
Pse?

Sepse mediokriteti kërkon ngjarje për ta treguar, sepse kërkon të harrojë vetveten. Se vetja është e rëndë, dhe për ta harruar duhet të tregosh ngjarje tragjike, dhe këta, duke i treguar, lehtësohen.

Dhe kjo është letërsia popullore, e cila kur në qendër të këtyre tregimeve është një figurë e njohur, të gjithë janë nën emocionin që secili të thotë diçka për figurën, pa e vrarë mendjen se janë ose jo të vërteta ato që kanë pushtuar jetën shoqërore.

Imagjino sikur kjo shoqëri, të shihte në televizion një tragjedi letrare dhe kjo të përcillej pastaj në shoqëri në funksion të artit. A ka ndodhur ndonjëherë kjo në Shqipëri?
Kurrë!
Atëherë, pyetja kush është më superiore në shoqërinë shqiptare: arti apo thashethemnaja?
Thashethemnaja, sigurisht që është superiore.
Atëherë?
Prandaj, çështja Simaku do të vijojë në letërsinë popullore…

Trump bën deklaratën e fortë: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e fundit lidhur me një mundësi të pazakontë: bashkimin e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shteti i 51-të.

Në një mesazh të publikuar në platformën Truth Social, 78-vjeçari ka ngritur një çështje ekonomike dhe strategjike që, sipas tij, meriton vëmendje serioze.

Askush nuk mund të përgjigjet pse ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 100 milionë dollarë në vit? Nuk ka kuptim! Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të. Ata do të kursenin shumë në taksa dhe mbrojtje ushtarake. Mendoj se është një ide e shkëlqyer. Shteti i 51-të!!!”, ka shkruar Trump në platformën e tij, Truth Social.

Trump bën deklaratën e fortë: Kanadaja të bëhet shteti

Paralajmërimi i meteorologes: Do të kemi reshje shiu dhe dëbore, ulje të temperaturave deri në -5 gradë Celsius

Mbrëmja e sotme dhe nga nesër deri të shtunën do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat deri në minus 5 gradë. Paralajmërimi u dha nga meteorologia Tanja Porja.

“Janë zbutur kushtet e motit shtohen vranësirat. Gjatë mbrëmjes dhe natës presim reshje në veri dhe nga nesër reshjet zbresin drejt qendrës e jugut. Reshjet do të vijojnë deri mesditën e së shtunës.

Temperaturat të premten do të jenë 0-16 gradë. Rrebeshe afatshkurtra. Reshjet e dëborës do të lokalizohen në 900 metra lartësi. E shtuna sjell rënie të theksuar të temperaturave. Reshje dëbore në zonën lindore.

Përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit të shtunën deri të dielën. Fundjava mjaft e ftohtë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës termometri zbret në minus 5 gradë”, u shpreh Porja.

Por ditët e dimrit, sipas meteorologes do të jenë në fillim të javës tjetër që përkon edhe me krishtlindjet. Porja paralajmëron reshje shiu dhe dëbore dhe ulje të temperaturave. termometri zbret në minus 5 gradë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës.

“E hëna, e marta dhe më pak e mërkura sjellin ditë të vërteta dimri. Reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Reshje bore në zonat malore. Të hënën e të martën rrezikohet edhe zona e ulët nga reshjet e dëborës. Java tjetër shi e dëborë”, paralajmëroi Porja.

Me duart në bark, Diola Dosti shtatzënë? (FOTO)

Nutricionistja e njohur Diola Dosti po jeton dashurinë e saj me biznesmenin Erolld Belegu prej disa muajsh. Diola dhe Erolldi janë ai çifti të cilëve ju pëlqen që shpesh të ndajnë fotografi dhe momente nga jeta private dhe intime për ndjekësit në Instagram.

Së fundmi Diola Dosti ka ndarë një fotografi, ku krah për krah me partnerin uron festat e fundvitit.

“Nga shtëpia jonë, në zemrat tuaja, duke ju uruar dashuri dhe gëzim në këtë sezon festash”- shkruan nutricionistja shqiptare.

Por ajo që ngre dyshime është se Diola e veshur me një fustan të bardhë shihet me barkun pak të rrumbullakosur, kjo ka bërë që ndjekësit ta urojnë për një shtatzëni të mbarë.

Dyshimet sot u përforcuan më shumë, pasi edhe në disa fotografi të ndara disa ditë më herët, dukej se Diola është në pritje të ëmbël.