“Djali nuk ka dashur ta takojë”, ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Vetëm sot ra dakord…

Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë për “Top Story”.

Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot, pas ndërmjetësimit të Elton Ilirjanit.

“Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe.

Dea Mishel shtatzënë? Ish-banorja e Big Brother habit ndjekësit teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Dea Mishel shfaqet në një video të fundit në spital me barkun e rrumbullaksour dhe gati për të lindur.

Videon blogerja e ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit dhe e shoqëron me shkrimin: “Urime Ledri Vula” në Instastory, ndërsa në postim shkruan “çun, goc, apo klip?”.

Megjithatë pas barkut të rrumbullakosur të Deas nuk fshihet gjë tjetër veç se një ‘top me letra’. Kjo pasi Dea është në klipin e projektit të ri të Ledri Vulës.

Dyshja kanë njoftuar edhe më herët për bashkëpunimin mes tyre, ku Dea shfaqet në rolin e infermieres.

Dyfytyrësia e Miçotaqisit / I dërgon letër liderëve europianë pasi “kushtëzoi” Shqipërinë: Serbinë e duam në BE! Është gurthemeli i stabilitetit

Greqia është plotësisht dhe pa asnjë rezervë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, ndërsa ka kushtëzuar Shqipërinë.

Kryeministri grek Qirjako Miçotaqis, e ka konkretizuar mbështetjen e tij ndaj serbisë me vepra, duke i dërguar një letër liderëve europianë, në të cilën e konsideron Serbinë si “gurin themel të stabilitetit në rajon”.

Mitsotakis tha se u kishte dërguar një letër liderëve evropianë duke kërkuar hapjen e një kapitulli tjetër në negociatat e anëtarësimit për Serbinë.

“Unë e konsideroj absolutisht thelbësore të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, një gur themeli i stabilitetit në rajon, dhe ndjej se ka ardhur koha për t’i dërguar një mesazh Serbisë dhe popullit të saj se ne e kuptojmë atë që themi: ne duam që Serbia të bëhet anëtare e Familja evropiane”, tha Miçotaqis.

Vlen të theksohet se në realitetin gjeopolitik të krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë shtete të BE-së e shohin Serbinë larg Bashkimit Europian, jo vetëm për shkak të mos reshtimit krah tyre për sanksionet ndaj Rusisë, por edhe për problemet serioze të brendshme dhe për mostregimin e vullnetit për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Nga ana tjetër, kryeministri grek deklaroi kushtin e Greqisë, ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pakicës kombëtare greke, sigurimin e të drejtave të tyre pronësore dhe të drejtën e vetëidentifikimit nuk janë çështje dypalëshe. Tashmë janë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian”, tha Mitsotakis.

Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030, duke lënë pas edhe vendet e tjera kandidate të rajonit, që konsideroheshin shumë më para në negociatat me bllokun. Kjo mesa duket ka bërë që Greqia të angazhohet në një fushatë denoncuese ndaj Shqipërisë, që të paktën deri tani mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave.

Banditi i “Home Alone” shfaqet në TikTok dhe i habit të gjithë me profesionin e tij të ri

Marv nga “Home Alone” nuk është më krimineli që të gjithë e donim.

Kushdo që ka parë “Home Alone”, filmin ikonik të Krishtlindjeve, e di se filmi i parë bazohet te Kevin McCallister (Macauley Culkin), i cili aksidentalisht ka mbetur vetëm në shtëpi, ndërsa familja e tij ka shkuar me pushime në Paris.

Ndërsa ai jeton vetëm, dy grabitës, Marv Murchins (Daniel Stern) dhe Harry Lime (Joe Pesci) përpiqen të hyjnë dhe të grabisin rezidencën shumëmilionëshe të McCallisters.

Sigurisht, Kevini tetëvjeçar kishte plane të tjera dhe sajonte një sërë rrengjesh dredharake për t’i ndaluar ata.

Filmi i parë “Home Alone” u publikua në vitin 1990 dhe që atëherë Stern ka ndryshuar pamjen dhe karrierën e tij.

Stern e braktisi plotësisht “jetën e tij të krimit” dhe tani jeton në një fermë ku punon si fermer dhe skulptor, të paktën kështu shprehet vetë ai duke habitur të gjithë.

Në një biografi në faqen e tij të internetit, Stern shkroi:

“Si fëmijë, isha një student i tmerrshëm, por shkëlqeva në të gjitha gjërat artistike – teatër, kor, bandë, qeramikë dhe skulpturë.

E lashë shkollën e mesme kur isha 17 vjeç dhe u transferova në Nju Jork për t’u bërë aktor. U martova dhe u bëra baba kur isha 23 vjeç.

Kam bërë shumë filma të shkëlqyer, por erdhi një moment ku më kishte munguar familja. Vendosa të ndaloj udhëtimet, të qëndroj në shtëpi dhe të fokusohem te familja ime dhe pasionet e mia të tjera artistike.”, tha ai.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7448058286621953323?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fbanditi-i-home-alone-shfaqet-ne-tiktok-dhe-i-habit-te-gjithe-me-profes-i81434

Koncert në vitin 2024

Thanë për këngëtaren e madhe:

Moderatori:

Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në këtë debat të zjarrtë që ka përfshirë të madh e të vogël.

A është Ajo një fenomen artistik apo një simbol kombëtar?

Sonte kemi të ftuar akademikë, politikanë, fansa dhe kritikë të saj të zjarrtë. Disa  mendojnë se ajo është thjesht një “e përkëdhelur  e sistemit monist”, por padyshim këta janë pakicë.

Diskutojmë sonte me një panel shumë të balancuar.

Psikologu:

Ajo që po shohim këto ditë  është një formë e pastër e “nostalgjisë histerike kolektive”. Populli ynë trim, liridashës dhe këngëdashës , i mbetur jetim, pa një ikonë të unifikimit emocional, është zhytur në kujtimet e Saj si një mekanizëm mbrojtës kundër ankthit të post-tranzicionit. Kur dëgjojnë këngët e saj, ndihen sikur më në fund  dikush  i kupton…!

Hallin nuk e zgjidhin,  por të paktën dikush i dëgjon.

Taulant Balla:

Parashqevi Simaku ka qenë gjithmonë, një këngëtare ikonë që tejkalon partitë dhe ndasitë ideologjike. Ky është momenti i artë për ta rikthyer atë, ndoshta me një koncert patriotik në takimin e radhës me emigrantët, ku të gjithë shqiptarët mund të ndihen bashkë nën flamurin kuq e zi. Jam i lumtur te them se Ajo jo vetëm do të këndojë, por edhe do të votojë.

Edi Rama:

Parashqevi Simaku është një metaforë për rikthimin në  epokën e artë që ne po ndërtojmë. Ajo është  fenomen, jo thjesht për muzikën, por për atë shpirtin unik shqiptar që vetëm qeveria jonë di ta nxjerrë në pah. Nuk është rastësi që ajo po rilind siç po rilind Shqipëria.

Sali Berisha:

Ajo është një nga ato figura që e kanë dashur Shqipërinë pa kushte, ndryshe nga këta që janë në pushtet sot dhe që nga mëngjesi në darkë kanë vetëm një refren në kokë: vjedhje, vjedhje, vjedhje. Ajo është simboli i pastërtisë shqiptare, nuk i ka kujt asnjë cent borxh. Jam kundër përpjekjeve djallëzore të qeverisë që  përveç betonizimit të tmerrshëm të Tiranës, duan të betonizojnë  edhe kujtimet tona.

Influenceri:

OK, guys, super, por po mendoja për një #ajopovjen dhe papritur më erdhi ajo në mendje! Kush e mban mend zërin e saj? ???? Për mua, është plot vibe.

Në fakt, sapo postova një poll në Instagram: “A duhet të rikthehet në TikTok apo INSTA?” Shkruani “YES, QUEEN” në komente!

Psikoanalisti:

Ajo nuk është vetëm një këngëtare; ajo është arkitektura e super egos tonë. Adhurimi kolektiv për të pasqyron nevojën që sot kemi për një figurë ideale, të pastër dhe të paprekshme. Këngët e saj shërbejnë si një portë drejt “asaj kohe”, kur ne mendonim se ishim më të lumturit e botës dhe bota na kishte zili ne.

Neurologu:

Rikthimi saj ”është një shembull intrigues i aktivizimit masiv të qarkut të kujtesës episodike në tru, që ndodh kur një stimul emocional, siç është zëri i saj, zgjon sinapset e “lumturisë kolektive” në korteksin tonë. Jemi në situatën kur neuronet janë në krizë: të qëndrojnë në të shkuarën apo të përballen me realitetin e sotëm?

Moderatori?

 Ajo është përgjigjja për çdo shqetësim. Nostalgjia shitet, lajmet klikohen dhe memet bëhen virale. Ajo është zgjidhja ideale për një vend të lodhur si ky i yni nga mungesa e idealistëve!

Kur një këngëtare arrin të bëhet emblemë politike, terapeutike dhe nostalgjike, kuptohet që ne nuk kemi më nevojë për asgjë tjetër veç një koncerti madhështor në sheshin Skenderbej.

Greqia me fushatë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një tjetër eurodeputet grek “denoncon” në Parlamentin Europian

Greqia ka vendosur kushte ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian; respektimin e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, duke e lidhur me ngjarjet e eurodeputetit Fredi Beleri, një figurë e errët dhe me të kaluar të dyshimtë, përveç se tre herë i dënuar në Shqipëri dhe Greqi.

Pasi ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgo Gjerapetriti deklaroi kushtin, duket se eurodeputetët grekë kanë marrë tashmë mesazhin e shefit të tyre dhe kanë nisur një fushatë denoncuese ndaj Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Një prej tyre, por mesa duket jo i fundit, eurodeputeti grek i Demokracisë së Re, Dimitris Tsiodras ka akuzuar sot në Parlamentin Europian vendin tonë si një shtet që nuk respekton të drejtat e minoritetit grek.

“Merrni për shembull atë që po ndodh në Shqipëri, e cila shpërfill të drejtat njerëzore dhe pronësore të minoritetit etnik grek. Kolegu ynë, Fredi Beleris, u dënua pikërisht sepse mbronte këto të drejta. Këto çështje janë referuar në vendimet e Këshillit, së bashku me domosdoshmërinë që Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet e saj dypalëshe.

Traktatet janë dokumente ndërkombëtare, ligjërisht të detyrueshme për palët e përfshira dhe ato nuk mund të modifikohen në mënyrë të njëanshme”, u shpreh ai.

Ai përfundoi duke thënë se “zgjerimi duhet të vazhdojë, por vendet kandidate duhet të demonstrojnë angazhimin e tyre në këtë rrugë në mënyra të prekshme”.

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin!

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka arritur më në fund të komunikojë me ish-bashkëshortin dhe djalin e saj.

Lajmin e bën me dije sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili thotë se ata kanë komunikuar me video.

“Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin! Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar Shën Premten”, shkruan ai.

Prej më shumë se 10 vite, besohet se Simaku nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka patur kurrë kontakt me djalin e saj që kur u nda nga bashkëshorti.

Greqia “kushtëzon” anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters.

Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash.

Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit, Demokracia e Re.

Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik.

Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend.

“Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës”, tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor.

Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t’i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende.

Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.

Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim.

Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE.

“Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike”, tha Gerapetritis.

Qeveria vihet në lëvizje për të ndihmuar Parashqevi Simakun, angazhohet Balla për ta pajisur me pasaportë

Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku.

Për të ndjekur këtë rast, është angazhuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën.

Siç mësohet, ministri i Shtetit dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin Balla, dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.

Burimet pohojnë se në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të ndërmjetësojë me shtetin amerikan, për të kuptuar nëse ka dokumentacion që mund të rifreskohet, apo të niset ndonjë procedurë e re për ta pajisur si me dokumente identifikimi, ashtu edhe qëndrimi.

Sherr i dh*ns hëm në familje, dy kunetërit konfliktohen me t hika pas υd ekjes së vjehrrës për shpenzimet e υarrimit dhe ndarjen e pasurisë

Një sherr mes kunetërish ka shpërthur pas vdekje së vjehrrës së tyre, se cili do të marrë përgjegjësinë për të paguar shpenzimet e varrimit të së ndjerës.

Ngjarja ka ndodhur ne Leçe të Italisë, mes dy burrave në moshë 54-vjeçare. Gjatë debatit, që ka ndodhur në rrugë, ata janë përballur me njëri-tjetrin të armatosur me shkopinj dhe thika

Vetëm ndërhyrja e policisë i qetësoi gjërat dhe të dy ata u denoncuan për armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane, shkak i sherrit në përveç shpenzimeve për varrimin e vjehrrës, është bërë edhe pakënaqësia për ndarjen e trashëgimisë.

Britmat, kërcënimet dhe ofendimet tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Policia ndërhyri menjëherë dhe i ndau burrat përpara se përleshja të kthehej në një tragjedi.