Motër e vëlla mb γtën babanë me jastëk, roli i dhëndrit në k rim! Zbardhen detajet, si të rinjtë tentuan të fshihnin υrαsjen duke fshehur trupin e të atit në bodrum

Të tjera detaje të rënda janë zbuluar nga tragjedia në një familje në Greqi, ku motër e vëlla, si dhe dhëndri, kanë vrarë babain e tyre.

Sipas informacioneve nga mediat greke, një 22-vjeçar së bashku me motrën e tij 26-vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre duke e mbytur me jastëk, në një fshat të Evisë në zonën e Kymit.

Fillimisht ata u përpoqën të fshihni ngjarjen dhe të mohonin përfshirjen në krim, por pas një marrje të gjatë në pyetje, ata pranuan. Mësohet se djali ka lajmëruar policinë të martën dhe është ankuar se i ati e ka rrahur duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Policia shkoi në shtëpinë e familjes dhe gjeti djalin, i cili u tha se nuk e dinte se ku ishte babai i tij. Pak më vonë ata e gjetën babanë të vdekur, të shtrirë lakuriq në bazën e një shkalle të brendshme që të çonte nga kati përdhe në bodrumin e shtëpisë. Rreth dy metra larg tij ishte një thikë.

Autorët, siç kanë rrëfyer më pas në polici, shkaktuan vdekjen e babait të tyre i cili flinte në shtratin e tij, duke i vendosur një jastëk në fytyrë dhe më pas tentuan të mbulonin gjurmët.

Pasi i kanë hequr rrobat, i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

Autorët jashtë shtëpisë kanë djegur provat e krimit, jastëk, pëlhura dhe rroba, një pjesë e të cilave është gjetur dhe konfiskuar.

Policia gjeti gjithashtu 2 thika shtëpiake dhe një mjet me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.

“Djali s’do ta takojë”/ Elton Ilirjani: Kam frikë për Parashqevinë, mund të përkeqësohet dhe…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur mundësinë të takohet me ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Disa ditë më parë, Ilirjani shpërndau për herë të parë në rrjetet sociale një foto ku shfaqej duke u përqafuar me Simakun, duke treguar se pas atij takimi, ai tani e ka marrë nën mbështetje këngëtaren e njohur.

Pasi ishte e pamundur të realizohej një lidhje telefonike, Ilirjani dërgoi disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë takim të veçantë dhe ndjesitë e Parashqevisë për këtë ndryshim të papritur në jetën e saj.

“Kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.

Për herë të parë në jetën time ndihem shumë i trishtuar. Është një situatë shumë komplekse. Ajo donte që të dilte, të shijonte një moment të bukur. Ma kërkoi dhe tha ‘dua të këndoj’. Kishte dëgjuar që shqiptarët kishin folur që ajo nuk e donte Shqipërinë e prandaj dolëm atë ditë dhe tha që ‘dua të ndihem si Hirushja’. Unë bëra çdo gjë sipas kërkesës së saj dhe çdo gjë tjetër. Edhe sot prapë do t’i lutem që të bëjmë çfarë të dojë ajo, por e vetmja gjë që do ajo është të takojë djalin e saj. Kaq. Asgjë tjetër. Nuk i duhen as paratë, as fama, asgjë. Do djalin e saj”, u shpreh ai.

U dr*gua dhe u mαs* krυα me t hikë së bashku me shokun e tij nga menaxherja, dënohen 5 persona që u përfshinë në fshehjen e υrasjes së reperit! Si u tentua të manipulohej k rimi

Një ekspert mjeko-ligjor, tre oficerë policie dhe një menaxhere muzike janë dënuar për fshehjen e vrasjes së reperit venezuelas Canserbero në vitin 2015.

Canserbero, i cili ishte shpallur reperi më i mirë në gjuhën spanjolle nga revista Rolling Stone, u drogua dhe u godit me thikë për vdekje nga menaxherja e tij, Natalia Amestica.

Autorja e krimit dhe vëllai i saj më pas e hodhën trupin e reperit nga dritarja e katit të 10-të.

Pesë personat e dënuar të martën janë shpallur fajtorë se kanë ndihmuar Natalia Amestica dhe vëllain e saj të rregullonin skenën e krimit, që vrasja e Canserbero-s të dukej si vetëvrasje.

Ata janë dënuar me burgim nga 15 deri në 20 vjet, ndërsa Natalia Améstica dhe vëllai i saj, Guillermo u dënuan me 25 vjet burg në shkurt për vrasje.

Vdekja më 19 janar 2015 e Canserbero, emri i vërtetë i të cilit ishte Tirone González, tronditi skenën e repit të Venezuelës.Në atë kohë, u aludua se ylli 26-vjeçar kishte vrarë mikun e tij Carlos Molnar në një përleshje me thikë përpara se të hidhej nga dritarja.

Por në dhjetor 2023, Natalia Améstica rrëfeu se kishte goditur me thikë Molnar dhe Canserbero. Natalia Amestica pretendon se ishte zemëruar me reperin pasi kishte mësuar se Canserbero nuk e donte më si menaxherne e tij.

Ajo rrëfeu se Canserbero kishte shkuarnë apartamentin e saj në qytetin e Maracay më 19 janar 2015. Reperi shoqërohej nga miku i tij Carlos Molnar, njëkohësisht i dashuri i Natalia prej shumë vitesh.

Ajo rrëfeu se i bëri çaj të dy viktimave dhe u hodhi në pije një qetësues të fuqishëm. Kur partneri i saj i droguar Carlos Molnar hyri në kuzhinë, ajo e goditi me thikë në qafë, në shpinë dhe në krah.

Canserbero, i cili ishte dëshmitar i vrasjes së mikut të tij, por nën ndikimin e drogës kishte rrëshqitur dhe u rrëzua në divan. Amestica më pas e goditi dy herë me thikë.

“Në dëshpërim, më pas thirra vëllain tim Guillermo për të më ndihmuar të zgjidhja situatën”, tha ajo në videon e publikuar, ku rrëfente krimin.

Vëllai i saj shkoi në vendngjarje së bashku me tre oficerët e agjencisë së inteligjencës së Venezuelës.

“Ata rregulluan skenën në mënyrë që të dukej si një vrasje-vetëvrasje,” sipas Natalia Améstica.

Ajo tha se “oficerët e goditën me thikë Carlos Molnar edhe disa herë të tjera, ndërsa vëllai im Guillermo e goditi me thikë katër herë. Më pas na thanë se si ta hidhnim nga dritarja për të përfunduar skenën vrasje-vetëvrasje”, tha ajo në rrëfimin e saj.

Guillermo deklaroi se një ekspert mjeko-ligjor që mbërriti në vendngjarje ngriti dyshimet duke thënë se skena e krimit ishte e manipuluar dhe u kërkoi ryshfet 10.000 dollarë për të mbuluar vrasjet dhe për ta bërë të duket sikur Canserbero kishte sulmuar me thikë Molnarin përpara se të hidhej nga dritarja.

E kuruar në çdo detaj, Parashqevi Simaku shfaqet duke puthur flamurin kombëtar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.

Është biznesmeni Elton Ilirjani që po kujdeset për ikonën e muzikës shqiptare. Së fundmi ai ka postuar një tjetër video ku Parashqevia shihet e kuruar deri në detaj.

Me flokët e valvitura, grim të lehtë, Parashqevi Simau shfaqet duke puthur flamurin kombëtarë.

Madje në një video, Ilirjani shkruan: “Parashqevi Somaku falënderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.

Berisha: Qindra mijëra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e ka ncerit të gjirit

Duke folur në forumin e ‘Të Drejtat e Shkelura’, kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar edhe aspekte të veçanta të medias

Sipas Berishës, në ditët e fundit janë bërë mijëra tituj për këngëtaren Parashqevi Simaku, por asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit.

“Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq.

Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez.

Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.

Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim.

Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë.

Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët.

Mirëpo është diktaturë me dy fatkeqësi, fatkeqësia e madhe janë gjithë pasojat e saj.

Fatkeqësia e dytë është sepse kjo diktaturë në mënyrë ose një tjetër, injorohet.

Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë.

Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje.

Pra, ka këtë problem madhor. Kohë shumë e vështirë, të jemi realistë, për të drejtat e njeriut sot”, shkruan Berisha.

Del Fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut/ Ishte nisur për koncert në Korçë, por përfundoi maleve në zbor

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ishte shkëputur nga jeta e saj artistike për vite me radhë.

Në rrjet qarkullon një foto e rrallë e saj, dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist në kulmin e karrierës, ku ishte thirrur në zbor.

Kolegia e saj Rita Ndoci tregon se bashkë me Parashqevinë, ishin të ftuara në një koncert në Korçë, por detyroheshin të shkonin edhe në zbor.

“Tek fotoja lart Parashqevia dhe unë kemi qenë të ftuara për koncert në Korçë, në pallatin e sportit. Fotoja në zbor me Parashqevinë, Emën, Albana Micin, Mim Marjanaku dhe vajza të tjera tregon se ne kemi qenë në zbor si të tjerët, pasi ishte njëri nga tre komponentet mësim, punë, kalitje. Të mos bëjë zborin ngelje në klasë.

Pjesëmarrja në zbor ka qenë detyrim. Privilegje lehtësira kemi pas shumë si Parashqevia dhe unë. Unë nganjëherë nuk vishja xhaketën e zborit sepse ishte shumë vapë. Unë nuk kam mbajtur kurrë pushkë, e ngarkesa të tjera, nuk kam marrë pjesë në stërvitjet që bënim. Bëja gallatë sa kam mundur pasi me trajtonin si kolege profesorët dhe zyshat, pasi isha e famshme me artin tim. Në darkë Parashqevia dhe unë bënim koncert, këndonim, unë bëja humor”-tregon Rita Ndoci.

“Mbreti” i Granada-s, realizoi “tripletë”, Uzuni: I lumtur për fitore

Një “mbret” në Spanjë, pa frikë i tillë mund të konsiderohet Myrto Uzuni për ekipin e tij, Granada, me këta të fundit që po shijojnë në maksimum formën e shkëlqyer që po kalon “bomberi” kuqezi. Uzuni e kaloi paraqitjen e tij në një tjetër nivel ku përballë Cartagena-s realizoi një “tripletë” golash duke marrë më vete topin.

Cartagena i befasoi në minutën e 12-të duke kaluar të parët në avantazh, por dy minuta më pas me një goditje të saktë me kokë Uzuni barazoi shifrat në 1-1. Sulmuesi shqiptar nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 27-të gjeti dhe golin e dytë duke përmbysur rezultatin. Granada kishte kontrollin total të lojës dhe në minutën e 35-të me një zbritje të shpejt në sulm gjetën dhe golin e tretë.

Në pjesën e dytë, për të vulosur këtë sukses të madh mendoi sërish Myrto Uzuni që me një goditje të saktë kompletoi mbrëmjen e tij perfekte, kompletoi “tripletën” e tij personale duke i dhuruar Granandës një trepikësh të artë. I gjithë stadiumi nderoi “bomberin” kuqezi që falë kësaj paraqitje fantastike merr i vetëm kreun e listës së golashënuesve më të mirë në La Liga2 në kuotën e 14 golave, plus 1 assist.

Në përfundim të ndeshjes, me topin në dorë, Uzuni u shfaq i lumtur për golat e tij, por mbi të gjitha për fitoren që arriti Granada: “E rëndësishme në radhë të parë është ekipi. “Mora shumë topa sot nga shokët e skuadrës dhe më ndihmuan. Po punojmë fortë së bashku. Jam shumë i lumtur për hat-trick që realizova dhe për fitoren e skuadrës. Jemi të gjithë të lumtur. Ka alegri në kampin tonë dhe ndihemi mjaft mirë. Të gjithë vëmë ekipin në radhë të parë. Më vjen mirë që çdokush që ishte në stadium u ndie i kënaqur”, u shpreh Uzuni.

Top Media me këngën tradicionale të fundvitit “E duam lumturinë” nderim për Parashqevi Simakun

Çdo vit Top Media realizon këngën e fundvitit, ku gjithë figurat mblidhen bashkë dhe këndojnë. Ata përzgjedhin këngë me mesazhe të forta dhe e transmetojnë non stop në kanalet e tyre.Këtë vit thuhet se ata kanë regjistruar këngën “Fol vetëm fol”, por me ngjarjet e fundit të ndodhura me Parashqevi Simakun kanë vendosur ta ndryshojnë dhe në nder të saj do këndojnë “E duam lumturinë”.

Figurat e Top Media janë duke e regjistruar sot këngën tradicionale të fundvitit. Një kujtim i veçantë jo vetëm për ta por me siguri edhe për Parashqevinë.

Falja e gjobave/ Berisha: Është ‘ligji i blofit’! Qeveria e PD do t’i kthejë qytetarëve paratë që kanë paguar! Në 100 ditët e para ne…

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale si “ligjin e blofit” .

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do t’i kthejë qytetarëve të gjitha paratë që i kanë paguar në formën e gjobave.

“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba. Asgjë gjobë e vendosur bazuar në atë nen të rrëzuar nga GJK jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti që t’ia riktheje. Garantoj se qeveria e PD do ti riktheje ato gjoba, qindarkë për qindarkë, kushdo që ka paguar gjobë sipas atij nenin do të marrë paratë mbrapsht”, tha Berisha.

Po ashtu, Sali Berisha tha se PD do të kërkojë që të falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat që ekzistojnë për energjinë elektrike. Ndërsa u shpreh se në 100 ditët e para të qeverisë së PD do të bëjnë të mundur që energjia elektrike do të paguhet sipas rrogave dhe pensioneve.

“Ne do të kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla. Pa përjashtim.

Në 100 ditë e para do p[përcaktohet kuadri i ri ligjor i pagesave të energjisë në përputhje me rrogat dhe pensionet”, tha ndër të tjera kreu i PD

“Jemi shoqëri e gjirizeve”- Klodiana Lala: Nëse duam të flasim për Parashqevi Simakut, duhet ta nisim nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, jo nga bishti

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar shoqërinë shqiptare, shoqëri të gjirizeve, duke thënë se “morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht”, referuar rastit të këngëtares Parashqevi Simaku.

“Ne jemi shoqëria që morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht. Jemi shoqëria e gjirizeve, që po i rrëshqiti këmba njërit, e vdesim”, tha ajo.

Sa i takon mënyrës së reagimit të madh që solli rishfaqja e Simakut, si një e pastrehë në SHBA dhe mënyrës sesi u trajtua, Lala tha se “nëse duam të flasim për Parashqevi Simakun, duhet ta nisim nga dosjet e sigurimit të shtetit, jo nga bishti”.

Lala: Ne marrim një moment, dhe për njëmijë arsye, dikë, ose e lartësojmë, ose e vdesim komplet. Nuk dua të futem në debat, sepse është debat shumë i gjerë, duke filluar nga mënyra sesi Sigurimi i trajtoi artistët, në mënyrën sesi Parashqevi Simaku shko në majë, në mënyrën sesi të ngjashmit e vetë përfunduan në internim.

Të hapen dosjet e Komunizmit, nuk mund të shihet vetëm fundi fare. Jemi të pandershëm si shoqëri ne. Nuk mund të shihet vetëm fundi dhe ta përdorim si mish për top dikë. Ca për klikime e ca për interesa.

Është një histori që nis herët, nis që kur ca vajza të bukura u shfaqen e ’85 dhe nisën të këndonin. Ka të bëjë me sigurimin e shtetit, mënyra e largimit nga Shqipëria. Nuk mund të shihet aq ngushtë.

Nëse dikush do të kishte interes ta ndihmonte, mund ta bënte në heshtje të plotë. Mund t’ia zbukuronte jetën një gruaje.

Nëse duam të flasim për Parashqevi Simakun, duhet ta nisim nga dosjet e sigurimit të shtetit, jo nga bishti.