Ky është djali 20-vjeçar i Parashqevi Simakut (foto)

Një lajm që ka tërhequr vëmendje është lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila për vite me radhë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, por u zbulua ditët e fundit se jetonte si e pastrehë në SHBA. Pyetje ka shumë nga publiku, por ajo më e shpeshta lidhet me djalin e saj se ku ndodhet.

ICONSTYLE ka zbuluar portretin e djali saj, Luke Nolfe, tashmë 20 vjeç, i cili ka një ngjashmëri të dukshme me të ëmën.

“Avokati do të më sjellë djalin sepse ai vendos për mua se si do të vejë jeta ime dhe unë jam betuar për diçka dhe do e pres këtu në rrugë”, kështu mësohet t’i ketë thënë Parashqevi Simaku, Elvira Tatës gjatë kohës kur kjo e fundit e gjeti artisten ikonë të Shqipërisë në rrugët e Amerikës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Tata thotë se edhe pse Parashqevi Simaku jetonte në rrugë, ajo nuk pranonte para dhe as nuk kërkonte ushqim teksa shton se artisja ju dhuronte vetëm buzëqeshje kalimtarëve.

Elvira Tata: Pasi hëngrëm bukë, i them se “duhet të iki në punë, por nuk duhet të lëvizësh”. Më tha që “nuk do të lëviz, madje nuk e hëngra bukën që kur të ikësh ti të mos më përzënë kamarierët”.

Dhe ika në punë prapë, kthehem dhe nuk e gjej pranë në restorant. Ajo po këndonte me një këngëtar të rrugës jazz. I thashë “sa mirë që të gjeta”, i thashë “do të ikim tek shtëpia ime sepse mamaja ime mezi po të pret”. Më tha “jo sepse kam frikë se më vjen avokati dhe nuk më gjen këtu”.

A i thashë unë “po si do të vijë avokati, ora 11 e natës”, i thashë. Më tha që do të më sjellë djalin sepse më tha “djali ime vendos për mua se si do të vejë jeta ime sepse unë jam betuar për diçka dhe unë do të rri këtu që ta pres”. Më pas, u ulëm tek një lokal aty pranë dhe më tha “më lër dhe sot, kismet nesër”. I them këngëtarit që “e njeh këtë grua, kjo është një këngëtare shumë e famshme në Shqipëri” dhe më tha “merreni pse e lini këtu ju”. Aty e kuptova se jetonte në rrugë.

Në këto momente kthehem në orën 10 të mëngjesit aty ta gjej dhe nuk e gjeta dhe u mërzita shumë. Herën e tretë, jam kthyer se nuk kisha Lekë kesh, kam marrë 20 Dollarë dhe ja kam sjellë që të paguajë telefonin.

Nuk pranoi t’i merrte Lekët në botë, absolutisht, as ushqim nuk kërkonte, vetëm ju buzëqeshte njerëzve që kalonin në rrugë. Në darkë më tha mua “Elvirë më quajnë e pastrehë”, por më tha që “pa ardhur avokati nuk do të lëviz nga ky vend”. Nuk e kuptova çfarë ishte ajo lidhja që kishte me avokatin.

Kujdes! Çfarë është meningiti bαkterial që i mori j etën 17 vjeçares në Durrës?

Noela ishte maturante me rezultate të mira, spikaste në aktivitete dhe veprimtaritë e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës.

Artiste, me ëndrrën për tu bërë piktore, jeta e saj u ndërpre në mes fatalisht pasi u prek nga meningjiti akut.

17-vjecarja, Noela Caka nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor, deri mëngjesin e së shtunës kur u shtrua me urgjencë në spitalin e Durrësit me temperaturë të lartë dhe prej andej u transferua në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.

Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me 17-vjeçaren.

Po kështu, familjarët, mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar të mjekohen për disa ditë me antibiotik.

Sakaq pasiguria në komunitet është rritur për shkak të vdekjes së papritur të adoleshentes nga meningjiti akut.

Çfarë është meningiti bakterial?

Meningiti bakterial është një inflamacion i rrezikshëm i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Shkaktohet nga baktere të ndryshme, si Neisseria meningitidis dhe Streptococcus pneumoniae.

Simptomat e tij përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, ngurtësi të qafës, të përziera dhe në disa raste konfuzione apo krizë epileptike.

Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyrë agresive me antibiotikë.

Për më tepër, ajo mund të përhapet përmes pështymës ose sekrecioneve respiratore, duke rritur rrezikun e infektimit te personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me të prekurin.

Vjen në jetë fëmija i parë me in Vitro te “Koço Gliozheni”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka dhënë lajmin e mirë sot se për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ka ardhur në jetë fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

Ministrja Koçiu deklaroi se Soreja ka lindur me peshë 4 kg e 250 gram duke bërë realitet jo vetëm ëndrrën prej mëse 16 vitesh të dy prindërve të saj, Eridës dhe Xhemalit, por njëkohësisht duke shënuar një moment tejet të rëndësishëm për strukturat spitalore publike.

Koçiu vizitoi nënën dhe vajzën e saj e cila erdhi në jetë falë profesionalizmit të ekipit të mjekëve të Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Ajo vuri në dukje se ardhja në jetë e fëmijës së parë nëpërmjet teknikës inovative të mjekësisë moderne u bë e mundur falë investimit të qeverisë për ngritjen e Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) duke e kthyer në një qendër model të shtatzënisë në nivel kombëtar përmes riprodhimit të asistuar.

“Në spitalin publik kemi beben e parë me procedurën e riprodhimit të asistuar. Te materniteti “Koço Gliozheni” falë edhe Qendrës së Riprodhimit të Asistuar që u investua e gjitha falë buxhetit të shtetit nga e para dhe mundësisë për të rimbursuar paketën e fertilitetit për të gjitha çiftet që e kanë të pamundur të sjellin një bebe vetë, ne i ndihmojmë edhe i mbështesim për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe”, nënvizoi ministrja.

Qeveria shqiptare dhe MSHMS ka mundësuar financimin e plotë të paketës së fertilitetit, një shërbim i cili tashmë ofrohet falas për ata bashkëshortë apo çifte të cilët duan të kenë fëmijën e tyre nëpërmjet kësaj procedure. “Paketa e fertilitetit mbulohet 100% nga buxheti i shtetit”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se “materniteti “Koço Gliozheni” hapi siparin e kësaj procedure ndërkohë që me buxhetin e 2025 edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë do të fillojë investimin përkatës për të realizuar gjithashtu paketën e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë”.

Deklarata e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë, është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

Këngëtarja dukej në gjendje jo të mirë dhe shumë njerëz reaguan, duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

E veç kësaj, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe një video — një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

Gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, Luizi kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.

Pjesë nga biseda e tyre:

Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?

Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.

Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.

Luiz Ejlli: Për Zotin.

Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.

Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa.

“Ajo do djalin”, Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simaku: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta takojë

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur.

Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj. Edhe për dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.

Mesazhi i tij zanor:

Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.

Heidi Baçi rikthehet në Shqipëri, i besohet moderimi i “Big B…

Heidi Baçi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 3” do të rikthehet sërish në Shqipëri. Shkak i rikthimi nuk është më ish partneri i saj Romeo Veshaj, por puna si moderatore në “Big Brother VIP Fan Club”.

Pak kohë më parë Heidi njoftoi se do të largohej nga emisioni “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes në një periudhë jo shumë komode për të. Ajo sqaroi se arsyet e largimit ishin personale dhe se kërkonte të rigjente veten. Tashmë mesa duket kjo periudhë e keqe për të i përket së shkuarës.

Deri më tani është konfirmuar fakti se Big Brother Albania VIP 4 do të nisë më 21 dhjetor. Megjithatë lista e banorëve pjesëmarrës të këtij viti nuk është bërë ende zyrtare nga Top Channel, këto janë disa nga emrat që po përflitet se do jenë pjesë e BBVA4.Këngëtarja e njohur Anila Mimani, aktori i “Portokallisë” Akil Varfi si dhe ish-bashkëshortja e Ledri Vulës, influencerja Sara Hoxha. Gjithashtu një emër që tashmë dihet është ai i futbollistit shqiptar Eros Grezda.

Evi Kokalari: Shumë gjëra nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares Parashqevi Simaku

Evi Kokalari

Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares këto ditët e fundit. Së pari, mund të më thoni kur është transmetuar ai segmenti në ABC News, sepse në rubrikën e tyre ‘Be Kind’ nuk rezulton se është, që do të thotë mund të jetë video e vjetër, ndoshta dhe e periudhës së Covidit.

Disa fakte që më bëjnë të kem pikëpyetje;

Video e dytë del të nesërmen që gazetari e bën publike të parën, por këngëtarja është e veshur komplet ndryshe dhe kapelen nuk e ka njësoj. Nga dalja e videos së parë tek e dyta, fillon një angazhim për ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga ‘biznesmen’ në NY që thonë se kanë avokatët e tyre që e kërkojnë.

E gjejnë të nesërmen, në Penn Station, po, po, në të gjithë atë New York, skuadra ‘shpëtimi’ e gjen vetëm mbas 24 orësh. Dhe jo me avokatët e tyre, por me ‘tetën’ e lagjes. E filmojnë, pa pikë turpi i ofrojnë një buzekuq, ‘merre – i thotë – se është e DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shëmtuar, por kur kjo e fundit mplekset me injorancë totale, marrkërka forma të frikshme.

T’i kthehemi skenarit – del video e parë, bëhet virale, të nesërmen del video e dytë, ndërkohë ‘shpëtimtari’ jep një intervistë në TV shqiptare, pastaj e sistemon në hotel ku filmon çdo detaj dhe e shpërndan në mediat shqiptare, një darkë tek Milos Hudson Yards, ku ajo darkë ka shkuar mbi $1000 (më besoni për këtë), një peliçe kurrizit, një diamant në gisht, një përulje në tokë, duke i puthur këmbët me përgjërim…

CUT!!!

Bëhet serish virale, idiotët e dobishëm duartrokasin shpëtimtarin, heroin e tyre të ri, pa menduar fare në detaje, por duke akuzuar komunitetin shqiptar në NY që s’kanë bërë asgjë më parë për këngëtaren.

Shpëtimtarin nuk e kam njohur më parë, madje për herë të parë e kam parë në fotot që ndante PR i tij këtu në NY. PR i tij është një grua dhe personazh mjaft i njohur në qarqet e atij rrethi të vogël në NYC, që mund te konsiderohet deri diku ekskluzive. Pra, shpëtimtari ka punësuar një nga PR më të mira në NYC, dhe e kupton rëndësinë e asaj që quhet ‘PR stunt’, që po ta shqipëroja siç duhet, do të thotë – të gjesh një ngjarje që bëhet virale dhe të ngre profilin.

Dhe kjo ngjarje, po me konkludon të jetë bërë në kurriz të këngëtares.

Disa jave më parë shpëtimtari ishte në Shqipëri, dhe për koincidence, Fejvziu e interviston solo, pra duke i dhënë një platformë për t’u shprehur për tema që janë akoma tabu në atë vend. Në fakt, Fejvziu ka shokuar shumë shqiptarë duke e bërë videon e këngëtares virale dhe fakti që bëri dhe një video pasuese me shpjegime, më thotë që ndërgjegja nuk ja koncepton ku qëndron problemi në këtë rast.

E vetmja mënyrë që mund të ketë pak sens këtu është nëse gazetari është paguar si për intervistën e shpëtimtarit disa javë më parë, ashtu dhe për të bërë virale videon. Ne fakt, është shumë e rëndësishme si do shpërndahej video, sepse kjo bën diferencë nëse ngjarja do bëhej virale apo jo.

Të shtoj dhe disa detaje që të kuptoni dyshimet e mia;

Kam 30 vjet në New York, dhe e njoh komunitetin tonë. Kam pasur rastin ta takoj dhe këngëtaren dhe të flas me të kur ajo ishte në Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin. Në atë pikë e kam lënë të lumtur. Si unë, atë e kanë njohur të gjithë në këtë komunitet dhe e kanë respektuar. Dhe këngëtarja vet, njeh të gjithë ata që në komunitetin tonë janë financiarisht shumë mirë dhe arrijnë të bëjnë ndryshime reale kur është nevoja, dhe nëse ajo do donte, do kishte kërkuar ndihmë.

Ajo ndihmë do i ishte dhënë pa bërë zhurmë fare, në mënyrë që t’i ruanin dinjitetin ashtu siç e meriton. Nga ana tjetër më thonë që ndihma i është ofruar shumë herë më parë, dhe ka refuzuar. Problemi i këngëtares nuk është financiar, por shpirtëror. Asnjë nënë e ndarë nga fëmija nuk gjen dot qetësi. Këto janë hallet e saja reale.

Që halli i saj të shfrytëzohet në këtë formë, është realisht një mëkat dhe vetëm njerëzit pa shpirt mund ta bënin. Asnjë njeri me klas nuk do i kishte dhënë ndihmë ‘një dive apo idhullit’ të tij siç e cilëson vet ‘shpëtimtari’, duke i cenuar dinjitetin në këtë formë.

Siç e kam shkruar më parë, nëse vërtetë donit ta ndihmonit, do e kishit bërë pa u ndjerë. Por a ishte kjo vërtetë për të ndihmuar këngëtaren, apo për të ngritur profilin tuaj?

Cilado qoftë përgjigja, jeni gabim dhe shoqëria me të drejtë po ju gjykon.

E kam gjetur djalin, por ai do që ta …! Elton Iliriani në lot: Parashqevia u tm errua kur se pa se çfarë po flasin shqiptarët, kam frikë se

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur.

Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj.

Edhe për ne dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.

Mesazhi i tij zanor vijon si më poshtë:

Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj.

Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki./TAR

Top Channel

FOTO E RRALLË/ Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në… zbor në mbrojtje të Atdheut

Parashqevi Simaku mbetet një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, Parashqevia pas dramës familjare, është rikthyer në vëmendjen e publikut.

Një foto e rrallë tregon se ndryshe nga këngëtaret e ditëve të sotme, ajo nuk mund të quhet se ishte edhe aq e privilegjuar në atë kohë.

Parashqevia edhe dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist, në kulmin e karrierës, ishte thirrur në zbor.

Një foto e rrallë me koleget Rita Ndoci dhe Ema Ndoja e mikesha të tjera, e vitit 1988, tregon se këngëtaret nuk kishin privilegje të shumta.

Po ja çfarë thotë Rita Ndoci për foton:

Ju pershendes. Tek fotoja lart Parashqevia dhe une kemi qene te ftuara per koncert ne Korçë, ne pallatin e sportit. Fotoja ne zbor me Parashqevine, Emen, Albana Micin, Mim Marjanaku dhe vajza te tjera tregon se ne kemi qene ne zbor si te tjeret, pasi ishte njeri nga tre komponentet mesim, pune, kalitje.

Te mos beje zborin ngelje ne klase. Pjesemarrja ne zbor ka qene detyrim. Privilegje lehtesira kemi pas shume si Parashqevia dhe une. Une nganjehere nuk vishja xhaketen e zborit sepse ishte shume vape. Une nuk kam mbajtur kurre pushke, e ngarkesa te tjera, nuk kam marre pjese ne stervitjet qe benim.

Beja gallate sa kam mundur pasi me trajtonin si kolege profesoret dhe zyshat, pasi isha e famshme me artin tim. Ne darke Parashqevia dhe une benim koncert, kendonim, une beja humor….

PAMJET / Fshihet emri “Air Albania” nga stadiumi në Tiranë, do të zëvendësohet me një emër tjetër

Pak ditë më parë FSHF njoftoi se stadiumi në kryeqytet nuk do të quhet më “Air Albania”.

Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do të quhet stadiumi i vetëm i madh dhe i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

E teksa pritet ende me kuriozitet për të parë sesi do të quhet ky stadium, së fundmi është punuar për të fshirë emrin e vjetër nga impianti në Tiranë, duke hequr të kaluarën e “Air Albania”-s.

Stadiumi i quajtur dikur “Qemal Stafa” u rikonstruktua pesë vite më parë dhe siç e parashikon kontrata, emri i vendoset përmes një procesi publik me oferta nga kompani që plotësojnë disa kritere.

Mbetet për t’u parë nëse stadiumit do t’i mbetet emri “Air Albania” apo do të ndryshojë sërish.