Βυrri i kυshërirës më k aρi në errësirë dhe b. ëri të ρàimαgjiηυeshmen me mυa…

Një vajzë tregon se bashkëshorti i kushërirës së saj e ng.acmon. Vajza thotë se gaboi që i ktheu puthjen dhe se tani ndihet fajtore karshi kushërirës së saj. Historia është rrëfyer.

“Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe. Burri i kushërirës time është 30 vjeç, kurse kushërira është 25 vjeçe dhe ata të dy kanë 1 fëmijë të vogël, të porsalindur.

Me kushërirën edhe pse kemi diferencë moshë kam qenë që e vogël shumë e lidhur. Shtëpitë i kemi pasur afër e gjithmonë e ka cilësuar si motrën që nuk e kam patur kurrë.


Në fakt isha dhe xheloze pak për të, sepse ajo është shumë e bukur, e zgjuar, fisi çmendej pas saj e kur u fejua me një djalë me lekë e më shkollë ajo mbeti e preferuara e fisit.

Pasi ajo lindi fëmijën mua më qëlloi të shkoj shpesh tek shtëpia e saj për ta ndihmuar me fëmijën. Ajo jeton vetëm me burrine djalin.

E ndihmoja me gjithçka, sapo mbaroja leksionet e rrija tek ajo. Ajo lindi me operacion dhe pati komplikime, e qëndronte në shtrat pjesën më të madhe të ditës.

Burri i saj doli në dhomën tjetër e unë rrija me të në dhomë dhe djalin. Kështu kaluan javët e para. Por darkave kur atë e zinte gjumi dhe unë mbaja djalin se nuk flinte edhe kushërira flinte top.

Dilja nëpër shtëpi me djalin. Edhe nisa të flisja gjatë me burrin e kuëshërirës. Shihnim televizor, qeshnim, e kuptuam që kemi shumë të përbashkëta në muzikë e kinema. Në fakt më tha se me kushërirën nuk kishte asgjë të përbashkët përveç djalit.

E kështu kaluan disa netë. Një natë pasi vura dhe djalin e tyre në gjumë më pihej ujë e dola në kuzhinë. Ndeza dritën e pashë burrin e kushërirës që po rrinte në divan në errësirë.

U ngrit, fiku dritën dhe më tha: Po të prisja…! Më kapi dhe më puthi shumë fort. Ja ktheva, edhe pse e dija që po bëja gabim. Nuk bëmë gjë më shumë sepse ika me vrap në dhomë. Tani nuk di çfarë të bëj?

Nuk dua ta lëndoj kushërirën, por puthja e tij më pëlqeu shumë. Si duhet të veproj?! “, shkruan ajo.

Horoskopi ditor për ditën e sotme, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi

Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje. Duhet të punoni me vendosmëri për të arritur objektivat tuaja. Besoni më shumë në vete dhe do të merrni rezultatet e dëshiruara.

Demi

Gjatë kësaj dite do të përballeni me një ngarkesë të madhe stresi. Gradualisht do të rikuperoni formën fizike dhe psikologjike, ashtu siç ju e keni dëshiruar.

Binjakët

Pas disa ditëve të vështira që keni kaluar sidomos në dashuri, situata priret që të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme. Shumë shpejt edhe në punë do të merrni kënaqësitë e dëshiruara.

Gaforrja

Pavarësisht vështirësive me të cilat jeni përballur në jetën sentimentale, yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv. Do ti shihni gjërat me sy tjetër.

Luani

Gjatë kësaj të marte duhet të reflektoni më shumë për të rigjetur ndjenjat tuaja. Po ashtu do ju duhet të gjeni ekuilibrin e dëshiruar, të cilin e keni humbur prej kohësh.

Virgjëresha

Më në fund keni rigjetur qetësinë dhe gjatë ditëve në vijim do të merrni kënaqësi të mëdha. Kjo gjë vlen sidomos në sferën profesionale, ku përkushtimi i treguar do të shpërblehet.

Peshorja

Kjo ditë ju gjen tejet nervoz për shkak të ngarkesës dhe stresit të madh në punë. Kjo gjë do të reflektohet edhe në sferën sentimentale, ndaj bëni mirë që të mos e teproni.

Akrepi

Situata në dashuri do të vijë drejt përmirësimit. Historitë e lindura prej pak kohësh do të marrin konfirmimet e nevojshme, shkruan noa.al. Dita parashikohet të jetë tejet pozitive.

Shigjetari

Duhet të besoni më shumë në veten tuaj, sidomos në sferën profesionale. Pavarësisht aftësive tuaja nuk do ju njihen meritat dhe për këtë arsye duhet të tregoheni më bindës.

Bricjapi

Keni nevojë për një periudhë pushim, për të shqyrtuar më mirë projektet tuaja të së ardhmes. Në dashuri, situata do të mbetet e qëndrueshme, për gjithë ata që janë në një lidhje të qëndrueshme.

Ujori

Ndiheni disi të lodhur për shkak të angazhimeve të shumta, me të cilat jeni përballur gjatë këtyre ditëve. Përfitoni për të rikuperuar dhe për të rigjetur ekuilibrin, por gjithmonë duke u treguar të matur.

Peshqit

Po angazhoheni maksimalisht për të arritur objektivat e synuara, si në dashuri edhe në punë. Shumë shpejt do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të merrni kënaqësi.

Tr agjike! Konkurrenti “Përputhen” humb nënën dhe aksi dentohet para emisionit, ditën tjetër i digjet shtëpia (Video)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak para regjistrimeve të puntatës së fundit të emisionit “Përputhen”.

Një prej konkurrentëve të programit të dashurisë, Blendon, teksa po udhëntonte me makinë rrugës për në Kosovë, mësoi lajmin se nëna e tij është ndarë nga jeta.

Ky moment i rëndë u pasua nga një tjetër ngjarje, ku Blendoni pësoi edhe një aksident të rëndë me makinë, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka qenë edhe i pranishëm në studion e “Përputhen”

Mirëpo situatat e vështira të Blendonit nuk mbarojnë me kaq.

Megi Pojani, moderatore e “Përputhen”, teksa fliste për lajmin e rëndë, zbuloi më tej se Blendonit ditën pasardhëse i është djegur nga flakët edhe shtëpia.

https://www.instagram.com/reel/DDpd0aztHz-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=62a5240d-bf06-458f-834c-c4f43c304b85&ig_mid=32C76142-DC9A-4FD1-9BBF-0BD4BB453D27

https://www.instagram.com/_u/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5f19f3b6-3260-456d-93f1-0bf61bd43982&ig_mid=E962A6E9-9131-4FEC-A81E-C803EDAC1FDA

“Çfarë problemi ka se nxorri foton?”/ Blendi Fevziu flet për Artan Hoxhën dhe hetimet e SPAK

Blendi Fevziu, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për hetimet e SPAK ndaj gazetarit Artan Hoxha, duke qenë se një prej episodeve që përmenden në dosjen e Hoxhës, ka të bëjë pikërisht me emisionin Opinion, ku gazetari publikoi një fotografi të Kryeministrit Rama dhe Ardjan Çapjas.

SPAK dyshon se me këtë veprim dhe të tjera, Hoxha i ka shërbyer grupit kriminal të Suel Çelës si anëtar i kësaj organizate. Hoxha i mohon këto pretendime.

Blendi Fevziu tha se publikimi i fotografisë në vetëvete nuk përbën ndonjë shkelje dhe se këtë do ta bënte çdo gazetar, ndërkohë që ngriti pikëpyetje për disa elementë të dosjes, duke shtuar se nuk e ka të plotë informacionin që mund të zotërojë SPAK për këtë rast.

“E pashë dosjen që shkoi në gjykatë. Ka disa pikëpyetje. E para, nuk e di nëse në momentin kur ky komunikim mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës ka ndodhur, Suel Çela ka qenë person në kërkim apo person i lirë? Nëse ka qenë person i lirë ka një pikëpyetje, nëse ka qenë i kërkuar dhe gazetari ka kontaktuar dhe i ka shërbyer, natyrisht kjo është komplet diçka jo normale. Nëse është një person i lirë dhe gazetari e ka kontaktuar për informacion… Ndërkohë aty përmendet një fakt, që gjatë një emisioni, Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të njërit prej Çapjave me Ramën, në momentin që Çapja ishte në kërkim apo kishte ndodhur diçka me të. Po këtë foto ne nuk do ta nxirrnim?

Fotoja ishte montazh apo ishte e vërtetë? Nuk do të thotë ndonjë gjë që Rama ka bërë foto me Çapjan. Por në momentin që është e vërtetë, çfarë problemi ka?

Nuk di çfarë ka dosja më thellë. Ishte ideja që ia dha ai (Suel Çela)? Po mua mund të ma çonte një qytetar kushdo, edhe ndonjë bandit, se unë nuk i kam numrat e telefonave njerëzve, më vijnë mesazhe pafund nga numra që nuk i njoh.

Unë kam publikuar foto dhe video. Pse do ti kërkoja pashaportën unë këtyre njerëzve?

Këtu flasim nëse bëhet fjalë për montazh, nëse kërkon të krijosh jnë alibi për një krim që je në dijeni. Pastaj, nuk e di cfarë ka dosja në brendasë, nuk dal garant. Por publikimi i kryeministrit në foto me një person, normale, çdo foto do e bëja.

Nese bëhet fjalë që ka qenë person në kërkim dhe Artan Hoxha e ka takuar duke fshehur, por edhe në ato raste gazetari ka pikëpyetje. Nëse e ka ndihmuar për një krim, apo të fshehë gjurmët, kjo pastaj është një gjë tjetër, është problem i ligjit, shkelje e ligjit”, tha Fevziu.

Çfarë po ndodh? Ministri rus i Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë me NATO

Moska synon të pushtojë tërësisht rajonet ukrainase e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhizhia deri në vitin 2025. Paralajmërimi ka ardhur nga Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov gjatë një takimi në ministri, duke përsëritur angazhimin e Rusisë për të arritur ato që ai i përshkroi si “objektivat e shpallura nga Presidenti Vladimir Putin në qershor”.

“Në vitin 2025, Moska pret të arrijë fitoren në luftë”, shtoi Belousov, duke nënvizuar nevojën që Rusia të përgatitet për konflikte të mundshme me NATO-n në dekadën e ardhshme. Zyrtari i lartë rus ka bërë të ditur se “Përgatitja për luftë në vitet e ardhshme tregohet nga vendimet që u morën në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut të mbajtur në korrik të këtij viti”.

“Kjo pasqyrohet edhe në dokumentet doktrinore të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s. Në atë samit në korrik, Ukraina mori 43 miliardë dollarë financim dhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, marrëveshje të reja dypalëshe të sigurisë, si dhe një premtim se rruga e saj drejt anëtarësimit është “e pakthyeshme”.

Nga ana e tij, Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se më shumë se 100,000 trupa amerikane janë vendosur në Evropë, duke denoncuar rritjen e pranisë ushtarake aleate në kufijtë rusë. Për këtë arsye, njoftoi ai, Moska do të nisë “së shpejti” prodhimin masiv të raketave balistike hipersonike Oreshnik, të testuara më 21 nëntor në Ukrainë. “Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme në çdo rajon të botës – kërcënoi ai – Rusia do të bëjë të njëjtën gjë”. Putin denoncoi gjithashtu dërgimin e mercenarëve dhe instruktorëve ushtarakë në Ukrainë, me të cilat, sipas tij, Uashingtoni po promovon hapur “një përshkallëzim të konfliktit”.

Sakaq, Ukraina ka bërë të ditur se posedon një armë lazer të aftë për të rrëzuar objektivat ajrore në një lartësi prej më shumë se 2 kilometra. Këtë fakt e ka bërë të ditur komandanti i forcave të dronëve të vendit. Zyrtari ushtarak, Vadym Sukharevskyi, nuk dha më shumë detaje në komentet e tij të para zyrtare për ekzistencën e armës.

“U realizua dëshira e nënës time”- Gjetja e Parashqevi Simakut, vëllai i saj zbulon bisedën me këngëtaren: Dukej e lodhur, i duhet dhënë kohë! Edhe sikur të υ des, nuk… (Video)

Pas rënies në gjurmët e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh nuk dihej se ku ishte dhe çfarë bënte, ka reaguar vëllai i saj Ben Simaku, duke thënë se gjetja e saj, kishte qenë amaneti i nënës së tyre.

Në një intervistë për Top Channel ai është shprehur se kishin vite që e kërkonin dhe e ëma, e cila prej dy vitesh ishte ndarë nga jeta, e kërkonte gjithë kohën.

“Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime. Mamaja në janar mbush dy vite që ka ndërruar jetë. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!”, u shpreh ai.

Gjithashtu Ben Simaku ka treguar se, që në momentin e parë që ka parë videon e saj të qarkullonte në rrjet, e kishte njohur.

“Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin”, rrëfeu z. Simaku, teksa tregon se në atë kohë këngëtarja nuk ka patur probleme.

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, pas publikimit të videos së saj ku merrte ndihma nga qytetarët amerikanë, është strehuar në një hotel nga biznesmeni Elton Ilirjani.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPanoramaTVAlbania%2Fvideos%2F1826000601494489%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=270

Vëllai i saj u shpreh se donte të falënderonte Ilirjanin për ndihmën që i ka dhënë motrës së tij, ndërsa shtoi se ka kontaktuar me të.

“Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person. Me Parashqevinë fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun”.

I pyetur nëse presin që Parashqevi Simaku të kthehet pranë familjes, ai tha: “Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj”.

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.

Por, pas komunizmit ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.

Parashqevi Simaku në ”qiell të shtatë”, befasohet nga ajo çfarë po i bëjnë shqiptarët në New York (Video)

Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar. Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë.

Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar.

Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë.

Kjo situatë vuri në lëvizje shqiptarët, teksa biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

Ajo ka marrë dhurata të çmuara nga ky i fundit, ndërsa këngëtarja nuk e ka besuar dot.

Më pas Elton Ilirjani ka reaguar duke treguar që Parashqevi Simaku është mirë dhe se do të shkëlqejë gjithmonë.

EMRI/ Kush është bosi shqiptar që drejtonte traf.ikun e dr.όgës nga bυrgu në Greqi! U zbulua nga mesazhet në Sky ECC

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek.

Banda kriminale u zbulua nga policia greke falë zbërthimit të mesazheve të anëtarëve të bandës që komunikonin mes tyre me aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.

Sipas mediave greke koka e grupit kriminal rezulton se është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Përbashaj i njohur me nofkën Mondi u transferua në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut u zbulua se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

Gjatë operacionit të atëhershëm, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli. Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

“Elton shpetoi Parashqevinë”/ Bledi Mane plas keq: Deri dje donit ta νr*snit, ja cfare fshihet pas gjithe kesaj

Pasi biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani u shpreh se do të mundësojë një banesë të përkohshme për artisten Parashqevi Simakun, ky lajm e jo vetëm, mesa duket nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Një reagim i fortë ka ardhur nga gazetari i njohur Bled Mane, jo për Eltonin por për popullin shqiptar

Në një reagim të bërë në rrjet, Mane shkruan me ironi se nuk arrin ta kuptojë këtë dashuri të papritur të popullit shqiptar për Elton Ilirjanin, i cili disa ditë më parë “urrehej e baltosej masivisht”.

Reagimi i Bledi Manes:

“Qysh mbrëmë e deri sot ka pllakosur një dashuri e madhe kombëtare për Elton Ilirjanin, një emër i përveçëm i të drejtave të njeriut i cili fatkeqësisht para së shtunës datë 14 dhjetor e më mbrapa urrehej e baltosej masivisht. Të vetmet mëkate kishte fustanin që vishte, buzkuqin që lyente buzët dhe klithmën e thellë për liri dhe identitet seksual. Me përjashtime të guximshme që e mnronin tek-tul,

masivisht kudo dëgjoje fyerje për të, lexoje sharje dhe mallkime pa fund dhe në fund e mbyllnin me varje apo vrasje. Elton Ilirjani nuk ka punuar kurrë në shtet, nuk ka vjedhur apo përlarë paratë publike, pavarësisht se është nga Tepelena nuk ka dalë kurrë me maska për të grabitur te ura e Memaliajt, nuk është vrasës me pagesë i bandave të Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Tiranës pra me një fjalë kanë dashur ta vrasin se ka dashur të dashurojë atë që ndjen pavarësisht se mund të jetë femër apo mashkull.

E ndërkohë që mitralozët ishin bërë gati për breshërinë vrastare ndodhi hataja. Eltonin sot e do një komb i tërë pse në mënyrë njerëzore dhe shembullore morri për dore nga rruga ku ishte braktisur yllin e këngës shqiptare Parashqevi Simaku. E puthi, e përqafoi, e lau, e strehoi, e ushqeu dhe po e ringre nga bataku ku ishte tretur.
Jam i sigurtë që do i japë edhe ndihmë klinike mjekësore, terapi shpirtërore dhe do ia rikthejë lavdinë dhe bukurinë e dikurshme. Ndërkohë që shumë mysybetër në Shqipëri deri dje e kërcënonin me jetë, sot po e hanë turpin me bukë. E shanin dhe e kërcënonin sepse gjenin veten e tyre te Elton Ilirjani, ia donin lirinë e madje e dashuronin por ngaqë nuk kanë kurajo ia shprehnin dashurinë me mallkime.

Ti Elton boll u dehe me lëvdatat por përvishju punës, kujdesu për Parashqevinë këto kohë dhe ejani në qershor në Tiranë e bashkë me Lali Erin, Blendi Gonxhen, Ervin Kurtin, Alban Malen dhe televizionin Top Channel ti organizojmë një super koncert në stadium bashkë me emrat e tjerë të mëdhenj Irmën, Kozmain, Liljanën, Erandën…”

Dënohet me 30 mijë euro gjobë Klan Kosova! Shkak bëhet Big Brother VIP

30 mijë euro gjobë ka vendosur Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Prishtinë për televizionin Klan Kosova pas promovimit të dhunës përmes reality show Big Brother VIP Kosova.

Vendimin e ka publikuar Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias në Kosovë e cila shprehet se ky është një moment historik pasi fituan rastin kundër Big brpther dhe Klana Kosova.

Çdo gjë nisi pas futjes së Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit i cili akuzohet për dhunë fizike në familjë. Edhe pse Drenusha ishte me urdhër mbrojtje ndaj ish-burrit, BBVA e futi në shtëpi si një banor duke thyer edhe ligjin i cili e ndalon të qëndrojë në një ambient me ish-partneren.

Valë reagimesh vërshuan në rrjet kundër produksionit i cili promovoi dhunën ndaj grave.

E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët.

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive.

Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?”

Gjithashtu Kusari shkruan se lufta po bëhet në mënyrë që “Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë”. Duket se me këtë i drejtohet Olsa Muhametaj, producentes e cila shpesh është akuzuar se të njëjtin model me dhunë dhe ofendime përdorte edhe në Përputhen për të përfituar klikime.

“Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë!

Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë.
Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

Ju falenderoj për vëmendje.

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.”