Vesa Luma e irrituar për Parashqevi Simakun:Nëse e doni, pse e postoni në atë gjendje?

Vesa Luma ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut, ku ajo shihej në një gjendje të keqe dhe kërkonte ndihmë. Luma shpreh trishtim për etjen e disa shqiptarëve për ta parë këngëtaren në këtë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe i dha një buzëkuq. Ajo pyet se, nëse ata e duan kaq shumë, përse e postojnë atë në një situatë të tillë.

“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj.

Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.

Nuk fitoi “Ιυftën” me kan cerin, ndërron j etë aktori i dashur për publikun (Emri + Foto)

Aktori i njohur grek Dimitris Imellos, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Ai dha frymën e fundit në spitalin ku po trajtohej prej disa kohësh.

Prej dy vitesh ai ishte në një betejë me sëmundjen e rëndë, teksa vazhdonte të punonte në teatër dhe në televizion.

Aktori pati një karrierë të suksesshme në aktrim dhe u bë i njohur për publikun e gjerë përmes rolit të “Policit Friagiadakis” në “Sasmos”. I lindur më 12 qershor 1967 në Kypseli të Athinës, Dimitris Imellos ishte me origjinë nga Naxos, konkretisht nga fshatrat Filoti dhe Apeiranthos. Ai u rrit në një familje të madhe me katër fëmijë.

Edhe pse filloi studimet në Fakultetin Juridik të Athinës, shumë shpejt ndoqi pasionin e tij për teatrin. Ai studioi në Punëtorinë Teatrore të Vasilis Diamantopoulos dhe kreu studimet në Shkollën Dramatike të Diomedes Fotiadis. Karriera e tij artistike e çoi në Moskë, ku u specializua në regji, duke studiuar në Akademinë e Arteve Teatrore të Moskës (GITIS).

Karriera e tij teatrale përfshinte bashkëpunime me regjisorë kryesorë dhe pjesëmarrje në shfaqje si “Edipi në Kolonus”, “Medea”, “Perses”, “Erotokritos” dhe “Tartufos”. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i Skenës Eksperimentale të Teatrit Kombëtar, nën drejtimin e Stathis Livathinos.

Në televizion, Dimitris Imellos spikati me interpretimet e tij në seriale të njohura, si “To 10”, “Sasmos”, “Karyotakis” dhe “Agios Paisios”. Në kinema bëri bujë me filma si ‘Bank Bang’, ‘Delivery’ dhe ‘The Tailor’.

Sekuestrimi i vilave, Kryemadhi: Do të jetojmë me çadër ose kontejner! Do të na falë dikush një copë tokë…

Në Apelin e GJKKO u shqyrtua sot ankimi i Monika Kryemadhit për dy vilat e vendosura në sekuestro në rezidencën Kodra e Diellit. Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështjen do ta ndjekë deri në Strasburg.

Do të ndjek të gjithë procedurat ligjore, jam e  bindur që kjo çështje do të përfundojë në Strasburg.

Kryemadhi: 5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në derën e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestros. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti.

Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira.

Lajm i keq për shqiptarët/ Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare, shkak…

Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord. Për shkak të përshpejtimit të rritjes së çmimeve në tregjet e huaja, që pas muajit prill 2024, me shtrenjtim të çmimit të kafesë në bare, vitin e ardhshëm pritet të përballen edhe konsumatorët shqiptarë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, thotë se prej disa muajsh çmimet e shitjes së kafesë, veçanërisht robustës (që zë pjesën më të madhe të prodhimit botëror dhe përdorimit në vendin tonë) janë rritur, gjë e cila pritet të reflektohet edhe në baret vendase.

Jahja parashikon që rritja e çmimit të nisë prej muajit shkurt të vitit të ardhshëm, pas furnizimeve të reja.

Çmimi i kafesë në bursat e huaj prej muajsh ka shënuar rritje. Ky shtim i çmimit pritet të reflektohet edhe te çmimi i kafesë në bare dhe restorante, veçanërisht te kafEja robusta, që shitet me çmim 60 apo 70 lekë.

Çmimi i shitjes së saj në bare është më i lirë sesa kafeja arabice që blihet më shtrenjtë jashtë. Për rrjedhojë nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm pritet të reflektohet rritja e çmimit në tregjet e huaja edhe në baret shqiptare, veçanërisht te kafja robusta. Edhe rritja e çmimit të kafes arabice pritet të jetë e pashmangshme, duke reflektuar ndryshimet e saj në tregjet e huaja”, pohon ai.

Po ashtu rritje të çmimeve të kafesë në vlera 10 deri në 20 lekë, u reflektuan që vjet sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, të ndikuara nga lëvizjet e çmimeve të importit dhe shtimit të kostos për rritjes e fondit të pagave të punonjësve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-tetor u importuan 6,994 tonë kafe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet ranë 5,3%.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Si ka ndryshuar çmimi i kafesë në bursë

Në bursat e huaja në 13 dhjetor 1 ton kafe robusta u shit me çmimin 5,194 USD. Rritja e çmimit të kafes robusta ka nisur më fundi i muajit prill 2024, ku çmimi arriti 3,408 USD për ton kundrejt çmimit prej 2,300 USD për ton që ishte në prill të 2023.

Për 2024-n rezulton se çmimi për kafen robusta kulmoi më 29 Nëntor në vlerën e 5,409 USD për ton apo 1,3 herë më i larë se muaji nëntor 2023.

Rritje është shënuar edhe për shitjen e kafes arabica në tregjet. Në bursë niveli aktual i shitjes për kafen arabice është 6,724 USD për ton nga 4,347 USD për ton që ishte në muajin nëntor 2023. Rritja e çmimit është 54,6%. Ndërsa krahasuar me muajin e mëparshëm çmimi i shitjes së kafes është rritur 10.1%.

Shkak i rritjes së çmimit janë me problemet me prodhimin e kafes veçanërisht në Brazil, ku thatësira e muajve gusht-shtator dhe reshjet e dendura të muajit tetor dëmtuan të mbjellat me bimën e kafes. Kjo pritet të sjellë pakësim të prodhimit në 2025./ Monitor

E rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron je.të pas një arresti kardiak

Rastet e arrestit kardiak tek te rinjtë sa vijnë e rriten!Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Barç të Korçës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ka ndodhur në prani të prindërve të tij, të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht, i riu Klarenc Callo nuk mundi të mbijetojë.

Mëngjesin e kësaj të hëne, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka bërë të ditur lajmin e trishtë në faqen e saj zyrtare në Facebook,duke mbajtur një minutë heshtje për nder tënxënësit të ndjerë.

Në mesazhin e saj,shkolla e ka kujtuar Klarencin si një nganxënësit më të dalluar dhe shembullorë.

I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Callo për këtë humbje të madhe.

Adriano befasohet nga një videomesazh i babait të ndjerë, lot në takimin e lamtumirës

Adriano i dha lamtumirën zyrtare futbollit në stadiumin Maracanã gjatë ndeshjes së tij të lamtumirës të quajtur “A Última Batalha do Imperador” (Beteja e Fundit e Perandorit), ku u përballën Flamengo dhe “Amigos da Itália”.

Megjithatë, momenti më emocionues ndodhi gjatë pjesës së dytë, kur zëri i Almir Ribeiro, babait të ndjerë të brazilianit Adriano, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e papritur, u rikrijua përmes inteligjencës artificiale dhe u dëgjua në të gjithë stadiumin madhështor të Rio de Janeiros.

Mesazhi prekës

Mesazhi i drejtuar ish-sulmuesit të Inter dhe kombëtares braziliane ishte prekës, duke bërë që Adriano të shpërthente në lot në mes të fushës: “Ka pasur kaq shumë momente të bukura, biri im. Gjithmonë të kam thënë të mos dorëzohesh: mund të bësh më shumë, ti ia del, dhe shiko çfarë ka ndodhur. Shiko çfarë feste e bukur! Është e gjitha për ty. Nuk meriton më pak se kaq. Të gjithë të duan, jo vetëm për lojtarin që ishe, por për personin që je: një djalë njerëzor dhe i sinqertë, një person i vërtetë. Jam shumë krenar për ty dhe, natyrisht, nuk mund të mos isha këtu në betejën e fundit të Perandorit”.

https://twitter.com/geglobo/status/1868415294697255273?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1868415294697255273%7Ctwgr%5E610e6984355c97b4c4b40589cfc56086b0a6d38b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Fadriano-befasohet-nga-nje-videomesazh-i-babait-te-ndjere-lot-ne-takimin-e–i81253

Gjest i veçantë nga familja

Në atë moment, në fushë hyri e ëma e sulmuesit Adriano duke sjellë fanellën e Flamengos: “Të lutem vish këtë fanellë dhe përfundo karrierën tënde këtu në Maracanã, përpara tifozëve të tu dhe klubit që do. A mund ta bësh këtë? Babai të do shumë dhe vazhdon të bëjë tifo për ty. Tani kthehu te Mengão dhe bëj për mua atë që di tashmë.”

Adriano, natyrisht, veshi fanellën e klubit Rubronegro, bëri një xhiro emocionuese rreth fushës për t’i përshëndetur të pranishmit dhe mori një duartrokitje të zjarrtë nga tifozët para se të riniste ndeshja.

Humbja e babait dhe vështirësitë e Perandorit

Më 4 gusht 2004, Adriano mori lajmin tragjik: Almir Leite Ribeiro, atëherë 44 vjeç, u gjet i vdekur në një apartament në Barra da Tijuca, Rio de Janeiro, si pasojë e një sëmundjeje të papritur që e zuri gjatë pasdites.

Futbollisti brazilian, i cili asokohe ishte 24 vjeç dhe në kulmin e karrierës së tij, përjetoi një tronditje të madhe nga humbja e babait, çka ndikoi shumë në rrjedhën e jetës dhe karrierës së tij.

Tha se gruaja në video nuk ishte Parashqevi Simaku, Zhaku: S’doja ta besoja. Kontaktova një detektiv privat

Këtë të shtunë, artistja Inida Gjata, komenti komentoi video që qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale e këngëtares Parashqevi Simaku në kushte vështira ekonomike.

Gjata tha se personi në video nuk është Parashqevi Simaku. Ajo shtoi se këngëtarja shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë dhe as nuk ka nevojë për ndihmë, pasi, nëse do të kishte, ajo ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk mund t’i zbresë në tokë.

Por sot në emisionin në Top Neës Gjata justifikoi deklaratën e saj, duke thënë se “refuzonte ta besonte që ishte ajo”.

Më thënë të drejtën po flas hapur, nuk doja ta besoja por menjëherë pas asaj deklarate, kontaktova një detektiv privat që të shkonte ta gjente. Por fatmirësisht Parashqevia tani është në duart e sigurta.

Nuk e di sa e lumtur do të jetë Parashqevia kur të lexojë komentet dhe keqinterpretim që i është bërë imazhit të saj, sepse bërja publike e një gjëje të tillë shkaktoi shumë trishtim te njerëzit, sepse abuzuan me jetën e saj private. Nuk u morën me atë si artiste, por u morën me atë  si grua, si nënë, si bashkëshorten e dikujt. U morën aq shumë dhe e kanë përgojuar këto ditë. Publikimi i asaj videoje ishte një gabim i madh. Unë akoma po qaj nga komentet që kam lexuar. Tani jam e lumtur që e shoh në duart të sigurta”.

Rrëfimi PREKËS i VAJZËS që KËNDOI me Parashqevinë: Dija që kishte kaluar një moment të vështirë

Ndërkohë që Parashqevi Simaku është kthyer në vëmendjen e mediave 3 ditët e fundit, për shkak të gjendjes në të cilën ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara, sot në emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top Neës ka qenë e ftuar një prej vajzave që ka kënduar me këngëtaren e famshme.

Dorina Kraja ishte një prej vogëlusheve të korit të fëmijëve në këngën, me të cilën Parashqevi Simaku fitoi festivalin e 27-të të Këngës në RtSh, “E duam lumturinë”, me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Pirro Çakos.

Dorina, e cila sot jeton në Itali, tregon eksperiencën e saj dhe natyrën e këngëtares së dashur për publikun Parashqevi Siamku.

E njoha Parashqevinë përmes Agim Doçit dhe Piro Çakos. Ata na zgjodhën dhe e mbaj mend ngrohtësinë e asaj femre dhe dashurinë që kishte për këngën, pasionin, si na trajtonte ne. Para se të fitonte kënga, Parashqevia është futur dhe në bëri të këndonim, të kërcenim dhe thoshte se unë këndoj për ju, do e fitoni ju, na bënte ne më të rëndësishëm dhe jo veten. Ishte një nga gjërat më të bukura në jetën time. Dje kur shikoja çfarë po ndodhte, kam qarë pa fund. Sepse nuk dija absolutist asgjë. Dija që kish kaluar një moment të vështirë, por kaq. I kam shkruar dikur në Facebook, por ajo se ka hapur kurrë atë mesazh. Ndoshta s’është fare facebook i saj”, u shpreh Dorina e emocionuar.

“Do qëndrojë 3 javë në hotel”, Ilirjani zbulon planet: Nuk është e vërtetë që Parashqevia s’donte të takonte shqiptarë! Jetonte në stacion…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel ai zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cafrë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare.

Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo?

Diva jonë ishte një mrekulli, e bukur si gjithmonë. Elvira është zonja nga Shqipëria që e gjeti. Ishte një moment magjik, jam i emocionuar, kisha vite që e kërkoja. E dija gjendjen e saj. Ajo kishte nevojë për dashuri, dashuri që unë dhe Elvira ia dhamë. Më pas shkruam në një hotel, ku ajo do të kalojë 3 javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë.

A ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?

Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.

Çfarë tha Simaku kur të pa? Ishte e vetëdijshme për zhurmën që ka krijuar që merr ndihmë sociale?

Ajo nuk kishte fare! Ç’të dijë pasi nuk ka qasje. E vetmja gjë që vura re është që kishte dashur në sytë saj. I pëlqente moda. Na puthi të dy, mua dhe Elvirën.

Ai zbuloze që ka kërkesë për tu rikthyer në Shqipëri?

Nuk fola kaq gjatë. Ne duam të bëjmë një darëk të bukur së bashku. Ajo kërkoi një darkë, të flasim për muzikën, jazz. Ajo po këndonte muzikë jazz.

Vazhdon këndon?

Po po. Ajo është idhulli im. Sot ka qenë një emocion shuë i madh për mua të takoj të vetmen diva të shqiptarisë.

Lajm i mirë! Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku vendos kontakte me vëllain, nipat dhe mbesën e saj (FOTO)

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren ikonike shqiptare Parashqevi Simaku.

Ajo ka arritur të vendosë kontakte, pas shumë vitesh, me vëllain e saj, nipërit dhe mbesat.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ditët e fundit është angazhuar për t’i ndryshuar jetën asaj që plot respekt e quan “diva shqiptare”.

“Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan ai.

Pa viteve të tëra në vështirësi ekonomike dhe probleme shëndetësore, duket se Parashqevi Simaku po ringrihet falë ndihmës së njerëzve me zemër të madhe dhe një mobilizimi të madh të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, të prekur nga historia e saj.