A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Zbulohen planet e forcave të armatosura shqiptare

A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Zbulohen planet e forcave të armatosura shqiptare
Krahas efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë të tyre vendi ynë, do të ketë edhe rezervistë të cilët do të trajnohen me qëllim kompletimin e strukturës së tanishme të ushtrisë në ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar për plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO.

Në projektligj parashikohet se shërbimi në rezervë do të përfshijë një forcë rezerviste e përbërë nga 25% e forcave aktive, ose rreth 2100 personel, duke siguruar kështu një kapacitet të rëndësishëm për reagim të shpejtë në raste emergjente.

Në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, ministri i mbrojtjes Pirro Vengu dha detaje për sa i përket kostos së kësaj trupe rezervistësh.

“Deri në 2025 synojmë një kompani me rezervistë prej 125 personash, kostoja 155,7 milion lekë… deri në 2030 katër kompani me 475 persona me një kosto prej 2,6 miliard lekë”, tha Pirro Vengu.

Ministri i Mbrojtjes tha se në disa vende të Europës po rikthehet në forma të ndryshme shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por për momentin Shqipëria nuk ka plane të tilla.

Në komisionin e sigurisë kombëtare ku projekt ligj i kaloi për votim parlamentit vetëm me votën e anëtarëve socialist ndër ata demokratë u larguan momentin e votimit.

Me tortë dhe qirinj! Parashqevi Simaku takim me shqiptarët, shfaqet më e lumtur se kurrë

Darka e Parashqevi Simakut së bashku me biznesmenin Elton Ilirjani dhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në SHBA, duket se ka qenë një nga momentet më të bukura të ikonës së muzikës sonë.

Parashqevi Simaku shihet më e lumtur se kurrë, ku është surprizuar me tortë dhe qirinj.

Ajo shihet më e lumtur se kurrë teksa gjatë gjithë kohës ka buzëqeshur, pamje që janë publikuar nga Elton Ilirjani në rrjete sociale.

Teksa u gjet e pastrehë në një stacion treni, ikona e muzikës shqiptare tashmë nuk do të endet rrugëve.

Biznesmeni ka njoftuar se për momentin Parashqevi Simaku do të qëndrojë në një hotel në Manhatan, vend të cilin e ka bërë publik.

Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka eliminuar çdo dalje në ekran.

E thamë një vit më parë që nuk janë ndarë: Sara dhe Ledri u fotografuan sërish bashkë rrugëve të Tiranës

Rreth një vit më parë Kryefjala.com ka shkruajtur një artikull për Ledrin dhe Sarën e ndarjen e tyre, duke shkruajtur se këto janë levizje për vëmendje. Pasi dihet që ka shumë kuriozitet mbi ndarjet e ribashkimet e çifteve të showbizit.

Ditën e djeshme, Sara dhe Ledri janë fotografuar bashkë në rrugët e Tiranës. Nuk dihet nëse çifti po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien e tyre apo thjesht janë bërë bashkë për ditëlindjen e vajzës.

Ama e sigurt është që lëvizjet e tyre vazhdojnë ende të tërheqin vëmendje.1FAB7A65 5AD4 4F73 9554 533A0FE25B2A

E rëndë/ V r*tet kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tancawich, në Meksikën qendrore, një anëtar i partisë qeverisëse MORENA, u vra të dielën, njoftuan autoritetet lokale. Trupi i të zgjedhurit Jesus Eduardo Franco, së bashku me ato të tre personave të tjerë, u gjet brenda një makine në atë qytet, sipas zyrës së prokurorisë lokale, e cila ka nisur hetimet për katër vrasjet.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e kolegut tonë Eduardo Franco, kryebashkiak i Tancavic”, tha përmes X-it Rita Rodríguez, presidentja e organizatës shtetërore të MORENA-s në San Luis Potosí, ku administrohet bashkia.

“Ne kërkojmë nga autoritetet (…) të gjejnë përgjegjësit,” shtoi zonja Rodrigues. Vitet e fundit, dhjetëra zyrtarë lokalë janë vënë në shënjestër të krimit të organizuar në Meksikë. Një nga rastet më tronditëse të kësaj natyre ishte ai i Alejandro Arcos, kryebashkiaku i Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Guerrero (në jug).

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 100,000 njerëz janë zhdukur në vend që nga dhjetori 2006, kur filloi lufta shumë e diskutueshme kundër drogës

Gjenden 12 të υd ekur në një resort të skive, ja çfarë dyshohet

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me monoksid karboni në një resort skish në Gjeorgji, ka njoftuar policia.

Sipas autoriteteve, trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një dhomë gjumi, e cila ndodhej mbi një restorant në stacionin e skive Gudauri, në veri të vendit.

Policia bëri të ditur se “të dhënat paraprake nuk tregojnë për shenja dhune mbi trupat e viktimave” dhe ngjarja dyshohet tëë ketë qenë aksidentale sipas AFP.

Gudauri, i cili konsiderohet vendpushimi më i madh dhe më i lartë i skive në Gjeorgji, është një destinacion i njohur për turistët vendas dhe të huaj.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të helmimit.

“Parashqevia ishte një vajzë tepër simpatike”, kompozitori Tukiçi rrëfen si zbuloi talentin e këngëtares së njohur

David Tukiçi, kompozitori i njohur, në një intervistë me Skype në News 24 foli më tepër për Parashqevi Simakun.Tukiçi tha se ka zbuluar i pari talentin e Parashqevisë, kur ishte në zbor në Kavajë, pas mbarimit të shkollës së lartë. Sipas tij, Parashqevia në atë kohë ishte shumë e re dhe një vajzë simpatike.

Më pas, Tukiçi tregon se punoi në RTSH, ku propozoi që të këndonte edhe Parashqevi Simaku. Kjo e fundit mori pjesë në festival dhe arriti të lërë gjurmë, duke u nderuar edhe me çmime.

David Tukiçi, kompozitor: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Pasi mbarova shkollën e lartë për kompozitor, më caktuan të bëj zborin në Kavajë. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio, ishte tepër e re. E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Ishte një vajzë shumë e brishtë, simpatike. Unë kompozova një këngë atje dhe e këndova në duet me Parashqevinë.

Isha i pari që e aktivizova. Unë punova më vonë në RTSH dhe atje e propozova që të këndonte dhe ajo këndoi dhe mbeti në memorien e shqiptarëve. Më tej nuk e kam parë më. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur”, tha ai.
(Balkanweb)

“Shqipëria ime ja ku është”, Parashqevi Simaku këndon sërish!

Parashqevi Simaku këndon sërish shqip! Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm.

Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’.

C ikΙoni në Mayotte të Francës, raρortohet për të paktën 1000 υi ktima

Cikloni shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Mayotte, dyshohet se i ka marrë jetën të paktën 1000 personave.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit pasi territori, në brigjet e Afrikës Lindore, u godit nga një ciklon gjatë fundjavës.

Vendbanime të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido solli shpejtësi të erës prej më shumë se 225 km/h (140 mph), me më të varfrit që jetonin në fshatra të varfra veçanërisht të goditura.

“Numri i të vdekurve mund të arrijë “afër një mijë apo edhe disa mijëra”, deklaroi prefekti i ishullit, Francois-Xavier Bieuville.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau po udhëton sot në ishull me 160 ushtarë dhe zjarrfikës për të përforcuar 110 të tjerët që janë tashmë atje.

E rëndë/ 16 νjeçari νr*t 4 anëtarë të familjes dhe më pas njofton ρoΙicinë

Tragjedi në Belen të New Mexicos në SHBA, ku një 16-vjeçar shfarosi familjen e tij. Pasi kreu masakrën, Diego Leyva lajmëroi policinë.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, u gjendën përballë një skene tmerruese: në tokë ishin trupat e prindërve dhe dy vëllezërve ndërsa në tryezë ishte një armë.

Diego Leyva, i dehur dhe me gjak në rroba, doli nga shtëpia me duar të ngritura. I riu nuk ka rrëfyer ende arsyet që e shtynë të kryente masakrën.

Berisha akuza Blinkenit për çmimin ndaj Dumanit, thotë se do të nxjerrë dokumente për kreun e SPAK: Është pronar i 3 shtëpive me rrogë shteti

“Antony Blinken e shpalli Dumanin kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare”. Kështu është shprehu kreu demokrat Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, teksa paralajmëron nxjerrjen e dokumenteve për kreun e SPAK.

Për kreun e PD-së, Dumani fsheh krimin.

“Përbën një zhvillim tjetër jashtëzakonisht negativ. Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do të nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi. Unë që po flas këtu, e shita atë që kisha, e cila ishte nja 40 metra më e vogël se kjo që mora. Pra unë bleva 40 metra. Antony Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare. Dhe unë këtë e kam thënë me kohë dhe nuk ka asgjë të re”.

Sipas Berishës, ajo që bëri Blinken dhe Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë dhe opozitës shqiptare, ndërsa Dumani sipas tij hyri në lojë me urdhër të diplomatëve amerikanë dhe Edi Ramës.

“Ajo që bëri zoti Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare. Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes më bar të demokratëve etj. Kështu që ajo nuk më habit fare, madje mu duk e vonuar. Mos harro edhe Dvoranin, është edhe Dvorani në atë listë”.