“Iu ula në gjunjë për gjithë shqiptarët”/ Elton Ilirjani ndan momentet prekëse nga takimi me Parashqevinë: Me lot në sy…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Ai ka ndarë pamje nga darka që ka kaluar dje nën shoqërinë e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, e cila u shfaq këtë javë për publikun shqiptar pasi nuk dihej asgjë për të për një kohë të gjatë.

“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”-shkruan Ilirjani teksa ndan video të saj duke kunduar.

“Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin”-tregon më tej Elton Ilirjani.

Top Channel/ “Iu ula në gjunjë”, Elton Ilirjani ndan momentet prekëse nga takimi me Parashqevinë

“Ja kemi borxh një zgjidhje që e nxjerr nga mjerimi”- Gjekmarkaj dy fjalë për Parashqevi Simakun: Kryebashkiaku i Kavajës, i vetmi që ka dëshmuar vullnet për ta ndihmuar!

Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim në lidhje me situatën ku ndodhet artistja shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila shfaqej si e pastrehë në ShBA.

Deputeti i PD thotë se i vetmi që shprehur vullnetin për ta ndihmuar është kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qose, ndërsa kërkoi që shembullin e tij ta ndjekë edhe qeveria apo biznesmenët.

Sipas tij, qeveria shqiptare duhet t’i lidhë Parashqevi Simakut një pension të jashtëzakonshëm për merita të shquara në jetën kulturore të vendit.

AGRON GJEKMARKAJ

Dy fjalë per Parashqevi Simakun dhe për ne të gjithë!

Parashqevi Simaku një ikonë e muzikës shqiptare po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një permasë të frikshme!

Nevoja për sensacion e klikime me fatkeqësinë e saj gjithëaq! Në mes te kësaj dramë personale tek shoqëria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

I vetmi deri sot nga personat me përgjegjësi publike që kanë dëshmuar vullnet për ta ndihmuar edhe për patriotizëm kavajas është Fisnik Qosja Kryetari i Bashkisë Kavajë! Duke vepruar kësisoj ai ka demonstruar një përmasë njerëzore e institucionale të cilën duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj. Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në Neë York , por në të dyja rastet si Shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, te vërtetë, te prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh !

Shume këngëtare të huaj paguhen për të performuar në Tiranë mbase kjo iniciativë mund të merret për të! Qeveria do duhej ti lidhte me patjetër një pension të jashtëzakonshëm per merita të shquara në jetën kulturore të vendit! Biznesmenët shqiptar akuzohen për mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranës, kanë rastin ti përgënjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar në apartament këngëtares së madhe me gjasë e pastrehë!

Nëse ajo dëshiron të jetojë në Amerikë po aq vlen përpjekja e përbashkët ketu dhe atje por e vërteta njerëzore, jo duke e trajtuar ate si objekt sevapi por solidariteti, merite e dinjiteti.

Gjithsesi keto lajme po na vënë në provë etike të gjithëve ne sa të vërtetë mund të jemi me bilbilin e këngës shqiptare , me personalitetin që ma dhuroi emocione të vërteta kur shumëçka qe e rreme!

Këmbimi valutor 16 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.9 lekë dhe do shitet me 93.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Mediat greke zbardhen detaje nga atentάti mάfioz ku u υra shqiptari: Pak para ngjarjes, νiktima dhe i ρΙagosuri u takuan me…

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve, Irakli Davella dhe Edi Lolo dukë lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin Davella.

Referuar hetimeve, Protothema shkruan se bëhet fjalë për një vrasje që ka si motiv larjen e hesapeve dhe se krimi ka qenë i planifikuar dhe i mirë organizuar, pasi autorët ditën e krimit (15 dhjetor) kishin vjedhur makinën që u përdor në vrasje.

“Ajo që po shqyrtohet tani është se cili nga dy personat – i vdekuri apo i plagosuri – ishte objektivi. 45-vjeçari që humbi jetën ishte grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri dhe dyshohet se kishte lidhje me personazhe të mafies greke. Gjithashtu, në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur një dosje për organizim kriminal, zhvatje etj., Po ashtu “person me interes” është edhe personi, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën. I plagosuri kishte shkuar së fundmi në Greqi nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol priten që bënë autorët. Me fjalë të tjera, hetuesit vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival”, shkruan Protothema.

Po ashtu bëhet e ditur se dy personat, viktima dhe i plagosuri pak para sulmit ishin takuar me disa persona të tjerë në zonë. Persona të cilët tashmë janë në kërkim nga autoritetet për të përcaktuar nëse kanë ndonjë lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve policore greke, “goditja” është cilësuar si “profesionale”. Siç pohojnë të njëjtat burime, në vendngjarje janë gjetur vetëm tre gëzhoja pistolete, ndërsa në vrasje të tilla është zakon të shihet breshëri zjarri.

“Betejën do ta fitoj, padiskutim”- Ilir Meta nga burgu: Rrëmbimi dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral, për të më pamundësuar ushtrimin e detyrës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se do ta fitojë betejën e tij me drejtësinë. Në një reagim nga burgu, ai përsërit qëndrimin e tij se u rrëmbye në mënyrë banditeske, ndërsa u izolua ekstremisht në vit elektoral me qëllim pamundësinë e ushtrimit të detyrës.

Meta e konsideron hetimin nga SPAK si politik, ndërsa thekson se është izoluar pa asnjë akuzë dhe provë penale.

“Beteja ime, që do ta fitoj padiskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme”, shkruan Presidenti i PL.

Reagimi i Ilir Metes

Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të ish-Kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit tim të shprehur prej tij në formë “shumë elegante” në Syri TV për emisionin “Piranjat”.

Por riktheksoj se ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi, që nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk më lejuan të kontaktoja avokatin, që nuk më njohën me të drejtat e mia dhe që po dhunshëm më futën në një makinë private.

Ky rrëmbim banditesk dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës time si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh.

SPAK ka marrë detyrën të më hetojë politikisht dhe të më izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025.

Beteja ime, që do ta fitoj padiskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme.

SPAK ankimon vendimin e GJKKO: Berisha të rikthehet në “arrest shtëpie”

SPAK ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që revokoi masën e “arrestit në shtëpi” për kryedemokratin Sali Berisha.

Prokuroria e Posaçme pretendon se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për të bërë revokim mase.

Kreu i PD-së qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 nëntor 2024. Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.

“Edhe sot ka rezistencë ndaj Reformës”, e dërguara e SHBA mesazh SPAK-ut: Të korruptuarit e mëdhenj, para drejtësisë! Vazhdoni këtë progres

E dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve “Vetting”.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion merr sot kompetencat e Komisionerit Publik.

Van Horn theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet e sistemit të drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të vijojë të hetojë korrupsionin në vend.

“Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të parë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë por edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende.

Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionalen edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot.

Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punës suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.

Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit.

VIDEO/ Do t’i shρëtojë jetën dhëndrit me transρΙαntin e veshkës, vjehrra: S’është pròbΙem edhe nëse υdes

Maria, nëna e Erlindës, nuk e di që është pikërisht vajza e saj e vogël që e ka thirrur në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Erlinda tregoi gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pengjet e saj për të ëmën, dëshirën për ta falenderuar e për t’i kërkuar falje.

Prej disa kohësh, bashkëshorti i Erlindës varet nga dializa për të jetuar dhe tani e vetmja mundësi shpëtimi është transplanti i veshkës. Mjekët kanë refuzuar Erlindën si dhuruese, nëna e djalit gjithashtu e ka të pamundur të ofrojë veshkën ndërsa ajo që mbetet është Maria.

Vjehrra do t’i dhurojë veshkën dhëndrit, me dëshirën e vetme që ai të jetojë. Maria e përmend pak problemin e vajzës së saj dhe thotë se gjithçka është në dorë të Zotit, por e bija ka një tjetër mendim për këtë.

Erlinda: Përshëndetje mami!

Marie: Faleminderit o mami!

Erlinda: The në dorë të Zotit por Zoti është i madh dhe të ka krijuar edhe ty dhe ti je ndihma ime dhe në dorë tënde paskemi qenë gjithë jetën. Ke punuar, ke sakrifikuar për ne tre fëmijët dhe unë po them për vete si njëherë nuk të thashë faleminderit o ma.

Marie: Faleminderit edhe ty!

Erlinda: Gjithmonë ke punuar për të na siguruar ne, ke punuar dy-tre punë vetëm për të mirën tonë dhe asnjëherë nuk ta kemi kthyer, asnjëherë nuk ta kemi shpërblyer, por ti paske qenë surprizë më e madhe për ne sesa ne për ty. Ti po bën diçka të mrekullueshme, ti po i jep jetë familjes time dhe shpresë për të jetuar familjes time.

Ardit Gjebrea: Marie, si të lindi ideja që të japësh veshkën për dhëndrin?

Marie: Se e kam dhëndër, është si fëmija im. Tak-tak e mendova.

Ardit Gjebrea: Nuk e mendove dy herë?

Marie: Jo, s’e mendova hiç.

Ardit Gjebrea: A e mendon që mund të ketë rrezik për jetën tënde?

Marie: S’ka gjë, s’është problem fare. Të jetojë vajza me tre fëmijët, më ka tre çuna si yje dhe s’është problem.

E b. ënte treshe më ρara, ish-miss Shqipëria flet hapur fare: Ata që më…

Për Egla Harxhin, jeta është një e papritur e vazhdueshme dhe ndaj ka hequr dorë nga radi kali teti, duke gjetur veten plotësisht te shprehja “Ku rr ë mos thuaj ku r rë”.

Ish-Miss Shqipëria i rikthehet marr ëdhënies me fotografin e njohur, që njihet si “Princi i Libofshës”,

Alexandër de Basseville, tashmë që keqkuptimet janë zbehur dhe lidhja është bërë më e fortë,

duke shijuar edhe më shumë prindërimin e djalit të tyre, Luxifer. Egla thyen heshtjen duke rrëfyer historinë e ribashkimit të një çifti jo si gjithë të tjerët e që u përballën me da shake qës inë e disa njerëzve që donin t’i përçanin.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde nga fillimi i pandemisë e deri tani? Si e ke e përjetuar dhe a ka qenë e vështirë për ty koha e kaluar në izolim?

Egla Harxhi: Të jem e sinqertë, prej vitesh tashmë përmes kërkimeve të mia personale kisha kuptuar që po jetonim

në një periudhë historike, ku sistemi i ndërtuar që mbas revolucionit industrial ishte në degradim e sipër.

Të dhënat për këdo që ka dashur të informohet në një epokë të informacionit ku jetojmë, kanë qenë të dukshme dhe kushdo që ka lexuar sadopak histori,

e kupton që civilizimi botëror është i përbërë nga cikle zhvillimi dhe degradimi. Covidi është një pretekst,

i cili nxori në pah të metat dhe përshpejtoi degradimin e pashmangshëm të sistemit aktual lokal për një vend si i yni, por gjithashtu për gjithë planetin.

Personalisht e shoh si një mundësi për të korrigjuar, riorganizuar dhe ristrukturuar shumë elemente dhe vlera të shoqërisë sonë.

Ndaj për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, personalisht e kam përjetuar në një formë amb igue, sigurisht me shumë keqardhje për pasojat që ky vi rus ka pasur në jetë njerëzish dhe impaktin e thellë në ekonomi.

Β. υrri i shkruan grυαs se do shkonte në h. oteΙ me sekretaren, ‘ha kmαrrja’ e saj ishte briΙiànte

Historia e këtij çi fti mund t’ju duket e njohur, por ‘hak marrja’ e gruas jo. Ky burrë e lë gruan e tij për sekr etaren por përgjigja e të shoqes është fantastike.

Një ditë ai i shkruante të shoqes se, pavarësisht se ndiente tër heqje për sekr etaren e tij, zemra e tij i përkiste gruas.

“E dashur gruaja ime, ti do e kuptosh që, tani që je 54 vjeç, unë kam nevoja që t’i nuk mundesh t’i përm bushësh.

Unë jam i lumtur me ty dhe sinqerisht besoj se nuk do e marrësh për keq fak tin që, kur të marrësh këtë mesazh, unë do të jem në Hotel Confort Inn me Vanesën,

sekr etaren time, e cila është 18 vjeç. Mos u zem ëro, do të jem në shtëpi para mesnate”.

Dhe përgjigja e të shoqes ishte:“I dashur burri im, e mora mesazhin tënd dhe dua të të falënderoj që më lajmërove.

Përfitoj nga ky rast për të të kujtuar se, edhe ti je 54 vjeç. Veç kësaj, të informoj se kur ti të jesh duke lexuar këtë mesazh,

do të jem në Hotel Fiesta me Michelin, ins truktorin tim të tenisit, që ashtu si sekretarja jote, është 18 vjeç.

Duke qenë se je një biznesmen i njohur, dhe për më tepër i diplomuar në Matematikë, mund ta kuptosh kollaj se ne të dy ndodhemi në si tuata të ngjashme por… me një dallim të vogël:

’18 hyn më shumë herë tek 54-a, se sa 54-a tek 18-a… Kështu që, mos më prit deri nesër.Një puthje nga gruaja jote që të kupton shumë mirë…”