“Duhet të vazhdoj terapinë”, Xhensila anulon koncertet, këngëtarja rrëfen gjendjen shëndetësore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj lajmëroi fansat se ka anuluar të gjitha koncertet.

Përmes një videoje në Instagram ajo tregon se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore, situatë e cila e ka detyruar të mos dalë në skenë.

Ajo shprehet se po i nënshtrohet një trajtimi dhe se do të bëhet mirë brenda ditësh.

“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten, është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”, tha Xhensila.

Taktika më e fundit e mafies: Operacioni “Salmoni i shenjtë

Taktika më e fundit e mafies: grabitja e salmonit. Peshkimi është një biznes i madh në Kili. Po ashtu, edhe vjedhja e peshkut, shkruan The Economist

Të veshur me xhaketa HI-VIS dhe çizme të rënda, burrat në pamjet e kamerës CCTV duken si punonjës krejt të zakonshëm të atij vendi, derisa njëri nxori armën.

Më 20 mars, të paktën dhjetë burra hynë në një depo të ftohtë në San Antonio, një port në Kilin Qendror, kërcënuan punonjësit me armë dhe u nisën me katër kamionë të mbushur me salmon, me vlerë rreth 600 milionë pesos (616,000 dollarë). Plani i tyre u prish shpejt. Në prill, policia gjeti disa nga peshqit në San Felipe, një komunë aty pranë.

Në gusht, u arrestuan 11 persona që kishin gisht në grabitje. Zyrtarët e këtij hetimi të quajtur “Operación Santo Salmón” (Operacioni i Salmonit të Shenjtë), mendojnë se banda po planifikonte t’i shiste peshqit gjatë Kreshmës, kur katolikët heqin dorë nga mishi dhe hanë vetëm peshk.

Grabitjet janë bërë një problem i madh për biznesin e dytë më të madh të eksportit të Kilit. Bujqësia e salmonit solli të ardhura me vlerë rreth 6 trilionë pesos dhe ishte përgjegjëse për rreth 70,000 vende pune në vitin 2023.

Ka pasur dy grabitje vetëm në vitin 2018, sipas shoqatës SalmonChile, që përfaqëson fermerët e peshkut në vend. Që atëherë, numri është rritur ndjeshëm.

Midis viteve 2019 dhe 2023, ka pasur 158 grabitje të salmonit, shumica e të cilave shënjestronin ngarkesat e peshkut që dërgoheshin me kamion. Shumë të tjera dyshohet se nuk raportohen fare.

Vala e krimit ka goditur këtë industri. Shoqata SalmonChile vlerëson se humbjet që nga viti 2019, arrijnë në më shumë se 67 miliardë pesos. Kompanitë po shpenzojnë më shumë për sigurinë dhe pajisjet e gjurmimit. Shoferët e kamionëve kanë frikë, pasi grabitjet ndonjëherë bëhen të dhunshme.

Dy shoferë u rrëmbyen gjatë grabitjeve në fillim të këtij viti. Shumë kompani po shmangin rrugët e zakonshme të shpërndarjes në jug të vendit. Disa shoferë kanë filluar të veshin jelek antiplumb.

Ricardo García nga Salmones Camanchaca, një biznes i kultivimit të peshkut, llogarit se këto shpenzime shtesë, së bashku me humbjet, po i kushtojnë industrisë rreth 1% të fitimeve bruto operative çdo vit.

Ka disa arsye pse është rritur shumë ky lloj krimi në kohët e fundit. Nisja e një kamioni me salmon, zakonisht me vlerë rreth 200 milionë pesos, ka qenë gjithmonë fitimprurëse.

Por meqenëse kërkesa e brendshme është rritur me pothuajse 20% midis viteve 2013 dhe 2020, ndoshta bandat kanë menduar se mund të fitojnë para më shumë se më parë, duke shitur peshk në tregjet lokale.

Në të njëjtën kohë, goditja e qeverisë ndaj vjedhjes së drurit mund të ketë nxitur “mafiet e drurit” që të shënjestrojnë dërgesat e salmonit. Grabitjet e salmonit janë më të shpeshta në rajonin Biobío, që ka qenë prej kohësh ndër më të prekurit nga vjedhja e lëndës drusore.

Ligjvënësit kilianë kanë filluar të hidhen në veprim. Krimi nuk po dëmton vetëm biznesin. Tregjet e mbushura me salmon të vjedhur, që është ruajtur (dhe ndonjëherë përpunuar) në kushte të dyshimta, paraqesin rrezik për shëndetin publik.

Disa anëtarë të Dhomës së Deputetëve, Dhoma e Ulët e Kongresit të Kilit, kanë propozuar një projektligj (të ngjashëm me ligjet që shënjestrojnë kontrabandistët e lëndës drusore), që do ta bënte grabitjen e salmonit një krim me dënime të ashpra.

Zoti García thotë se falë koordinimit më të ngushtë midis bizneseve dhe policisë, është ulur disi niveli i krimit këtë vit. Deri tani, janë regjistruar vetëm 12 grabitje, nga 24 vitin e kaluar. Sidoqoftë, tani për tani, vjedhja e salmonit është ende shumë fitimprurëse për mafiozët e fermave të peshkut në Kili.

Del një VIDEO e re Parashqevi Simakut, falënderon edhe në shqip

Një video e re e Parashqevi Simakut ka ardhur pranë redaksisë së Vox News.

Një turiste shqiptare ka takuar legjendën e muzikës shqiptare që u rikthye fuqishëm në vëmendje pas një videoje ku dukej teksa merrte pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Turistja i premton Parashqevisë se do ti shkruajë, ndërsa e këshillon që mos të shqetësohet.

Parashqevi Simaku duket mjaft e ëmbël, ndërsa tenton të flasë edhe shqip, ndërsa thotë që e ka disi të vështirë, për shkak se gjithmonë flet në anglisht.

Me qindra kanë qenë shqiptarët që janë ofruar për t’i dhënë ndihmë Parashqevi Simakut, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

“Të mos i hedhim paratë kot”/ Matteo Renzi propozon: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka propozuar një zgjidhje të pazakontë për përdorimin e kampit të Gjadrit në Lezhë. Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.

“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.

Ai shtoi se për këtë çështje do të flitet në emisionin shqiptar Piranjat, që ka zbuluar detaje për kushtet e punës dhe jetës së policëve italianë që shërbejnë në Shqipëri.

Duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë, Renzi theksoi: “Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”

Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

https://www.instagram.com/reel/DDg0aA4isG8/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fte-mos-i-hedhim-parate-kot-matteo-renzi-propozon-kampi-i-gjadrit-te-shnderrohet-ne-burg-per-shqiptaret-e-denuar-ne-itali%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A783.8000000119209%2C%22ls%22%3A292%2C%22le%22%3A761.8000000119209%7D

Intervista e Parashqevi Simakut kur fliste për jetën e ëndrrat në SHBA: Erdha me tjetër mendim, por punoj shumë sepse është e vështirë, mbaj dhe familjen

Një video e një zonje e publikuar në rrjet që merr ndihma sociale në Amerikë, ka ngjallur reagime të forta nën dyshimin e ajo mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku.

Jeta e Parashqevi Simakut prej vitesh ka qenë shumë larg syrit të medias dhe publikut, pas largimit nga Shqipëria menjëherë pas rënies së komunizmit.

Inida Gjata: S’është Parashqevi Simaku në video, ka aq miq të fuqishëm sa dhe satelitët e Musk i ul në tokë po të dojë…

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

Pas videos që u shpërnda në rrjet, kushërira e Parashqevi Simakut sqaron të vërtetën: Është e sëmurë…
Por para mbërritjes në këtë pikë…. ajo ishte një yll në vitet ’80 në Shqipëri, që spikati për zërin brilant, bukurinë ikonike dhe fotot sensuale që realizoi duke thyer tabutë e asaj kohe.

Pasi realizoi disa këngë në repertorin e saj dhe rrëmbeu edhe çmime në Festivalin e Këngës, ëndrrat e saj u kthyen me sytë nga Amerika, vendi i mundësive siç ajo e përshkruante.

Në një intervistë që dha një vit pasi kishte emigruar në SHBA, ajo rrëfente për gazetarin Alfred Kanini vështirësitë me të cilat përballej, por dhe ambicien për t’u futur në tregun muzikor atje.

“Unë kam qenë tepër e lidhur me televizionin, kam kujtime shumë të mira”, shprehej ajo.

E pyetur se përse u largua nga Shqipëria ajo shprehej: Është pyetje shumë e vështirë për mua, por mund të them se u krijuan kushtet, jo se kisha dëshirë, por prapë unë përpiqem nuk është se po ndryshoj. Unë ika si shqiptare dhe jam këtu jam prapë shqiptare. Jam tepër e qetë që tani jam në një botë të lirë, jam e lirë… në radhë të parë jam e lirë si shqiptare, por ky vend këtu është shumë oportun ku ti mund të provosh nëse mund të bësh diçka. Por unë çdo gjë që mund të bëj në të ardhmen, dua ta bëj vetëm si artiste, si shqiptare.

Simaku fliste dhe për vështirësitë me të cilat përballej në New York, duhej të punonte shumë, studionte dhe të ndihmonte ekonomikisht edhe familjen e saj. Gjatë intervistës shpesh ajo shprehej se ishte vetëm dhe jeta ishte shumë e vështirë dhe detyrohej të këndonte në restorante shqiptare për të mbledhur para, edhe pse aspak nuk i pëlqente ai ambient. Ajo tregonte se në Amerikë kishte shkuar me të tjera synime për karrierën e saj.

“Është shumë e vështirë sepse të afërmit e mi e dinë, unë jetoj vetëm dhe nuk kam njerëz të afërt këtu. Punoj, kam kaq kohë që këndoj në restorantet shqiptare, muzikë popullore dhe muzikë të lehtë… unë kurrë nuk kisha hyrë në këtë biznes, sepse nuk më pëlqen që të këndoj në restorante, por jam e detyruar sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga “A”…. Artistët duhet të provojnë Hollivudin, është ndryshe të ëndërrosh të shkosh dhe është ndryshe ta bëj. Është shumë e vështirë që një vajzë vetëm nga qyteti i Kavajës, të jetojë në mes të New York ku ulesh dhe ngrihesh në një sekond, gjë të cilën unë nuk jam përgatitur, sepse vendi ku jemi rritur ne brenda izolimit, shumë anë praktike të jetës nuk i njohim dhe unë has shumë vështirësi.

Erdha me një tjetër mendim këtu, mendova të bëj një show për shqiptarët, të paraqesim vlera, sepse nga gjendja ku ndodhej vendi përfshi edhe Kosovën, arti është harruar dhe është vënë shumë pas politikës… unë mundohem, është e vështirë, këndoj këngë patriotike sepse këtu i duan.

Me këtë punë që jam marrë këto kohë, që kam kënduar, kam bërë një çik ekonomi, shumë pak mund të them sepse mbaj edhe familjen, sepse jam shumë e lidhur me familjen prindërit… shkoj edhe në shkollë për të mësuar gjuhën. Më duhet të punoj shumë”, tregonte ajo.

Feston sot ditëlindjen, do habiteni sa vjeç mbush sot diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismaili, që vazhdon të mbetet një ikonë për të gjithë, edhe pse ka zgjedhur të jetë më e distancuar nga skena muzikore kohët e fundit.

Ajo ka lindur më 14 dhjetor 1979 dhe sot feston 45-vjetorin e lindjes.

Adelina ruan një pamje të freskët dhe të re, dhe sot është një pjesë e rëndësishme e jurisë në spektaklin e dashur të shqiptarëve, Albania Got Talent, në Vizion Plus.

Ajo vazhdon të shijojë sukses dhe të jetë një figurë frymëzuese për shumë fansa.

Përveç karrierës së saj të suksesshme, Adelina është gjithashtu një nënë e lumtur. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Vali, kanë një djalë, Uliksin, i cili erdhi në jetë 7 vite më parë.

Sot në këtë ditë speciale, nuk ka munguar një urim nga partneri i saj.

“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 të lumtura kështu sicc të njoh vetëm unë, e qetë, e mirë, e bukur”, shkruan Vali Krasniqi.

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”(Foto)

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt të “Big Brother”. Tashmë kanë nisur që të konfirmohen edhe emrat e parë të banorëve, që do të dhurojnë emocione në këtë format. Pas disa emrave që Panorama ka zbuluar, konfirmohet të tjerë emra.

Rozana Radi do të jetë padyshim një nga konkurrentet më të forta të këtij edicioni. Artistja, e cila vitet e shkuara është marrë më shumë me komentimin e situatave në këtë lojë, duket se këtë herë do të provojë veten në këtë format. Këngëtarja sapo ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”, ku edhe ia doli që të triumfonte. Mesa duket tashmë Rozana është duke u përgatitur që të marrë pjesë në këtë reality. Një tjetër emër që pritet me shumë interes është edhe ai i aktorit Laert Vasili

Aktori kontravers, i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë e lojës. E duke njohur natyrën e tij, jemi të sigurt që Laerti do të dhurojë emocione të forta, por edhe përplasje të forta. Një emër që premton për një histori të fortë është edhe ai i Livias. Drama mes Mevlanit dhe ish-të dashurës së tij, Livias, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë gjithë muajit, pas deklaratave të bujshme që ajo dha lidhur me lajmin se Mevlani do të bëhet baba.

Situata është shndërruar në një nga temat më të diskutuara, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku dhe personazhet e njohura. Dhe duket se pas përfundimit të eksperiencës së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, do të vijojë me pjesëmarrjen e Livias në “Big Brother Albania”. Ndaj të jeni të sigurt që drama do të vijojë. Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës.

Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Aktorja e njohur Olta Daku është përfolur si një nga banoret që do të bëhen pjesë e “BBV4”.

Ka qenë vetë aktorja që ka ngritur dyshimet duke shpërndarë një story në Instagram, ku duket si një konfirmim për pjesëmarrjen e saj. Story është fshirë prej saj, ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Olta do të bëhet vërtetë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania” ose jo.

Pas videos që u shpërnda në rrjet, kushërira e Parashqevi Simakut sqaron të vërtetën: Është e sëmurë…

Ditën e djeshme, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë video që qarkulloi gjatë gjithë ditës, ka ardhur një reagim nga një prej familjarëve të këngëtares.

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare
Donalda Surducku, kushërira e Simakut ka hedhur dritë mbi fatin e saj.

Në një mesazh drejtuar gaetares Mira Kazhani, ajo tregoi betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë, një vit më parë.

Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

“Përshëndetje Zonja Mira,

Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë. Faleminderit’

Shkëlqimi dhe rënia e heshtur e një ylli, Parashqevia nuk e do lëmoshën tonë!

Teksa zbukuroja bredhin e Krishtlindjes po dëgjoja këngë shqip në youtube, i cili zgjodhi disa herë automatikisht këngë të Parashqevi Simakut. Kuptohet pse; sepse ajo ka qenë sot më e klikuar se kurrë. Natyrisht shumë më e klikuar edhe nëse do të kishte bërë ndonje sukses të madh në SHBA.

Kur dëgjova zërin e saj të brishtë në atë video dhe njoha buzëqeshjen e bukur, më kapi trishtimi nëse ato që thuhen e duken janë të verteta dhe ajo që më shkoi menjeherë ndërmend është se jeta për askënd nuk është vaj dhe jo çdo ditë e saj është si ajo që rrëfejmë në TV, Facebook dhe Instagram.

Sidoqoftë, më duket mizori publikimi i asaj videoje shoqëruar me komentet “e pastrehë” “kërkon lëmoshë” dhe shumë hipokrizi kjo “furtunë” kombëtare keqardhjeje e thirrje për ndihmë.

Nese Parashqevia do te donte ndihmen tonë, do e kishte kërkuar. Nuk e ka kërkuar, nuk është shfaqur për vite të tëra, na është shmangur dhe ka arsyet e saj. Ajo nuk “shiti mend” kur ishte mirë dhe nuk po qahet as tani.

Që kur iku, askush nuk u kujtua për Parashqevinë. As në kohët kur me siguri ka bërë një jetë normale e ndoshta të bukur, as kur ajo filloi të kishte problemet e saj, që askush s’ia di kur merr persiper t’ia qajë. Ajo ka zgjedhur mënyrën e të jetuarit e të të vuajturit, paqësisht dhe pa e humbur buzeqeshjen.

Parashqevi Simaku është nga të paktët artistë shqiptarë që sapo doli në skenë shkëlqeu. Shkëlqimi i saj krijoi shumë “armiq” dhe shumë adhurues, ndriçoi në ditët e zymta, u bë idhull i rinisë për kohën e saj.

Ajo iku larg dhe nuk na “trazoi” kurrë. Në heshtje u përpoq të ruajë privatësinë e e saj me të mirat dhe të këqiat e jetës, ndaj duhet respektuar duke mos e bere objekt thashethemi, keqardhjeje, mëshire, kënaqësie tinëzare, apo me keq akoma, përfitimi nga klikimet. Ta lemë të qetë dhe kush dëshiron të bëjë diçka (të pakërkuar) për të, le ta bëjë në heshtje e larg syve të të tjerëve.

Nëse duam ta komentojmë, Parashqevi Simaku ka lënë këngët që këndoi, pamjen e bukur pa filtra e fillera dhe aurën e saj, që akoma nuk e ka asnjë artist tjetër në Shqipëri.

Konkurentja e “Përputhen’ i’a publikojë ish-lidhjen e tyre, Don Xhoni i “nxjerr bojën”: Jam shumë besnik…

Një nga konkurentet e ‘Përputhen’ ka rrëfyer për një lidhje që ka pasur me një reper të njohur shqiptar.

Katerina, ka deklaruar që ka qenë në lidhje për 4 muaj me reperin Don Xhonin.

Ajo ka treguar edhe arsyejen e ndarjes, ku sipas saj ka ndodhur për disa fjalë.

E pyetur se a do të mërzitet reperi që ka publikuar ish-lidhjen e tyre, Kateria deklaroi se po.

“Po, ai ka dashur me e mbajë lidhjen shumë privat”, ka thënë ajo.

Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar reagimi i reperit, ku përmes një video të publikuar në Instastory shihet krahë një femre në Belgjike.

“Unë jam shumë besnik për të qenë në një marrëdhënie me të gjitha këto ku*va”, ka shkruar reperi krahas videos./Indeksonline/

Video Player