“Lajm i rremë”- Gjata: S’është Parashqevi Simaku në video, ka aq miq të fuqishëm sa…

Artistja Inida Gjata ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ku pretendohet se është artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila merr ndihma për Krishtlindje në New York, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Gjata tha se lajmet e dhëna janë të fabrikuara dhe se personi në video nuk është Parashqevi Simaku. Ajo shtoi se këngëtarja shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë dhe as nuk ka nevojë për ndihmë, pasi, nëse do të kishte, ajo ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk mund t’i zbresë në tokë.

“Kur nuk kërkohet ndihma, nuk ka pse bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe. Është një lajm i fabrikuar, e para, ajo zonja nuk është Parashqevi Simaku. E dyta, Parashqevi Simaku e di kujt t’i kërkojë ndihmë, pasi ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk i ul në tokë po të dojë. Është e turpshme kjo që po ndodh. Përmes kësaj krijohet një reaksion zinxhir që bëhet shumë i dëmshëm. E para, përfshihen familjarët e saj. E dyta, bëhen lloj-lloj dallaveresh dhe përmenden njerëz përpara 40 vitesh, duke bërë të gjithë sikur po e ndihmojnë. Ju po e zhysni në dëshpërim Parashqevinë me këtë që po bëni”, tha Gjata.

Gjata shtoi se nuk mund të shkatërrohet imazhi i një artisteje të madhe nga njerëz që bëjnë si humanistë. Ajo nënvizoi se nuk mund të ndihmohet një person që nuk dihet kush është dhe aq më tepër kur ndihma nuk të kërkohet.

“Nuk mund të shkatërrosh imazhin e një njeriu duke riprodhuar lajme të pavërteta, duke supozuar se kjo zonja është Parashqevi Simaku, duke ngritur të madh e të vogël dhe duke bërë si humanistë. Ky është sadizëm i pastër, të mos e lësh tjetrën rehat që ka 30 vjet që ka vendosur të jetë rehat. Pse është larguar ajo? Nga gojët e liga të shqiptarëve, pasi nuk është hera e parë që Parashqevi Simaku bëhet pjesë e këtyre gojëve të liga”, tha ajo.

Tërmeti 6.4 ballë ‘shkund’ tokën, njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi qendrën e Kilit.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se nuk ka raportime për dëme.

Siç raportohet, tërmeti u regjistruar në një thellësi prej 110 kilometrash, dhe epiqendra e tij ishte 41 kilometra në juglindje të qytetit të Molinës.

Tërmeti është ndjerë në rajonet qendrore dhe veriore të Kilit, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Santiago.

“Në Britani duhet të bësh dy punë, ndryshe nuk ia del dot”- Habit Rama: Koha e lirë për familjen është zero! Dallimi me pagat në Shqipëri është i madh, por…

Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britani, teksa u shpreh se në Angli është vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur.

Rama u shpreh se në Britani duhet të bësh dy punë, përndryshe është e papërballueshme për të jetuar.

Kreu i qeverisë theksoi se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të mash, por theksoi se “çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë”.

Rama u shpreh se “duhet vendosur në peshore”, ndërsa shtoi se “i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha”.

Edi Rama: Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët.

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë.

Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale.

Horoskopi për ditën e sotme: E shtunë 14 dhjetor 2024

DASHI

Fundjava duket plot ngjarje. Mund të lindin mosmarrëveshje të vogla me partnerin, por asgjë e pazgjidhshme nëse trajtohet me qetësi. Kur bëhet fjalë për punën, është koha për të qenë kreativ dhe për të dalë me ide të reja.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 14 dhjetor 2024), fundjava sjell stabilitet në jetën tuaj. Marrëdhëniet romantike do përjetojnë momente intimiteti të madh. Kur vjen puna te puna, merrni kohë për të planifikuar dhe organizuar. Shëndeti është i mirë, por mos e lini pas dore pushimin.

BINJAKËT

Do t’ju duhet të përballeni me një fundjavë kushtuar dialogut. Komunikimi do jetë vendimtar për të shmangur keqkuptimet në dashuri. Për sa i përket punës, do të nevojitet fleksibilitet për të menaxhuar situata të papritura.

GAFORRJA

Ju pret një fundjavë emocionuese. Yjet rekomandojnë të dëgjoni zemrën tuaj, veçanërisht në dashuri. Kur vjen puna te puna, është koha të bëni një bilanc të prioriteteve tuaja. Shëndeti përmirësohet, por vazhdoni të kujdeseni për veten.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 14 dhjetor 2024), do të jeni protagonistë të fundjavës, me momente plot energji. Ka vend për pasion dhe takime të reja. Për sa i përket punës, kërkohet lidership: nuk duhet të keni frikë të merrni vendime të rëndësishme. Shëndeti është i shkëlqyer, por shmangni teprimet.

VIRGJËRESHA

Shumë prej jush do ta gjeni veten në një klimë reflektimi. Marrëdhëniet romantike mund të vuajnë nga keqkuptimet: përpiquni të jeni më të hapur. Puna? Shmangni konfliktet e panevojshme dhe fokusohuni në atë që ka rëndësi.

PESHORJA

Fundjava ofron ekuilibër dhe harmoni. Yjet favorizojnë momentet romantike. Sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë, por mos e humbni vigjilencën. Shëndeti është i mirë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 14 dhjetor 2024), do të përjetoni një fundjavë intensive. Emocionet do jenë protagoniste, pozitive dhe negative. Shmangni diskutimet e panevojshme. Kur vjen puna te puna, jini strategjik dhe të fokusuar. Shëndeti kërkon vëmendje.

SHIGJETARI

Fundjava do të jetë plot zbulime. Marrëdhëniet romantike pasurohen me nuanca të reja. Sa i përket punës, është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja.

BRICJAPI

Ju pret një fundjavë e qetë. Yjet nxisin stabilitetin dhe mirëkuptimin. Puna kërkon angazhim dhe përkushtim, por pa ju stresuar shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 14 dhjetor 2024), do të përjetoni një fundjavë me lajme. Marrëdhëniet romantike do jenë dinamike dhe të paparashikueshme. Kur bëhet fjalë për punën, është koha të mendoni jashtë kutisë. Shëndeti është i mirë.

PESHQIT

Fundjava do t’i kushtohet introspeksionit. Yjet sugjerojnë hapjen me sinqeritet. Për sa i përket punës, mund të merrni lajme të papritura. Shëndeti është i qëndrueshëm.

Publikohet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë për Kupën e Botës

Shqipëria është pjesë e një grupi relativisht të vështirë për kualifikueset e Kupës së Botës, në vazo me Anglinë dhe Serbinë.

Tashmë janë publikuar edhe datat e ndeshjeve të kombëtares shqiptare të futbollit, duke e nisur më 21 mars në një përballje që mund të konsiderohet jo e vështirë me Letoninë.

Tre ditë më pas, Shqipëria do të përballet me Andorrën. Në 7 qershor është ajo që konsiderohet si ndeshja e ferrit, Shqipëri-Serbi.

Kalendari i plotë:

Publikohet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë për

Arrestohet bashkëshorti i këngëtares shqiptare që kandidon për deputete, ja përse akuzohet

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i këngëtares shqiptare Edona Llalloshi, gjithashtu kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.

Pak kohë më parë, ai është denoncuar për këtë veprim. Dyshohet se konflikti ka nisur mes tij dhe këngëtares për një pronë, që i takon kandidates për deputete.

Rasti është njoftuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës. Sipas organit të akuzës, është kërkuar caktimi i paraburgimit për të dyshuarin.

LAJM I KEQ për Serbinë menjëherë pasi ra në grup me SHQIPËRINË, UEFA merr vendimin!

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka dënuar të premten Federatën e Futbollit të Serbisë për sjellje raciste të tifozëve serbë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve, përfshirë për përpjekjet e tyre për ta djegur flamurin e Shqipërisë në Zvicër.

Vendimi u bë i ditur të premten, pak orë para se shorti i FIFA-s i vuri Serbinë dhe Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues për Kupën e Botës 2026 – që nënkupton se ato do të përballen ndërmjet dy herë, vajtje-ardhje.

Të hënën, komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të konfirmojë se Serbia dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

Gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi në nëntor, tifozët serbë u xhiruan duke tentuar t’ia vënë zjarrin një flamuri të Shqipërisë.

Kombëtarja zvicerane ka futbollistë që kanë lidhje familjare me Shqipërinë apo Kosovën, përfshirë kapitenin e saj, Granit Xhaka.

UEFA tha se komiteti i saj disiplinor e akuzoi Federatën e Serbisë për “sjellje raciste dhe/apo diskriminuese” në Zvicër, më 15 nëntor, si dhe në shtëpi kundër Danimarkës tre ditë më vonë.

UEFA tha se ia ndaloi federatës serbe të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares jashtë vendit në garat e UEFA-s, si dhe e urdhëroi t’i mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

UEFA gjithashtu e ka gjobitur federatën serbe me 173.000 euro në total. Serbia është dënuar nga UEFA edhe në të kaluarën për incidente të ngjashme. Ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë në kualifikimet e vitit të ardhshëm për Kupën e Botës do të jenë të parat prej se ato u takuan në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Ndeshja në Beograd në tetorin e vitit 2014 u braktis në mënyrë kaotike, pas futjes së një droni që barte një flamur nacionalist shqiptar mbi fushë. /Rel

Ledjona Xheladinaj jep lajmërimin prekës! Aksidenti i prish karrierën

Ledjona Xheladinaj, përmes një postimi në “Instastory,” ka njoftuar ndjekësit e saj se projekti i ri, i cili pritej të lançohej në dhjetor, është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe siguroi ndjekësit se do të rikthehet së shpejti: “Premtoj që do rikthehem shumë shpejt, gjithmonë me Zotin pranë.”

Në një mesazh për të qetësuar publikun, Ledjona shtoi: “Jam mirë dhe kjo më mjafton. Ju dua.”

Pavarësisht sfidave, duket se Ledjona mbetet optimiste dhe e vendosur për të vazhduar projektet e saj.

Reagojnë familjarët nga Kavaja: Parashqevi Simaku ka 5 vite e humbur, u zhduk kur burri …

Një video e publikuar në kanalin më të ndjekur në New York “Abc7”, e ripostuar nga gazetari Blendi Fevziu ku shfaqet një zonjë e cila dyshohet se është këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka tronditur rrjetin.

Në video shihet një grua e cila përngjan shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, por ajo që ka ka bërë edhe më shumë habi është se shfaqet duke marrë ndihma nga një qendër vullnetare që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Familjarët e këngëtares nga Kavaja kanë reguar në lidhje me këtë video ku shprehen se kanë vite që kanë humbur kontaktet më ikonën e muzikës shqiptare dhe nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo.

Për Report Tv, familjarët kanë folur ku shprehen se e konsidertojnë të humbur dhe se prej 5 vitesh ata po e kërkojnë.

“Familja ka vite që e kërkon, e konsiderojnë të humbur prej 5 vitesh që kemi humbur kontaktet me të. E divorcuar prej vitesh, burri ka kujdestarinë e djalit dhe ka vazhuar jetën.”

Video e publikuar nuk ka datë të saktë, do të thotë se nuk dihet se kur është xhiruar, por ajo që shton më shumë dyshime se bëhet fjalë për Parashqevi Simakun është emri në fillim të videos ku shkruhet “Simaku Nohfe”.

Pas kërkimit të emrit, rezultoi se ekziston një llogari në Facebook me këtë emër, dhe po është vetë këngëtarja pasi ajo ka ndarë fotografi aktuale të sajat, por edhe foto të vjetra në rini kur ishte e madhja Parashqevi Simaku. Pra, zonja në video është pikërisht Parashqevia jonë.

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë.

Kuzhina greke, e cila për këtë vit është renditur si e para në rang global, është edhe më e mira Ballkan, ndërsa pas saj si e dyta në rajon renditet kuzhina serbe, e cila në nivel botëror renditet si e 15-ta.

Kur bëhet fjalë për vendet e tjera të rajonit, Kroacia është në vendin e 17-të, Sllovenia e 56-të dhe Mali i Zi në vendin e 83-të.

Shqipëria është një ndër kuzhinat e renditura më keq, pasi mban vendin e 96-të në listën me 100 shtete, duke lënë pas vetëm kuzhinën e Bolivisë, Nigerisë, Laosit dhe Nikaraguas.

Në vendin dytë këtë vit renditet kuzhina e Italisë, e treta është meksikania, e ndjekur nga kuzhina spanjolle dhe portugeze. Kuzhinat më keq të vlerësuara janë nga Shqipëria, Bolivia, Nigeria, Laosi dhe Nikaragua.

Kuzhinat më të vlerësuara në botë renditen sipas vlerësimeve mesatare të pjatave dhe produkteve ushqimore më të vlerësuara të secilit vend.