Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

Sot, më 12 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.7 lekë dhe shitet me 94 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105 lekë, ndërsa në shitje me 106 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë, ndërsa në shitje me 66.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 12 Dhjetor 2024

Dashi

Kjo ditë ka në qendër të saj dashurinë. Parashikohet një e enjte mjaft me fat, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Gjithashtu Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe kjo gjë mund të rikthejë pasionin në çift apo të favorizoj një takim të rëndësishëm.

Demi

Gjatë kësaj dite mund të ketë të reja të rëndësishme, sidomos sa i takon sferës profesionale dhe studimeve. Edhe pse shenja juaj nuk pëlqen ndryshimet, ka ardhur momenti që të ndryshoni diçka në jetën tuaj, edhe në dashuri.

Binjakët

Do të jeni nervoz dhe në ankth, jo aq në sferën sentimentale se sa në drejtime të tjera. Ndoshta jeni në pritje të disa përgjigjeve që nuk po vijnë. Do të përballeni me probleme shëndetësore dhe në punë, gjë që do ju shkaktojë ankth.

Gaforrja

Saturni nuk do të ketë aspak ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, por kjo e enjte është shumë më e mirë në raport me ditën e kaluar. Megjithatë mundohuni të mos bëni sforcime fizike dhe të tregoheni të kujdesshëm lidhur me shëndetin.

Luani

Keni një karakter të fortë, por kjo nuk do të thotë se për çdo gjë duhet të ngrini zërin, pasi rrezikoni që të humbni të drejtën. Bëni mirë të përuleni si në dashuri edhe në punë. Kjo e enjte favorizon meditimin.

Virgjëresha

Dita nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, dhe ju nuk do të ndiheni të kënaqur me asgjë. Mundohuni që të jeni më pak kritik dhe impulsiv. Nëse hasni vështirësi, mundohuni që ti shtyni disa vendime të rëndësishme për më vonë.

Peshorja

Ndonëse gjatë kësaj jave jeni në vendin e parë të klasifikimit si shenjave më të favorizuara nga yjet, kjo e enjte do ju gjejë të lodhur. Gjithçka mund të ketë lidhje me gjithë sa keni kaluar në muajt e kaluar. Mundohuni që të lini gjithçka pas shpine, pasi parashikohet një periudhë e favorshme sidomos në dashuri.

Akrepi

Po humbni të tashmen dhe të ardhmen për shkak të së kaluarës. Jeni fiksuar keq pas kujtimeve, sidomos pas atyre që ju kanë shkaktuar dhimbje. Por në vend që të mendoni si të hakmerreni, duhet të mendoni si të organizoni jetën tuaj, duke lënë mënjanë inatin dhe mërzinë. Vetëm kështu do të ndiheni mirë.

Shigjetari

Parashikohet një ditë interesante, sidomos nëse do të tregoheni të shkathët për të kapur mundësitë. Besojini instinktit dhe kapacitetit tuaj. Në punë vëreni veten në provë dhe me siguri që do të shpërbleheni me rezultatin. Edhe fusha e ndjenjave është mjaft e favorshme.

Bricjapi

Kalimi tranzit i Uranit, do të ketë një rëndësi të veçantë për të lindurit e kësaj shenje, pasi ka ndikim themelor në dashuri. Ka shumë mundësi që raportet profesionale të ndryshojnë por për këtë duhet të punoni shumë, shkruan noa.al. Dashuria paraqitet në gjendjen më të mirë të mundshme.

Ujori

Ndoshta duhet të pyesni veten se çfarë dëshironi vërtetë në dashuri dhe në punë. I keni mendimet e turbullta, nuk jeni të kënaqur, por pavarësisht kësaj ndjeni një dëshirë të madhe për të ndryshuar. Jeni të lodhur nga një lidhje, por në vend që të hidheni drejt një tradhtie, mundohuni të kuptoni nëse bëhet fjalë për një krizë momentale, apo historisë i ka ardhur fundi. Nuk mund ti doni të gjitha njëherësh, duhet të bëni zgjedhje.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të rigjeni ndjenjën e dashurisë që keni për të tjerët dhe një dëshirë të madhe për tu emocionuar. Gjithçka në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. I vetmi problem është lidhja që keni me të kaluarën. Mundohuni që të shikoni përpara drejt së ardhmes me besim, pasi gjëra të mëdha ju presin.

Historia e “Kodak”/ Gabimi fatal që çoi në falimentimin e gjigantit të fotografisë

1993 Reklama televizive e filmit Kodak Gold “një moment Kodak”.

Nga mesi i viteve 1970, kompania kishte më shumë se 30 miliardë dollarë, më e madhja në industrinë e fotografisë. Ajo kishte pothuajse një monopol në mbarë botën për shitjet e filmave si dhe kamerave. Në çdo rrotull filmi ata fitonin deri në 15 dollarë, një shumë parash që askush nuk mund ta “hedhë” lehtë.

Nga ana e biznesit, gjithçka dukej se po shkonte mirë për kompaninë. Në vitin 1975, Steve Sasson, një inxhinier që punonte për kompaninë, shpiku një aparat fotografik që nuk kishte nevojë për film. Imazhi u regjistrua në mënyrë dixhitale, por me cilësi të ulët. Makina ishte e ngathët dhe e rëndë, por ishte e qartë se kishte një të ardhme.

“Mirë, por mos e thuaj askund”, – ishte pak a shumë reagimi i drejtuesve të kompanisë ndaj shpikjes së Sassoon. Problemi i shpikjes së tij ishte se ajo kërcënonte drejtpërdrejt modelin e biznesit të “Kodak”. Për shumë vite kompania vijoi të shfaqte një mohim idiosinkratik në lidhje me perspektivat e fotografisë dixhitale.

E tillë mbeti edhe kur në fillim të viteve 80, “Sony”, një nga konkurrentët e tij, nxori kamerën pa film. Kodak kërkoi më pas të kryhej një hetim i brendshëm për perspektivat e industrisë dhe nëse modeli klasik është në rrezik. Hulumtimi tregoi se dixhitali ka potencialin për të zëvendësuar filmin, por Kodak kishte një dekadë kohë për t’u përgatitur për ndryshimin. Në fund të fundit, pavarësisht se kishte shumë kohë përpara tyre, Kodak nuk bëri pothuajse asgjë për të përfituar prej saj.

Në vend të kësaj, kompania u përpoq të përdorte dixhitalen për të mbështetur filmin. Në mesin e viteve ’90 ai shkoi aq larg sa shpiku një hibrid të kamerës dixhitale dhe analoge. Fotot duhej të printoheshin në laborator, në mënyrë që të mos humbnin shitjet e filmave. Natyrisht, sipërmarrja dështoi.

Drejtuesit e Kodak në vitet ’80 dhe ’90 ishin jashtëzakonisht ngurrues për të shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të filmit klasik me atë dixhital. Siç është analizuar shumë herë në teorinë e marketingut, ata nuk arritën të gjenin se ku “përshtateshin” dixhitalët në modelin e tyre të funksionimit. Përsëri ata nuk u futën në mendësinë për t’u bërë pionierë edhe në filmin dixhital.

Ata mendonin se konsumatorët nuk do të ndaheshin kurrë nga rituali i larjes së filmave dhe që kamera dixhitale e eliminoi këtë nevojë. Gjatë rrugës, cilësia e dixhitalit tejkaloi atë të filmit analog dhe për të mos përmendur se si telefonat celularë u bënë gjithashtu kamera të jashtëzakonshme.

Teksa kamerat dixhitale u shndërruan në pajisje, ato shiteshin kudo që mund të gjeje pajisje elektronike, jo vetëm në linjën e fotografisë që Kodak kontrollonte. Gradualisht kompania humbi “fushën” e saj dhe u detyrua të luante në atë që konkurrentët e saj kishin formësuar.

Por ajo humbi edhe një audiencë tjetër që kishte ndërtuar ndër vite, femrat. Përdoruesit kryesorë të fotografisë dixhitale tashmë ishin burrat që kishin (dhe kanë) një logjikë më pak të zhvilluar se janë ata që regjistrojnë momentet e bukura familjare.

Në vitin 2007, Kodak kishte një vlerë prej 140 milionë dollarësh, si një dyqan i vogël në industrinë e fotografisë, kështu që falimentimi i tij në vitin 2012 ishte kulmi i një kursi të paracaktuar.

Nëse diçka mund të shpëtojë filmin klasik, është vetëm moda që vjen dhe ikën. Pak këndvështrim, pak kuriozitet e ndoshta pak “hipsterizëm” dhe rikthim romantik në kohërat e vjetra, kërkesa për kamera filmike dhe klasike (edhe të dorës së dytë) ka filluar të rritet vitet e fundit.

Por a do të mundet Kodak të rifitojë pozicionin që mbante dikur në industri? Nostalgjia nuk mund t’i fshijë gabimet e kompanisë dhe gjithashtu ajo nuk shitet përgjithmonë.

Emri “Kodak” mund të mos ju thotë shumë sot, por dikur ishte sinonim i fotografisë. Më pas ajo u bë sinonim i kompanisë që “vrau veten” duke ofruar një leksion të dhimbshëm për çdo biznes që për shkak të gabimeve të veta del nga tregu.

Ishte vendimi i kompanisë për të mos investuar në fushën e fotografinë dixhitale, edhe pse ajo ishte teknologjikisht e avancuar dhe mund të kishte një avantazh ndaj konkurrencës, por ky u bë një nga gabimet më të mëdha të biznesit në histori. Një gabim i madh ndjekur nga disa më të vegjël.

Ishte pikërisht kjo kompani që bëri kamerën e parë automatike në fillim të shekullit të 20-të, duke arritur që fotografia të jetë një hobi për shumë njerëz në vend të një aktiviteti profesional. Madje, ajo arriti të fuste femrat në “lojën” e fotografisë, duke prezantuar

“Vajzat Kodak” dinamike dhe të pavarura, por që sigurisht ishin edhe gra dhe nëna të mira.

Edhe në kohët kur marketingu nuk ishte aq i sofistikuar sa sot, Kodak kishte arritur të bindte konsumatorët se ishte kompania ideale, pra e vetmja që mund të fiksonte kujtimet e tyre. “Momenti Kodak” ishte sinonim i lumturisë familjare.

Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoni: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?

Historia e rregullimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është më e vjetër se Kushtetuta e vendit.

Para Kushtetutës së vitit 1991, parashikoheshin të drejta për shtetasit e të gjitha kombësive që jetonin brenda shtetit.

Por kjo ndryshoi kur në 1991 u bënë përpjekje për të krijuar një Kushtetutë me fokus shtet-kombin, dhe gjuha maqedonase, me alfabetin e vet cirilik, u përcaktua gjuhë e vetme zyrtare.

Atë kohë, kjo rezultoi e papërshtatshme për një shtet shumëkombësh sikurse Maqedonia e Veriut dhe nën vazhdën e këtyre zhvillimeve përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, nxitën konfliktin e armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001.

Konflikti, përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit. Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.

U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit (shqipja).

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2021, Maqedonia e Veriut ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.

Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në

Por çfarë është dhe çfarë solli Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Ligji për përdorimin e gjuhëve që përbëhet nga 25 nene, hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017.

Presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, Ligji për gjuhët u miratua me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: “përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në dhe në uniforma policore”. Pas miratimit, ligji u kundërshtua nga 13 iniciativa të paraqitura nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme.

Prej pesë vitesh tashmë, ai po qëndron në sirtarët e Kushtetueses.

Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja (sot në pushtet) nuk mori pjesë në seancë. Ajo kontestonte çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij.

Ashtu si Ivanov, edhe opozita e cilësoi ligjin si antikushtetues.

Për çfarë po kontestohet ky ligj?

Në raportin përmbledhës të Gjykatës Kushtetuese, për atë që është objekt i kundërshtimit të 13 nismave, thuhet se iniciatorët e kundërshtojnë për faktin që nuk duan që një gjuhë e komuniteteve jo shumicë, të barazohet me gjuhën zyrtare që flitet në gjithë Maqedoninë e Veriut.

“Iniciatorët kundërshtojnë tërësinë e Ligjit nga aspekti i Amendamentit V të Kushtetutës, sepse zgjeronte kornizën kushtetuese të dhënë në këtë amendament në lidhje me përdorimin e gjuhëve të komuniteteve joshumicë dhe përcaktonte barazinë e një gjuhe tjetër që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve, me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare“, thekson raporti.

Nenet apo pjesët e neneve për të cilat propozohet nisja e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë, janë gjithashtu pjesë e vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Cilat janë vlerësimet e Komisionit të Venecias?

Në 2019-n, Komisioni i Venecias dha vlerësim për Ligjin për gjuhët, duke thënë se disa dispozita të tij tejkalonin standardet ndërkombëtare për gjuhët rajonale dhe të pakicave.

Komisioni kërkoi:

-Rishikimin e dispozitave për dygjuhësinë në procedurat gjyqësore, duke rekomanduar që këto përcaktime të hiqen ose të kufizohen, për shkak të vështirësive teknike dhe administrative që mund të shkaktojnë.

-Masa për zbatimin efikas të kërkesave gjuhësore, bazuar në dispozitat e Ligjit të mëparshëm të vitit 2008, për të garantuar zbatueshmërinë e tyre pa krijuar konfuzione, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.

-Revidimin e nenit 3 të Ligjit për gjuhët, i cili parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimet institucionale dhe fusha të tjera, duke kërkuar një përcaktim më të qartë të fushës së zbatimit për të shmangur keqkuptimet dhe konfliktet në praktikë.

Opozitë vs Pushtet / Qëndrimet e VMRO-DPMNE për ligjin

Gjatë kohës që ishte në opozitë, VMRO DPMNE-ja e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe u zotua se do të bënte korrigjime në momentin që do të vinte në pushtet.

Narrativa e tyre linte të kuptohej se “shqiptarët kishin siguruar më shumë të drejta nga se u takojnë”. Por tashmë, që erdhi në pushtet, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, deklaroi se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Ai u shpreh se “situata është në kontroll” dhe iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas që të jenë të qetë.

“Të mos lejojmë të biem pre e provokimeve të këtyre njerëzve”, deklaroi Mickoski referuar komenteve të kreut të BDI në opozitë, Ali Ahmetit i cili qysh prej se ligji nisi shqyrtimin në Kushtetuese ka deklaruar se do ta mbrojë me çdo kusht gjuhën shqipe.

Paralajmërimi i Ali Ahmetit

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për Ligjin e gjuhëve për një datë të pacaktuar. Në këtë seancë, për të cilën do të vendoset se kur do të mbahet, pritet të marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit për gjuhët.

Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje.

Por para marrjes së këtij vendimi, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela kanë mbajtur fjalën e tyre përpara kësaj gjykate dhe një turme të madhe njerëzish, të mbledhur aty.

Ahmeti paralajmëroi faktin se nëse merret një vendim për abrogimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, do të ketë pasoja dhe revolta të mëdha nga shoqëria.

“Nuk jemi mbledhur këtu se ka ndonjë fushatë elektorale. Jemi mbledhur këtu sepse sot, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese në rend dite kanë vendosur suprimimin e gjuhës shqipe. Çdo vendim i pamatur, i pamençur, do të shkaktojë revoltë e indinjatë te shqiptarët sepse po u mohohet një e drejtë që nëpër shekuj, jo vetëm me shumë mund e sakrifica, por e kanë larë edhe me gjak”, tha ai.

Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë

Tema më e diskutuar në arenën ndërkombëtare është rënia e regjimit në Siri. Një detaj interesant është se në Siri ka ende një komunitet të vjetër shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare të një censi të kryer disa vite më parë, rezulton se atje ndodhen 10 mijë persona me origjinë shqiptare, të vendosur në disa qytete të rëndësishme, si kryeqyteti Damask, Alepo, Hama dhe Lataka.

Por më shumë detaje në lidhje me këtë komunitet dha në një emision televiziv, Gentian Mara, teolog, i cili ka studiuar në Siri nga viti 2003 deri në vitin 2011.

Ai theksoi se janë 4 personalitete të rëndësishme me origjinë shqiptare jo vetëm në Siri, por në të gjithë botën islame.

Ata janë Muhamed Nasrudin Albani, Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili ka pasur zotëruar shqipen dhe shumë mirë, Abdul Kadër Arnauti dhe Shuaip Arnauti.

Por pse ka kaq shumë shqiptarë në Siri?

“Çfarë ka lidhje nga Shqipëria, emigrimi i tyre është thuajse në kohën e Mbretit Zog. Ndryshimet në Shqipëri për disa nuk u konceptuan si të drejta fetarisht kështu që zgjodhën kush do emigronte drejt Stambollit dhe kush në Damask. Asokohe Sulejman Gavoçit, babai i Vehbi Sulejman Gavoçit që ishte një dijetar i shquar në viset tona vendoset dhe pas tij e ndjekin dhe të tjerë. Ndërtohet një komunitet, ata ndërtojnë një xhami në Damask. Është një ndër xhamitë e mëdha në Damask, sot quhet “Xhamia e Besimit”. Atë e ka ndërtuar Sulejman Gavoçi nga Shkodra dhe e ka përdorur edhe si qendër mësimi për shqiptarët aty”, tha Mara.

Ai u shpreh se ka edhe lagje me shqiptarë në Damask, ku në banesat e tyre flitet ende shqipja. Për ata që janë larguar, kanë ruajtur emërtimet në gatime etj.

“Ata që janë në lagje e ruajnë shqipen. Ata që janë shkëputur nga lagja ruajnë vetëm emërtime, qofshin gatime etj. Lagja vazhdon ta ruajë shqipen, e flasin në shtëpitë e tyre shqipe. Në Shqipëri kemi pasardhës të familjes së Gavoçëve që janë rikthyer si pasojë e krizës. Një prej tyre ishte një prej djemtë e Sulejman Gavoçit, Shefqet Gavoçi, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar”, tha Mara.

VIDEO+FOTO/ “Kam bërë S* KS me 101 b. ύrra në një ditë”, ylli i ‘0nΙyfans’ shρërthen në L0T gjatë rrëfimit: Realizova ëndrrën time, por tani…

Lily Phillips, një yll 23-vjeçar i OnlyFans ka marrë një vëmendje tepër të madhe kohët e fundit, pasi foli për numrin rekord të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 101 burra në një ditë të vetme.

Pamjet nga një dokumentar i ri nga YouTuberi, Josh Pieters, i titulluar “I Slept With 100 Men in One Day”, kap Phillips në lot, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat u përball gjatë ngjarjes virale.

Dokumentari shfaq Lilyn në disa momente pas përfundimit të suksesit, dukshëm të tronditur dhe emocionuese. Teksa del nga dhoma e gjumit, ajo e përlotur pranon: “Nuk është për vajzat e dobëta, nëse jam e sinqertë, ishte e vështirë. Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Është një ndjenjë ndryshe. Është vetëm një brenda, një jashtë, diçka shumë intensive”.

Ngjarja, e cila zgjati 14 orë, kërkonte një planifikim të përpiktë. Ekipi i Lily caktoi 15 burra në orë, duke i caktuar secilit pjesëmarrës pesë minuta, më vonë u shkurtuan në dy minuta për të qëndruar në rrugën e duhur.

 “Nuk është si s*ksi normal. Unë mund të mendoj vetëm për pesë, gjashtë, 10 djem që mbaj mend dhe kaq. Është e çuditshme”, tha ajo.

Duke intervistuar Lily-n, gazetari pyeti nëse përvoja ishte më intensive sesa ajo kishte parashikuar.

Modelja mezi ia doli t’i përgjigjej mes lotëve, duke thënë: “Patjetër”.

Lily pranoi se ndihej fajtore gjatë ndërveprimeve me pjesëmarrësit të cilët u ankuan për kohën e shkurtër që iu dha. “Është e vështirë të kesh ndërveprime me ta kur ata thonë: ‘Nuk do të më bësh të mbaroj? Unë kam bërë gjithë këtë rrugë’.

“Një lloj faji më rrëmbeu pak”, shpjegoi ajo.

Pavarësisht tendosjes emocionale, Lily zbuloi planet për të provuar një rekord të ri, të flinte me 1000 burra në një ditë të vetme.

Nxitja e saj buron nga dëshira për të shkëlqyer në industrinë e të rriturve.

 “Unë jam jashtëzakonisht konkurruese”, tha ajo për Metro. “Kur filmova 101 djemtë në 14 orë, m’u duk sikur fantazia ime më e madhe seksuale u realizua dhe tani dua të bëj bëma më të mëdha dhe më të mira.”

Me origjinë nga Derbyshire, Lily filloi udhëtimin e saj në industrinë e të rriturve në moshën 18-vjeçare, duke fituar 2000 paund në vetëm 24 orë në OnlyFans.

Me kalimin e kohës, popullariteti i saj u rrit në qiell, pjesërisht falë bashkëpunimeve me krijuesen e tjera të përmbajtjes për të rritur, Bonnie Blue.

SH0KUESE/ 11-νjeçarja gjendet e vetme në mes të detit në varkë

Një tjetër tragjedi ka ndodhur gjatë natës në Mesdhe, ku emigrantët nga brigjet e Afrikës vijojnë të nisen me varka drejt Italisë.

Mediat italiane raportojnë se një varkë me një vajzë vetëm 11-vjeçare është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det të hapur jo larg nga Lampedusa. Vajza me origjinë nga Sierra Leone, u shpëtua nga operatorët e Organizatës Joqeveritare Trotamar III, të cilët e shoqëruan më pas atë deri në breg.

Sipas dëshmisë së vajzës, varka ishte nisur më 8 dhjetor nga Sfax, Tunizia, dhe u fundos për shkak të një stuhie. Nga 45 persona që ishin në bord, vetëm vajza mbijetoi. Ajo u gjet në det nga veliera e organizatës Compass Collective, që ndodhej në zonë për një mision tjetër shpëtimi. Vajza kishte arritur të qëndronte mbi varkë, ndërsa ishte ndihmuar edhe nga jeleku i shpëtimit.

Pak para mbërritjes së saj ishin shpëtuar 356 emigrantë të tjerë nga pesë varka. Një prej varkave kishte 111 persona në bord. Shpëtimet u kryen nga rojet bregdetare, njësitë e policisë dhe ato të Frontex. 

Rama: Sistemi ynë i prokurimeve publike më i miri në rajon! Ta kopjojnë edhe vendet e BE-së

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka sistemin më të mirë të prokurimeve publike në rajon.

Rama tha, gjatë një eventi me ambasadorë të huaj dhe zyrtarë qeveritarë, se sistemi i prokurimeve publike shqiptare është më efiçenti dhe më transparenti.

Kjo sipas tij është e faktuar nga raporti i Bashkimit Europian, ndaj dhe sugjeroi që vende të Bashkimit Europian ta kopjojnë këtë sistem tenderash që ka Shqipëria.

“Sot Shqipëria është në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, nga pikëpamja e eficencës, transparencës. Këtë e thotë BE, dhe për të arritur në këtë konkluzion, përdor një instrument ekspertësh që analizojnë vendet. Është i njëjti instrument që ka qenë dhe më parë dhe nuk i ka thënë më parë këto gjëra. BE e konsideron sistemin tonë të prokurimeve publike, si një sistem evropian”, u shpreh Rama.

Gazeta amerikane: Giorgia Meloni, “personi më i fuqishëm në Evropë” për vitin 2025

Giorgia Meloni është “personi më i fuqishëm në Evropë” sipas renditjes së gazetësë amerikane “Politico” për vitin 2025.

“Kë do telefononi nëse doni të flisni me Evropën? Nëse je Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe këshilltari kryesor i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, numri që telefonon i përket Giorgia Melonit”, shkruan gazeta amerikane, duke nënvizuar se “në më pak se një dekadë, liderja e partisë së krahut të djathtë Fratelli d’Italia kaloi nga epiteti si një e çmendur ultra-nacionaliste në zgjedhjen si kryeministre e Italisë dhe duke u vendosur si një figurë me të cilën Brukseli, dhe tani Uashingtoni, mund të bëjnë biznes”.

“Politico” e ka cilësuar atë në “renditjen e ndikimit” si interpretuesja perfekte e zeitgeistit, shpirtit të kohës, “gjithnjë e më radikale dhe që lulëzon në të dy brigjet e Atlantikut”.

“Në më pak se një dekadë, liderja e krahut të djathtë të Fratelli d’Italia – sipas gazetës amerikane – është konsideruar si një zë autoritar në panoramën politike globale”, në një përshkrim të gjatë që gjurmon ngritjen e Melonit dhe fazat kryesore të dy viteve të qeverisjes së saj, të përcaktuar si “një nga më të qëndrueshmet që ka ekzistuar ndonjëherë në Italinë e pasluftës

Donald Trump punëson “gjithë fisin”, çon të fejuarën e djalit të tij ambasadore në Greqi (FOTO)

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka zgjedhur Kimberly Guilfoyle, të fejuarën prej vitesh të djalit Donald Trump Jr., për t’u bërë ambasadore e SHBA në Greqi.

Kjo është zgjedhja e fundit e Trump për administratën e re që ka lidhje të ngushta me anëtarët e familjes së tij. Trump njoftoi synimin e tij për të emëruar Guilfoyle, një ish-prezantues i Fox News, të martën në mbrëmje mes zgjedhjeve për role të tjera diplomatike dhe ekonomike, duke përfshirë Andreë Ferguson për të udhëhequr Komisionin Federal të Tregtisë.

Zgjedhja e Guilfoyle për të shërbyer si ambasadore mijëra kilometra larg SHBA-së vjen në një moment kur në mediat amerikane flitet se djali i tij Donald Trump Jr. I ka dhënë fund fejesës dhe teksa fotografuar me një vajzë tjetër të quajtur Bettina Anderson.

Vetë Trump Jr. E uroi të fejuarën e tij për përzgjedhjen, megjithëse në rrjetet sociale ky urim u komentua më tepër si një “letër e përkryer ndarjeje”.

“Jam shumë krenar për Kimberly. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për Amerikën së pari”, shkroi ai.