“Nuk do të thotë se do të ketë…”, ish-prokurori tregon se çfarë do të ndodhë me Veliajn dhe familjarët e tij

Ish-prokurori Eugent Beçi, i ftuar në një emision televiziv duke komentuar kontrollin e banesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se është shumë i rëndësishëm hetimi pasuror i kryebashkiakut.

Sipas Beçit, Ligji Antimafia detyron që çdo hetim të përfshijë një verifikim të pasurisë, dhe nëse dëshmohen të ardhura të paligjshme, mund të ndodhin sekuestro ose konfiskim pasurie.

Beçi tha se se për të justifikuar veprime të tilla, duhet të paraqiten dyshime të arsyeshme për veprimtari kriminale dhe për burimet e pasurisë. Ai ka theksuar se, megjithatë, ligji antimafia nuk parashikon masa sigurimi personal për individët që janë objekt i kontrollit të banesës, duke i referuar rregullave të Kodit të Procedurës Penale për masa të tilla.

“Dy elementë shumë të rëndësishëm, si është bërë kontrolli i banesës dhe personave të lidhur me Veliajn dhe statusi i çështjeve penale. Ligji antimafia të detyron të bëhet hetim pasuror.

Në rast se është e vërtetë çka relatohet nga Prokuroria e Posaçme dhe nga media dhe nga vetë gazetarët që janë pranë Prokurorisë së Posaçme atëherë hetimi pasuror do sjellë maksimalisht sekuestro ose konfiskim të një pasurie që rrjedh nga një veprimtari kriminale.

Në rast se ke hetim pasuror, patjetër duhet të shpjegosh publikut se kush është dyshimi i arsyeshëm për këtë vepër penale. Për kë vepër penale, cila është vepra penale që ka sjellë të ardhura dhe të cilat nuk justifikohen?

Ky është momenti i parë, momenti i dytë përsa i përket mënyrës se si pret publiku të ketë apo jo masa shtrënguese të karakterit personal ndaj personave të cilëve iu është ushtruar kontroll banese ose nuk i është ushtruar kontroll banese, duhet të jemi të qartë. Nëpërmjet ligjit 1092, që është Ligji Antimafia, nuk parashikohen masa sigurimi personal.

Masat e sigurimit personal parashikohen vetëm në Kodin e Procedurës Penale.”- tha ish-prokurori Beçi.

Briken Calja renditet i katërti në kampionatin botëror të peshëngritjes

Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

Peshngritësi kuqezi arriti të ngre 153 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm për 1 kg humbi shasin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil pasi një pozicion në podium e fitoi peshngritësi kolumbian që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.

Në moshën 35-vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt.

Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptarë ishte edhe më i madhi në moshë. Vendi i parë u fitua nga gjermani Gutu Robert, është 24-vjeç, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 10 dhjetor 2024

DASHI

Mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Vendosmëria juaj do t’ju udhëheqë, por kini kujdes që të mos veproni shumë impulsivisht. Me durim do të arrini të përballoni çdo situatë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju mbështjell një ndjenjë qetësie. Është një ditë e mirë për t’iu përkushtuar gjërave që ju japin kënaqësi, si ushqimi i mirë apo relaksimi në shtëpi. Dëgjoni trupin tuaj dhe jepini vetes pak pushim.

BINJAKËT

Kurioziteti juaj natyral do t’ju shtyjë të komunikoni me të tjerët. Bisedat do jenë stimuluese dhe mund t’ju hapin dyer të reja. Jini të hapur ndaj ideve të njerëzve të tjerë, por gjithmonë ruani vërtetësinë tuaj. Trego nga çfarë jeni krijuar.

GAFORRJA

Fokusi do të jetë te marrëdhëniet. Lidhjet emocionale me miqtë dhe familjen do t’ju japin forcë. Tregoni natyrën tuaj empatike dhe mbroni ata që ju interesojnë. Intuita do të jetë udhërrëfyesi juaj. Emocione të mëdha përpara. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të ndjeni një energji pozitive që ju shtyn të veproni dhe të tregoheni. Është një ditë ideale për të shfaqur anën tuaj krijuese ose për të marrë një rol udhëheqës. Mbani besim në aftësitë tuaja.

VIRGJËRESHA

Vëmendja ndaj detajeve do t’ju sjellë avantazhe. Është një ditë e mirë për të zgjidhur probleme të vogla praktike ose për të organizuar diçka që ju rëndon. Qasuni gjërave me qetësi dhe metodologji: do t’ia dilni. Mos e fajësoni veten nëse diçka nuk shkon sipas planit. Së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Përveshni mëngët.

PESHORJA

Ekuilibri do të jetë fjala juaj kyçe. Nëse ndiheni të mbingarkuar, përpiquni të lini mënjanë një kohë të qetë. Marrëdhëniet personale mund t’ju ofrojnë mbështetje nëse dini t’i kultivoni ato në mënyrë diplomatike. Krijo një moment për meditim ose kreativitet. Lëreni mendjen tuaj krijuese të eksplorojë ide të reja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, forca juaj e brendshme do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Është një ditë ideale për të sqaruar emocionet dhe situatat që ju rëndojnë. Përballoni gjithçka me vendosmëri dhe besim.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, dëshira për aventura do t’ju shtyjë të eksploroni mundësi të reja. Nëse të jepet një mundësi, përqafoje pa frikë! Mbani optimizmin tuaj dhe lëreni intuitën tuaj t’ju udhëheqë.

BRICJAPI

Disiplina do t’ju ndihmojë. Nëse keni qëllime ose detyra për të përmbushur, qasuni atyre me këmbënguljen tuaj tipike. Edhe nëse duket e lodhshme, kënaqësia do të vijë me qëndrueshmëri. Ju jeni gjithmonë shumë të saktë dhe të vendosur, dhe kjo do të jetë një avantazh i madh. Krijo një moment për meditim ose kreativitet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, origjinaliteti është aleati juaj. Lëreni mendjen tuaj krijuese të eksplorojë ide të reja. Mund të takoni njerëz frymëzues që ju ofrojnë njohuri interesante. Përqafoni ndryshimin me entuziazëm.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj ju lidh lehtësisht me të tjerët. Dëgjoni intuitën tuaj: ajo do t’ju drejtojë drejt vendimeve të rëndësishme. Lini mënjanë një moment për meditim ose kreativitet: do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrin.

Dy të rinjtë sajojnë aksidentin për të marrë dëmshpërblim

Ajo që fillimisht u raportua si përplasje automjetesh, rezultoi një plan i mirëmenduar nga dy shoferë.

Siç raporton Policia e Vlorës, dy të rinj kanë sajuar një aksident me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve.

“Sot rreth orës 16:30, Salla e Komandimit të DVP Vlorë njoftoi për një përplasje mjetesh në aksin rrugor “Sazani”, lagjia “1-Maji”, Vlorë, në kryqëzimin pranë Hotel Kral. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan dy automjete: një Audi me drejtues shtetasin me iniciale A. R, dhe një Mercedes-Benz me drejtues shtetasin G.K”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Maqedonia e Veriut, sërish në udhëkryq

Shkruan Lutfi Dervishi*

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë se Veriut ndodhet në një udhëkryq historik. Vendimi i pritshëm për statusin e gjuhës shqipe ka një rëndësi që tejkalon kuadrin juridik, pasi prek identitetin historik, kombëtar, mbijetesën kulturore dhe vetë natyrën e themeleve të shtetit.

Historia e gjuhës shqipe është një histori sfide dhe qëndrese. Mbijetesa e saj është një dëshmi e një populli që refuzoi asimilimin që përfshiu pjesën më të madhe të kontinentit. Ndërkohë që gjuhët e tjera në pjesën latinofolëse të Perandorisë Romake, (Portugali, Spanjë apo Francë) u romanizuan, shqiptarët e ruajtën me fanatizëm gjuhën e vet.

Për më shumë se dy mijëvjeçarë, shqipja mbijetoi perballë dallgëve të gjuhëve të mëdha perandorake, nga latinishtja e Romës te greqishtja e sllavishtja kishtare, nga turqishtja osmane te arabishtja.

Rëndësia e gjuhës shqipe shkon përtej funksionit komunikues. Shqipja është bartëse e një identiteti unik kulturor dhe historik. Jo më kot, poeti Pashko Vasa shpalli moton që nuk i gjen të dytë në planet: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Kjo thënie kumton se: identiteti shqiptar, i mishëruar nga gjuha, e tejkalon fenë, politikën dhe presionet/kercenimet e jashtme.

Kjo moto u shpreh më së miri në Kongresin e Manastirit të vitit 1908. Në Manastir u mblodhën intelektualë dhe patriotë shqiptarë për të standardizuar alfabetin e gjuhës shqipe, duke zgjedhur përfundimisht alfabetin latin.

Ky vendim i guximshëm, i marrë nën sundimin osman dhe përballë debateve e kundërshtimeve të ashpra, simbolizoi shkëputjen nga e kaluara dhe një hap drejt të ardhmes perendimore. Shqiptarët u bënë kombi i parë në botë, me shumicë myslimane, që përqafuan alfabetin latin. Ky vendim i marrë në Manastir jo vetëm unifikoi gjuhën, por edhe shenjoi Perëndimin si Yllin polar të shqiptarëve.

Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe nuk është vetëm një gjuhë që e flet më së paku ⅓ e banorëve; gjuha shqipe është një shtyllë kushtetuese. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, i njohu shqiptarët si komb përbërës të shtetit. Kjo marrëveshje jo vetëm që i dha fund viteve të diskriminimit, por edhe sanksionoi parimin e barazisë gjuhësore dhe identitare.

Të vihet në diskutim sot statusi i gjuhës shqipe me artifice juridike do të thotë të vihet në pikëpyetje vetë themeli i Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik. Argumenti se shteti i përket njëlloj maqedonasve dhe shqiptarëve nuk është vetëm politik, ai është sa historik aq dhe moral.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për gjuhën shqipe nuk është thjesht një çështje juridike; ai është një provë e përkushtimit të vendit ndaj barazisë dhe unitetit. Shqiptarët kanë vuajtur mjaft, kanë luftuar gjatë, kanë derdhur gjak për të ruajtur gjuhën, edhe përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme.

Narrativa historike është e qartë: shqiptarët i kanë mbijetuar perandorive, sundimeve të huaja dhe konvertimeve fetare, por kurrë nuk e kanë braktisur gjuhën. Që nga njohja e rrënjëve të saj të lashta, deri te vendimi historik i Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ka qëndruar si emeruesi i perbashket i të gjithë shqiptarëve pavarësisht perkatesise fetare.

Gjykatesit e Gjykatës Kushtetuese tani përballen me një zgjedhje të thjeshtë. Ata ose mund ta nderojnë këtë histori duke konfirmuar statusin e barabartë të gjuhës shqipe, duke forcuar kështu themelet e një shteti multietnik; ose mund të kthejnë orën pas, duke ringjallur tensionet e vjetra dhe duke minuar jo vetëm progresin e arritur që nga Marrëveshja e Ohrit, por ndoshta vetë ekzistencën e shtetit.

Maqedonia e Veriut, fqinji ynë lindor ka vuajtur me dekada dhe ende po vuan, në rrugën e saj drejt BE për shkak të mos marrëveshjeve me fqinjet: me greket 30 vite bllokim sa i përket emrit dhe tani me bullgarët (mes të tjerash) edhe për çështje gjuhës. (Në udhëtimin e lodhshem dhe të gjate drejt BE-se, maqedonasit nuk kanë aleat më të mirë se shqiptarët, por nuk duhet ta marrin mirësinë per dobësi).

Siç na ka mësuar historia, gjuhët janë më shumë sesa fjalë; ato janë enet qarkulluese të identitetit. Dhe historia e gjuhës shqipe është një nga historite më të jashtëzakonshme të mbijetesës në historinë njerëzore.

Është një histori nga e cila Maqedonia e Veriut nuk duhet të trembet, por duhet ta përqafojë, sigurisht nëse dëshiron të ndërtojë një të ardhme të bazuar në barazi dhe respekt të ndërsjellë.

Ata që nuk mësojnë nga historia rrezikojnë të përsërisin gabimet.

*Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Gjykata Kushtetuese dhe gjuha shqipe

Zbulohet PASURIA marramendëse e Assad: 200 tonë ar, 75 apartamente e jahte luksoze!

Presidenti sirian Bashar al-Assad i cili u largua nga Siria pasi qeveria e tij u rrëzua, pas 50-vitesh regjim përballë një sulmi të kryengritësve që morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask. 

Pas kryengritjes Presidenti Assad, bashkëshortja e tij me origjinë britanike dhe tre fëmijët e tyre të rritur kanë lënë pas pallatet e tyre në Siri dhe do të fillojnë një jetë të re në Rusi pasi u është dhënë azil nga Rusia.

Departamenti i Shtetit të SHBA-së vlerëson se familja ka një pasuri prej 2 miliardë dollarësh, e fshehur në llogari të shumta, kompani guackë, parajsa tatimore offshore dhe portofol pronash të patundshme.

Shuma e saktë dhe vendi ku mbahet janë të paqarta, por një pjesë e madhe e saj mendohet se është e fshehur në vende sekrete ose e investuar në banka të huaja. 

Sipas gazetës saudite Elav, e cila citoi të dhëna nga shërbimi i inteligjencës britanike MI6, pasuria e familjes Assad arrin në 200 tonë ar, 16 miliardë dollarë dhe 5 miliardë euro.

Shuma është e barabartë me të gjithë buxhetin e Sirisë për 7 vjet në krahasim me të dhënat e vitit 2023, pohoi raporti.

Megjithatë, nuk kishte asnjë mënyrë për të kontrolluar këtë pretendim, shkruajnë mediat e huaja.

Më e afërta me një llogari të saktë të pasurisë së Bashar al-Assad është një raport i vitit 2022 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Assad e ka ndërtuar pasurinë e tij gjatë viteve duke përdorur metoda të ndryshme. Një pjesë e madhe e saj vjen nga nafta dhe gazi i Sirisë, të cilat u shiten vendeve të tjera.

Ai gjithashtu përflitet se ka fituar para nga shitja e objekteve të rralla dhe përmes marrëveshjeve me aleatë të fuqishëm. Një pjesë e kësaj pasurie mund të jetë fituar gjatë konfliktit të gjatë të Sirisë.

Bashar al-Assad Vlera neto

200 miliardë dollarë

Të ardhurat vjetore

16 miliardë dollarë

Pallate luksoze

75+

Tokë në pronësi

25,000 kilometra katrorë

Avionët privatë

5+

Rezervat e arit

12 miliardë dollarë

Jahte luksoze

10+

Anije pasagjerësh

Tre

Investimet jashtë vendit

80 miliardë dollarë

Pasuri të paluajtshme

Bashar al-Assad thuhet se zotëron një apartament luksoz në distriktin Burj Khalifa të Dubait, me vlerë rreth 25 milionë dollarë.

Për më tepër, Assad thuhet se zotëron një vilë private në Palm Jumeirah ekskluzive të Dubait, me vlerë rreth 18 milionë dollarë, me një plazh privat, pishinë pafundësie dhe kopshte luksoze.

Në Francë, Assad thuhet se zotëron një kështjellë të vendosur në Provence, me vlerë 50 milionë dollarë.

Besohet gjithashtu se Assad ka një apartament shumë milionë dollarësh pranë Champs-Elysees në Paris, me vlerë 12 milionë dollarë.

Deklarata e FORTË e Trump: Largohemi nga NATO nëse aleatët nuk paguajnë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump paralajmëroi në një intervistë për ABC News se ai do të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit të Shteteve të Bashkuara nga NATO, nëse nuk trajtohen drejtë.

Trump përsëriti qëndrimin e tij se aleatët e NATO-s duhet të paguajnë faturat e tyre, përndryshe ai do të konsiderojë nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara nga aleanca.

Presidenti i ri i SHBA-së më pas deklaroi, në një intervistë për NBC News, se do të dëbojë të gjithë emigrantët pa dokumente.

“Kjo duhet të bëhet,” tha ai, duke këmbëngulur se dëshiron t’i japë fund shtetësisë nga lindja, e sanksionuar në Kushtetutën e SHBA, përmes një urdhri ekzekutiv.

Trump gjithashtu konfirmoi se ai po konsideron faljen e kryengritësve të 6 janarit.

“Ata po jetojnë ferrin në burg,” tha presidenti i zgjedhur në intervistën për NBC News, duke paralajmëruar se disa anëtarë të komitetit të Dhomës që hetuan sulmin në Capitol Hill duhet të shkojnë në burg.

Fitues i këtij edicioni te “Kënga Magjike” ishte i paracaktuar, reagon Ardit Gjebrea: Gishtin mbajeni te…

Ashtu si dhe ndodh gjithmonë kur diçka përfundon, qoftë spektakël apo konkurs, edhe këtë vit u tha e stërtha se fitues i këtij edicioni te “Kënga Magjike” ishte i paracaktuar.

Kjo temë u diskutua gjerë e gjatë dhe mbrëmjen e kaluar, te “E Diela Shqiptare” ku artistët pjesëmarrës të këtij edicioni treguan për eksperiencën e tyre si dhe për pakënaqësitë që patën.

Gjatë këtyre debateve mes artistëve u desh ndërhyrja e Ardit Gjebreas i cili i dha fund njëherë e mirë mitit se fituesi ishte i paracaktuar.

Gjebrea përmendi debatin e përhershëm që rrethon festivalin për paracaktimin  e fituesit duke theksuar se juria e vërtetë në këtë sistem votimi janë artistët.

“Për mua nuk bën sens sepse ju duhet të kuptoni vetëm një gjë. Në këtë festival pikët tuaja janë gjithsej 15.752 pikë i kanë vetëm artistët, pra ju jeni juria, nuk është juria kryesore as juria dhe as publiku, ju jeni juria që vendosni që do të thotë në fund të ditës ja ku jeni ju këtu se po të ishte vetëm për jurinë ose vetëm për publikun, mund të ishin edhe këngëtarë të tjerë këtu që nuk kanë kënduar dhe është ky sistemi cili nuk e paracakton fituesin që të jemi të qartë se gjithmonë flitet “paracaktohet fituesi”, në cilin rast?

Ju votoni vetë për njëri-tjetrin dhe ju jeni juria. Juria që sheh ti këtu ka gjithsej 3580 pikë në dispozicion, ndërsa juria e këngëtarëve ka 15.752 dhe juria e natës finale e “Këngës Magjike”, e publikut ka 1350.

Pesha e madhe jeni ju dhe për sa kohë që ju jeni juria kryesore, gishtin mbajeni te vetja, mos u merrni me jurinë se ata s’kanë as ¼ tuaj në dorë. Ju e keni peshën e madhe! Juria e vërtetë jeni ju!”, tha Arditi.

ΡΙα gosja e 13-vjeçarit, publikohet momenti kur policia ndërhyn për të shuar she rrin mes adoleshentëve

ABC Neës ka siguruar momentin kur ka ndodhur konflikti mes disa adoleshentëve pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. Vihet re çasti kur ndërhyjnë për të ndarë adoleshentët forcat blu.

Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Iu arrestua djali në makinën ku u kap ko kainë me vlerë 270 mijë euro, reagon muzikanti i njohur Adi Sybardhi: Allahu te begatoft shpirti babit!

Klaudio Serjani dhe Euxhenjo Manushi janë dy të rinjtë e arrestuar të cilët akuzohen se shpërndanin droga të forta në kryeqytet.

Dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek “rrethi i Kamzës”, teksa udhëtonin në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari, Klaudio Serjani.

Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.

Mësohet se 20-vjeçari Euxhenjo Manushi, i cili ishte pasagjer në mjet, është djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.

Muzikanti i njohur ka reaguar në facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoft shpirti babit”.

Dy të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve.

Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit.

Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.

Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë.

Në këtë moment agjentet e Antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fadriano.manushi.9%2Fposts%2Fpfbid0EYUc8JWZrUcDhVPgibbWc4ansyp293GDvSkbyAk84yGYpgVt2oXQWmn5P3m1N8Czl&show_text=true&width=500