Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot pak pas orës 10 të mëngjesit në Calenzano të Toskanës Në Itali. Mediat në Itali bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në depot e naftës të Grupit Italian të Hidrokarbureve ‘Eni’.
Shpërthimi ka krijuar një re të madhe me tym të zi në zonë. Ansa raporton për dy viktima dhe 9 të plagosur.
Në “Postfestivalin” e “Kënga Magjike”, u hap një debat nga artisti Tiri Gjoci, që kishte të bënte me pikët e dhëna nga juria.
Ky debat përfshiu dhe Marsela Çibukajn dhe Ronela Hajatin.
Një pjesë nga debati:
Marsela: Arti duhet të ketë një kriter kryesor, sportivitetin, gjë që se kam parë tek shumë ‘big’ këtë festival. Merni pjesë në konkurim, ka dhe këngë të tjera më të bukura në gjykimin e disave.
Ronela: Meqë është kryesore sportiviteti edhe ti nuk është se i mer me shumë sportivitet disa gjëra që të thonë, mban një qëndrim.
Marsela: Në rastin konkret, Ronela Hajatit që është një këngë moderne, dhe pse është jashtë stilit që unë më së shumti praktikoj , por vlerësoj faktin që kjo artiste është shumë e guximshme
Ronela: Pse mi ça bëra unë aty, vrava njeri? Ça është kaq guxim i madh, kënga është baladë. Këtë muhabet keni me mua, provokuese, e guximshme.
Pak ditë më parë, gazetarja Ledjona Xheladinaj u përfshi në një aksident automobilistik në një fshat të Dibrës. Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, duket se gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar, por do të vijojë të jetë në monitorim.
“Unë do të rikthehem gjithmonë kështu. Faleminderit Zot, faleminderit për qindra mesazhe nga ju. Lutem të ringrihem shumë shpejt. 1 milionë herë faleminderit që keni qenë pranë në ditët e mia më të vështira”, shkruan ish-banorja e “Big Brother VIP 3” në një postim në “Instastory”.
Shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit fatal ku humbi jetën shoku i tij, është nisur sot për trajtim mjekësor në Bari të Italisë.
Luis u godit me katër thika në stomak, shpinë dhe mushkëri gjatë incidentit tragjik që ndodhi më 28 nëntor. Për të përballuar shpenzimet e trajtimit, një fushatë “GoFundMe” u hap në emër të tij, pasi familja e tij nuk kishte mundësi financiare për të mbuluar kostot e spitalit dhe rehabilitimit.
Në mes të dhimbjes dhe tragjedisë, ai ka nisur udhëtimin drejt Italisë për të marrë një kurim të specializuar.
Detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në Breshia të Italisë ku humbi jetën shqiptarja Adela Xhaferri. Siç u raportua mbrëmë ajo humbi jetën pasi makina ku ajo ishte pasagjere rëshqiti duke dalë jashtë rrugës. Këtu nuk pësoi lëndime por kur doli nga makina u përplas nga një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi duke humbur jetën në vend.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Adela Xhaferri natën e së premtes së 6 dhjetorit përfundoi turnin e punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias. Jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë. Ai e mori 27 vjeçaren në makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato, gjysëm ore me makinë nga qyteti.
Duke dalë nga unaza jugore e qytetit, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. Dy të rinjtë nuk pësuan lëndime. Kur ajo u largua paksa nga makina e përmbysur, një makinë që po vinte drejt saj e përplasi duke e lënë të vdekur. Vetëm 1 metër dhe do të ishte ende gjallë.
I dashuri lajmëroi menjëherë urgjencën, mëgjithatë ishte e kotë, pasi e reja kishte humbur jetën. Tashmë policia po rishqyrton edhe një herë shkaqet e aksidentin. Paraprakisht mendohet se të rinjtë nuk ishin të pirë
Mediat ruse kanë publikuar një foto të Bashar al Assad në Moskë, ku ai shihet se është bashkë me familjarët e tij.
Kjo foto është shpërndarë së tepërmi në rrjetet sociale.
Bashar Al Assad ka qenë prej më tepër se 24 vite president i Sirisë, ndërsa familjarë të tij kanë drejtuar vendin për më tepër se 50 vite.
Presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë, tha një burim në Kremlin, citoi Interfax.
“Presidenti sirian Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë, bazuar në konsiderata humanitare, u dhanë atyre azil”, tha burimi i Kremlinit.
Sipas tij, “Rusia gjithmonë ka mbështetur kërkimin e një zgjidhjeje politike në zgjidhjen e krizës siriane”.
“Ne vijojmë nga nevoja për të rifilluar negociatat nën kujdesin e OKB-së”, shtoi burimi.
“Zyrtarët rusë janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, udhëheqësit e të cilëve garantuan sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri”, theksoi një burim në Kremlin.
Ai shprehu shpresën për vazhdimin e dialogut politik në emër të interesave të popullit sirian dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Federatës Ruse dhe Sirisë.
Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal në policinë e Madridit nuk punonte i vetëm.
Oficeri i policisë, i njohur me nofkën “El Anodino” për profilin e tij të ulët po mbahet aktualisht në burgun Estremera pas zbulimit të lidhjeve të tij me trafikun e drogës.
Ai kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme.
Hetuesit kanë arrestuar 6 persona të tjerë këtë javë në lidhje me këtë hetim ndërsa janë kryer kontrolle në disa shtëpi në Barcelonë dhe Madrid.
Në vilën e tij u gjetën 20 milionë euro, por hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it ka të fshehura edhe rreth 27 milionë euro të tjera në një tjetër pronë në kryeqytet.
Mediat spanjolle shkruajnë se ai kishte lidhje me atë që njihet si Karteli Ballkanik i trafikut të drogës, e cila është një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit.
Në fakt, ky operacion nisi pas sekuestrimit sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë: 13 tonë që u gjetën në një kontejner në portin e Algeciras, që vinte nga Ekuadori. Në këtë rast ishin përfshirë edhe shqiptarë, Gil do të merrte 1 milion euro për çdo dërgesë./El Periódico
Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka ardhur! Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarët, “Big Brother VIP 4”!
Teksa të gjithë po e prisnim me padurim, tashmë është bërë publike data e nisjes së këtij ‘reality show’ kaq të ndjekur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert më 21 dhjetor!
Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.
Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.
Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel. Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…
Një situatë jo fort e këndshme ka ndodhur sot në “Pa Filtra”- pjesë e E Diell.
Ada, një këngëtare e cila mori pjesë në “Pa Filtra” për të reklamuar artin e saj trazoi studion. Teksa Artan Trebicka e pyeti se si quhej, ajo u kthye;” Po ju kush jeni, nuk ju njoh”- koment ky i cili ka irrituar Françeska Muratin.
“U tregove shumë e dobët. Me këtë sjellje që ke ti je për tu përzënë nga studio, arrogante”- u shpreh ajo duke u dashur ndërhyrja e moderatorit Ronaldo Sharka për të qetësuar situatën.