Dh▪︎υna në famiΙje deg jeneron në ρërIeshje midis anëtarëve, babai i rr▪︎eh nënën, djali rr eh babain

Një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dje në Prishtinë.

Pas incidentit situata raporton Policia e Kosovës u përshkallëzua, meqë edhe djali i çiftit është përleshur me babain e tij.

Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Sipas vendimit të prokurorit, bashkëshorti i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali është liruar në procedurë të rregullt.

”Viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe pas kësaj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është përleshur fizikisht me babain e tij. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali i saj është liruar në procedurë të rregullt”.

“Viti më i keq i jetës sime”, Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e Alban Dudushit: Besoj se betejën e kemi fituar

Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra” për sëmundjen e partnerit të saj Alban Dudushi.

Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë.

Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 asi vitin më të keq.

“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.

Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë”, tha moderatorja.

Çifti mori kredi për arredimin e banesës, MCA i ‘përlau’ ndërtesën tre kate, makinën dhe llogaritë bankare

Emri i të ndjerit Pal Trashaj i cili kërkoi ndihmë nga drejtësia ndër vite dhe që më pas i dha fund jetës, është një nga emrat e qytetarëve që prokuroria e Tiranës e rendit tek lista e gjatë e shtetasve që u dëmtuan nga skema mashtruese e mikrokredive për të cilën dyshohet se funksionoi si një grup kriminal.

Në dosjen e hetuar nga Antoneta Sevdari, Ndini Tavani dhe Arben Agovi dhe që tanimë po shqyrtohet nga prokurorët e posaçëm në Tiranë, të cilët së shpejti do kërkojnë rivlerësim masash personale, përmenden raste të kërcënimit të qytetarëve për rimarrje kredish.

Një ndër ta është dëshmia e çiftit Kozeta dhe Pajtim Sinomati të cilët në 2009 morën një kredi prej 500 mijë lekësh për të arreduar banesën. Por MCA më pas i morën banesën tre katëshe, i sekuestruan automjetin dhe llogaritë bankare. Të pyetur nga prokuroria ata tregojnë se si nisën shlyerjen e kredisë por që nuk dolën asnjëherë nga ky kurth ndërsa përndjekja e tyre vazhdoi edhe nga përmbaruesit pa ju treguar se ndërkohë ishte vendosur nën sekuetstro dhe ishte publikuar në ankand, raporton Top Channel.

Në këtë formë ka dyshime se ju mor pasurie 1700 shtetasve të cilët nga prona të qytetarëve kaluan në pasuri të MCA dhe Final.

Numri i personave që i kanë kaluar SPAK është 17 të dyshuar, mes tyre edhe Olsi Ibro i cili në kulmin e hetimeve i dha fund jetës. Të gjithë të dyshuarit konsiderohen anëtarë të grupit kriminal që duhen hetuar nga SPAK. Por janë gjithashtu nën hetim për të njëjtën skemë edhe një zyrë përmbarimi e dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda si edhe micro credit Albania, Adca dhe Final.

Grupi thotë SPAK nuk u krijua rastësisht dhe se kanë pasur strukturë që zgjati nëntë vjet.

Mes analizave të renditura tre prokurorët që shpallën moskopmetencën theksojnë faktin se qytetarët të cilët shpesh shtyheshin të merrnin kredi të dytë për të mbyllur të parën, interesat e kredive shkuan në vlerën 700 përqind në vit.

Vr@sjα e 15-υjeçarit Fatjon Bici në Gramsh/ Gjykata Ιiroi k rimineΙët, Babai: Ma υr▪︎ αnë djalin për së dγti

Fatjon Bici, 15-vjeçari qe u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, më 16 Maj të vitit 2023 në Gramsh, ndërhyri për të mbrojtur kushëririn e tij, të cilin 4 te mitur i kishin zënë pritë, por u godit me thikë në zemër, duke gjetur vdekjen.

Gjykata dënoi me 70 vite burgim në total 4 të miturit, por për shkak të moshës ata u dënuan përfundimisht me 46 vite e 6 muaj në total.

Autori kryesor, ai që goditi me thikë, Ergi Karaj, u dënua 27 vite, por do të vuaj 18 sipas gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, ditën e sotme babai i Fatjon Bicit ka deklaruar në Euronews Albania, se dy prej bashkëautorëve në vrasjen e djalit të tij janë liruar nga burgu dhe janë lënë në “arrest shtëpie”.

Sipas babait të Fatjon Bicit, kjo është vrasja e dytë që po i bëhet djalit të tij, kësaj here nga shteti. Ai tregoi edhe momentet e trishta kur mori vesh lirimin e autorëve të vrasjes së djalit të tij.

“Unë kërkoj pavarësisht se mua ma vranë kriminelët më 14 maj 2023 djalin tani po ma vret për së dyti shteti. Unë e marr vesh se pardje kriminelët janë liruar nga burgu dhe djali im tretet në dhe, ku është shteti, ku është prokuroria, ku është gjykata dhe të gjithë insitucionet që bëjnë të tilla gjeste? Çdo zyrë ose çdo derë që trokas më mbyllet, shkoj në gjyq anullohet, kudo që paraqitem vetëm gënjeshtra.
Kjo për mua është vrasja e dytë, a ka shtet këtu? Isha në punë kur e mora vesh, lashë punën e gjeta nusen te policia dhe u interesuam. Po është e vërtetë na thanë, janë liruar dy prej tyre dhe janë në arrest shtëpie dhe u detyrova të dal të ju se nuk po gjej dretësi në asnjë qoshe”, tha babai i Fatjon Bicit.

Aksidenti në Bypass-in e Fierit, kush është 30 vjeçari që hύmbi j etën

Zbulohet identiteti i viktimës së aksidentit të ndodhur mëngjesin e djeshëm (7 Dhjetor), në aksin rrugor Pojan-Vlorë.

Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “BMW”, është i 30-vjeçarit Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë. Makina në të cilën ai udhëtonte si pasagjer doli nga rruga.

Në këtë aksidenti u plagos edhe shoferi Genti Çela, i cili u dërgua drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Policia vendore e Fierit bëri me dije lajmin, teksa hetimet po vijojnë për të zbuluar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet, nëpërmjet ekspertizës auto-teknike dhe mbledhjes së provave.

Aksidenti me vdekje ndodhi në Bypass-in e Fierit, vendi i quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.

Gati për një lidhje të re? Xhensila Myrtezaj e thotë ‘troç’: Mos lëntë Zoti njeri pa…

Edhe pse martesa nuk i shkoi shumë mirë.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shprehur se beson në dashuri dhe se çdokush duket të ndihet i dashuruar.

Xhensila Myrtezaj tha se për momentin nuk ka kohë, është e fokusuar tek fëmijët dhe se ka nevojë të qëndrojë pak vetëm pas një lidhje të gjatë.

Edhe pse tha se beson ende te dashuria, këngëtarja tha se tani nuk e ka hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.

“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time. Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, u shpreh këngëtarja.

“Në shtëpi ra bo mba…”, Bieta Sulo flet për “përballjen” me prindërit pasi mësuan historinë me Albanin

Sot që kanë shumë vite bashkë, Bieta dhe Albani mund të tregojnë histori të panumërta nga marrëdhënia e tyre, por ajo historia e fillimit të dashurisë mbetet gjithmonë më e bukura dhe më nostalgjikja.

Ndonëse e kanë rrëfyer si janë njohur dhe si kanë vijuar të frekuentohen, gjithmonë e kujtojnë me nostalgji atë që nisi në korridoret e Top Channel.

Mbrëmë nga “Goca dhe gra”, Bieta iu rikthye edhe një herë historisë së fillimit të dashurisë. Kur u mësuan prindërit atë që po ndodhte mes saj dhe Albanit. Në atë kohë, Albani i kishte dhënë fund një martese, pas së cilës kishte edhe një vajzë. Kjo nuk mund të kapërcehej aq lehtë nga prindërit e Bietës.

Kur u pyet si reaguan prindërit kur e mësuan historinë e saj të dashurisë, Bieta tha: “Bombaaa….”, duke shtuar se, në fakt, ata nuk i thanë asgjë, por babi ishte ai që u mërzit më shumë: “Sigurisht që mendonin “i divorcuar, me fëmijë””

“Viti më i keq i jetës sime”, Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e Alban Dudushit: Besoj se betejën e kemi fituar
Në fakt, i ati nuk e mësoi ashtu siç do të donte vetë Bieta: “Ditën kur e mori vesh, nuk e mori vesh siç doja unë praktikisht, por na pa…” – tregon duke qeshur moderatorja. Por nuk tha gjë, asgjë fare…

Ato ditë, në shtëpi ra qetësia… Derisa e ëma, ndërsa Bieta rrinte në divan, hekuroste. Në një moment, ajo tha: “Epo mirë… të paktën është i gjatë, është gjithë ai djalë…”

Pas kësaj, Bieta tregon se Albani ka për vete mamin e tij, por edhe mamin e saj, ndërsa ajo ka dy baballarë, të atij dhe vjehrrin.

Komentuesit shρërthejnë keq, nx ijnë faqen e Erion Veliajt, 313-ta gati, të presin shokët e “5D”… (Foto)

Ditën e premte, me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe vëllait të tij Arbër Veliaj.

Gjatë kontrollit, i është sekuestruar telefoni Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, si rrjedhojë e thellimit të hetimeve për pasurinë e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

Në fakt ajo që tashmë dihet, është që Veliaj është nën hetim për një sërë dosjesh, duke nisur nga inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dosja “5D”, shembjet te “5 Maj”, shembja e Teatrit dhe hetimi i pasurisë.

Gjatë kohës që oficerët e BKH-së po ushtronin kontrolle dhe kishin seksuestruar telefonin e Ajola Xoxës, Veliaj ishte arratisur duke u larguar nga Shqipëria drejt Hamburgut, me pretendimin e takimit me kryebashkiakun e Hamburgut.

Pasi rrjeti vloi pas lajmeve që qarkulluan, Veliaj i mbylli komentet si frikacak, duke mos pasur guximin dhe fytyrën për t’u përballur me reagimin dhe të vërtetat që populli po ia përplaste në fytyrë.

Kështu komentuesit nuk kanë reshtur dhe ditën e sotme, në një postim të Veliajt në Ditën e Rinisë i kanë kujtuar fytyrën e vërtetë, duke e nxirë në komente ndonëse i kontrollon duke censuruar mendimin e tyre për të.

“313 gati, mos ki merak. O hajdut që shkatërrove Tiranën, mos ki merak, të presin shokët e 5D”.

“Ke fytyrë dhe flet për rininë ti o vrasës i Ardit Gjoklajt?!”

“Në Yzberisht ke vite që thua do bëj dhe asnjë shkollë e kopsht”.

“Gëzuar dhe me krahë të lehta puna e SPAK-ut”.

Këto janë vetëm disa nga komentet, pasi duket se Veliaj ka nxjerrë në punë ditën e diel vartësit e tij për të kontrolluar komentet në rrjetet sociale.

Edhe njëherë, Veliaj po tregon se është frikacak dhe nuk ka guxim të përballet me të vërtetat që po i përlasen në fytyrë çdo ditë, si nëpërmjet protestave ashtu edhe virtualisht./Oranews

TABELA/ Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore, përfundojnë të enjten

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga një javë “normale” dimri si pasojë e një qendre të thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të Evropës.

Nuk do të mungojnë ditët me reshje shiu, në relievet malore reshjet e dëborës ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore do të ketë edhe ditë me diell (kthjellime afatshkurtra).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë zonave të ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug reshjet me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në këto zona reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Po ashtu edhe për ditën e Martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Duke filluar nga dita e Mërkurë moti kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Ndërsa për ditën e Enjte dhe atë të Premte mot kryesisht i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

ZbυΙohet arsγeja pse shùmë f emraυe u ρëΙqen ky υeρrim i “ρ istë”

Shup laka by thëve ndodh spon tanisht gjatë mar rëdhënies, është shumë e këna qshme.

Por si ka mundësi që pëlqehet kaq shumë?Shpjegimet janë të shumta, dhe disa prej tyre i kanë rrënjët në shkencë.

“Journal of Neuroscience”, për shembull, ka vënë në dukje se si dh imbja dhe kënaq ësia kanë si emërues të tyre të përbashkët dop aminën, një lëndë kimike që prod hohet në përgjigje të dy sti mujve.

Në anën tjetër, një shu plakë në të pasme mund të ndihmojë për ta bërë ma rrëdhënie më inte nsive dhe

të këndshme, sepse sjell një fl uks në rritje të gjakut në zonën e të pas meve, shumë afër me atë të orga neve gjen itale, duke rritur eks itimin.

Nga pik ëpamja psi kologjike, megjithatë, “spa nking” ka të bëjë edhe me din amikën e dorëzimit dhe të domi nimit, duke e bërë inti mitetin më intr iguese.

Përveç duarve, ekzi ston një gamë e gjerë lodrash sek***le për të k ryer këtë praktikë, si për shembull, kamx hikët e butë prej lëkure.

Për këto arsye, “sp anking” mund të jetë e kënaqshme në të njëjtën masë si për burrat, ashtu dhe për gratë.

Gjëja e rën dësishme është që, për të dy, të ketë besim, re spekt dhe pëlqim rec iprok.

Në praninë e këtyre elementeve, edhe një god itje e mirë në të pasme mund të japë shumë kën aqësi në dhomën e gjumit