Vetëm 18-vjeç, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Shtutgartit (Video)

Talenti shqiptar i Kosovës, Eliot Bujupi, e ka bërë “sefte” me skuadrën e Shtutgart 2 që militon në ligën e tretë gjermane.

18-vjeçari është një produkt i akademisë, teksa në duelin e sotëm ndaj Alemania Açen u aktivizua nga stoli në minutën e 5-të të sfidës duke zënë vendin e të dëmtuarit Faghir.

Vetëm 3 minuta në fushë i mjaftuan Bujupit, ku në minutën e 8-të, tundi rrjetën duke kaluar në avantazh miqtë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë, vendasit përmbysën gjithçka në 2 me 1.

Për Bujupin ky ishte aktivizimi i dytë me fanellën e ekipit të dytë të Shtutgartit. Sulmuesi është pjesë edhe e 19-vjeçarëve të Kosovës, teksa trajneri Foda e ftoi në përfaqësuesen A, për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Lituanisë dhe Qipros, por pa mundur të debutojë.

“Më vjen shumë keq, por…”- Të përfolur si kandidatë fitues, Pirro Çako dhe Arilena Ara tërhiqen nga gara e “Këngës Magjike”! Zbulohet arsyeja

Dy këngëtarët mjaft të njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” përpara natës finale.

Dyshja e cila ishin në duet së bashku, mësohet se janë tërhequr për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili është ftohur dhe e ka të pamundur të këndojë.

Lajmin e shumë përfolur sot në mediat rozë e ka konfirmuar producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea. Ai tha se i vjen keq që Pirro nuk do jetë në festival, por për shkak të sëmundjes ëhstë dashur të marrë këtë vendim.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai në një prononcim për tvklan, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.

Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.

Po ashtu ne mediat rozë është përfolur për një fitues të paracaktuar edhe pse emrat nuk janë bërë të njohur. Kujtojmë se pak ditë më parë nga gara u tërhoq edhe këngëtari Ardit Çuni.

Uzuni shkruan historinë te Granada, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka shënuar dy herë për Ganadën duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll.

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 3 me 0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

https://www.instagram.com/p/DDSR7MVIatK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4a22fe9e-3637-4e5f-ad38-291cafdfe650&ig_mid=911B2E08-05F1-49F2-8DDD-EB418D3EB207

Nga 1.661 riregjistrime, 13% kalojnë/ DPSHTRR lajmëron shoferët: Pas heqjes së pikëve të patentës duhet…

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar rezultatet e sesionit të rradhes ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjithë ata të cilët konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimi, si dhe përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, pra në 0 pikë, me aktet me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Por cilat janë rezultatet e rradhës së ritestimit?

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë ku vetëm 6 prej tyre rezultuan fitues.

Por, në rezultatet e periudhës qershor 2022 deri në ditët e para të dhjetorit 2024, për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, janë paraqitur në autoshkolla 1,661 riregjistrime. Dhe nga i gjithë totali i riregjistrimeve, vetëm 216 persona e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 deri në ditët e para të dhjetorit 2024.

Sipas DPSHTRR, 1,661 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm

“Lutuni për të”, futbollsti i njohur përfshihet në aks ident të fr▪︎ ikshëm me makinë

Klubi i West Ham United ka thënë se mendimet dhe lutjet e tyre janë me Michail Antonio pasi konfirmuan se sulmuesi ishte përfshirë në një aksident të rëndë me makinë të shtunën.

Klubi lëshoi ????një përditësim pasi imazhe të ndryshme qarkulluan në mediat sociale të një Ferrari të shkatërruar. Automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe kishte raporte të pakonfirmuara se Antonio u transportua me helikopter në spital.

Një zëdhënës i klubit tha: “West Ham United mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident trafiku rrugor. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë. Klubi do të nxjerrë një përditësim në kohën e duhur.”

Antonio iu bashkua West Hamit në 2015 dhe ka qenë prej kohësh i preferuari i tifozëve. 34-vjeçari ka luajtur në një sërë pozicionesh dhe në vitin 2023 ai ndihmoi klubin të fitonte Ligën e Konferencës. West Ham do të luajë në shtëpi ndaj Ëolves në Premier League të hënën mbrëma.

Klubi i West Ham United ka thënë se mendimet dhe lutjet e tyre janë me Michail Antonio pasi konfirmuan se sulmuesi ishte përfshirë në një aksident të rëndë me makinë të shtunën.

Klubi lëshoi ????një përditësim pasi imazhe të ndryshme qarkulluan në mediat sociale të një Ferrari të shkatërruar. Automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe kishte raporte të pakonfirmuara se Antonio u transportua me helikopter në spital.

Një zëdhënës i klubit tha: “West Ham United mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident trafiku rrugor. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë. Klubi do të nxjerrë një përditësim në kohën e duhur.”

Antonio iu bashkua West Hamit në 2015 dhe ka qenë prej kohësh i preferuari i tifozëve. 34-vjeçari ka luajtur në një sërë pozicionesh dhe në vitin 2023 ai ndihmoi klubin të fitonte Ligën e Konferencës. West Ham do të luajë në shtëpi ndaj Ëolves në Premier League të hënën mbrëma.

Pësoi aks ident të rëndë, fituesja e “Big Brother Vip” mesazh për Lediona Xheladinajn: Forca, për vajzën tënde dhe…

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë dhe se po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga vetë gazetarja apo policia nuk ka pasur një reagim mbi gjendjen e saj dhe shkaqet e aksidentit, por një prej mikeve të Ledjonës ka lënë të kuptohet që ajo është ende në spital dhe se aksidenti nuk ka qenë i lehtë.

Ka qenë aktorja Egla Ceno ajo që ka konfirmuar zërat se Ledjona ka pësuar aksident, pasi i ka uruar asaj shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

Në media thuhet se si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

U g όdit nga makina, hύmb je▪︎ tën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias, Itali.

Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri, e cila u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere

27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës. Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës. Por kur Adela doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen.

Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.

Adela Xhaferri

Reshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodhë me motin sot

Ditën e diel moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore.

Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.

Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.

“T ërboi” CR7, Mitaj udhëheq Al Ittihad drejt suksesit, emri i tij tani qarkullon edhe në Angli

U kritikua shumë për transferimin e tij në Arabinë Saudite, por Mario Mitaj po shndërrohet në një yll për ekipin e Al Ittihad. Anësori kuqezi ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën direkte kundër Al-Nassr të C.Ronaldo-s. Mitaj ideoi një aksion sulmues në frymën e fundit, assisti i tij i dhuroi ekipit të Al Ittihad fitoren 2-1 përballë CR7.

Pavarësisht se është shpërngulur në Azinë e largët, emri i Mitaj vijon të qarkullojë fuqishëm në Evropë, këtë herë në Angli. Pak kohë më parë, emri i Mitaj ishte prezent në Serie A, por paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë zgjuar interesimin edhe në Premier League, ku sipas mediave të huaja, mbrojtësi kuqezi po ndiqet nga ekipe të mëdha si Tottenham dhe Newcastle.

Kujtojmë që Mitaj është nën kontratë me ekipin e Lokomotivës së Moskës, por është në huazim tek Al Ittihad deri në përfundim të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Mitaj në përfundim të këtij sezoni pasi nuk përjashtohet mundësia që Al Ittihad të blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Bora zbardh Tomorin, pamjet piktoreske të malit

Reshjet e dëborës kanë mbuluar malin e Tomorit duke ofruar një pamje piktoreske.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau sot në rrjetet sociale foto nga Tomori nën petkun e dëborës, i cili me bukurinë e tij fton të apasionuarit pas alpinizmit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Në malin e Tomorit në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

Kujdesi i treguar nga Administrata e këtij parku në menaxhimin e mjediseve turistike dhe të shoqërimit të vizitorëve me guida turistike që njohin shtigjet dhe vendet e kalueshme për në hapësirat turistike të Tomorit, kanë bërë që ky park të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës.