Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 7 Dhjetor 2024

Dashi

Ky është muaji i ndjenjave, i emocioneve dhe i dashurisë. Por këtë të shtunë, këshillohet që ta kaloni në qetësi. Bëni pak durim se ditët në vijim do të jenë më të mira për t’iu përkushtuar ndjenjave.

Demi

Fundjava duket se nuk është në ritmet e duhura për të lindurit e kësaj shenje. Fatmirësisht, do të keni mbështetjen e duhur të yjeve. Në këtë periudhë, duhet të luftoni një problem të së kaluarës, i cili vijon që t’iu shkaktojë stres.

Binjakët

Diçka e mirë po vjen, diçka që ju zhbllokon. Më në fund, nëse viti nuk nisi mirë, po afron përmirësimi. Kritikat dhe problemet duken të përqendruara vetëm në sferën profesionale e cila po ju shkakton stres të madh. Ndërsa dashuria do të jetë në maksimumin e saj.

Gaforrja

Më në fund problemet e muajit shkurt po nisin të largohen. Me kalimin e kohës çdo gjë do të shkojë më mirë. Duhet të ktheni faqe edhe sa i takon dashurisë. Nëse prej pak kohësh keni mbyllur një lidhje, lëreni veten të lirë.

Luani

Nëse keni dëshirë për ballafaqim dhe diskutime, bëni mirë që ti bëni gjatë kësaj të shtune. Kjo pasi e diela parashikon probleme dhe do ju prishë ditën.

Virgjëresha

Duhet të kuptoni se kritikat janë të dobishme shumicën e rasteve. Kjo gjë vlen edhe për autokritikat. Është e kotë të kritikoni veten për gabimet e së kaluarës, tashmë kanë ikur. Ka ardhur momenti që ti shfrytëzoni rrethanat sa më mirë.

Peshorja

Kjo e shtunë parashikon disa probleme dhe situata kritike. Bëni diçka për të qetësuar situatat dhe më tej do të relaksoni. Por mbi të gjitha bëni diçka që ju pëlqen.

Akrepi

Mundohuni të tregoheni të durueshëm, sidomos në dashuri. Me ndjenjat situata nuk paraqitet shumë e mirë. Jeni të inatosur dhe të zhgënjyer. Ky muaj parashikon që të hiqni qafe gjithë çfarë nuk ju duhet.

Shigjetari

Ka nisur të lëvizë diçka e cila do të sjellë vetëm përmirësim. Gjatë kësaj fundjave mund të ketë të reja sa i takon dashurisë. Ky 2 mars do të sjellë pranë jush dikë që ju intereson, ndaj mundohuni të mos e largoni. Duhet të rrezikoni si në dashuri edhe në jetë, pasi do ja vlejë.

Bricjapi

Parashikohet një moment afrimi dhe paqeje. Do të keni dëshirë për të ndenjur me njerëzit tuaj të zemrës, shkruan noa.al. Më shumë se kurrë do të jeni në kërkim të stabilitetit në të gjitha fushat e jetës.

Ujori

Kjo ditë premton shumë për të lindurit e kësaj shenje. Yjet ju mbështesin dhe është koha për të shfrytëzuar ndikimin e tyre pozitiv. Parashikohet forcim marrëdhëniesh dashurore ose miqësore. Mundohuni që të mos e shikoni të kaluarën si armike dhe ecni përpara.

Peshqit

Dashuria do të jetë protagonistja e ditës për të lindurit e kësaj shenje, por duhet bërë kujdes. Kjo pasi peshqit priren që ta idealizojnë njeriun e zemrës, duke u larguar nga realiteti. Përqendrohuni më mirë në atë që është realisht dhe në atë që ndodhë. Kjo fundjavë parashikon emocione të bukura dhe relaks.

I kontrolluan banesën me urdhër të GJKKO, reagon për herë të parë Veliaj

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.

Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.”- shkruan Erion Veliaj.

Zelensky thotë se Ukraina ka prodhuar një raketë me rreze 700 kilometra, 2 herë më e madhe se “Storm Shadow”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar një “raketë-dron” të prodhuar nga Ukraina. Kjo armë, sipas autoriteteve ushtarake ukrainase, është e aftë për të goditur objektivat 700 km (430 milje) larg, më shumë se dyfishi i rrezes më të gjatë të raketave të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Mjeti ajror pa pilot, i quajtur “Peklo”, që do të thotë “ferr” në gjuhën ukrainase, është lloji i dytë i të ashtuquajturit “raketë-dron” i zbuluar nga Kievi këtë vit.

Dronët, të cilët fluturojnë ulët si një raketë lundrimi, mund të arrijnë shpejtësinë 700 km/h (430 mph), tha prodhuesi shtetëror i armëve ukrainas Ukroboronprom ndërsa arma iu dorëzua zyrtarisht forcave të armatosura.

Raketat britanike dhe franceze Storm Shadow kanë një rreze prej rreth 250 km (155 milje), ndërsa raketat Atacms të furnizuara nga SHBA mund të godasin deri në 300 km (185 milje).

Muajin e kaluar, Vladimir Putin testoi një raketë të re hipersonike të quajtur Oreshnik duke goditur Dnipron në Ukrainë.

U largua nga ‘Goca&Gra’, por Heidit s’i ndahet shpirti nga Top Channel, ja ku do ta shohim

Pak kohë më parë, Heidi Baci njoftoi se do largohej nga emisioni ‘Goca e Gra’. Dhe kështu ndodhi, pasi në vendin e saj u vendos Einxhel Shkira, e cila vijon edhe sot moderimin së bashku me 4 koleget e tjera.

E teksa u duk se ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ ishte larguar përfundimisht nga Shqipëria, një lajm vjen për të.

Heidin, do ta shohim në ‘Portokalli’, ku do marrë pjesë në një nga sketch-et që zhvillohet me të ftuar specialë.

Kjo konfirmohet edhe nga postimi i emisionit i bërë në rrjetin social ‘Instagram’.

Duket se Heidin nuk do ta shohim larg ekranit të Top Channel, prej dhe nga mori famën që gëzon sot.

https://www.instagram.com/p/DDPYdBcN0WJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5fef1538-fe92-4c75-9f55-81fb04919cde&ig_mid=5AE20D85-5719-4E5A-B388-A36282FE3C6C

Dy autobusë me pasagjerë nga Greqia prej 5 orësh të bllokuar në Gjirokastër, shkak disa steka me cigare kontrabandë

Dy autobusë me pasagjerë nga Greqia raportohet se po mbahen të bllokuar për mbi pesë orë në Gjirokastër.

Autobusët po mbahen në hyrje të godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, me arsyetimin se brenda tyre janë gjetur cigare dhe vaj ulliri kontrabandë.

Pasagjerët janë shprehur të revoltuar për vonesën, teksa thonë se stekat e cigareve dhe rreth 7 bidona me vajë ulliri, janë marrë për konsumim vetjak.

Sasia e saktë e cigareve dhe vajit të ullirit nuk është bërë e ditur. Në doganë lejohet kalimi i dy stekave me cigare për person.

Pasagjerët janë kryesisht emigrantë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Mitaj asiston golin e fitores në minutën e 90-të, Al Ittihad mposht Al Nassr-in e Ronaldos (Video)

Al Itihad ka mposhtur me rezultatin 2-1 Al Nassr në sfidën e vlefshme për kampionatin arab. Mitaj ishte protagonist për skuadrën e tij kundër Ronaldos, pasi asistoi golin e fitores për 2-1 në fundin e takimit.

Mario Mitaj ka patur një paraqitje mjaft pozitive në pjesën e parë të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Nassr. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i pakalueshëm nga Ronaldo në krahun e majtë të tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0. Fillimisht Mitaj i tregoi forcën Ronaldos në minutën e 18-të duke i prishur një aksion portugezit.

Më pas në minutën e 28-të, Mitaj jo vetëm i hoqi topin nga këmbët, por dhe nga Al Itihad u nis një aksion i rrezikshëm.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Mitaj tregoi aftësitë dhe në fazën ofensive. Mbrojtësi shqiptar kaloi dribloi lojtarët e Al Nassr, para se të fitonte faull. Al Ghanam mori karton të verdhë nga ky rast sepse protestoi ndaj arbitrit për faullin e dhënë.

Të tre golat e ndeshjes ishin ruajtur në pjesën e dytë, ndërsa Mitaj asistoi golin e fitores për Al Itihad në minutën e 90-të.

VIDEO

https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/ubXI8RARgINMM?popup=fromblocked&autoplay=1

“Më tha ‘djaΙin e madh se kemi bërë bashkë, nuk ke para’”- V r*υ g rύan me çekiç, del DËSHMIA tr όnditëse e Kastriotit: Mora çantën e punës dhe…

Është zbardhur dëshmia e shqiptarit Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, Alba Cenkon në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçafë dhe plasmas.

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen sipas tij ka nisur në mesnatë,

ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon.

E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit.

I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë,

u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, a dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

Dëborë dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për fundjavën, temperaturat shkojnë deri në -4°C

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër e shtunë në pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.Për ditën e diel moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.
Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore. Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.

Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.

Rëndohen pozitat e Ajola Xoxës në hetimet e SPAK-ut, bashkëshortja e Erion Veliajt refuzoi t’i bindej urdhrit të GJKKO-së

Detaje të reja vijnë nga operacioni i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Konkretisht, burime bëjnë me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar vendimin për marrjen e aparatit celular, pavarësisht se kishte një vendim Gjykata e Posaccme.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News” se pavarësisht kësaj të rezistence të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, asaj i është marrë telefoni.

Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritur të gjejnë ambientin ku ai jeton.

Në këtë banesë ku jeton me nënën e tij janë sekuestruar dy telefona.

Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

Aktualisht, Xoxa ndodhet që prej orës 12:00 në zyrat e “Harabel”, ku po kryhen ende veprime nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Ferr” në qiell/ Ukraina zbulon Raketë-Dronin që sfidon teknologjinë e aleatëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar një “raketë-dron” të prodhuar nga Ukraina. Kjo armë, sipas autoriteteve ushtarake ukrainase, është e aftë për të goditur objektivat 700 km (430 milje) larg, më shumë se dyfishi i rrezes më të gjatë të raketave të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Mjeti ajror pa pilot, i quajtur “Peklo”, që do të thotë “ferr” në gjuhën ukrainase, është lloji i dytë i të ashtuquajturit “raketë-dron” i zbuluar nga Kievi këtë vit

Dronët, të cilët fluturojnë ulët si një raketë lundrimi, mund të arrijnë shpejtësinë 700 km/h (430 mph), tha prodhuesi shtetëror i armëve ukrainas Ukroboronprom ndërsa arma iu dorëzua zyrtarisht forcave të armatosura.

Raketat britanike dhe franceze Storm Shadow kanë një rreze prej rreth 250 km (155 milje), ndërsa raketat Atacms të furnizuara nga SHBA mund të godasin deri në 300 km (185 milje).

Muajin e kaluar, Vladimir Putin testoi një raketë të re hipersonike të quajtur Oreshnik duke goditur Dnipron në Ukrainë.