“E ftova për intervistë dhe…”/ E dashura e Olsi Bylykut zbulon si ia “vodhi” partnerin Egli Takos

Aktori Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të punës, por edhe jetës së tij personale.

Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, aktori ka rigjetur dashurinë, gjë të cilën e konfirmoi përmes këngës “Amla”, një dedikim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Tanimë nuk është sekret: E dashura e tij është Denada Lura, me profesion gazetare.

Së fundmi, ajo i është bashkuar trendit viral në “TikTok”, duke na dhënë një indicie se si ka nisur dashuria e tyre.

“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” shkruan ajo krahas fotos me Olsin.

Dyshja janë në lidhje prej më shumë se një viti, ndërsa mesa duket kanë vendosur që të mos e mbajnë më lidhjen e tyre të dashurisë larg syrit të publikut.

Reshje shiu, dëborë dhe erë e fortë, meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën dhe të dielën do të ketë reshje të dendura shiu. Në zonat malore, pritet që të ketë reshje dëbore, ku më të theksuara do të jenë në juglindje. Temperaturat do të jenë tipike dimri. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Të shtunën dhe të dielën, priten reshje dëbore në të gjithë Kosovën.

“Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezente në territorin shqiptar, jo vetëm sot, edhe të shtunën dhe të dielën për shkak se një qendër e fuqishme ciklonare, në jug të Italisë, duke na sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku herë pas here, rrebeshet do të jenë në formë shtrëngatash. Në zonat malore, në lartësinë 800 metra, do të kemi reshje dëbore. Sot temperatura më e ulët shënohet -1 në zonat e verilindjes, dhe maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë, tipike dimri.

Të shtunën dhe të dielën do të mbeten prezente vranësirat ku do të ketë reshje më të shumta paraditen e së shtunës, të dendura herë pas here me intensitet mesatar dhe intensive. Parashikohet një ndërprerje e tyre të shtunën dhe mëngjesin e së dielës ndërkohë pjesa e dytë e ditës së diel do të shtojë vranësirat dhe reshjet në të gjithë territoritn. Në zonat malore do të kemi reshje të dendura dëbore, ku më të theksuara do të jenë në juglindje. Në zonat malore, temperaturat do të jenë në -1 apo zero gradë ndërsa maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë.

Parashikohet temperatura tipike dimri. problematike situata paraqitet me stuhi të forta të erës, ku herë pas here do të jetë 65-70 km në orë, duke sjellë probleme në trafikun detar”, u shpreh ajo

FOTO/ Gazetarja që i RRËMBEU zemrën Olsi Bylykut tregon për herë të parë si u njohën!

Olsi Bylyku, një nga aktorët më të dashur të humorit shqiptar, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, jo vetëm për jetën profesionale, por edhe për jetën personale.

Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, Olsi ka gjetur sërish dashurinë dhe nuk ka ngurruar ta ndajë këtë lumturi me publikun.

Lidhja e re e tij u bë e ditur përmes këngës “Amla”, një dedikim i ndjerë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Tashmë, ajo vajzë nuk është më një mister.

Partnerja e tij është Denada Lura, një gazetare që duket se i ka dhënë jetë një kapitulli të ri në jetën e aktorit.

Së fundmi, Denada ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një detaj të veçantë rreth fillimeve të historisë së tyre.

Duke iu bashkuar një trendi viral, ajo ka treguar se si një intervistë u kthye në një histori dashurie.

“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” ka shkruar ajo me humor, krahas një fotoje ku shfaqet me Olsin.

Kjo tregon se lidhja e tyre ka lindur nga një moment i thjeshtë pune, por ka përfunduar duke u bërë një histori e bukur dashurie që i ka kapërcyer kufijtë e privatësisë.

Dalin EMRAT, kush janë opinionistët e “Big Brother VIP 4”!

Edhe shumë pak nga mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”.

Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt!

Si do të jetë shtëpia? Kush do ta moderojë? Do të rikthehet sërish Ledion Liço në krye të spektaklit? Cilët do të jenë banorët? Po opinionistët?

Të gjitha këtyre pyetjeve i kemi dhënë përgjigje gradualisht… Përveç opinionistëve!

Një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë këtij spektakli janë dhe ata, të cilët me opinionet e tyre bëhen dhe zëri i publikut. Por kush do të ulet në atë poltron këtë edicion?

Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm edicionin e ardhshëm, të gjithë ne biem dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël. Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai.

Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur ndonjëherë. Arbër Hajdari dhe Neda Balluku do të na shoqërojnë gjatë këtij edicioni plot risi dhe surpriza.

Ndërsa përsa u përket banorëve do na duhet të presim edhe pak, por janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

“Është 8 vite më i vogël se unë”, Roza Lati flet për planet për fëmijë dhe bashkëjetesën me Xhonatanin

Moderatorja e njohur Roza Lati ka ndarë detaje nga jeta e saj private, duke u rrëfyer për lidhjen e saj me Xhonatan Islamin.

Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë.

Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni.

Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion.

Megjithatë Roza dhe Xhonatani po bashkëjetojnë aktualisht dhe për herë të parë moderatorja shumë e dashur për publikun ka ndarë foton ku shfaq fytyrën e tij, ndonëse tashmë dihet që ata janë në një lidhje dhe shumë të dashuruar e të lumtur.

Disa nga pyetjet e ndjekësve për Rozën dhe përgjigjet e saj:

Të bυrgosurit në Koridhalos biseda në “Sky Ecc”/ Zbardhen detajet, si zyrtarët i ndihmonin të fusnin νajza në qeli

Përveç atentatit të shqiptarit Ari Papa, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën.

Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe vajza e gra në burgje.

Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryhej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

28 urdhër arreste janë lëshuar deri më tani në Greqi, ndërsa 6 grupe kriminale janë të përfshira në këtë hetim.

Top Channel

Shkak i ndarjes tradhtia? E fajësoi për fundin e martesës, Xhensila “thumbon” Besin dhe tregon a ka një mashkull të ri në jetën e saj! Këngëtarja: Vendimin e mora unë! Si ia shpjegova Ajkës

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen për divorcin nga partneri i saj prej shumë vitesh, Bes Kallaku. Artistja është shprehur se ky vendim është marrë nga ana e saj, për shkak se martesa nuk po funksiononte më, teksa tregoi se forcën e gjeti tek dy fëmijët, Ajka dhe Amen.

“Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme”, u shpreh këngëtarja, teksa shtoi se pas marrjes së vendimit për t’u divorcuar ia shpjegoi edhe vajzës, duke i treguar të vërtetë, ndërsa theksoi se donte që fëmijët e saj në të ardhmen të kishin qetësi.

Xhensila Myrtezaj ka mohuar që shkak i ndarjes të ketë qenë një person i tretë, duke theksuar se në marrëdhënien e saj dhe aktorit të humorit nuk ka ekzistuar diçka e tillë.

“Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë”, u shpreh artistja në “Mirëmbrëma Yje”.

Xhensila Myrtezaj komentoi edhe këngën “Mosmirënjohja” të ish-bashkëshortit të saj Bes Kallaku, teksti i së cilës u tha se ishte një dedikim për artisten. Ajo u shpreh se historia e këngës nuk i përket asaj, duke akuzuar Bes Kallakun se bëri një lëvizje tekike të zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur.

“Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri”, tha ajo, teksa thumboi ish-partnerin: “Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.”

Ndërsa rrëfeu se për momentin nuk ka një mashkull të ri në jetën e saj dhe se dëshiron që kohën t’ia kushtojë fëmijëve.

“Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, tha këngëtarja.

Pjesë nga intervista:

Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë mbi supe. Çfarë nuk është thënë, se çfarë nuk kam lexuar. Botën nuk e ndryshoj dot, as mendësinë e tyre të errët. Por kam Zotin dëshmitar dhe kaq më mjafton për të qenë në paqe me veten

Është një vendim që e ke marrë ti?

Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd, as nuk e parashikon të ndodhë dhe as nuk e dëshiron të ndodhë. Disa hapa sado të vështira për t’u marrë në jetë, duhet gjendur forca për t’i marrë disa vendime

Ku e gjete forcën?

E gjeta forcën tek fëmijët e mi, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen, qetësinë.

Si ka reaguar mamaja jote kur i the vendimin që kishe marrë?

Në fakt, si për ironi të fatit historia sikur u përsërit. Ishte e vështirë të hapesha me mamin, pavarësisht se ajo e kuptonte që kishte kriza më marrëdhënie. Ne jemi munduar, si unë dhe si ai që ti mbanim larg familjarët nga problemet që ne kishim. Mamit jam munduar t’ia them duke mos e lënduar. Është munduar të kuptojë që nuk kupton gjë, por ishte plotësisht dakord me vendimin tim. Më mbështeti dhe më këshilloi të gjej paqe tek dy fëmijët e mi, të jem e zonja për ta dhe veten time.

Frika e saj më e madhe ishte se çfarë do të ndodhte pas, duke qenë se mami është divorcuar në një periudhë që gjërat nuk kanë qenë të lehta dhe sot nuk janë të lehta. Më vjen keq ta them që femrat janë të diskriminuara dhe janë të parat që u vendoset gishti, ndëshkohen si fajtore nëse një marrëdhënie nuk shkon.

Nuk kanë mbështetje ligjore, nga familjarët dhe jam e sigurt, që nëse femrat do të kishin një nga këto mbështetje do të kishin marrë guximin për të qenë larg një marrëdhënie qoftë toksike apo e dhunshme.

Si ja keni shpjeguar Ajkës?

Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha që kam pasur përpara se të marr vendimin për t’u divorcuar. Vajzën nuk e gënjej kurrë, mundohem ta mbaj larg problemeve. I thashë të vërtetën “të gjithë kemi probleme, ashtu sikurse edhe ti mund të kesh debate me një shok apo shoqe dhe nuk ke dëshirë të qëndrosh për momentin, ashtu po e marrin dhe babi e mami këtë hap. Ne kemi shumë xhan njëri-tjetrin, por mendoj që ka ardhur koha të qëndrojmë pak larg, kjo është një gjë që tek ju nuk do të ndikojë kurrë, sepse dashuria do të jetë njësoj për ty dhe Amen, si nga ana ime e babit dhe dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin do kalojë tek ju”.

Sa vjeç ke qenë ti kur prindërit e t’u janë ndarë?

Ironi e fatit, 6-vjeç sikurse edhe Ajka.

E mban mend?

E mbaj mend sigurisht, ka qenë më traumatike. Është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime. Mamin tim e dua shumë dhe e vlerësoj, në të njëjtën kohë edhe e gjykoj që pati mundësinë t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit edhe mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që u bë në sytë e mi. Kam parë nënën time teksa therej me thikë. E kam ruajtur këtë sekret, sepse nuk dua të lëndoj as babain tim sepse jam e sigurt që është penduar për atë veprim, nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte sepse ka qenë nën efektin e alkoolit.

Mami im e ka falur, ai është babai im dhe asgjë në botë nuk e ndryshon. Mbaj mend periudhën kur ai ishte në burg, ishte bërë divorci, prindërit e mamit ishin kundra që të kisha kontakt me tim atë, kishin të drejtë, i kishin masakruar vajzën, por nuk mund të marrësh hakmarrje tek fëmija i tjetrit. Mbaj mend mamin që fshehurazi më ka çuar dhe kam shkuar kam takuar tim atë në burg, më thoshte është ‘babai yt”, ndjente keqardhje edhe pse ishte masakuar. Kështu janë rritur femrat.

S’ke folur keq dhe as nuk ke hedhur baltë. Ka qenë zgjedhje e mirëmenduar?

Ka qenë një zgjedhje, nuk mund të vendos veten para fëmijëve të mi. Nëse nuk do të isha bërë nënë ndoshta do të isha shprehur por nuk mund t’i lëndoj. Në fund të ditës është babai i fëmijëve të mi dhe kaq mjafton. Çdo gjëje tjetër i vendoset kapak. Ai është dhe do të mbetet babai i fëmijëve të mi.

Besi ka nxjerrë një këngë që e lidhin me ndarjen tuaj? A e ke ndjerë edhe ti që ka qenë një projekt muzikor enkas për këtë moment

Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri. Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.

Por gjithsesi nuk besoj se babai i fëmijëve të mi do të bënte këngë të tilla me dashje për të sulmuar apo prekur figurën e nënës së fëmijëve të tij, nuk e besoj këtë gjë, nuk ka se si të ndodhë.

Si e përballove dështimin e një martese?

Nuk e shikoj si dështimin tim personal. Martesa nuk është me veten por me një individ tjetër.

Kam besuar dhe besoj akoma tek jeta, familja dhe martesa.

Nuk dole të qash dhe të thuash sa po vuan

Nuk dua të viktimizohem. Dua ti tregoj fëmijëve se sa e fortë jam. Nuk viktimizohem as tek të afërmit e mi forcën e gjej brenda vetes. Punoj dhe jam e zonja vetes. Fakti që je person publik nuk të bën imun ndaj lëndimeve, përjetojmë dhe ndjejmë njësoj, si çdo person tjetër. Është akoma më e vështirë sepse duhet të menaxhosh emocionet e tua teksa performon, por mendoj se muzika ka qenë një lloj terapie, më ka ndihmuar shumë.

Të kërkuarit ndihmë është hapi i parë dhe më i rëndësishëm, tek rrugëtimi i vetes. Unë këtë kam bërë dhe kam kërkuar ndihmë.

Si e more vendimin dhe sa kohë ka zgjatur terapia?

Kam vuajtur nga ataku i panikut, jam përpjekur ta menaxhoj me sport dhe kuptova se ishte e pamundur. Përdora teknika të ndryshme, joga, psikoterapi dhe më pas fillova të ndiqesha nga një psikologe.

Më rekomandoi të punoja me veten, me ankthin. Janë gjëra që duhet ti shërojmë dhe trajtojmë. Kjo më bëri të kërkoja ndihmë. Kemi nevojë për ndihmë në një moment delikat, jo vetëm në rast atak paniku. Më ka ndryshuar mendësinë, do ishte fantastike ta kisha marrë atë vendim më përpara. Më ndihmoi të përballja gjërat që erdhën më vonë. Terapinë e kam nisur gjatë periudhës së shtatzënisë së djalit.

Në komente është thënë që divorci juaj ishte një farsë për të maskuar pasuritë e vendosura gjatë martesës?

Legjenda urbane, hipoteza ka pasur dhe nuk bëj kompromis me jetën time për asgjë e askënd. Jeta është shumë e vlefshme për ta mbajtur peng të opinioneve. Zgjodha Xhensilën dhe e dua shumë veten time. Sa i përket hipotezave të hedhura, hidhen poshtë.

A ka pasur person të tretë që ka ndikuar në ndarjen tuaj?

Kur ka probleme në çift përgjegjësia është dyanshme. Duhen dy për të kërcyer tangon, në rast se pesha i mbetet njërit partner, martesa dështon. Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë.

Beson akoma tek dashuria? Nëse shfaqet dikush që të bën të besosh tek dashuria?

Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time.

Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie

Agjentët e BKH kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt, përballen me një situatë të pazakontë(VIDEO)

Këtë të premte rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kontrolluar në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.

Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut ku ndodhen edhe aktualisht.

Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen./ Syri Tv

VIDEO

Momenti kur lëkundjet e fuqishme go dasin Kaliforninë, publikohen videot e fr▪︎ ikshme

Një ditë më parë, një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore, ndërsa u lëshua edhe një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë.

Paralajmërimi është lëshuar edhe për Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës”, përpara se të godasin dallgët.

Tërmeti që goditi Kaliforninë ishte me magnitudë 7 ballë, ndërsa u pasua nga pasgoditje më të vogla.

Shumë prej banorëve kanë filmuar momentet e goditjes dhe videot i kanë postuar në rrjete sociale.

Të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni, qëndruan në ankth në paralajmërimin për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo lëndime.

https://twitter.com/tommylikecloud/status/1864744879571767772?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1864744879571767772%7Ctwgr%5E6cb259fcaf439e5bf6bf933b8aab3fc47f18b20e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fmomenti-kur-lekundjet-e-fuqishme-godasin-kalifornine-publikohen-videot-e-frikshme%2F

V ▪︎rαsja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Gazetarja tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë

Gjatë një interviste në studion e Quo Vadis, gazetarja e njohur Aida Topalli, ka treguar gjithë skenarin që ka parë në kamera nga sherri në shkollën “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani më 18 nëntor.

Topalli thekson se në kamera shihen një grup adoleshentësh që grushtohen me njëri-tjetrin, teksa shton se nuk ka një autor të dytë.

Gazetarja tha se së bashku me autorin largohet dhe një shok i tij, por në kamera i mituri nuk shfaqet me thikë me vete.

Sipas Topallit, vetëm autori ka një thikë, me përmasat e një hanxhari.

Pjesë nga biseda:

Topalli: Pas ngjarjes së Gramshit, kjo është ngjarja e dytë më e rëndë. Ne jemi popull që shpesh e kalojmë masën. Të përdorësh politikisht një ngjarje ku janë të përfshirë vetëm të mitur, nuk duhet. Fajet nisin që nga familja, tek shoqëria që del e papërgjegjshme, dhe kalojnë te institucioni arsimor. Sigurisht, është një çështje e ndërlikuar për t’u hetuar. Pasi kaluan disa ditë dhe u përfol për një autor të dytë, kërkova të shoh nga afër pamjet filmike të regjistruara nga kamerat. Janë pamje që, nëse do transmetoheshin, do dilja kundër dhe do thosha se ne nuk dimë t’i trajtojmë rastet me të mitur.

Borakaj: Akti është i filmuar?

Topalli: Po, duket. Duket edhe akti i dhunës, është i filmuar nga larg. Videoja tregon gjithë skenarin se si ka ndodhur ngjarja. Janë të dy grupet e adoleshentëve, viktima me shokët dhe autori me shokët e tij. Të gjithë shkojnë pas një godine, përleshen me grushte dhe pastaj autori i kësaj ngjarjeje bie në tokë, goditet nga viktima. Më pas, nga poshtë, autori godet 14-vjeçarin. Edhe para, pas dhe gjatë ngjarjes ka pasur vazhdimisht sherr me grushte nga adoleshentët e tjerë. Shihen të gjithë që largohen, përveç viktimës dhe të plagosurit. Shihet autori i plagosur që largohet së bashku me një thikë që mbyllet, e cila duket si një hanxhar i madh. Ai është larguar me një nga shokët e tij me një taksi.

Borakaj: Ka një person të dytë?

Topalli: Nuk ka një person të dytë si autor. Një person tjetër largohet, por nuk ka thikë në dorë. Nuk e di si ka pranuar taksisti ta çojë në polici personin e plagosur dhe nuk e di nëse ai ka njoftuar policinë. Më vjen keq që ngjarja është përdorur politikisht. Ne po luajmë me ndjenjat e të dyja familjeve.