FOTO/ Më në formë se kurrë, Xhensila Myrtezaj tregon linjat perfekte nga palestra!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është një nga këngëtaret më të të komentuara të momentit.

Një ndër arsyet pse ajo është në qendër të mediave rozë janë edhe format e saj trupore.

Së fundmi, Xhensila postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, e cila është realizuar në një palestër dhe ka në fokus trupin dhe format e përsosura të këngëtares.

Teksa këngëtarja pozonte para pasqyrës një pjesë të vëmendjes e morën edhe të pasmet e saj, duke mos kaluar pa u përfolur.

Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të …

Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ai foli rreth periudhës së tij 20-vjeçare në televizion për projektet e suksesshme të realizuara në Top Media dhe rrugëtimit të tij të ri.

Dudushi realizoi edhe një quiz të zhvilluar nga Salsano dhe Elona, ku duhet të zgjidhte midis dy emrave dhe le të themi që s’la gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP.

Biseda mes tyre:

Salsano: Bieta apo Rudina?

Alban: Bieta nuk diskutohet. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, prapë Bieta.

Salsano: Bieta apo Bora?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Erjona Rusi?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Elona?

Alban: Të dyja i kam pasur shumë xhan dhe i kam pasur bashkëpunëtore shumë të mira.

Salsano: S’e ndan dot?

Alban: Jo!

Elona: Alban Dudushi nuk e ndan dot.

Salsano: Bieta apo Kiara?

Alban: Kiara duhet të rritet akoma.

Ai nuk e sqaroi deklaratën, por la shumë vend për koment.

“Pata mundësin ti jepja fund asaj martese, para se…”/ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen nga Besi

Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte njëra nga më të përfolurat në botën e showbizit, si nga ceremonia e deri tek ardhja në jetë e fëmijëve. Por pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale.

Padyshim kjo është njëra nga periudhat më të vështira për çdo çift, e këtë e ka treguar edhe këngëtarja. Xhensila në promon e emisionit të Arbana Osmanit, ka vendos të flasë për herë të parë për martesën e saj ku nuk munguan as lotët teksa shprehet “Pata mundësin ti jepja fund asaj martesë…”

I dënuari në burgun e Rrogozhinës i bën “dhuratë” vetes për festa, pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli, arratiset jashtë Shqipërisë

Një i dënuar i cili vuan dënimin në IEVP Rrogozhinë para disa ditësh kishte përfituar leje shpërblyese dhe i ishte bashkuar familjes. Ai rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg.

I dënuari emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese dhe këtë fillim jave duhet të ishte kthyer në IEVP Rrogozhinë, por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ai këtë herë nuk është rikthyer më në IEVP.

Nga verifikimet e kryera rezulton se pas mbarimit të afatit ligjor të lejes ai është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që autoritetet e Drejtorisë së burgjeve dhe policia janë alarmuar për rastin në fjalë.

I dënuari duhej të rikthehej në burg në 2 dhjetor 2024. Vetëm pak orë pas shkeljes së lejes, autoritetet e IEVP Rrogozhinë kanë shkuar në banesën e të dënuarit dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qeli. Por familjarët u janë përgjigjur se ai nuk ndodhej në banesë.

Ai sipas tyre mund të ketë ikur jashtë shtetit, bëjnë me dije burime të besueshme. Kjo deklaratë e familjarëve të tij pas verifikimeve ka rezultuar e vërtetë.

IEVP Rrogozhinë ka një kapacitet akomodues prej 343 personash dhe është burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi. Ky burg është vënë në funksion për herë të parë në fillim të vitit 2002.
Aty janë akomoduar të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të paraburgosur kryesisht nga Fieri, Lushnja e Berati.

Luisi takohet me babain e Martinit: Tani je ti djali im!

Nëna e Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ka rrëfyer momentin prekës të takimit të të birit me babain e viktimës.

Ajo tregoi se sapo doli nga spitali, Luisi nuk shkoi në shtëpinë e tij, por tek babai i Martinit. “Luisi atë ditë që doli nga spitali, pa ardhur në shtëpi, ka shkuar tek babai i Martinit dhe i ka thënë: ‘T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më.’ Kanë qarë të dy bashkë,” – tha ajo.

Në lidhje me mënyrën si Luisi mësoi lajmin për vdekjen e shokut të tij, ajo tha: “Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi. Kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq dhe donte të ikte nga spitali pavarësisht se kishte tubin në mushkëri.”

Ajo shtoi se Luisi është i tronditur, po trajtohet nga një psikolog dhe familja ka vendosur të bëjë vetë epikrizën privatisht.

“Pak ditë para υ rasjes, një 40-νjeçar G 0diti Martinin, ka pasur  Βυzën e çarë”- Detaje nga υde kja e 14-vjeçarit, tr ondit nëna e Luisit: Ja çfarë më tha djali

Nëna e Luis Meçjas ka rrëfyer se djali i saj ndodhet në kushte të rënda psikologjike dhe se ka probleme me frymëmarrjen. Në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se sipas dëshmisë së të birit, pak ditë para krimit, shoku i tij i ngushtë 14-vjeçari Martin Cani është dhunuar nga një burrë.

Sipas të miturit, personi që ka goditur të premten Martin Canin ka qenë rreth të 40-ave dhe se i ndjeri ka pasur një të çarë në buzë.

Luis Meçja i ka rrëfyer prindërve se sherri ka ndodhur për shkak se autori i dyshuar i krimit, Mario Prelleshaj ka bullizuar Martinin, duke i përmendur edhe të vëllanë me spektrin e autizimit.

Nëna e Luisit: I merret fryma. Me djalin kam biseduar. Djali i ka thënë të gjitha, çdo gjë. I mbetet qëndrimit që ka deklaruar. Por s’kemi çfarë të bëjmë, sduam të përzihemi me shtetin por të vendoset drejtësia.

Më mori qendra shëndetësore dhe më tregoi për djalin që ishte plagosur.

Si Luisi dhe Martini kanë qenë fëmijë shembullorë, janë njohur kur ishin shumë të vegjël. Djali ishte në gjendje të rëndë, së bashku me Martinin, kur shkuam.

I qëndron versionit se kanë qenë dy persona që goditën me thikë, por thotë se kanë qenë rreth 15 persona. Kishin shkuar për t’u sqaruar, për t’u bërë shokë. Sherri ka ndodhur për shkak të vëllait, e kanë bullizuar. Pse më pe, pse të pashë kush është më i forti. S’ka lidhje fare sherri me goca, as nuk janë shkruajtur në rrjetet sociale.

Shoferi i furgonit ka thënë që Martini ka pasur të premten një konflikt?

Nëna e Luisit: Po është e vërtetë, e ka goditur një personi rritur tek 40 vjeç. E ka marrë shoferi i furgonit e ka dërguar në shtëpi, e ka pasur buzën e çarë. Martini nuk e njihte personin që e ka goditur, ndërsa Luisi nuk i njeh fare.

Martini atë ditë të ngjarjes i ka kërkuar ndihmë, i kishte thënë të premten që e kishin rrahur dhe të dielën. Djali ishte i qetë sepse mendonte se do rregullonin gjërat dhe nuk e mendonte se do të ndodhte ajo që ndodhi.

“Martinin e b*Ι Iizuan për vëllanë”/ Flet nëna e të ρΙagosurit pranë shkollës “Fan Noli”: Një bύ rrë e ka gοdίtυr υi▪︎ktimën një ditë para ngjarjes, drejtësia të vendoset në vend

Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 ka folur nëna e Luiz Meçes, që u plagos në sherrin mes adoleshentëve, ku ndërroi jetë Martin Cani.

Nëna e të plagosurit ka thënë se Martini është bullizuar për vëllanë. Ajo deklaroi se një burrë e ka goditur Martinin një ditë para ngjarjes së rëndë, duke shtuar se drejtësia duhet të vendoset në vend.

Nëna e adoleshentit të plagosur pranë shkollës “Fan Noli”: Djali ka nisur të lëvizë nga pak. Po, kam folur me djalin. Djali ka thënë gjithçka tek autoritetet. Dua që drejtësia të vendoset në vend. Isha në punë dhe më thanë që kështu ka ndodhur me djalin. Djali im ka qenë shumë i urtë. Martini dhe djali im ishin djem shembullor, se e njihja prej shumë vitesh. Djali im ka qenë në gjendje të rëndë. Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën.

Ma tha një oficer policie. Ai thotë se ka parë dy vetë përballë tyre. Ata janë takuar për një “sqarim”, kishin ofenduar Martinin. Për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin. Luizi sapo ka dalë nga spitali ka shkuar tek babai i Martinit. Djali im është tepër i tronditur.

ΡolΙicia nuk pyet në Gjeorgji, lideri i opozitës t ërhiqet zνarrë! Arrestohet me  d hύnë

Lideri i opozitës në Gjeorgji u arrestua ndërsa protestat masive antiqeveritare vijojnë në natën e shtatë.

Nika Gvaramia mes shumë anëtarëve të tjerë të opozitës u arrestua të mërkurën teksa policia bastisi shtëpi dhe zyra

Policia gjeorgjiane ka bastisur zyrat e një partie opozitare dhe ka arrestuar liderin e saj në një përpjekje të dukshme për të shuar valën e protestave masive të shkaktuara nga vendimi i partisë qeverisëse për të pezulluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian .

Protestuesit natën e së mërkurës u mblodhën për natën e shtatë radhazi të protestave, duke u përballur me policinë që ka përdorur tanke uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë në netët e mëparshme. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë ndaj oficerëve të policisë dhe kanë ndërtuar barrikada në bulevardin qendror të kryeqytetit gjeorgjian.

Partia opozitare Koalicioni për Ndryshim tha se policia kishte bastisur zyrat e saj të mërkurën dhe kishte arrestuar kreun e saj, Nika Gvaramia.

Ajo publikoi një video në X që tregon Gvaramia duke u mbajtur nga krahët dhe këmbët nga disa burra poshtë disa shkallëve.

Mediat gjeorgjiane raportuan se policia kishte bastisur gjithashtu zyrat e disa grupeve të tjera opozitare dhe organizatave joqeveritare. Aleko Elisashvili, një lider i partisë opozitare të Gjeorgjisë së Fortë, një udhëheqës i lëvizjes protestuese rinore Dafioni dhe të paktën gjashtë anëtarë të tjerë të partive politike opozitare u arrestuan gjithashtu.

Media lokale citoi ministrinë e brendshme të vendit të thoshte se shtatë persona ishin arrestuar me akuzën e “organizimit dhe udhëheqjes së dhunës në grup”, një vepër që mbart deri në nëntë vjet burg.

Ministria tha se kishte kontrolluar shtëpitë e gjashtë personave dhe sekuestroi sende, duke përfshirë pushkë ajrore, fishekzjarre dhe kokteje molotovi.

Kryeministri Irakli Kobakhidze i partisë Ëndrra Gjeorgjiane tha se bastisjet kishin në shënjestër ata që inkurajuan dhunën gjatë protestave në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij. “Nuk do ta quaja këtë represion, është më shumë një masë parandaluese sesa shtypje,” tha ai.

Shkoi për ndërhγrje mjekësore, nëna shqiptare me 5 fëmijë përfυndon pa ngrënë dhe në të ftόhtin e rrugëve të Romës, shpëtόhet nga poΙicia

Një nënë shqiptare është gjetur me pesë fëmijët e saj në gjendje të rënduar në rrugët e Romës në Itali, teksa policia lokale raportohet se është kujdesur për të.

Nëna shqiptare është gjetur bashkë me pesë fëmijët e saj, katër vajza dhe një djalë, pa ngrënë dhe të kapluar nga i ftohti, teksa nuk dihet se sa kohë kishin qëndruar në rrugë në lagjen elegante të Prati-t.

Policia thotë se 41-vjeçarja ka deklaruar se kishte shkuar në Itali për një ndërhyrje mjekësore. Sipas tyre ndërhyrja duhet të ishte tepër urgjente që të ndërmerrte këtë rrugë. Megjithatë situata mbetet ende e mistershme pasi policët besojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për “turizëm mjekësor” e as për shpërngulje në emigrim për shkak të varfërisë ekstreme.

Ishte policia që u siguroi ushqime të ngrohta, mori batanije dhe shtretër dhe i priti për një natë në selinë e Grupit në Via del Falco. Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar të përkohshëm, janë aktivizuar shërbimet sociale dhe po punojnë në sinergji me kontributin themelor të një shoqate vullnetare. Familja tani është mysafire e një strukture në qarkun e pritjes së Sallës së Operacioneve Sociale të Romës Capital.

“Vetëm falë punës ekipore mes institucioneve mund të bëjmë vërtet ndryshim”, komentoi në një shënim këshilltarja për Politikat Sociale dhe Shëndetin e Kryeqytetit të Romës, Barbara Funari.

“Nesër me 4 vetuΙΙa”/ Ja si reagoi Jonida Maliqi pas komenteve për dυkjen në skenë

Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan. E teksa ndjek me vëmendje konkurrentët e tjerë në skenën magjike, Jonida Maliqi nuk ka kursyer batutat lidhur me paraqitjen e saj skenike të mbrëmjes së nesërme.

Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.

Ardit Gjebrea: Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?

Jonida Maliqi:Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).

Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.