Bora dhe acari do mbulojë gjithë vendin! Parashikimi motit për javën e ardhshme

Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë, e më pas, në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Sipas Shërbimit Meorologjik Ushtarak, më konkretisht. për ditët e Hënë dhe të Martë e pjesërisht të Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Era për ditët e Hënë, e Enjte, e Premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.

Pamjet apόkaΙiptike nga përmbytjet në Greqi (Video)

Moti i keq ka goditur rëndë Greqinë, teksa reshjet e mëdha të shiut kanë “mbytur” shumë zona në prefekturat e Halkidhikisë, Imathias, Pellës dhe në ishullin e Rodosit.

Sasi shumë të mëdha shiu janë regjistruar mëngjesin e së dielës, ndërsa buletini i urgjencës nga Observatori Kombëtar i Athinës tregon që moti i keq do të zgjasë deri në mëngjesin e së martës.

Kalimi i stuhisë “Bora” ka qenë katastrofik për Rodosin, me banorët që kanë përjetuar një situatë të ngjashme me atë të Valencias pak javë më parë.

Në ishulli ra 75% e sasisë së reshjeve që ranë në Valencia, duke shkaktuar më shumë se 200 të vdekur.

Reshjet kanë kaluar 300 milimetra në zonën e Rodosit dhe për pasojë rrjeti i kanalizimeve ka kaluar në kolaps.

Ishulli është në gjendje alarmi, siç theksuan në deklaratat e tyre kryetari i bashkisë së Rodosit, Alexandros Koliadis dhe guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos, duke u bërë një thirrje dramatike banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt.

Koliadis që nga mbrëmë ka paraqitur kërkesë në Ministrinë kompetente për shpalljen e Rodosit në gjendje të jashtëzakonshme. Kryebashkiaku dhe guvernatori i qarkut, menjëherë pas mbledhjes së trupit koordinues të mbrojtjes civile, kanë përshkruar atë që ka përjetuar ishulli mbrëmë ku ka rënë shi pa pushim për mbi 16 orë.

Siç Hatzimarkos ajo që goditi Rodosin është një fenomen 80% i ngjashëm me Valencia-n me mbi 300 mm shi. Sipas guvernatorit, dëmet janë të mëdha dhe përshijnë ura të shembura, rrëshqitje të rrugëve, rrëshqitje dheu dhe dëmtime të shumta në pronë private.

Në të paktën 6 raste është dashur ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit në përpjekje për të nxjerrë qytetarët nga situatat e vështira.

*Më poshtë, pamjet me video dhe foto nga përmbytjet në Rodos

Zhaklin Lekatari rrëfen tm errin pas “Big Brother Vip 2”: Një b ύrrë më sύΙ moi fizikisht në Bllok

Në një rrëfim të bërë në emisionin “Goca dhe Gra”, Zhaklin Lekatari foli për periudhën më të errët në jetën e saj, kur është përballur me gjuhë urrejtjeje dhe dhunë.

Ajo tregoi një rast kur është sulmuar fizikisht nga një burrë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa theksoi se sulmet më të mëdha i ka marrë pas “Big Brother VIP 2”, ku ishte në rolin e opinionistes.

Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cenuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.

Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit, dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan. Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari.

Pak ditë larg nisjes së BBV4, Sara Hoxha del me një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit!

Më pak se një muaj nga nisja e Big Brother Vip Albania, Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një “njoftim” në rrjetet sociale.Producentja ka bërë një paralajmërim sa i takon arredimit të ambienteve të brendshme të shtëpisë.

“Një gjë është e sigurt, shtëpinë si këtë vit nuk e kemi parë kurrë”, shkruan ajo.

Pak ditë më parë u përfol edhe banori i parë që mund të jetë pjesë e reality show këtë sezon. Bëhet fjalë për futbollistin Eros Grezda i përfolur së tepërmi për lidhjet e tij me Oriola Marashin dhe Ajsel Abazin!

Kartolina e veçantë e urimit nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani për festat e fundvitit (VIDEO)

Sot është data 1 Dhjetor dhe zyrtarisht jemi në muajin e festave, muaji i fundit i vitit 2024.

Një kartolinë e bukur urimi vjen këtë fillim dhjetori nga familja e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, e cila shkruan këtë mesazh për ndjekësit dhe fansat:

“Le të ndizen dritat e shpresës në shtëpi dhe në zemër, duke na kujtuar që bashkë kemi gjithcka që na duhet 
Gezuar miq dhe paçi një muaj të bekuar.”

Çifti ka pozuar në momente të gëzueshme së bashku me fëmijët e tyre.

https://www.instagram.com/reel/DDCxGrDKIOX/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Flifestyle%2Fkartolina-e-vecante-e-urimit-nga-alban-skenderaj-dhe-miriam-cani-per-f-i80205#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A792.6999999880791%2C%22ls%22%3A200.39999997615814%2C%22le%22%3A780.8999999761581%7D

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor për 20-vjeçarin që hiqej si “mbesa e Edi Ramës”

Hetimi i zhvilluar nga prokurorja e Tiranës, Eloida Goxhi, për një rast falsifikimi kompjuterik, nuk është një ndër ato çështjet e rëndomta, kur një djalosh i ri, me aftësi teknologjike, tenton të mashtrojë institucionet publike. Rasti i 20-vjeçarit Ermes Hoxhalli nga Devolli dhe student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë, është një histori e pabesueshme, e denjë për skenar filmi komik.

Me një telefon në dorë, ai krijoi një identitet të rremë. Nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ai u prezantua në Ministrinë e Arsimit si “Klea Rama”, mbesa e kryeministrit Edi Rama.

Dorëzoi virtualisht një projekt joshës “Let’s Talk About US 2023-2024” një cikël trajnimesh me konkursesh, nëpërmjet të cilit maturantët shqiptarë do të kishin mundësi të vijonin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.

Askush nuk e takoi, askush nuk e verifikoi identitetin e Kleas. Mjaftonte vetëm fakti që ajo përdori kodin “jam mbesa e Edi Ramës” dhe të gjitha rrugët iu hapën si me magji në sistemin arsimor shqiptar, duke nisur nga Kupola.

Një e-mail dhe disa komunikime telefonike gjatë vitit 2023 mes “Kleas” dhe zv.ministres Nina Guga, u pasuan me urdhëra e urdhëresa drejtuar dhjetra gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë, për t’u bërë pjesë e “Let’s Talk About US”.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Logo në rrjete sociale i projektit “Let’s Talk About US”

Drejtoritë vendore arsimore dhe drejtoritë e gjimnazeve krijuan borde e caktuan koordinatorë për projektin, organizuan konkurse lokale e kombëtare mes maturantëve, u përzgjodhën fituesit dhe….të gjithë qëndronin në pritje të fjalës së fundit nga “Klea, mbesa e kryeministrit”.

Por fjala e Kleas nuk mbërriti. “Klea”, me emër të vërtetë Ermes Hoxhalli, tashmë kishte rënë në rrjetën e një hetimi penal nga prokuroria e Tiranës, pas një gabimi fatal. Djaloshi, për të bërë më bindës projektin e tij, kishte përdorur abuzivisht kredencialet e një funksionareje të ambasadës amerikane në Tiranë, Amanda R., e duke e paraqitur si koordinatore të projektit.

“Projekti i Kleas” kishte rënë në dijeni të Ambasadës, të cilët vunë në lëvizje të gjithë hetimin. Fijet u tërhoqën dhe në fund të tyre doli emri i Ermesit.

Prokurorja e Tiranës, Goxhi, dërgoi pak ditë më parë kërkesën për gjykim ndaj Ermes Hoxhallit, i akuzuar për “falsifikim kompjuterik” dhe “falsifikim të dokumentave”, ndërkohë që ai gjendet prej korrikut 2024 nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimi penal nuk ka zbuluar arsyen se përse e ka ndërmarrë Hoxhalli të gjithë këtë skenar. E sigurt është që nuk e ka kryer për përfitime financiare. Ndoshta 20-vjeçari ka jetuar nën një identitet të dyfishtë, ku 20-vjeçari Hoxhalli mbante brenda mendjes së tij edhe “Klean, mbesën e kryeministrit”.

Nina Guga: Si e njoha “Klean”

“Kontakti im me personin e prezantuar si Klea Rama është vendosur në datat 15-16 shtator 2023”, thotë zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, në Prokurori.

Guga është kontaktuar nëpërmjet ëhatsapp” nga një numër i huaj, që u prezantua si Klea, e cila i është prezantuar si një studente shqiptare në SHBA dhe dëshironte që të bënte një projekt me gjimnazet shqiptare. Në ato komunikime telefonike, “Klea” i thotë zv.ministres se projekti mbështetej nga Departamenti i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga (foto e marrë nga profili në rrjete sociale)

Në këto komunikime, “Klea” i ka dërguar Gugës edhe një foto, një figurë femërore, në krah të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë më të besueshme se ishte “mbesa e kryeministrit”, siç i ishte prezantuar zv.ministres së Arsimit.

Guga deklaron se e ka përcjellë kërkesën e “Kleas” tek drejtori i projekteve dhe drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini dhe Shkëlqim Allkaj, me qëllim që këta të vendosnin kontaktet me drejtoritë arsimore në rrethe të ndryshme për idenë e prezantuar nga “Klea Rama”.

Drejtori Allkaj: Nuk e verifikuan “Klean”

Një ndër kërkesat fillestare të “Kleas” drejtuar zv.Ministres Nina Guga ishte koordinimi me Drejtoritë Arsimore Vendore për shpërndarjen e disa formularëve tek gjimnazistët, në kuadër të projektit “Let’s Talk About US”. Detyra e koordinimit iu caktua drejtorit Shkëlqim Allkaj.

Në Prokurori, Allkaj ka deklaruar se ka marrë porosi me e-mail nga Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, ku i kërkohej që “të vlerësohet me prioritet”. Pas një shkëmbimi komunikimesh nëpërmjet e-mail, Allkaj deklaron se mori urdhër nga zv.ministrja Guga që “vijoni me komunikimin…”.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Shkëlqim Allkaj, drejtor në Ministrinë e Arsimit

Allkaj thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë ‘Klea Ramën”. Sipas tij, “sa i përket identifikimit të znj.Klea Rama, Jam informuar nga vv.Ministria e cila kishte komunikime me të, si edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, se ishte e afërme e Kryeministrit dhe nuk kam qënë në pozita për të kërkuar e verifikuar identitetin e saj, pasi nuk më kërkohej një gjë e tillë”.

Skema zbret në Drejtoritë Arsimore

Pas miratimit të “lejes” nga ana e titullarëve të Ministrisë së Arsimit, një specialiste e këtij institucioni vihet në kontakt me strukturat e varësisë.

Rezarta Alla, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, ka deklaruar në prokurorinë e Tiranës se është njohur me projektin e “Klea Ramës” në 18 shtator 2023, nga një e-mail i ardhur prej Ministrisë së Arsimit.

Ai e-mail kishte subjekt: “Kërkesë e miratuar nga MAS dhe me porosi të drejtorit Allkaj, drejtorisë së përgjithshme të kordinoj me zonjën Klea Rama”.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Rezarta Alla, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (foto e marrë nga rrjete sociale)

Në përmbajtje të e-mail-it ishte “kërkesa e znj. Rama për plotësim formularësh nga maturantët e të gjitha shkollave për shprejen e interesin për projketin Let’s Talk About US (LTTUAUSA). Projekti synon informimin e maturantëve për studime, por edhe zhvillimin e aktiviteteve me fokus informimin. Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit dhe drejtohet nga zyra DYCD, NY…”.

Rreth 10 ditë më pas, “Klea Rama” u dërgon një tjetër e-mail drejtuesve të lartë të Arsimit, ku i falenderon për shpërndarjen e formularëve në gjimnazet e Shqipërisë. “Klea” e realizoi me sukses fazën e parë të misionit. Skema kaloi në fazën e dytë.

Lamaj: Projekti i mbesës së Edi Ramës

Valentina Lamaj është mësuese anglishteje në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë dhe rezulton “koordinatore” e projektit të “Klea Ramës”. Ajo deklaroi në prokurori se është caktuar në këtë pozicion nga drejtoresha e shkollës, Klotilda Jaupi.

Sipas drejtoreshës, “këtë projekt e inicionte mbesa e Kryeministrit dhe do të përzgjidheshin kordinatorët për çdo shkollë. Qëllimi i projektit ishte për të dërguar për udhëtim nxënës në SHBA. Nxënësit pjesëmarrës do të ishin maturantë dhe me mesatare mbi 8”.

Lamaj deklaron se u ngrit rrjeti i mësuesve koordinatorë në të gjithë gjimnazet e Tiranës. Para festës së Vitit të Ri 2023 u është kërkuar nxënësve pjesëmarrës në projekt që të krijonin tre tema të ndryshme. Ata do të konkuronin fillimisht brenda shkollës dhe më tej mes shkollave të tjera.

Vlerësimi i projekteve të përgatitur nga nxënësit u krye nga një komision prej 7 anëtarësh, si edhe të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, zyrave vendore, drejtorë shkollash, e të tjerë.

Mësuese Lamaj vijon më tej, duke deklaruar se: “Janë përzgjedhur projektet fituese rreth muajit Shkurt 2024, ku shkolla e saj doli e para dhe në vendin e dytë dhe të tretë doli shkolla “16 shtatori“ në Shijak. Të gjitha këto aktivitetet janë shpërndarë edhe nga shkollat në faqet e tyre”.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Pjesë nga komunikimet e “Klea Rama” me drejtorë të zyrave arsimore vendore

Pas mbarimit të vlerësimit të projektit, “Klea” u ka dërguar çertifikata mësuseve që ishin pjesë e komisionit të vlerësimit dhe rivlerësimit. Këto çertifikata gjithesecili i ka marre çdo mësues. “Nuk kujtoj nëse nxënësve fitues i janë dhënë çertifikata, por di vetëm se është bërë një festë nga Drejtoresha e shkollës dhe ky event është publikuar në faqen e internetit”, thotë më tej Valentina Lamaj.

Gjurmë kudo, zero fytyrë

Për më shumë se një vit, “Klea Rama”, emri i vërtetë i të cilit u zbulua se ishte Ermes Hoxhalli, u tall dhe tërhoqi për hundësh të gjithë sistemin arsimor. Çertifikatat me emrin e “Kleas”, të shoqëruara me nënshkrimin e zyrtares së ambasadës amerikane, Amanda R., tashmë gjendeshin në thuajse të gjithë gjimnazet e Shqipërisë.

Diku nga fundi i Shkurtit 2024, gjatë një takimi rutinor me Zyrën Arsimore të Vlorës, shërbimet e ambasadës vihen në dijeni për këtë projekt dhe për përdorimin e kredencialeve të zyrtares amerikane. Këtu nis “furtuna”. Amanda kallëzon në Prokurorinë e Tiranës falsifikimin e firmës së saj.

Prokuroria nis hetimin, por fillimisht situata ishte disi “në ajër”. Asnjë prej aktorëve të përfshirë në projektin “Let’s Talk About US 2023-2024”, që nga titullarët e Ministrisë së Arsimit e deri në strukturat vartëse në rrethe, nuk e njihte “Klea Ramën”.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Këngëtarja Gracie Adams, foto e të cilës gjendej në profilin e “Klea Rama”

Askush nuk e kishte takuar personalisht. Gjithçka ishte zhvilluar nëpërmjet komunikimeve me aplikacionin “whatsapp” dhe me rrjete sociale, në të cilat “Klea” përdorte në profilin “e saj” foton e këngëtares së njohur ndërkombëtare, Gracie Abrams.

Gabimi i “Kleas”

Ndërkohë që prokurorja Eloida Goxhi kishte nisur serinë e pyetjeve të zyrtarëve arsimorë për të identifikuar personin që kishte ngritur skemën e falsifikimit, në adresë të drejtoreshës së Zyrës Arsimore të Lezhës, Antoneta Suta, një person, i identifikuar si Ermes Hoxhalli, dorëzon kërkesën për një projekt artistik.

Ai e prezanton veten si student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe se kontaktin e drejtoreshës ia kishte dhënë një mikesha e tij, “Klea Rama”.

Sinjalet e hetimit u ndezën. Ermes Hoxhalli rezultonte personi i parë që mund të identifikonte “Klea Ramën”.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Pjesë nga komunikimet e “Klea Rama” me zyrtarë arsimorë

Hoxhalli u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës dhe deklaroi se nuk e njihte “Klean”, por kishte pasur kontakte telefonike dhe në rrjete sociale me të. Ermesi 21-vjeçar deklaroi se, duke pasur disa aftësi të mira teknologjike, kishte kryer disa shërbime për “Klean”, kryesisht në përpunim fotosh, hartim çertifikatash, e të tjerë.

Prokuroria nuk u bind shumë nga këto deklarime dhe urdhëroi ekspertimin e pajisjeve elektronike të Hoxhallit, dy telefona dhe një lap-top.

Dosja hetimore/ Si u vu në dispozicion i gjithë sistemi arsimor

Në foto: Ermes Hoxhalli, alias “Klea Rama”

Ekspertiza zbuloi një “thesar” për hetimin. Në telefonat e djaloshit u gjendësh shumë të mëdha, foto e materiale, të cilat, sipas prokurorisë, provuan katërcipërisht se Ermes Hoxhalli ishte “Klea Rama”.

Hoxhalli i ka mohuar akuzat e prokurorisë, duke deklaruar se ai thjesht ka qenë në shërbim të “Klea Ramës”. Megjithatë, shumë të dhëna duket se e lidhin atë plotësisht me identitetin e rremë “Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama”. /Boldnews.al

Në foto: Logo në rrjete sociale i projektit “Let’s T

Ish e dashura e reperit Majk bie pre e hajdutëve, modeles shqiptare i vjedhin 50 MIJË euro çanta!

Modelja e njohur nga Kosova, Majlinda Zeka ka rënë pre e grabitësve.

Mediat në Kosovë raportojnë se hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të saj ku kanë marrë disa sende me vlerë, kryesisht çanta luksoze.

Majlinda Zeka është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Siç raporton “Gazeta Sinjali”, Zeka ka deklaruar në polici se hajdutët ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.

Policia raportohet se ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave, menjëherë pas denoncimit.

Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” thotë se i dashuri “e trαd▪︎hëtonte me një m ashkuΙΙ”: I kapa fotot

E ftuar në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurentja e Përputhen Saide Buzi. Saidja njihet nga programi i dashurisë ku u njoh me Gertin dhe finalizuan dashurinë e tyre në program.

Pas një kohe që çifti bashkëjetoi me njëri-tjetrin u krijuan konflikte që çuan në ndarjen e tyre. Gerti ka hedhur akuza të rënda për tradhëti nga ana e Saides ndërsa kjo e fundit ka reaguar më vonë duke u shprehur që është keqtrajtuar nga Gerti dhe nëna e tij.

Së fundmi në “Top Channel” ajo ka treguar se ish-i fejuari i saj përveç dhunës ai e ka tradhtuar me një mashkull tjetër, gjë të cilën ish-konkurentja e konfirmon pasi ka parë mesazhet e tij me një mashkull tjetër.

“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.

VIDEO/ Panik në Firenze, lojtari i Fiorentinës rrëzohet papritur në fushë, ndërpritet ndeshja me Interin

Moment frike në ndeshjen e Serie A. Takimi mes Fiorentinës dhe Interit (Në Stadio Artemio Franchi) është ndërprerë në minutën e 18-të, pasi një lojtar i skuadrës violë është rrëzuar papritur në fushë.

Bëhet fjalë për Edoardo Bove, i cili u transportua me ambulancë në spital, ndërsa futbollistët u larguan nga fusha të përlotur.

Për momentin mungon ende një vendim zyrtar sa i takon rifillimit të takimit, ndërsa në orët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes shëndetësore të futbollistit.

(J.S/BalkanWeb)

“Ndërron j.etë Kledi Kadiu”, mediat italiane shpallin të ν▪︎ekυr balerinin shqiptar (REAGIMI)

Një gazetë italiane ka shkruar ditën e sotme se balerini i njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu, ka ndërruar jetë. Në fakt ky është një lajm i rremë pasi vetë balerini ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, është titulli që një media në Itali i ka vendosur artikullit të vet.

Teksa Kadiu ka publikuar këtë në “Instastory”, krahas shkruan:

“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mediat në Itali e kanë bërë të vdekur balerinin e njohur. Në maj të vitit 2023 qarkulluan në rrjet lajmet se ai kishte ndërruar jetë.

Në atë kohë, Kadiu bëri një reagim të ashpër ku thoshte ‘se çdo gjë ishte bërë për disa klikime’ dhe se ‘kjo gjë është e trishtë’.