Acari do mbulojë vendin! Sinoptikanët bëjnë paralajmërimin e ‘bujshëm’: Muaji dhjetor nis me..

Dimri vjen zyrtarisht. Reshjet intensive të shiut që përfshinë të gjithë vendin këtë të premte, ndërpriten duke ia lënë vendin në fundjavë temperaturave të ulëta.

“Presim depërtimin e një mase më të ftohtë, që vjen nga verilindja, duke na sjellë të shtunën rënie të ndjeshme të temperaturave me 5 apo 6 gradë.

E shtuna dhe e diela do të ketë reshje dëbore në të gjithë zonën malore, kryesisht pjesa verilindjes. Shënohen – dhe -2 zonat malore me temperatura maksimale 14 dhe 15. Starton dhjetori si një dimër e vërtetë”, tha meteorologia Lajda Porja.

Ulja e temperaturave nen zero pritet të sjellë problematika me ngricat në akset e zonave malore.

“Prezenca e lagështirës do të shkaktojë probleme edhe në fillimin e javës meqenëse ka ndërprerje të reshjeve me ngricat në akset rrugore.

Zbresin temperatura zero. E hëna të sjellë ndërprerje të reshjeve. Nuk do të zgjasë shumë”, u shpreh Porja.

Sipas sinoptikanëve 15-ditëshi u parë i dhjetorit do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura më të ulëta, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

“2 ditë reshje, tre ditë pa reshje, do t’i kemi herë pas here prezente. Do të jetë dhjetor i ngjashëm me vlerat normale, duke qenë se në fund të shtatorit ka startuar fenomeni laninja që është e kundërta e elninjos.

Një pjesë e globit do të përjetojnë temperatura të acarta dhe një pjesë temperatura normale”, tha ajo.

Parashikohet që i gjithë dimri në territorin shqiptar të jetë më i ftohtë, se ai i vitit të kaluar.

“Po të dua b ëj s▪︎ ks edhe me ρesë d jem”/ Çfarë ndodhi mes Xhenetës dhe Drilonit? (Video)

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mesa duket është përherë e nxehtë nga debatet. Dy banorët e Big Brother VIP Kosova Xheneta dhe Driloni kanë pasur një debat mes njëri-tjetrit.

Xheneta i ka thënë Drilonit se ai nuk di gjë tjetër, vetëm të flas për puthjet e saj.

“Ti flet vetëm për puthjet e mia që janë shumë normale, unë edhe me pesë djem nëse puthem, është e drejta ime të puthem, nëse me pesë djem dua të bëjë seks, është e drejta ime”, është shprehur ajo.

Pas kësaj deklarate të Xhenetës, i menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi i Drilonit.

“Ti nuk po më kupton që nuk dua të bëjë gjëra të tilla”, është shprehur ai.

Për më tepër rreth debatit ndiqni videon në vijim:

https://youtu.be/Zei7_xXehEM

Ρanik në qendër të Como-s në Itali, i riu shqiptar haρ zjarr në sheshin kryesor!

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e premte 29 nëntor, Policia italiane, ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë, banues në Montano Lucino, pasi ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin kryesor.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe shoku i tij, po ashtu shqiptar, 19 vjeç.

Oficerët gjetën menjëherë një pistoletë bosh në një lulishte pak metra larg sheshit.

20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona dhe 19-vjeçari për mungesë dokumenti identifikimi.

Me lot në sy, Lala zbulon bisedën me babain e Martin Canit: Më kërkoi të organizonte dasmën e … (Video)

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në ngjarjen ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani te shkolla “Fan Noli” janë përfshirë në konflikt 3 minorenë.

Në studion e “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News, ajo u shpreh se ka parë pamjet filmike që disponon policia dhe rezulton se autori i krimit, dhe që mban edhe thikën në dorë është një dhe i vetëm

Sipas saj, nuk ka autor të dytë të përfshirë në ngjarjen tragjike, por megjithatë Lala thotë se reagimet e policisë dhe ministrit të Brendshëm ndaj mediave, nuk është gjuha që duhet përdorur.

E emocionuar dhe mes lotëve, ajo tregon edhe bisedën prekëse që ka patur me Engjëll Canin, babanë e 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari, 200 m larg ambienteve të shkollës në kryeqytet.

“Kam parë pamjet, policia ka vendosur të mos i publikojë. Ishte një ngjarje tronditëse, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, djalë i jashtëzakonshëm, futbollist premtues, njoh familjen e tij.

Kam patur një bisedë me Engjëll Canin, mes lotësh më tha do ma lësh mua të organizoj dasmën e vajzave të tua, se dasmën e Martinit nuk e organizoj dot më.

Nuk dua të lëndoj askënd. Janë dy grupime të miturish, Martini me Luisin dhe një shok tjetër, në anën tjetër autori me një shokune tij. Rezultojnë të përfshirë 3 persona.

I vetmi në ato pamje që shfaqet me thikë në dorë është autori i dyshuar që është në masën arrest me burg. Nuk ka të dytë. Mund të ketë fëmijë që janë shtyrë.

Nuk pajtohem me gjuhën e përdorur nga policia dhe ministri i Brendshëm, por as me gjuhën e mediave. Ajo që unë kam parë në pamje të parë, janë disa persona të përfshirë,

por vetëm një autor të dyshuar deri në këto momente. Mungon akti final i ekspertimit për gjuhët e gjakut në thikë”, tha ajo.

Sa para marrin banorët për qëndrimin brenda shtëpisë së BBVK? Nuk përmbahet konkurenti, tregon prapaskenat

Prej kohësh është përfolur se banorët e reality show-t të njohur BBVK marrin pagesë për qëndrimin e tyre në shtëpi.

Tani, kjo është konfirmuar nga një prej tyre.

Gjatë një bisede, Xuxi ka zbuluar detaje mbi pagesën që merr për pjesëmarrjen e tij.

Sipas tij, shuma arrin në 600 euro për një javë qëndrimi.

“Nuk është keq, 600 euro për 7 ditë,” u shpreh ai me humor, duke nxitur reagime nga bashkëbanorët dhe publiku.

Ky detaj ka shtuar kureshtjen e ndjekësve për përfitimet e banorëve në këtë format televiziv.

Shkëlqeu me dopietë dhe asist në Angli, shikoni festën speciale të talentit shqiptar me tifozët (Video)

Anis Mehmeti ka shpërthyer sot në Angli. Sulmuesi shqiptar i mahniti të gjithë në sfidën kundër Plajmuth, pasi ishte ai që solli golat e rezultatin 3-0 për Bristol Sitin.

Mehmeti asistoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 57-të.

Më pas kishte rezervuar dy gola personal, që erdhën respektivisht në minutën e 62-të dhe 70-të. Festa po ashtu ishte e veçantë para tifozëve të tij.

23-vjeçari shkon kështu në kuotën e gjashtë golave në kampionat. Mehmeti po bën mjaft mirë me Bristol Sitin, teksa janë luajtur 18 javë kampionat në Championship.

Në fund një festë speciale nga Anis Mehmeti me tifozët. Talenti shqiptar nuk nguroi për të nxjerrë telefonin gjatë festës, duke regjistruar një video selfie. Për më tepër shikoni pamjet:

https://twitter.com/BristolCity/status/1862912436816199877?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1862912436816199877%7Ctwgr%5E708fe79f2a5dd1385216d285e133b0783c921e1e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fshkelqeu-me-dopiete-dhe-asist-ne-angli-shikoni-festen-speciale-te-talentit-shqiptar-me-tifozet-video%2F

Taekwondo/ Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri fitojnë medalje ari në Kampionatin Ballkanik

Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri i dhuruan të tjera medalje ari Shqipërisë në taekwondo.

Në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Rumani, me pjesëmarrjen e rreth 460 sportistëve, Ernest Merdanaj shkëlqeu në të 3 ndeshjet e tij në peshën deri 58 kilogramë.

Fillimisht përballë kundërshtarit nga Serbia, më pas ndaj sportistit nga Turqia dhe në finale mundi sportistin nga Kosova, duke u kurorëzuar me titullin Kampion i Ballkanit.

Në bazë të pikëve të grumbulluara dhe ndeshjeve me nivel të lartë, Ernest Merdanaj u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit.

Në rang moshash, Shqipëria fitoi gjithashtu medalje ari në Ballkanik edhe me Ibrahim Hidrin, i cili dominoi në kategorinë junior për peshat -78 kg.

Bilanci total i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondosë ishte me 10 medalje të fituara: 2 të arta, 2 të argjendta dhe 6 të bronzta.

Horoskopi mujor nga Paolo Fox, Dhjetor 2024

Le të shohim se si do të shkojnë gjërat, shenjë për shenjë, sipas pasqyrës zodiakale që përmban horoskopi i Paolo Fox për dhjetorin 2024

Ky është muaji i dedikuar festave, takimeve me familjen, qëndrimit me miqtë, shkëmbimit të dhuratave dhe vëmendjes së dedikuar.

Dashi

Në dashuri, yjet premtojnë takime të papritura për beqarët. Ata që janë në çift do të përjetojnë momente të mëdha afërsie, por mund të ketë edhe ndonjë debat nëse nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme komunikimit. Në punë, do të jesh shumë i motivuar dhe mund të fitosh njohje të rëndësishme. Megjithatë, shmang teprimin për të mos lodhur energjinë tënde. Shëndeti do të jetë i mirë, por është e rëndësishme të gjesh kohë për t’u relaksuar dhe për t’u kujdesur për veten.

Demi

Dhjetori do të jetë një muaj reflektimi dhe nostalgjie. Yjet të ftojnë të rishikosh situatën tënde dhe të heqësh dorë nga gjërat që nuk të shërbejnë më. Në dashuri, mund të ndjesh nevojën për të sqaruar situata të paqarta. Është momenti i duhur për të folur hapur me partnerin ose për të vlerësuar atë që dëshiron me të vërtetë. Në punë, do të kesh mundësi të përfundosh projekte të rëndësishme, por shmang marrjen e vendimeve të nxituara, sidomos nga fundi i muajit.

Binjakët

Dhjetori do të jetë një muaj i mbushur me lëvizje dhe ndryshime. Yjet janë në favorin tënd, duke sjellë risi dhe energji pozitive në jetën tënde të përditshme. Në dashuri, do të jesh tërheqës dhe komunikues. Përfito nga kjo energji për të forcuar marrëdhëniet ose për të njohur njerëz të rinj që mund të pasurojnë zemrën tënde. Në punë, idetë e tua të shkëlqyera do të vlerësohen nga kolegët dhe eprorët. Ky është një moment i shkëlqyer për të propozuar projekte të reja ose për të eksploruar mundësi të tjera.

Gaforrja

Dhjetori do të jetë një muaj rinovimi. Yjet të inkurajojnë të mbyllësh kapituj të vjetër dhe të përgatitesh për fillime të reja. Në dashuri, mund të përjetosh momente të mëdha romantike, por duhet të shmangësh qëndrimin në të kaluarën: e ardhmja ka shumë për të të ofruar. Në punë, ky muaj mund të sjellë sfida të reja. Përballu me besim, por mos ngurro të kërkosh ndihmë nëse është e nevojshme. Shëndeti yt do të ndikohet nga emocionet, prandaj gjej momente qetësie për të balancuar mendjen dhe trupin.

Luani

Dhjetori do të jetë një muaj triumfi për Luanët. Yjet do të të shtyjnë të shkëlqesh në çdo fushë të jetës. Në dashuri, do të jesh pasionant dhe magnetik. Beqarët do të kenë shumë mundësi, ndërsa ata që janë në çift do të përjetojnë momente intensive dhe emocionuese. Në punë, do të jesh i vendosur dhe ambicioz. Ky është momenti perfekt për të treguar aftësitë e tua dhe për të synuar lart. Shëndeti do të jetë i fortë, por shmang teprimin, sidomos gjatë festave. Pak moderim do të të ndihmojë të mbash formën.

Virgjëresha

Dhjetori do të jetë një muaj ekuilibri për Virgjëreshat. Yjet të nxisin të gjesh harmoni mes punës, familjes dhe kohës së lirë. Në dashuri, mund të ndihesh më introspektiv. Dediko kohë dialogut me partnerin ose reflekto mbi nevojat e tua emocionale. Në punë, do të kesh mundësi të tregosh aftësitë e tua organizative. Është një muaj pozitiv për të përfunduar projekte dhe për t’u përgatitur për vitin e ri. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, por kushto vëmendje shenjave të lodhjes. Pushimet rigjeneruese do të jenë të dobishme.

Peshorja

Dhjetori do të jetë një muaj kreativ dhe frymëzues për Peshoret. Yjet favorizojnë aftësitë e tua për t’u shprehur. Në dashuri, dialogu do të jetë thelbësor. Hapja e sinqertë ndaj partnerit ose përdorimi i aftësive të tua komunikuese për të njohur njerëz të rinj do të jetë vendimtar. Në punë, mund të marrësh propozime interesante. Vlerësoji me kujdes dhe mos ki frikë të dalësh nga zona e rehatisë. Shëndeti do të jetë i mirë, por përpiqu të mbash një rutinë të rregullt pavarësisht angazhimeve festive.

Akrepi

Dhjetori do të jetë një muaj transformimi për Akrepat. Yjet të nxisin të lësh pas atë që nuk të shërben më, duke hapur rrugën për fillime të reja. Në dashuri, mund të përjetosh momente intensive. Bëhu i hapur ndaj ndryshimit dhe mos ki frikë të shprehësh ndjenjat e tua. Në punë, do të kesh mundësi të tregosh talentin tënd. Kujdes, mos ji shumë kritik me veten. Shëndeti do të përmirësohet. Dediko kohë për veten dhe për aktivitete që të sjellin kënaqësi.

Shigjetari

Dhjetori do të jetë një muaj zgjerimi për Shigjetarët. Yjet të shtyjnë të shohësh përtej dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Në dashuri, entuziazmi yt do të jetë ngjitës. Përfito nga kjo energji për të forcuar lidhjet ose për të njohur njerëz të rinj. Në punë, mund të marrësh vlerësime për përpjekjet e tua. Është një moment i mirë për të planifikuar objektiva afatgjata. Shëndeti do të jetë i shkëlqyer, por mos e neglizho pushimin. Pak moderim do të të ndihmojë të ruash energjinë.

Bricjapi

Dhjetori do të jetë një muaj introspeksioni për Bricjapët. Yjet të ftojnë të reflektosh mbi arritjet e tua dhe të planifikosh të ardhmen. Në dashuri, mund të ndihesh më i tërhequr. Dediko kohë për të ndërtuar lidhje të thella dhe autentike. Në punë, do të jesh shumë i përqendruar dhe i vendosur. Ky është momenti ideal për të përfunduar projekte të rëndësishme. Shëndeti do të kërkojë vëmendje. Balanco angazhimet me momente relaksi për të shmangur stresin.

Ujori

Për Ujorët, dhjetori do të jetë një muaj lidhjesh sociale. Yjet favorizojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Në dashuri, mund të përjetosh momente të mëdha harmonie me partnerin ose të njohësh njerëz tërheqës. Përfito nga kjo periudhë për t’u hapur në dialog. Në punë, do të kesh mundësi të zgjerosh rrjetin tënd të kontakteve. Mos hezito të propozosh ide dhe projekte të reja. Shëndeti do të jetë i mirë, por përpiqu të mbash një stil jetese të balancuar, duke i dhënë rëndësi lëvizjes dhe relaksimit.

Peshqit

Dhjetori do të jetë një muaj ëndrrash dhe frymëzimi për Peshqit. Yjet të shtyjnë të ndjekësh instinktin tënd dhe të kultivosh talentet e tua. Në dashuri, do të jesh veçanërisht romantik dhe i ndjeshëm. Përfito nga kjo energji për të forcuar lidhjet ose për të përjetuar emocione të reja. Në punë, mund të kesh ide brilante. Ndiq intuitën tënde, por kushto vëmendje detajeve për të shmangur gabimet.