Mediat greke i bëjnë jehonë marrëveshjes sekrete mes Tiranës dhe Athinës: A takohen Rama dhe Mitsotakis të enjten?

Edhe mediat e tjera greke i kanë bërë jehonë lajmit të marrëveshjes ‘sekrete’ mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ndonëse kjo marrëveshje është shoqëruar me mungesë transparence nga pala shqiptare, lajmi u bë me dije dy ditë para se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të vizitojë Tiranën të enjten për të marrë pjesë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Nga qeveria shqiptare nuk ka ende ndonjë axhendë apo njoftim zyrtar për një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek. Madje, ishin po mediat greke ata të cilat njoftuan se Mitsotakis me 5 ministra do të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Ndonëse mediat nga shteti fqinj nuk kanë nxjerrë më shumë detaje nga kjo marrëveshje, vendimi i qeverisë shqiptare për ta mbajtur diskrete atë ngre disa shqetësime.

Duke iu referuar artikullit të Kathimerinit, mediat e tjera greke kanë përmbledhur thukët pikat e dakordësuara të marrëveshjes.

Sipas tyre, ajo parashikon:

1. Vetëpërcaktim më të lehtë për Minoritetin Grek: Nuk kërkohet më dorëzimi i dokumenteve të gjendjes civile për të provuar përkatësinë në pakicë. Vetëpërcaktimi duhet të pranohet brenda 30 ditësh dhe hiqen procedurat komplekse të verifikimit nga autoritetet shqiptare.

2. Gjuha dhe përfaqësimi: Për herë të parë, përveç kriterit të 20% të popullsisë për përdorimin e gjuhës, pranohet edhe ekzistenca e historisë tradicionale të pakicës në një zonë si bazë për këtë të drejtë.

3. Monitorimi ndërkombëtar dhe grek: Implementimi i dispozitave do të monitorohet nga OSBE-ja, Komisioni Evropian dhe Ambasada Greke në Tiranë.

Ndërkohë çështje të tjera dypalëshe për të cilat qeveritë kanë rënë dakord janë dhe:

• Bashkëpunim për varrezat ushtarake greke në Shqipëri.

• Përpjekje për zgjidhjen e kufijve detarë dhe të pronave të Minoritetit Grek.

• Zbatimi i marrëveshjes për votimin me postë për Minoritetin Grek që jeton jashtë.

Marrëdhënia e Ramës me Mitsotakisin, ka kaluar në disa spirale këto vitet e fundit.

Pas çështjes “Beleri”, që u kthye në një zanafillë përplasjeje mes Athinës e Tiranës, për Ramën mungoi një ftesë nga kryeministri grek në një darkë që ai organizoi në Selanik me liderët e Ballkanit.

Në 12 maj të vitit të shkuar, kur kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Athinë me emigrantët, në një fjalim me shpotitje ai pati edhe një mesazh për homologun e tij grek ku zgjodhi t’i dërgonte ‘të fala’ me një vjershë në greqisht të Fan Nolit.

“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve: duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi. Mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë.”

Ndërsa e enjtja është vetëm disa orë larg, mbetet për t’u parë nëse do ketë një takim mes dy kryeministrave.

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se 5 mijë euro!

Mediat gjermane kanë raportuar se pas një viti e parkuar në zonën e aeroportit të Berlinit makina është lëvizur nga autoritetet, por tarifa e parkimit për të ka kaluar shifrën e 200 mijë eurove. Golfi kishte zënë një vend në zonën e parkimit afatshkurtër të aeroportit që nga janari i vitit 2024.

Pavarësisht se dhjetë minutat e para të parkimit janë falas, tarifa orare është shumë e lartë, 23 euro për orë, çka ka çuar në këtë shumë marramendëse.

Pavarësisht se shumë palë të interesuara, përfshirë menaxhimin e aeroportit, APCOA Deutschland GmbH (kompania menaxhuese e parkimit), policinë lokale dhe zyrën e rrethit lokal ishin njoftuar për situatën, askush nuk mori përgjegjësi për automjetin e braktisur. Automjeti qëndroi i palëvizur në një vend të rëndësishëm, përballë ndërtesës së terminalit.

Në mëngjesin e datës 28 janar 2025, rreth orës 10:45, automjeti është larguar.

Ndërkohë, identiteti i pronarit të makinës mbetet ende i panjohur dhe ka spekulime se mjeti mund të ketë qenë i vjedhur, pasi targa që po hetohet nuk përputhet me Golf-in.

Bernardi rri het nga djemtë e “Rrugës Bardhyl”? Reagon ish-banori i BBV: Ja si qëndron e vërteta

Ish-banori i Bog Brother VIP Albania, Bernard Hulme, bëri një rrëfim të papritur teksa ishte ende pjesë e spektaklit.

Ai zbuloi për herë të parë se është homoseksual, rrëfim që erdhi pak ditë pasi zbuloi se është baba i dy vajzave, dhe i divorcuar nga ish-gruaja.

Pas rrëfimit të tij, dhe pas eliminimit të tij nga Big Brother, në mediat sociale ka qarkulluar një lajm se Bernardi është dhunuar nga disa persona në Tiranë.

“Rrihet nga çunat e Rrugës Bardhyl Bernardi! Duket se djemte e kësaj lagjeje se kanë kapërdirë lehtë deklarimin e tij në Big- Brother“, thuhej në postim.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bernardit, i cili e mohon një gjë të tillë.

“Flini rehat se një nështetasi Britanik vetëm ju rruani ato që paskeni kaq shumë qejf përpara se të mbyllen kufijtë e ti thoni botës na fal për injorancën e theksuar. Më mirë një BURR gay sesa njo BUR pa palce kurrizore. Di të them një BURRI në krevat mos ju futni se do ju kafshoj ndonjë gjarpër. Thën kjo, mbase atë gjë keni qejf meqë s’e hiqkeni dot nga goja.

Por nuk ju ndihmoj dot kam një takim në Ministrinë e Drejtësisë për pak në lidhje me pedofilat e lagjes. Thërras BURRAT e lagjes të mbrojnë femijët e të ardhmes dhe të drejtat e çdo njeriu. Dhe një korrigjim, unë skam jetu na i herë tek rruga Bardhyl. Ta gëzosh llogarinë e Instagramit edhe për nja 48 orë tjera”, përfundon postimi i tij.

Momenti më i rrezikshëm në histori: Ora e Fundit të Botës i afrohet mesnatës me një sekondë më shumë

Ora e shkatërrimit që parashikon se sa pranë zhdukjes është njerëzimi, këtë vit është ndalur me 89 sekonda në mesnatë.

Vitin e shkuar, ora e njohur si “Doomsday Clock” u ndal në 90 sekonda ku si arsye për këtë ishin konfliktet luftarake në Ukrainë, Izrael, Gaza dhe tensioneve mes Kinës e Tajvanit.

Rizgjedhja e disa figurave kontroversiale këtë vit mund të ketë ndikuar në rezultat pasi Donald Trump, Vladimir Putin, Narendra Modi dhe Nicolas Maduro janë rikthyer në detyrë.

Vitet e fundit, ndryshimet klimatike kanë qenë shkaktare në lëvizjen përpara të akrepave e sidomos me zjarret katastrofike në Kaliforni dhe stuhive të fuqishme që kanë lënë mijëra njerëz pa shtëpi.

Këtë vit, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë cilësoi përshkallëzimin nuklear, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet biologjike si virusi Covid dhe gripi Avian si arsye kryesore. Në deklaratë u përfshinë edhe teknologjia e Inteligjencës Artificiale, përhapja e keqinformimit dhe teorive konspirative si faktorë  kryesorë që ndikojnë ndryshimin.

“Me vendosjen e orës një sekondë më afër mesnatës, ne dërgojmë një sinjal të qartë: duke qenë se bota është tashmë shumë pranë rënies, lëvizja e një sekonde të vetme duhet të merret si tregues i rrezikut ekstrem dhe një paralajmërimi të pagabueshëm se çdo sekondë vonesë në kthimin pas rrit  probabilitetin e katastrofës botërore”, deklaroi Juan Manuel Santos.

Vitin që lamë pas, Rachel Bronson, presidente dhe CEO e Buletinit tha për Metro: “Çdo vit ne bëjmë dy  pyetje. Është njerëzimi më i sigurt apo në rrezik më të madh këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar? Dhe është njerëzimi më i sigurt apo në rrezik më të madh krahasuar me 75 vitet e shkuara?”

Disa vite, akrepat nuk lëvizin duke treguar se situata botërore ka mbetur e njëjta.

Në vitin 2020, ajo u vendos në 100 sekonda në mesnatë dhe mbeti e tillë për 3 vitet që pasuan.

Në vitin 1991, akrepat lëvizën pas sepse mbaroi Lufta e Ftohtë dhe SHBA e Rusia firmosën Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike.

E sulmuan për foton me Linda Ramën, Demalia: Është për të vënë duart në kokë, jemi kushërinj

Analisti i njohur Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij me Linda Ramën në një event të përbashkët.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ai u shpreh se me Linda Ramën kanë lidhje familjare dhe se janë kushërinj dhe se ishin takuar në atë darkë pas më shumë se 50 vitesh.

Ai tha se pas kësaj fotoje ka marrë shumë sulme kryesisht nga njerëz të politikës duke e cilësuar “si komunist” apo etiketime të tjerë, pa ditur në fakt se ata janë kushërinj.

“Fatkeqësisht shoqëria jonë është e pakultivuar dhe e paetikë dhe ka një gjuhë urrejtjeje të pajustifikueshme. E para njerëzit nuk e dinë që unë me bashkëshorten e kryeministrit nuk e dinë që kam një raport familjar, nga ana e nënës, jemi kushërinj. Unë po ju them që zonjën Linda Rama mund të kisha 50 vjet pa e parë dhe pa folur. Ishte një takim dhe kur më pa erdhi më takoi, më përqafoi, filluam të diskutojmë, ‘mami të kujton përherë’… se mamaja ime ka qenë si një shtëpi me ta.

Pastaj filluan interpretimet, ‘ky qenka komunist’… dhe gazetat, nuk i jap rëndësi fare, por kur merret dhe një parti me një gjuhë rrugaçërore, që të hysh deri në banalitete… dhe kur i përdor një femër është për të vënë duart në kokë. Kanë një fantazi të shthurur që u vjen nga urrejtja, nga komplekset e inferioritetit, por kjo gjuhë urrejtje duhet të marrë fund. Unë them që duhen injoruar, por dhe injorimi u jep këtyre avantazh për këtë llum, për këtë makineri llumi që plas në portalet e partive apo në rrjetet sociale. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm që hidh baltë që të bëhemi të gjithë me baltë”, u shpreh ai.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 30 Janar 2025

Dashi

Gjatë kësaj të enjteje mund të ndiheni nën presion. Është një periudhë e cila do ju bëjë që të ndiheni të tensionuar për shkak të ngarkesës së gjërave me të cilat do të përballeni. Kjo është një periudhë gjatë së cilës nuk do të mungojnë mundësitë. Lidhjet sentimentale dhe miqësitë do të jenë në plan të parë.

Demi

Nëse po prisni me padurim një përgjigje në punë, brenda fundit të muajit, do e merrni. Çiftet e konsoliduara do të jenë me shumë fat. Do të jetë një periudhë e rëndësishme edhe për të kuptuar nëse duhet ta zyrtarizoni lidhjen tuaj. Parashikohet që të keni ndonjë problem shëndetësor.

Binjakët

Po rigjeni dëshirën tuaj për të vepruar dhe do të ndiheni të mbushur me energji. Kush ka ngecur në çështje burokratike, do të ketë mundësi rikuperimi. Dashuria do të jetë në plan të parë, duke ju bërë që të përjetoni emocione të bukura.

Gaforrja

Qysh prej së mërkurës keni ndjerë brenda vetes një ankth në rritje. Kjo gjë vlen sidomos për gjithë ata që kanë nisur një histori të re dashurie ose kanë ndryshuar punë. Ndiheni të lodhur, pasi ka diçka që ju mundon. Keni shumë gjëra për të bërë dhe keni nevojë që të përqendroheni. Dashuria gjatë kësaj të enjteje do të jetë nën presion.

Luani

Do të jeni shumë përzgjedhës në këtë moment, duke kërkuar maksimumin. Megjithatë ka ardhur momenti që të kënaqeni. Dashuria ka qenë konfliktuale kohëve të fundit, ndaj ka ardhur momenti për të menduar për një ndryshim. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për formën fizike.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë shumë interesante, në raport me ato që keni lënë pas. Çiftet të cilat kanë kohë që janë bashkë, duhet të mundohen që të relaksohen më shumë. Do të hasni në persona të cilët po mundohen që të pengojnë projektet tuaja. Mbajini sytë hapur.

Peshorja

Gjatë kësaj dite dëshironi që të jeni të qetë, por nuk do ia arrini, pasi ka diçka që ju tensionon. Kjo pasi ndodheni në shoqërinë e njerëzve që ju heqin qetësinë. Shmangni përplasjet dhe polemikat dhe shtyni për më vonë diskutimet e rëndësishme.

Akrepi

Kjo e enjte do të ofrojë mundësi të shumta për tu kapur fluturimthi. Ka ardhur momenti që të kuptoni se si janë realisht gjërat. Këshillohet që të pushoni më shumë dhe të reflektoni lidhur me situatën ekonomike.

Shigjetari

E enjtja do të jetë e mbushur me përgjegjësi të mëdha. Nëse keni një aktivitet tuajin, personat që varen nga ju, do të kenë nevojë që t’iu rrini mbi kokë. Parashikohet një periudhë energjike sa i takon dashurisë, ku nuk do të mungojnë mundësitë.

Bricjapi

Dashuria nuk do të ndikohet nga qasjet negative, nëse është e konsoliduar dhe e fortë. Megjithatë duhet të prisni për një sqarim përfundimtar. Në raportet më pak të forta, do të ndjeni praninë e një personi që nuk është në lartësinë tuaj, shkruan noa.al. Parashikohet që të hidhni hapa të rëndësishëm sa i takon karrierës, por kini kujdes.

Ujori

Pavarësisht se humori nuk paraqitet i mirë, duhet të mundoheni që të përballeni me vendime konfliktuale me veten. Në këtë fazë të jetës doni të bëni shumë gjëra, por ka diçka që ju pengon. Hëna do të ofrojë mundësi të shumta, sidomos për ata që janë vetëm.

Peshqit

Parashikohet një ditë e mbushur me shumë mundësi. Në sferën sentimentale do të jeni më të fortë. Me gjasë mund të lindë ndonjë konflikt në punë ose në shtëpi, ndaj duhet të jeni të matur. Duhet të rishikoni disa role në sferën profesionale.

Ky reagim nuk pritej/Babai i Jozit i kthen përgjigje ‘krushkut’ të tij,ja cfarë ka për t’i thënë ai babait të Loredanës (Video)

E lidhur me këtë raport, reagoi babai I Loredanës duke i thënë se ata të dy të distancohen nga njëri- tjetri.

Ndërkohë sot, Jozi në Instagramin e tij postoi një video ku e publikon babain e loredanës duke i thënë se nuk ka asgjë për ti dhënë vajzës së tij përveç këngës “Zotëria juaj” nga Fisnikët.

Ky postim është bërë nga familjarët dhe menagjmenti I Jozit pasi tani është brenda në shtëpi, shkruan “Kosovarja”.

VIDEO

Përmirëson tretjen në 15 minuta! Nëse vuani nga gazrat dhe fryrja, pini tre gllënjka nga kjo pije

Funksionimi normal i sistemit tretës është një nga parakushtet për shëndetin e përgjithshëm dhe është një faktor kyç për funksionimin e organizmit në tërësi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje tretjes.

Gjegjësisht, një jetë e shpejtë, duke përfshirë një dietë të tillë, siguroi që problemet me jashtëqitje të bëheshin një nga problemet kryesore shëndetësore të një numri të madh njerëzish dhe një simptomë e epokës moderne.

Ne ju sjellim tre “ndihmës” që do të ndihmojnë në fillimin edhe të tretjes më kokëfortë.

1. Ujë të ngrohtë dhe limon

Shtrydhni një limon të plotë në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni. Ju gjithashtu mund ta konsumoni këtë pije si një masë parandaluese për të parandaluar dispepsi.

2. Vaj ulliri dhe limon

Gëlltisni një lugë vaj ulliri, opsionalisht të holluar me lëng limoni natyral. Ky ilaç shtëpiak për fillimin e tretjes është më mirë të konsumohet në mëngjes ose disa orë pas një vakti.

3. Sodë buke dhe ujë të vakët

Përzieni gjysmë luge të vogël sodë buke në një gotë me ujë të vakët. Ky ushqim është i njohur prej brezash si një aleat i tretjes së dobët, por është e rëndësishme të theksohet se duhet të përdorni vetëm sodë buke farmaceutike pa alumin, të cilën mund ta blini në farmaci.

Shënim: Receta nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga ulçera në stomak!

Këto këshilla janë të mirëseardhura kur tretja është aq e ngadaltë sa ka nevojë për ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhe për të mos ndezur dritën e kuqe të alarmit, mos harroni të përfshini në menunë tuaj ditore:

ujë

probiotikët

fruta dhe perime të pasura me fibra (fasule, karrota, brokoli, manaferrat, portokallet…)
drithërat e plota (elbi, oriz kaf, tërshërë…)

Dhe mos harroni të lëvizni, edhe nëse është vetëm një shëtitje dhjetë minuta nëpër lagje.

Çfarë ndodhi? Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në Bari: “Kemi pak …”/ Ρanik në ajër

Piloti vendosi të mos ulej në Tiranë për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Pulia.

Panik mes pasagjerëve të fluturimit Bari-Tiranë këtë mëngjes, 29 janar.

Piloti, pas disa tentativash, ka vendosur të mos ulet për shkak të kushteve të këqija të motit dhe i ka kthyer pasagjerët në Bari, pasi i kishte lajmëruar mbi vështirësitë, pasi avioni kishte pak karburant.

Në fund, të gjithë pasagjerët që duhet të mbërrinin në Shqipëri përpara orës 11, janë ulur në Tiranë pasdite, raporton La Repubblica.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën”/ Habit me deklaratën banori i “BBV”: Qëndronim shumë bashkë

Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Ata u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të prishjes së rregullave. Ditën e sotme Klajdi ka vendosur që të hapet me Rozanën, edhe pse me të ka patur debate mjaft të forta me të. Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.

Kujtojmë se Klajdi, Rozana, G-Bani dhe Gjesti janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4” gjatë spektaklit të së shtunës.