E zhdukur në 1972-shin, gruaja gjendet shëndoshë e mirë pas 52 vitesh

Policia e West Midlands ka zgjidhur një nga rastet më të gjata të personave të zhdukur në Britani. Sheila Fox, e cila u zhduk në moshën 16-vjeçare në vitin 1972, u gjet e gjallë dhe e shëndetshme pas një kërkimi që zgjati më shumë se gjysmë shekulli.

E parë për herë të fundit në qendër të qytetit Coventry, Sheila jetonte me prindërit e saj në kohën e zhdukjes së saj dhe mendohej se ishte e përfshirë me një burrë të moshuar. Kërkimet për Sheilan u intensifikuan të dielën (27 dhjetor), duke nxjerrë një fotografi të vetme bardh e zi të viteve 1970.

Pavarësisht mungesës së pistave, policia mbajti shpresat, duke konsideruar mundësinë që ajo të ishte zhvendosur pa informuar askënd. Zbulimi erdhi kur Policia e West Midlands njoftoi të mërkurën (1 janar) se Sheila, tani 68-vjeçare, ishte vendosur në jug të Anglisë.

Një zëdhënës i policisë shprehu gëzimin, duke thënë: “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë përfundimin e një prej hetimeve më të gjata të policisë së West Midlands për personat e zhdukur”.

“Kohët e fundit kemi publikuar një apel të rinovuar për të ndihmuar në gjetjen e Sheila Fox, e cila u zhduk nga Coventry në 1972. Zbulimi pasoi publikimin e fotos, e cila nxiti publikun të jepte informacione të rëndësishme që çonin në vendndodhjen e Sheila-s”, shtoi ai.

E PAPRITUR / “Jam baba krenar”, banori deklaron homos. eksυaΙitetin në Big Brother VIP

Banori i Big Brother Albania VIP 4, Bernardi, ka deklaruar orientimin e tij seksual live në “prime”-n e kësaj të mërkure.

“Nuk mund ta fsheh më”, tha ai, teksa shpërtheu në lot.

Banorët e tjerë i shkuan në mbështetje si me veprime dhe me deklaratat duke e “përgëzuar për guximin”.

Bernard Hulme jeton prej vitesh në emigracion dhe është DJ dhe producent. Ai ka deklaruar se ka dy fëmijë por një vajzë e ka të adoptuar.

Ai tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.

Mas akra me 10 të vr arë në Malin e Zi, zbardhet ngjarja. Autori u grind në lokal, shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë duke qëlluar kush i dilte përpara

Autori i vrasjes së shumëfishtë sonte në Malin e Zi, ka marrë arratinë dhe përbën rrezik publik ndaj autoritetet kanë kërkuar që banorët e zonës të mos dalin nga shtëpitë dhe të bëjnë kujdes.

E ndërkohë që 45 vjeçari Aco Martinoviq kërkohet nga qindra forca policore, është zbardhur ajo që ndodhi sot në tavernën “Velestovo”, raporton noa.al duke cituar ministrinë e Brendshme të Malit të Zi.

Në një përditësim të dhënash, ministri i Brendshëm i Malit të Zi tha se është rritur në 10 numri i të vdekurve nga breshëritë e armës së zjarrit të autorit në kërkim.

Hetimi nxori se Martinoviq ka qenë në konflikt edhe më parë me D.K, me të cilin është takuar në tavernën “Velestovo”.

Martinović u largua për momentin nga lokali dhe shkoi në shtëpi për të marrë armën.

U rikthye në tavernë dhe hapi zjarr duke qëlluar kë i dilte përpara.

Nuk u ndal. Pas kësaj, ai shkoi në Humci, ku vrau fëmijët e pronarit të tavernës dhe gruan e pronarit të tavernës.

Ministri i Brendshëm njoftoi se autori ka hapur zjarr duke vrarë dhe plagosur njerëz në katër vendndodhje të ndryshme.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të Cetinjës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq.

Sipas njohurive të deritanishme, Martinoviq nuk është i lidhur me asnjë organizatë terroriste, por më herët është njohur si person me sjellje afektive dhe është arrestuar për armëmbajtje pa leje./noa.al

“Padurim, ankth”, Elton Ilirjani jep lajmin: Edhe pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevi Simakut me të birin

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se edhe pak orë na ndajnë nga takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.

Ilirjani thotë se Parashqevi Simaku do e takojë djalin e saj pas 15 vitesh. Biznesmeni shprehet se edhe 44 orë e ndajnë Parashqevinë nga takimi me djalin e saj.

‘Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!’, shkruan Elton Ilirjani.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman presin Vitin e Ri në Shqipëri, modelja publikon momente feste nga Tirana

Modelja e njohur Almeda Abazi, së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman, dhe dy fëmijët e tyre, kanë zgjedhur ta mirëpresin Vitin e Ri në Shqipëri.

Familja kaloi festimet në Tiranë, ku shijuan momente të ngrohta familjare.

Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga atmosfera festive, duke sjellë momente të veçanta nga kryeqyteti shqiptar.

Ajo ka postuar foto krah Tolgahan dhe dy fëmijëve, Efehan dhe Alina, teksa shëtisin në Sheshin Skenderbej.

“Ju uroj PAQE, shëndet dhe harmoni për te gjithë ju”, shkruan Almeda në postimin e saj, i cili mori shumë reagime pozitive nga ndjekësit.

EMRI/ Vr▪︎ sja e 34-vjeçarit grek pas sherrit jashtë klubit të natës, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar! Kush është i riu nga Durrësi

Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, mësohet se është 29-vjeçari shqiptar nga Durrësi, i arrestuar mes katër të dyshuarve për vrasjen e një 34-vjeçari mëngjesin e 1 janarit, në pedonalen e Serres, Greqi.

Përveç shqiptarit në pranga është vënë edhe një tjetër, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Viktima, një 34-vjeçar grek, u godit për vdekje pas një konflikti me autorët. Sipas informacioneve, në këtë ngjarje janë përfshirë katër persona: tre shtetas grekë të moshave 30, 28 dhe 27 vjeç, si dhe shqiptari 29 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një debat mes katër autorëve dhe viktimës përshkallëzoi në dhunë.

Viktima u godit dy herë me thikë, në zonën e brinjëve dhe të ijeve, duke marrë plagë fatale. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Serres, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

Policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe gjashtë gëzhoja të një pistolete manovër, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë vijojnë.

Sipas raportimeve nga mediat fqinje, 34-vjeçari i cili u vra në qendër në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti do të bëhej sërish baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë në ajër.

Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit

Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

Ylli hollivudian ndan urimin e Vitit të Ri shoqëruar me hitin e këngëtares shqiptare

Aktorja e famshme hollivudiane Jessica Alba, duket se po e pëlqen dhe ndjek këngëtaren nga Kosova, Tayna.

Këtë e dëshmon edhe një veprim i saj në Instagram, duke ndarë për fansat këngën hit “Obsesion”.

Ajo madje këngën e shoqëroi me një post tjetër me fjalë frymëzuese: “2024 cleared the path, 2025 claims the magic” (2024 pastroi rrugën, 2025 merr magjinë).

Postimi i saj, që reflekton optimizëm dhe energji të re për vitin e ri, mori dhenë në rrjete sociale.Ndërsa fansat po e përshëndesin shijen muzikore të Albas!

U gjet i pajetë në banesën e tij, ish-deputeti i PS i jep lamtumirën të vëllait: Më prit se do të vij…

Altin Isaraj, vëllai i ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, u gjet i pajetë pak ditë më parë në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

“Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS i ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.

“Lamtumirë Altin!

Sot, sipas asaj që doje dhe kërkove ti, po të përcjellim pranë nënës dhe babait.

Shumë motra dhe vëllezër, shokë dhe miq që ti i kishe pafund, do të donin të ishin pranë teje në këtë ditë për të të prekur me dorë, sy edhe lot.

Por, unë duke i mirëkuptuar dhe i falënderuar, duhet të vendosja atë që doje ti, sepse unë pas ikjes së prindërve, mbeta i vetmi në këtë botë që të preka, të putha dhe përqafova kur “erdhe” dhe “ike” prej saj.

Lamtumirë Altin!

Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje.

Lamtumirë vëlla!

Lamtumirë o gjak që të kam në venat dhe zemrën time.

Më prit aty me Astritin dhe Violetën, se do të vij… dhe mos ma mbyll atë derë vëlla”, shkruan Arben Isaraj.

Viti 2025 nis me gol, talenti shqiptar i Kombëtares barazon sezonin më të mirë të karrierës

Talenti i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Bristol Sitit në duelin ndaj Plymuth.

Mehmeti realizoi në minutën e 32-të, të sfidës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Ky ishte goli i 9 për shqiptarin në këtë edicion, duke barazuar kështu për sa i përket numrit të golave, sezonin më të mirë të karrierës, atë 2022/2023 ku me fanellën e Ykombes në Ligën e Parë, shënoi 9 gola, duke u transferuar më pas te Bristol Siti në Championship.

Ky është sezoni i tretë që Mehmeti është pjesë e bardhekuqve.

Bujar Kapexhiu zbulon gjendjen e rënduar të Parashqevi Simakut: Ajo ka pësuar …

Regjisori dhe karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu, ndau mendimet e tij për këngëtaren e talentuar Parashqevi Simaku, një ikonë e muzikës shqiptare, duke rikthyer vëmendjen te karriera dhe ndikimi i saj në artin shqiptar.

I ftuar në nje studio televizive, Bujar Kapexhiu shprehu keqardhjen për sfidat personale dhe trajtimin e padrejtë që ajo ka marrë në shtypin e kohëve të fundit.

“Parashqevi Simaku, një këngëtare e talentuar dhe me një zë melodioz. Më vjen keq për rrjedhën e jetës së saj edhe për abuzimet që po i bëhen sot në shtyp pasi është vënë në qendër nga të gjithë njerëzit.

Ajo ka pësuar një gjendje depresioni nga rrethanat që i kanë ardhur, por është e trishtë që një artiste aq e mirë dhe me një zë shumë të butë në artin shqiptar të përfundojë në atë gjendje.

E kam njohur personalisht në aktivitete të ndryshme që bëheshin në atë kohë; ishte një zë i veçantë. Sot në botë ka shumë kronika për artistë të Hollywood-it që kanë përfunduar në mënyrë mizerable. Ajo nuk ishte e favorizuar, por kompozitori që i jepte këngën dhe ajo preferonte ishte një gjë shumë pozitive, pasi dihej që do të kishte sukses. Përveç zërit, Parashqevi Simaku kishte edhe pamjen.

Gjithmonë e kam duartrokitur atë talent. Ajo ishte në grupin e këngëtareve të preferuara në atë periudhë, siç ishte edhe Vaçe Zela. Për Parashqevi Simakun di këtë gjë: që ishte një këngëtare e këndshme, e pëlqyeshme dhe e duartrokitur nga unë”. – u shpreh Bujar Kapexhiu për Dritare Tv