“Do isha das. huruar me Laertin”, Partneri i Bernardit futet papritur në studio, ja çfarë i thotë (VIDEO)

Bernard Hume, ish-banori i Big Brother Vip 4, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News.

Ai rrëfeu emocionet dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.

Mes të tjerash Bernardi tha se, nëse nuk do ishte i dashuruar, personi që do ta bënte për vete do ishte Laerti.

“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”.

Pas kësaj deklarate moderatoja Fiori Dardha fton Enamin, partnerin e tij për të komentuar këtë deklaratë.  

Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre”.

Je ndjerë xheloz  për qëndrimin, apo Laertin?

“Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë”.  

Në fund, Enam i dha dhe një mesazh për partnerin e tij.

“Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë”.  

Olsi Bylyku nuk fshihet më, aktori i humorit publikon FOTON romantike me gazetaren!

Aktori i  njohur Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura.

Së fundmi ai ka postuar një moment sa edhe intim mjaft edhe romantik me partneren në InstaStory-n e tij.

Çifti janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa kanë pozuar para kamerës duke shkëmbyer puthje në buzë.

Në sfond aktori është kujdesur të përshtatë edhe një këngë të tijën, teksti i së cilës pa dyshim i dedikohet Denadës.

Edhe pse ai është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre konfirmoi indetitetin e bjondes misterioze që Olsi postoi gjatë verës teksa e uroi dhe për ditëlindje.

Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Ish-missi ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Denada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit.

Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera.

Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:

“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti. Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri  diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.

Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell  ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.

Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.

“Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë,” ka thënë ajo.

Neda dhe Tiri janë motër e vëlla? Ja lidhja e vërtetë mes opinionistes së BBVA dhe këngëtarit

Tiri Gjoci është një ndër tre banorët më të rinj të Big Brother VIP Albania, aty ku u fut bashkë me të dashurën e tij Krisa Caushi. 

Në disa portale ka qarkulluar lajmi se Neda dhe Tiri janë motër e vëlla, lajm i cili nuk është i vërtetë. 

Lidhja mes këngëtarit dhe opinionistes është thjesht një miqësi, shkruan Vox News.

Gjithashtu Neda ka qenë tekstshkruesja e njërës prej këngëve të Tirit. 

Në emisionin “Se luan topi”, ku Tiri ishte i ftuar ai ka marrë një video mesazh nga Neda, e cila duke shprehur konsideratën e lartë për Tirin thotë se “ka kam fatin dhe mirënjohjen ndaj jetës që mund ta konsideroj mik dhe vëlla”.  

Për më tepër ndiqni videon ne minutën 19:25

“E kisha të vështirë të përshtatem”, e martuar me persianin miliarder, Emina Cunmulaj tregon përplasjet me bashkëshortin dhe rritjen e fëmijëve

Modelja e njohur Emina Cunmulaj e ftuar në një intervistë ka folur rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin persian, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian.

Ajo është shprehur se si një çift i  cili kanë tashmë 3 fëmijë ata kanë diskutime por janë në një pikë ku kanë kuptuar se për çfarë ja vlen te debatojnë dhe për çfarë jo.

“Sam është një tip alfa dhe unë jam alfa, mendo diskutimet tona në makinë. Në fillim e kam pasur të vështirë të përshtatem, por tani e kam kuptuar se për çfarë situatash ja vlen të debatosh dhe për çfarë duhet të tërhiqesh mbrapa,” u shpreh Emina.

Ndër të tjera ajo shtoi se burrin e saj e ka mbështetje për bamirësitë që bën edhe pse vetë ajo nuk përzihet në biznesin e tij.

E kam mbështetje, ai vjen prej një familje filantropike, ata kanë fondacionet e tyre, me qindra miliona japin për bamirësi por unë vetë nuk marrë pjesë sepse unë kam rrugën time, pa lidhje me burrin tim, sepse unë jam tipi që kur marrë një punë dua ta përfundoj vetë”

Emina theksoi gjithashtu se edhe pse bashkëshorti i saj nuk është shqiptar, kulturat janë njësoj teksa u shpreh se: “Nuk mund t’i ndaj assesi sa i përket kulturës”.

“Dëgjo, unë burrin e kam persian dhe kam kuptuar një gjë, që s’ka lidhje prej cilës anë të botës je, disa gjëra njerëzore janë të njëjta në të gjitha anët e botës. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj assesi sa i përket kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” tha Emina.

Ndërsa foli për fëmijët e saj Emina tregoi se është një nënë mjaft autoritare.

Unë dua që kur hyj unë në shtëpi apo babai im, fëmijët të ngrihen në këmbë dhe të përshëndesin,” u shpreh ajo ndërsa shtoi se fëmijëve të saj  nuk i lejon të përdorin tablet apo telefon përveç se në udhëtimet e gjata në avion.

“Fëmijët e mi nuk kanë telefon, në shtëpi nuk  guxojnë ta përdorin aspak, as të shtunën dhe as të dielën. Kur udhëtojmë me aeroplan në rrugë të gjata”.

Akuza ndaj Ahmetaj! Malaj për “Air Albania”-n: Me avionët tuaj qenka bërë turizëm familjar

Ish-Ministri i Financës dhe Ekonomisë, Arben Malaj nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, e konsideroi qesharak akuzën e kompanisë së fluturimit “Air Albania” se Arben Ahmetaj ka lëvizur pa paguar, madje duke shtuar se ai dhe familja e tij janë në borxh me kompaninë. Në reagimin e tij, Malaj u shpreh se akuzat e kompanisë janë të pabaza, jo ligjore dhe se i ngjasojnë fletërrufeve të kohës së komunizimit.

Malaj ka theksuar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e akuzave dhe kundër akuzave mes ish-ministrave të Partisë Socialiste, por ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe ligjshmërisë në kompanitë publike. Ndër të tjera ish-ministri ka ngritur disa pyetje, ku i kërkon llogari kompanisë se kush e ka dhënë urdhërin e kundraligjshëm qoftë edhe me gojë që ministrat dhe familjarët e tyre të udhëtojnë pa parapaguar biletat e avionit.

REAGIMI:

Pasi kam folur shpesh për problemet dhe sfidat e PS dhe qeverive të saj, kam vendosur të mos përfshihem në akuzat dhe kundër akuzat midis ish ministave dhe ministrave të PS-së. Vleresoj se çdo person ligjërisht konsidetohet i pafajshëm deri sa faji i tyre provohet me vendim të formës së prerë të gjykatave. Kjo përgjigje e një kompanie ku shteti shqiptare është bashkëpronarë, është jo ligjore. Ajo është një fotokopjo e fletërrufeve të mentaliteteve komuniste : Ta diskretitojmë dhe ta “vrasim” publikisht armikun e partisë. Pas një akuze publike që kompania rrezikohet në falimentim, kompania ka detyrim ndaj taksa paguesve shqiptare per transparence dhe llogari-dhenie maksimale, sepse keq manaxhimi, rënia e fitimeve dhe falimentimi u rëndon jo vetëm aksionerëve, por edhe taksapaguesve. Kompania duhet të përgjigjet bazuar në bilancet e audituara dhe jo me fletërrufe. Si ka mundësi që në çdo avion të çdo kompanie tjetër nuk hipën dot asnjë pasagjer pa parapaguar biletën, qoftë edhe pasagjeri që vuan edhe për bukën e gojës, ndërsa me avionët e kompanisë tuaj sipas jush qenka bërë turizëm familjar, edhe pa paguar biletat. Mbledhja e detyrimeve të prapambetura është element i rëndësishëm i qëndrueshmërisë financiare të çdo kompanie. Kush e ka dhënë urdhërin e kundraligjshëm qoftë edhe me gojë që ministrat dhe familjarët e tyre të udhëtojnë pa parapaguar biletat e avioni??? Cili person në kompaninë tuaj e ka zbatuar këtë urdhër të kundraligjshëm??? Prandaj ky kundërsulm ku fshihet transparenca është sa jo ligjore aq edhe qesharake. Kompanitë publike kërkojnë përgjegjësi publike dhe ligjore. Ndjesë për këtë reagim, por papërgjegjshmëria e manaxhimit të kompanive publike rëndon mbi të gjithë.

Çfarë ndodhi mes kompanisë ajrore dhe ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj?

Arben Ahmetaj deklaroi se kompania ajrore “Air Albania’ ka falimentuar për shkak të kryeministrit Edi Rama dhe se ka detyrime aeroportuale. Në intervistën e dhënë së fundmi, Ahmetaj tha se prej datës 31 dhjetori të 2019 humbja e Air Albania tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro. Ahmeraj tha se qytetarët kanë paguar çarterin e përdorur nga qeveria përmes taksave, ku një udhëtim nga Tirana në Romë kushton 14 mijë euro dhe kompania ka detyrime aeroportuale.

Pas kësaj deklarate ka reagur kompania ajrore “Air Albania”, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ish-zëvendës kryeministri i detyrohet në fakt kompanisë ajrore. Kompania tha se Ahmetaj dhe familjarët e tij kanë udhëtuar pa paguar biletat, duke u premtuar se do të shlyejë detyrimin, por nuk ka ndodhur./ZËRI

Muaji i dashurisë/ Parashikimi i Horoskopit për shkurtin, ja çfarë thonë yjet për çdo shenjë

Astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin e yjeve për muajin e dashurisë, shkurtin. I ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ai zbuloi shumë detaje për të gjitha shenjat në aspektin e karrierës, financave dhe veçanërisht në marrëdhëniet personale.

Sipas Pullës, ky muaj do të jetë i mbushur me dashuri dhe do të sheshojë shumë probleme.

Dashi

Hëna e plotë në datën 12, do të thotë që disa mundësi që kanë të bëjnë në fushën romanike, është koha më e mirë e mundshme në ekonomi dhe në stabilizimin e saj. Edhe nuk përjashtohet mundësia që të keni një burim të dytë të ardhurash. Është momenti më i mirë i mundshëm për ta stabilizuar si projekt. Është një diçka pozitive.

Demi

Përçoni kontakte dhe komunikim të rëndësishëm në fillim të shkurtit, sepse Demi shenjë toke ka një mundësi plus në lidhje me çështjet ekonomiko-financiare, në lidhje me disa ndryshime në favorin e tyre. Sepse ka pasur një problem te shenja e Demit në fushën e biznesit ose të një kontrate të parealizueshme. Edhe pse Mërkuri lëviz në shenjën e Peshqve, ndërsa Marsi në retogradë duket se ndihmon çështjet e lëna pezull ose i jep të drejtë shenjës së Demit, për të zgjidhur këto çështje të lëna pezull. Është momenti më pozitiv i shenjës së Demit tani. Gjithashtu për shkak se Afërdita është në Dash ka një ndikim shumë pozitiv, një lidhje dashurie që dikur ishte e pamundur të realizoheshe, mirëpo tani është ndikimi më pozitiv ndonjëherë, ku do t’i jepet mundësia në çështjet e dashurisë dhe të udhëtimeve.

Binjakët

Promovoni planet e tua me optimizëm dhe kontaktet e duhura. Pozicioni i favorshëm i Mërkurit te Ujori nga data 14, favorizon kontakte komunikimi me personat nga jashtë. Ka një çështje shumë të mirë sepse janë shenja ajëri. Binjakët nga njëra anë u jep një mundësi shumë të madhe sepse Mërkuri me Jupiterin rreth datës 3 dhe mundësi që do të ketë sepse kanë të bëjnë shumë çështje pune shumë të rëndësishme. Marrin një lajm nga larg, që kanë të bëjnë me dokumentat sepse janë shtyrë, edhe mund të jetë lajm pozitiv për ta. Është koha më e mirë e Binjakëve. Në fushën e dashurisë nuk kanë pse të shqetësohen, edhe pse kanë pasur disa debate, problematika mes tyre, duket se i zgjidhin.

Gaforrja

Kanë të bëjnë shumë në lidhje me pozitivitetin që ata kanë. Te shenja e Gaforres duhet të kenë kujdes ata që janë në role kyçe, në role drejtuese në 10-ditëshin e parë të atij muaji. Sepse vjen momenti që për një arsye apo për një tjetër, kanë pasur prishje ekuilibri, tani kanë disa bllokime të vogla, sepse i zgjidhin mbas datës 12. Madje, kanë të bëjnë shumë me çështje ekonomiko-financiare, me çështje që kanë të bëjnë me disa kontrata që do firmosen mbas datës 15, ku Mërkuri te Peshqit dhe që favorizon ndikimin, ose çështjen e blerjeve të pasurive të paluajtshme për Gaforren është A dhe Zh.

Luani

Mos iu nënshtroni presioneve të brendshme. Kanë një mundësi plus tani në zgjidhje të çështjeve të mëdha që ata kanë pasur me persona të tretë në fushën e punës, në fushën e drejtimit, me njerëz që janë në krye të një institucioni apo diçkaje, me të drejtën e tyre kanë humbur dhe vjen një moment që ata i kërkojnë ndjesë pasi kanë dalë siç kanë thënë Luanët. Nuk duan ata ta përtypin këtë gjë. Një lajm shumë të mirë mund ta marrin brenda datës 17 dhe datës 27, ku një çështje pune të re dhe me njerëz të huaj që kanë të bëjnë biznese.

Virgjëresha

Mundësi të reja punësimi dhe rritje ekonomike. Afërdita në fillim të muajit përfundon kursin e saj në fushën e marrëdhënieve, martesës, çështje pune dhe çështje karriere, vendime që do të merren dhe çështje të mëdha që do të keni, do të zbuloni gjëra shumë pozitive në fushën e karrierës suaj. Nuk përjashtohet mundësia që brenda këtij muaji të keni një rritje në detyre ose mund të përfitojnë një vend kyç. Në disa gjyqe të lëna pezull, dalin fitimtarë.

Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, Virgjëreshat e 10-ditëshit të dytë duhet të kenë pak kujdes nëse një lidhje 3-vjeçare është prishur për shkak të një personi të tretë, është mirë që të mbyllin një vesh, një sy, sepse nuk janë të vërteta, por janë fjalë në ajër për të prishur ekuilibra. Prandaj shikojeni mirë atë lidhje si dritën e syve sepse do të dilni të fituar.

Peshorja

Marrja e vendimeve të rëndësishme që favorizohet veçanërisht në gjysmën e parë të këtij muaji, Mërkuri në një shenjë ajëri në Ujor dhe përfimet janë të mëdha, sidomos me çështje që kanë të bëjnë me punën. Gjejnë mënyrën e komunikimit dhe aty ku janë acaruar gjërat. Vjen një moment tani dhe favorizohen shumë mbas datës 13 e tutje, koha është shumë e mirë për ta sidomos për çështje familjare. Është koha për stabilizuar dokumentacione dhe bashkim familjar.

Akrepi

Komunikimi përmirësohet dhe vendimet merren më kollaj tani e tutje. Muaji fillojn me pozitivitet në fusha të ndryshme të jetës, sepse kanë një mundësi plus në fushën e karrierës së tyre. Do të kenë një mundësi rritje në detyre, ose udhëtime jashtë. Është koha e tyre. Momenti më perfekt në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndëshme. Nga data 7 është harku kohor i mundësive të tyre.

Në fushën e dashurisë, hëna e mirë është mundësia e tyre në marrëdhënie.

Shigjetari

Takime pune, kontrata të reja dhe marrëdhënie të reja për të palidhuri. Afërdita në Dash është lajmi pozitiv në këtë shenjë. Para 6 muajve një çështje të shkuar, e zgjidhin tani. Është me të kuqe, që duhet të qendrojnë larg Bankave.

Mundësi të veçanta në fushën e dashurisë. Është momenti i tyre të zgjidhin çështje të vështira.

Bricjapi

Një problem i vogël mund të bëhet shumë i madh nesër, nëse ju e lini atë të anashkalohet. Është momenti për të zgjidhur në fushën e familjes, që ka lidhje me paranë dhe me disa çështje të tjera që janë të pazgjidhura. Kur mund të zgjidhen këto? Mbas datës 17 deri më datën 23, pasi Afërdita punon për mbështetur marrëdhëniet familjare.

Ujori

Një udhëtim i shkurtër ju freskon mendje dhe ju jep energji për të vazhduar në fushën e punës. Mërkuri që vazhdon të jetë në shenjën e Ujorit deri më datën 14 shkurt, ju jep mundësi të veçanta në fushën e punës. Ujori si shenjë ajëri, ku ka një mundësi të artë dhe një ndikim shumë të mirë në karrierën. Ujori gjithmonë kanë në hije dhe vjen momenti që ata do të debutojnë.

Në çështjet e dashurisë duhet të kenë kujdes ndaj fjalëve që dëgjojnë, pasi janë ta huazuara.

Peshqit

Ju rikthehet mundësia në punë në role drejtuese, edhe pse ky vit është shumë i mirë për Peshqit, ndikohet në anën e punës dhe karrierës. I jepet një mundësi shumë e mirë në çështje që janë nga gjysma e dytë e muajit. Gjërat do të ndryshojnë shumë pas datës 25, për karrierën, punën dhe vendimet që do të merren, mundësi që do t’ju jepen për zgjidhjen e një konflikti të madh. Ky muaj do të jetë solid dhe do të ketë ndikime të reja./abcnews.al

Çfarë dhe kur ka ndodhur? Rozana plas ‘bom bën’: Klajdi është ρυthur me…

Pas përfundimit të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”, katër banorë janë dënuar nga Vëllai i Madh. Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë vendosur në një ambient tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbrëmjne e djeshme teksa konsumonin ushqim, Rozana i ka treguar Gjestit dhe G Banit se ka ndodhur një puthje tjetër në shtëpi që ata nuk e dinin. Të dy kuriozë menduan se ishin Valbona dhe Laerti, po Rozana me shaka thotë se puthja ka ndodhur mes Klajdit dhe Loredanës në ëndrrën e Klajdit.

Rozana: E morët vesh ore ka ndodhur një puthje tjetër

G Bani: Kush e kush Laerti me Valbonën?

Rozana: Jo Klajdi me Lorin e ka parë Klajdi në ëndërr

Ilir Meta rrëfen jetën brenda “313”-ës: Jetoj në 12 metra katrorë, por ndjehem më i lirë se kurrë

Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej 3 muajsh, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka rrëfyer jetën e tij brenda 4 mureve të burgut. Edhe pse ka më shumë se 90 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë. Në një intervistë për emisionin “Debat” në A2 CNN, fillimisht ai rrëfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit në qeli. Ai thotë se edhe pse tashmë është duke jetuar në 12 metra katrorë ndjehet edhe më i lirë, ndërsa ngre akuza të forta për mënyrën e arrestimit ndaj tij. “Përshëndetje Alba dhe urime për ju dhe stafin tuaj nga Qelia Nr.5.

Unë nuk jam arrestuar, por siç e ka parë i gjithë opinioni publik, jam rrëmbyer nga banditë me maska, të paidentifikuar, pa asnjë urdhër-arresti dhe jam futur forcërisht në një makinë me targa private. Pra jam i rrëmbyer publikisht si askush në vendet e Këshillit të Europës apo të NATO- s. Raste të tilla sigurisht ka patur në Bjellorusi, ku para pak ditësh, Lukashenko “triumfoi” për një mandat të 7 radhazi duke “garuar” me disa kandidatë kukulla tip 0.99 si këto partiçkat “opozitare” që krijon e rikrijon “ Rilindja “ këtu në çdo prag zgjedhjesh. Edhe këtu meqenëse uzurpatori i gjithë pushteteve kërkon të “ fitojë” një mandat të katërt duke garuar me 0.99 e tij, urdhëroi rrëmbimin tim kriminal, siç urdhëroi arrestimin e z. Berisha para 14 muajve e së fundi edhe këtë masën absurde për paraqitjen e tij në SPAK- un që ka mbyllur hetimet.

Siç ka urdhëruar edhe burgosjen politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, siç ka urdhëruar përndjekjen e Kryetarit të PR, z. Mediu, në kundërshtim me çdo parim të Shtetit të së Drejtës, siç ka urdhëruar publikisht dy ditë para zgjedhjeve vendore rrëmbimin e z. Fredi Beleri, e kështu me radhë. Unë vërtet jam i izoluar në mënyrë ekstreme dhe po kështu jetoj në 12 metra katrorë qeli, por ndjehem edhe më i lirë se më parë e po kështu plot besim se e drejta dhe e vërteta do të triumfojë mbi padrejtësinë e Ramaformës që kërkon mandat të përjetshëm duke asgjësuar pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira, për të garantuar pandëshkueshmërinë e “Kryetarit të Organizatës” dhe Narkoregjimit”, ka shkruar Ilir Meta.

Ish-gjyqtarja “e bandave” të Elbasanit Pajtime Fetahu, kërkon të dalë nga qelia se nuk ndihet mirë

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK-ut për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.

Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.