Aleksandër Marku; “U tregoj si Sali Berisha donte të largonte Janullatos nga Shqipëria”

Νë vitin e largët 1994 isha ftuar në emisionin “Nostos” në kanalin shtetëror ERT3 , duke ju përshkruar gazetareve Chrysa Arapoglou dhe Mara Toparlaki, Pashkët e parë në Korçë në marsin e vitit 1991.

Ishte shtator i 1994 , vetëm pak ditë para referendumit për Projekt-Kushtetutën e sjellë nga presidenti (i fuqishëm atëhere) Sali Berisha, ku paragrafi 4 i këtij drafti synonte shkarkimin e kryepeshkopit Anastas pasi parashikonte se drejtuesit e komuniteteve kryesore fetare duhet të ishin shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm aty 20 vitet e fundit. Megjithatë, referendumi u refuzua nga 54% të votuesve shqiptarë.

Tregova në këtë emision me detaje se si për herë të parë pas 25 vitesh, ortodoksët në Shqipëri kremtuan Ngjalljen e Krishtit , në një kohë kur nuk kishte asnjë kishë të vetme. Anastasi e gjeti Shqipërinë në këtë gjendje dhe sot lë pas mbi 150 kisha të reja, dhjetëra monumente kulture, rrugë, ujësjellësa, konvikte, klinika, shkolla të të gjitha niveleve, 6 mitropolitë dhe mbi të gjitha, përveç besimtarëve ortodoksë që e adhuronin, mijëra të tjerë që në fillim e luftuan ose e paragjykuan (vetëm pse ishte grek) dhe tani shohin sa gabim e kishin.

Anastasi u mësoi besimtarëve dhe jo vetëm , mbi të gjitha dashurinë për njëri tjetrin dhe mirësinë, u mësoi si t’u ofrojnë njerëzve të tjerë. U mësoi dhe praktikoi dialogun jetësor me bashkësitë e tjera fetare të vendit. Ai bëri përpjekje , pa asnjë reduktim në idetë dhe bindjet e tij, për të pasur marrëdhënie harmonike mirëkuptimi dhe bashkëjetese me komunitetet e tjera.

Ky Misionar, ky njeri i Shenjtë ringjalli Kishën dhe Shpresën, solli dhe dhuroi Dritë.
I përjetshëm kujtimi yt i Bekuar.
Ndjehem i bekuar që kam marrë uratën Tënde.

Laerti e ftoi për darkë, përgjigja e papritur e Valbonës: Më ke bërë të ndihem femra më kot

Në shtëpinë e Big Brother, një zarf i bardhë solli një lajm ‘surprizë’ për Laertin, që erdhi si avantazh nga “Vëllai i Madh”.

Ky shpërblim ishte një mundësi për të kaluar një darkë me një prej banorëve, pas suksesit të tij në sfidën e tregimit të historive absurde. Laerti zgjodhi ta kalonte këtë moment të veçantë me Valbonën, pikërisht ditën e ditëlindjes së saj.

Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke i shpjeguar se arsyet janë të njohura. Ajo theksoi se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.

Laerti: Do vish me mua të hamë darkë? 

Valbona: Do kisha dashur të ishin trëndafilat e tu këto

Laerti: Dje tu afrova ti nuk doje. Do vish të hash darkë me mua

Vabona: Nëse trëndafilat do ishin të tutë dhe do kishe ndryshuar ditën e time…Kur ti zgjodhe për të ngrënë atë darkë me mua ishte ndjesi shumë e bukur. Kur ti the emrin…

Laerti: Do apo jo? Do vish?

Valbona: Jo nuk dua te ha darkë me ty

“Më ka bërë të ndihem femra më kot këtu në shtëpi”-tha Valbona për Laertin në një bisedë me Jozin.

Përfundimisht, Laerti mbeti i zhgënjyer nga përgjigjja e Valbonës dhe vendosi që darkën ta kalonte i vetëm, me “alter egon” e tij, siç preferoi ta quante.

Shkurti nis me diell dhe ngrica, meteorologia zbulon kur termometri do të shënojë minus 8 gradë

Dita e fundit e janarit ka nisur e kthjellët dhe me reshje të izoluara, por meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, parashikon një fillim shkurti të ftohtë dhe me diell. Në studion e Dita Jonë, Porja u shpreh se reshjet e pakta do të jenë sot, kryesisht në veriperëndim dhe perëndim të vendit, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje në mesditë.

“Shira të pakët në pjesën e parë të ditës në veriperëndim dhe perëndim. Pjesa tjetër kthjellime dhe pa reshje. Në mesditë do të ketë më shumë diell, reshjet do të jenë të izoluara. Era do të jetë me shpejtësi mesatare me drejtim veriperëndimor. Temperaturat do të arrijnë deri në 15 gradë celsius në disa qytete të pjesës perëndimore, 0 gradë në verilindje. Kthjellime të shumta, në mbrëmje, pika shiu në veriperëndim në Shkodër e Lezhë. Termometri shënon rritje me 1 deri 2 gradë”.

Por në ditët në vijim, sipas meteorologes së A2 CNN, pritet rënie drastike e temperaturave deri në minus 8 gradë dhe ngrica të theksuara.

“Presim rënie drastike të temperaturave. Diell për disa ditë me radhë, ngrica të theksuar në javën e dytë e shkurtit. Termometri zbret disa gradë nën zero në zonat malore. Termometri pritet të zbresë në minus 8 gradë me gjithë kthjellimet ditë pas dite. Deri më 14 shkurt, kryefjala e motit do të jetë diell dhe temperatura të ulëta”.

Sa i përket rajonit meteorologia e A2 CNN, thotë se do të ketë reshje të izoluara në veri, ndërsa mot i favorshëm do të jetë në Kosovë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit.

Klubi i Premier Ligës kërkon Kristjan Asllanin, Interi merr vendimin për mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani do të vijojë të jetë pjesë e Interit, edhe pse interesimet për të nuk mungojnë.

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia. Sipas “Fc InterNews.it”, për mesfushorin shqiptar ka shfaqur interes klubi i Uest Hemit, që militon në Premier Ligë, por duket se klubi zikaltër i ka mbyllur derën, një largimi të mundshëm të Asllanit.

Për momentin duket se Marota dhe Inzagi kanë besim të plotë te mesfushori shqiptar, duke refuzuar kështu ofertën e klubit anglez.

Nuk do ta besoni se cila është frika më e madhe e Gjestit

Mbrëmjen e sotme, banorët e “shpellës” ishin të qetë duke biseduar për tema të ndryshme, duke përfshirë avione, aksidente ajrore, dhe arsyen e vdekjes së disa yjeve të njohur të showbizit.

Prej këtyre temave, biseda u zhvendos në një diskutim mbi detin dhe ujin.

Gjatë këtij diskutimi, Gjesti ka zbuluar se ka frikë të madhe nga avioni, duke treguar se eksperiencat e tij kanë qenë gjithmonë të këqija për shkak të turbulencave.

Por, frika më e madhe e tij mbetet uji. Ai ka shpjeguar se është i frikësuar nga mundësia që të dalin krijesa të frikshme nga thellësitë e detit, të cilat mund të kafshojnë dhe t’i marrin jetën.

Për këtë arsye, ai ka theksuar se në det ai shkon vetëm deri tek gjunjët dhe nuk guxon të futet më thellë, pasi uji është i rrezikshëm dhe nuk dihet se çfarë mund të fshihet atje.

Mimikat e Gjesti, që transmetonte në fytyrën e tij, ka shkaktuar të qeshura te Rozana.

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Do të ketë survejim me kamera në 20 qytete

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, morën pjesë në prezantimin e anketimit mbi perceptimin e qytetarëve për nivelin e sigurisë dhe besimin te Policia e Shtetit.

Sipas sondazhit të financuar nga qeveria suedeze, 82% e qytetarëve deklarojnë se ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit, një rezultat që, sipas kryeministrit, është meritë e përkushtimit të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi një projekt të ri për forcimin e sigurisë publike, përmes një sistemi modern survejimi me kamera në 20 qytete të vendit. Ky sistem do të monitorohet në salla të dedikuara dhe do të fokusohet kryesisht te qarkullimi rrugor dhe identifikimi i shkelësve.

Rama: Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa mendime. I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, thotë Aristoteli. Na është konfirmuar nga çelja e negociatave me BE-në, të cilat nuk janë asnjë dhuratë dhe asnjë vendimmarrje e thjeshtë politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë të qenit të barabartë përpara ligjit dhe nga ana tjetër, na vendos përballë sfidës së vazhdueshme të atij niveli barazie, që rrit qëndrueshmërinë e lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit. Sot unë erdha këtu sepse së pari, këshilli i sigurisë në komunitet meriton një interes të veçantë, që policia nuk është vetëm një shërbim publik, por i shumë faktorëve. Duke nisur në radhë të parë, nga çdo prind i kësaj Republike, qytetarët janë baza e sigurisë. Do të kemi transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar te fjala e fundit e teknologjisë digjitale. Salla monitorimi në qytetet që do kenë këtë sistem. Do të fillohet me 20 qytete.

Kush është 29-vjeçari që qëΙ Ιoi me ar. më nipin e tij të mitur, gjatë sherrit me vëllanë binjak

Nazmi Pellumbi është 29-vjeçari, që dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht me armë drejt nipit të tij të mitur, gjatë konfliktit me vëllanë binjak.

Gjatë sherrit me Florant Pëllumbin në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ai ka shkrepur armën, por plumbi ka kapur aksidentalisht djalin e tyre të mitur, raporton gazetarja e Top Channel, Kleida Muka.

Binjaku i 29-vjeçarit ra në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Pas ngjarjes, 15-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës nga i ati, dhe fillimisht deklaruan se nuk kishin dijeni për autorin.

I mituri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi plumbi e kishte prekur në kraharor. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Autori i ngjarjes u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

SKANDAL në Ersekë/ Kryebashkiaku Erion Isai shpall të PASTREHË drejtorët e tij të bashkisë!

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur dhe për t’u marrë në pyetje, por kjo gjë nuk e ka ndaluar për skandalin e radhës.

Erion Isai, në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, një prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji, i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.

Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

Lista:

Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.

Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.

Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.

Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku, Erion Isai./VoxNews 

Berisha nuk zaptoi karrigen, reagon PD: U ul aty ku e caktoi protokolli i Kishës

Partia Demokratike ka mohuar zërat që qarkulluan ditën e djeshme, se ish-kryeministri Sali Berisha kishte zaptuar një karrige në reshtin e parë krah kryeministrit grek Qirjakos Miçotaqis, në funeralin e kryepeshkopit Anastas.

Përmes një reagimi për media, PD thotë se Berisha u ul në karrigen që i kishte caktuar protokolli i Kishës, dhe se lajmet e përhapura janë shpifje nga “zyra e Ramës”

Reagimi i plotë i PD:

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje  të ulëta nuk i kurseu as në  ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe Ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës  dhe përparësinë dhe rangun sipas  protokollit shtetëror.

Çdo insinuatë apo shpifje  që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përcmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston.

Nuk është asgje tjetër vec trillim i mendjes së sëmurë dhe perverse të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike prof. Dr. Sali Berisha në mbarim të ceremonisë së varrimit të FortLumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas,  pas largimit nga Katedralja ne një prononcim që pati për një media, nder te tjera shtoi se gjatë ceremonisë  tek fliste hajduti i ikonave përpara me shfaqeshin qindra ikona kishtare të trashëgimisë të jashtëzakonshme të Shqipërisë që shiteshin dhe trafikoheshin në treg të zi nga trafikanti Edi Rama”.

Prezenca e Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë ceremoni ishte dhe mbetet përkushtimi për të nderuar  një figurë të shquar të besimit dhe përbashkimit shpirtëror, Kryebariun e  Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise Anastasios Janullatos qe me perkushtim hyjnor ngjalli Kishen nga shkrumbi i diktatures komuniste ne pavdeksi, dhe asnjë manovër propagandistike nuk mund ta zbehë këtë.

Pamje dr. amatike/ “Kishte dhimbje koke, e çoja në sρital”, i moshuari mëson për υde. kjen e të birit gjatë intervistës (Video)

Vetëm pak momente më parë një 54-vjeçar i shpallur i humbur prej disa ditësh nga familja është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës në Korçë.

Në momentin e zbulimit të trupit të pajetë nga polumbarët, i ati i tij ka qenë duke treguar për mediat se prej kohësh djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, për shkak të të cilave ai e ka dërguar disa herë në spital me urgjencë.

Pikërisht në këto momente ai është thirrur nga autoritetet që po kërkonin trupin e të birit dhe është larguar në drejtim të rezervuarit ku u gjet 54-vjeçari.