Ja arsyeja se ρse f emrat BËRTASlN kur b. ëjnë …ks dhe…??

Se.ksi është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës, ku piku i kënaqësisë ndodh me arritjen e org.azmës.

Kemi menduar gjithmonë se femrat ulërasin instinktivisht gjatë raportit s.eksual, me arritjen e kulmit të kënaqësisë. 

Në të vërtetë një studim i publikuar në revistën shkencore “Archives of Se.xual Behavior”

ka zbuluar se nuk ekziston asnjë lidhje mes orga.zmës së femrës dhe shprehisë me zë.

Kjo pasi u zhvillua një sondazh bazuar në 71 femra me moshë nga 18 deri në 48 vjeçe,

dhe në pjesën më të madhe të rasteve, u zbulua e vërteta. Femrat që ulërasin me forcë gjatë raportit se.ksual, e bëjnë vetëm për të kënaqur dhe stimuluar partnerin.

Klithmat kësisoj përdoren si instrument manipulimi, në mënyrë që mashkulli të arrijë i pari org.azmën.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo gjë përdoren nga femrat kur mërziten gjatë aktit, lodhen ose nuk ndihen mirë.

Nga ana tjetër meshkujt, binden se ato klithma janë prej kënaqësisë për shkak të performancës së tyre në shtrat. 

Këmbimi valutor, 31 janar/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 31 janar 2025, dollari amerikan, blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.7 lekë.

Euro blihet me 99.4 lekë dhe shitet 100.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 118.4 lekë dhe shitet me 119.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Trump pezullon paratë, Klodiana Lala tregon çfarë merrte SPAK nga SHBA përpara ardhjes së Trump

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vinte Trump në pushtet.

Duke qenë se fondet e SHBA për të gjithë botën janë pezulluar, kjo asistencë për SPAK nuk do të vijojë.

“SPAK është institucion i krijuar me ligj të posaçëm dhe financohet nga buxheti i shtetit. Pagat e prokurorëve, ndihmësve, po ashtu edhe garantimi i jetës së prokurorëve, etj. SPAK nuk ka marrë fonde nga SHBA, në kuptimin e pagave.

SPAK është asistuar në disa drejtime, në operacione ndërkombëtare për trafikun e kokainës, është asistuar nga agjentë federalë apo nga DEA. Është asistuar me programe trajnimi. Kur u krijua SPAK, disa prej tyre udhëtuan drejt SHBA dhe u trajnuan për teknika specifike të hetimit, që kishin të bënin jo me krimin e organizuar, por mënyrën si kërkohej prova, pra kontrollet në banesa, fotografimet, sekuestrimin qoftë edhe të rrobave siç ndodhi në kontrollin e fundit të Veliaj, pra janë të trajnuar dhe janë fonde amerikane.

Ka patur raste kur SHBA ka mbështetur me pajisje të specializuara, pajisje përgjimi, dekodimi i telefonave, për gjurmët e gishtave, ADN, etj. Ka patur edhe asistencë nga ekspertë për çështje specifike. Pak a shumë e njëjta ndihmë ka ardhur edhe nga vende të BE. Për rastin e kriptomonedhave ka patur tre agjentë belgë që kanë bashkëpunuar. Problemin nuk e shoh te paraja, por më të madhe

Përshembull në vitin 2018 në ish Bllok ndodhi një masakër shumë e rëndë, një i vrarë dhe disa të plagosur. Prokurorisë iu deshën 90 mijë euro për të dërguar jashtë vendit një celular. Ndërsa tani, për shkak të ndihmës nga amerikanët, nuk ishte e nevojshme që celularët të shkojnë kështu, sepse vonohej dhe kompromentohej hetimi, duke u dërguar në Izrael, ndihma e ekspertëve amerikanë, solli risi në mënyrën se si hetoheshin dosjet. Nëse kjo ndihmë ndërpritet, së pari, pavarësisht eksperiencës që mund të kenë marrë prokurorët, mund të cedojë në cilësinë e hetimeve, kjo për asistencën.
Së dyti, bashkëpunimi nëpërmjet letërporosive. Më parë ishte rrugë shumë e gjatë, donte një cikël të gjatë, të paktën tre vite. Disa letërporosi në Peru, Ekuador, për Dritan Rexhepi, janë sot pas nëntë vitesh pa përgjigje. SPAK e kishte ezauruar këtë pjesë, kishte komunikim direkt me thuajse pjesën më të madhe të institucioneve jashtë vendit, me SHBA, Belgjikë, Hollandë, etj.

Problemi është, a do të ketë SHBA të njëjtën mbështetje? Kjo është çështja”, tha ndër të tjera Lala.

E konfirmon gazetari, ja kur futet Xheneta në Big Brother Albania

Një hyrje e bujshme pritet të ndodhë këtë të shtunë në Big Brother VIP Albania 4!

Sipas gazetarit Lorik Kajtazi, i cili e bëri të ditur këtë lajm në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, Xheneta Fetahu do të hyjë brenda shtëpisë së BBVA.

Ajo që mbetet mister është nëse Xheneta do të bëhet banore zyrtare apo do të futet vetëm për një vizitë.

Megjithatë, një gjë duket e sigurt: hyrja e saj do të shkaktojë shumë tensione dhe reagime brenda shtëpisë.

Kujtojmë se Xheneta u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, ku krijoi një lidhje me Gjestin, i cili aktualisht është banor në BBVA. Por situata ka ndryshuar, pasi Gjesti ka nisur një raport të afërt me Eglin, duke lënë të nënkuptohet se lidhja me Xhenetën ka mbetur në të kaluarën.

Papa Françesku letër ngushëllimi për kryepeshkopin Anastas: E uruan greqisht, ai u përgjigj në shqip

U kremtua sot në Katedralen ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, shërbesa mortore e kryepiskopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në Athinë, në moshën 95 vjeçare.

Trupi i kryepiskopit u varros e do të prehet pikërisht në këtë Kishë.

Të pranishëm, personalitete nga e gjithë bota fetare e politike, si Patriku Ekumenik Bartolomeu I, Patriku i Aleksandrisë Theodhoros II, Patriku i Jerusalemit Teofili III, kryepeshkopë nga Kisha ortodokse e Greqisë, ajo e SHBA-ve, e Qipros, përfaqësues nga Mali Athos, nga fe të tjera e, edhe një delegacion nga Vatikani, i kryesuar nga Sekretari i Dikasterit për nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, imzot Flavio Pace.

Në ceremoni u lexua edhe letra e Papa Françeskut për kryepeshkopin Anastas.

Letra e Papës, lexuar gjatë funeralit

Pikërisht sot, Papa Françesku i shkruan mitropolitit të Korçës, Hirësisë së tij Joanit, i cili kryen aktualisht funksionet e nevojshme për të çuar përpara jetën e Kishës Ortodokse Shqiptare, derisa të mblidhet Sinodi i saj, i cili, 40 ditë pas vdekjes së kryepiskopit Anastas, do të zgjedhë kreun e ri. Atij, Sinodit, klerit dhe gjithë besimtarëve ortodoksë, Ati i Shenjtë Françesku u shpreh ngushëllimet për humbjen e kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke u siguruar lutjet që Zoti, Ati ynë i mëshirshëm, ta vlerësojë për punën e lodhjen.

“Feja e bashkësisë ortodokse shqiptare – shkruan Papa Françesku, në mesazhin e lexuar gjatë funeralit nga imzot Flavio Pace – sigurisht që u mishërua në jetën e vëllait tonë të dashur, shërbimi baritor i zellshëm i të cilit i ndihmoi njerëzit ta rizbulonin pasurinë dhe bukurinë e saj, pas vitesh ateizmi të imponuar nga shteti dhe pas persekutimit. Për këtë, ruaj kujtime të bukura nga takimi im me Fortlumturinë e Tij, me rastin e udhëtimit tim të parë apostolik jashtë Italisë, si edhe janë të dashura për mua përqafimi vëllazëror dhe fjalët e shkëmbyera me atë rast.

Gjatë gjithë jetës së tij të gjatë dhe shërbesës së tij si prift dhe peshkop – vijon Ati i Shenjtë – ai tregoi gjithmonë një përkushtim të thellë ndaj Ungjillit, duke i shërbyer dhe duke e shpallur Zotin në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, në Greqi, Afrikë dhe Shqipëri. E bëri këtë, duke ndjekur shembullin e Shën Palit apostull, i cili iu përkushtua aq shumë Krishtit sa mundi të thoshte: “Për të gjithë u bëra gjithçka, që, të kushtojë sa të kushtojë, por ta shpëtoj ndonjërin” (1 Kor 9, 22).

Duke marrë përsipër përgjegjësinë e udhëheqjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, deshi të depërtonte në thellësitë e zemrave të atyre, që i ishin besuar, veçanërisht në traditën dhe identitetin e tyre, pa e humbur asnjëherë bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse. Njëkohësisht, u impenjua me vullnet të mirë në dialog dhe promovoi bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera.

Kur mbërriti në Shqipëri – thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë  – disa priftërinj e pritën me urimin e Pashkëve në greqisht “Christos Anesti!”. Ai u përgjigj shqip, duke shprehur dëshirën e tij të zjarrtë për të jetuar me popullin dhe për të dëshmuar dashurinë e Zotit, e cila mposht çdo errësirë?? dhe shtypje, mes atyre që kishin vuajtur shumë.

Tani që jeta e tij tokësore arriti në fundin e saj – e mbyll Papa letrën, që mban datën e 27 janarit – lutem që, me mëshirën e Zotit, Atit të Gjithëpushtetshëm, Fortlumturia e Tij ta lëvdojë në amshim Trininë Shenjte, së bashku me të gjithë dëshmitarët e fesë dhe barinjtë, që u kanë shpallur fjalën e shpëtimit popujve, kudo dhe në çdo kohë”.

Rama dhe Mitsotakis takim ‘kokë më kokë’, mediat greke zbardhin detajet: Jemi miq, problemet t’i zgjidhim me …

Pas funeralit të Kryepeshkopit Anastas, një takim kokë më kokë u zhvillua mes kryeministrave Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama.

Megjithatë, as Mitsotakis dhe as Rama nuk zbuluan detaje të bisedës së tyre, pasi një takim i tillë nuk konsiderohet një çështje madhore për marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas mediave greke, Mitsotakis theksoi rëndësinë e mirëkuptimit mes dy vendeve, duke shtuar se duhet të zgjidhin çdo problem përmes dialogut, ndërsa Rama u shpreh se gjithçka ishte në rregull dhe theksoi marrëdhëniet miqësore mes dy liderëve.

Ai gjithashtu shpjegoi se takimi ishte një mundësi për të biseduar për çështje të ndryshme, pa theksuar ndonjë çështje të rëndësishme.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 31 janar 2025

DASHI

Nuk do të jetë e vështirë t’i përgjigjeni menjëherë thirrjes së ndjenjave dhe shqisave edhe sepse nga ana juaj do të ketë më shumë disponueshmëri dhe mbi të gjitha më pak hezitime për të përjetuar dashurinë 100 për qind. Nga pikëpamja emocionale situata është kthyer në favor. Për sa i përket punës, janë yje interesantë, është një periudhë që të lejon të realizosh një ëndërr të vogël.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju keni disa planetë në favorin tuaj. Kthehet një aftësi e madhe për të dashuruar, ju rizbuloni një pasion që mendonit se kishte humbur. Për sa i përket punës, gjatë orëve në vijim mund të merrni ndonjë lajm të mirë apo siguri në lidhje me ecurinë e vitit që sapo ka nisur, shkurti do të shohë disa detyra që ndryshojnë.

BINJAKËT

Ndonjëherë jeni shumë intolerant, shmangni vendosjen se kush ka të drejtë apo gabim, është më mirë të mbani nervat dhe yjet do t’ju ndihmojnë. Për sa i përket punës, ata që kanë një aktivitet kontakti, mundësia e lëvizjes dhe e udhëtimit do të dyfishojnë kontaktet e tyre.

GAFORRJA

Nuk është e lehtë të gjesh mirëkuptimin që kërkon, periudha sjell konflikte me ambientin përreth, një farë lodhjeje e cila mund të krijojë kontraste si te çiftet e vjetër ashtu edhe te të rinjtë. Shenja juaj është shumë e ndjeshme, duhet të përpiqeni të shmangni problemet që nuk janë tuajat ose të përcaktuara nga vullneti juaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, duhet të shmangim të menduarit për gjithçka që ka shkaktuar mundime dhe mundime gjatë muajve të fundit. Nëse jeni ndër ata që i dhanë fund një historie dashurie vitin e kaluar, mos e mendoni më, mundohuni të përcaktoni çështjet ligjore, ndarjet dhe më pas mendoni për diçka tjetër!

VIRGJËRESHA

Venusi nuk do të jetë më përballë për pak orë. Megjithatë, në ditë të caktuara do të ndjeni një shqetësim të caktuar në rritje, do të jeni në humor për reflektime të thella mbi temën e ndjenjave. Për sa i përket punës, planet në qiell janë pozitive për ju, por siç e dini kohët e fundit nuk ka pasur shumë shtytje.

PESHORJA

Faza e ndryshme e jetës suaj. Përqendrohuni më shumë në realizimin e dëshirave tuaja më të thella dhe të zemrës suaj. Natyra juaj jashtëzakonisht e ndjeshme (dhe e ndjeshme) nuk duhet të dominojë përsëri jetën tuaj. Për sa i përket punës, situatës ekonomike të ndryshueshme, kujdes nëse duhet të shesësh apo të blesh diçka.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, situatat që nuk po shkonin mirë, tani mund të tregojnë më tej litarin, anën e tyre të dobët. Shmangni të kërkoni shumë mendime, ju e dini që, në fund të fundit bëni atë që dëshironi… Përsa i përket punës, çështjet profesionale po ecin vazhdimisht përpara, ka gjasa që nga mesi i vitit të ketë një zhvillim të madh. 

SHIGJETARI

Nëse jetoni në çift prej disa kohësh bashkimi juaj tashmë i është nënshtruar shumë ndikimeve të pasigurta, nëse keni rezistuar deri më tani mund të themi se më e keqja ka kaluar. Për sa i përket punës, jeni ende në një fazë pasigurie të lehtë.

BRICJAPI

A do të ketë dyshime në dashuri, ndoshta për besnikërinë e një personi? Edhe nëse historia juaj funksionon, duket se ka boshllëqe për të kapërcyer, mendimet janë diku tjetër. Për sa i përket punës, investimet dhe grumbullimi i parave duket se janë të bllokuara.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet janë në anën tuaj. Mund të flisni edhe për një periudhë të favorshme për sa i përket historive që janë jetuar prej disa kohësh, ata që duan të heqin qafe një histori që nuk funksionon do të kenë më pak hezitime.

PESHQIT

Afërdita është në shenjën tuaj ditët e fundit, nuk do ketë elementë të veçantë shqetësues. Nëse ka ndonjë gjë, në disa raste do të jeni ju që do të largoni ata që nuk janë më të përshtatshëm për situatën. Sa i përket punës, mos e përjashtoni një rinisje këtë shkurt.

Upss, nuk pritej! Ky banor i “BBVA” është vëllai i Nedës? Ja çfarë flitet (Video)

Neda është opinioniste e këtij edicioni të “BIg Brother VIP Albania” dhe komentet e saj po mirëpriten.

Kjo, nuk është hera e saj e parë në këtë pozitë, pasi këtë rol e kishte edhe në “Përputhen”.

Ndërkohë, Nedes këtë vit do ti duhet ta gjykoj edhe personin e saj më të dashur, vëllain, shkruan “Kosovarja”.

Pak kush e dinte që Tiri Gjoci është vëllai i Nedes.

VIDEO

Asnjë i mbijetuar nga aksidenti ajror në Uashington, Trump ia hedh fajin Obamës dhe Biden

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbajtur një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë lidhur me tragjedinë, ku një helikopter ushtarak goditi në ajër një avion pasagjerësh gjatë uljes nga aeroporti Regan në Uashington.

Në nisje, Trump ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për viktimat dhe familjet e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Trump thotë se Amerika është në zi teksa shton se kjo ngjarje ka tronditur shumë persona edhe nga kombet e tjera që janë përfshirë në aksidentin ajror. Presidenti shprehet se në aeroplan kishte rusë, por nuk përmendi asnjë kombësi tjetër.

Ai ka përshëndetur operacionin e kërkim-shpëtimit në të gjitha nivelet dhe thotë se misioni tani është ai i rimëkëmbjes pasi nuk ka të mbijetuar.

“Ne vetëm mund të fillojmë të imagjinojmë agoninë që po ndjeni të gjithë. Zemrat tona janë copëtuar”, është shprehur Trump.

Ai thotë se ka ide dhe teori për atë që ka ndodhur, megjithëse ka pranuar se hetimi është ende në fillimet e tij.

Trump nuk la pa goditur kundërshtarët e tij politikë, këtë herë Joe Biden dhe Barack Obamën. Për ish-Presidentin, Trump tha se ka punësuar personel mediokër për punët e kontrollit të trafikut ajror që kërkojnë inteligjencë superiore.

“Unë vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Biden dhe demokratët vënë politikën në radhë të parë”, tha Trump.

“Ata e vendosin politikën në një nivel që askush nuk e ka parë ndonjëherë”, shtoi Trump. Ai thotë se “politika e tyre ishte e tmerrshme”.

Më tej, Trump u shpreh se nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë përplasje, por shtoi se një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me ngjarjen do të kryhet.

“Ne do të zbulojmë se si ndodhi kjo fatkeqësi dhe do të sigurojmë që asgjë e tillë të mos ndodhë më. Administrata Federale e Aviacionit, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe ushtria amerikane do të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës. Ne do të punojmë pa u lodhur për të kuptuar atë se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Presidenti i SHBA.

Sipas Presidentit, avioni po kryente të gjitha veprimet në rregull, por shton se helikopteri që kishte shkuar në një kënd që ishte jashtëzakonisht i keq. Trump më pas thotë se helikopteri kishte aftësinë të ndalonte, të ngjitej, të zbriste ose të kthehej.

“Kthesa që bëri nuk ishte e duhura, natyrisht,” thotë ai.

Trump tregon një nga urdhrat ekzekutivë që nënshkroi me marrjen e detyrës javën e kaluar, për të cilin thotë se rikthehen standardet për kontrollorët e trafikut ajror dhe të tjerë.

Pas SHBA-së, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Zvicra ka vendosur të përfundojë gradualisht bashkëpunimin e saj dypalësh të zhvillimit me Bangladeshin, Shqipërinë dhe Zambinë deri në vitin 2028.

Ky vendim është bërë i ditur në një deklaratë për media nga Këshilli Federal i Zvicrës të mërkurën.

Deklarata përshkruan se si do të zbatohet vendimi i parlamentit zviceran për të reduktuar bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim.

Këshilli Federal Zviceran tha se Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ose SDC, do të heqë dorë nga programet e saj dypalëshe të zhvillimit në Bangladesh, Shqipëri dhe Zambi deri në vitin 2028.

Vendimi u mor pasi u morën parasysh faktorë të tillë si kërkesat në terren, interesat diplomatike dhe ekonomike afatgjata të Zvicrës dhe rëndësia relative e vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar në krahasim me kombet e tjera.

Në dhjetor, parlamenti zviceran vendosi të shkurtojë ndihmën ndërkombëtare për zhvillim në platformat dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Megjithatë, ndihma humanitare, promovimi i paqes dhe mbështetja për Ukrainën do të përjashtohen nga ky reduktim.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se duke filluar nga viti 2025, Zvicra do të ndërpresë kontributet e saj në organizatat shumëpalëshe si Partneriteti Global për Arsimin, UNAIDS dhe UNESCO.