Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend.
Në reagim SPAK thotë se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit.
Reagimi i SPAK:
“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.
SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.
Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.
Ndërprerja e fondeve amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi dje Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për pezullimin e fondeve amerikane pas një urdhri të presidentit Donald Trump. Më 24 janar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së urdhëroi pezullimin e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, si pjesë e përpjekjeve të presidentit për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme. Këto programe, që financohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvill
“Antwerp, Dubai,” shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy vende si pikat kryesore ku operon kompania “Bello”, e cila prej vitesh ka mbushur Europën me kokainë nga Ekuadori.
Media belge “GVA”, i ka dedikuar një shkrim shqiptarit Denis Matoshi, gjithashtu i njohur si Eldi Dizdari.
“Gazet van Antwerpen” shkruan se ka ndjekur paratë e mafies së drogës në Antwerp që tashmë po investohet në botën e pasurive të paluajtshme në Dubai.
Kur një makinë luksoze tip “Mercedes Benz” kaloi me rreth 240 km/orë në autostradën Anversë-Einthoven, rruga nga Belgjika drejt Holandës, dy oficerët e policisë shtangën: Uou Zoti im! Me 240 në orë!.
Ishte viti 2021 dhe bashkë me ta rastësisht gjendej dhe producenti televiziv belg, Luk Alloo me kameramanin e tij, i cili kishte dalë për të verifikuar dhe denoncuar si shkelen rregullat e qarkullimit rrugor në Belgjikë.
Oficerët ndalojnë mjetin, pa e ditur që drejtues ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.
Edhe pse e pyesin dhe i flasin, Dizdari nuk nuk kupton holandisht dhe përpiqet të qetësojë oficerët e policisë në anglisht.
“Ju lutem, më lini të shkoj. Ju lutem!,” thotë ai.
Por kur oficerët e bëjnë të qartë se ai duhet të dorëzojë patentën e shoferit, ai del jashtë mjetit. Është një burrë i gjatë dhe shumë i dobët.
Me mirësjellje i kërkon policisë të parkojë makinën e tij disa qindra metra më tutje, por policët nuk e përmbajnë dot gëzimin kur i shohin mjetin.
“Uau, kjo është një makinë e bukur.”
Luk Alloo, i cili dëshmoi gjithçka e përshkruan Dizdarin si një “humbës të ndershëm” dhe mbi të gjitha “shumë miqësor”.
Asnjë nuk e dinte se kishin ndaluar Eldi Dizdarin, një nga peshat e rënda të mafies shqiptare të drogës.
Në Shqipëri, Matoshi jo vetëm që është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën.
Të shtënat mësohet se kanë të bëjnë me një konflikt në botën e drogës, ndonëse shërbimet e policisë shqiptare nuk përjashtojnë faktin se sulmi ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për masakrën në Tropojë ku mbetën viktima të afërm të Denis Matoshit.
Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ata pompojnë dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai.
Bluewaters Island Residences 2, në Dubai
Ka diçka tjetër interesante në letrat e tij zyrtare: megjithëse i lindur në Bajram Curri në Shqipëri, Matoshi ka kombësi belge.
Ai është ose ka qenë i martuar (ende nuk janë të qartë) me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një fëmijë.
Ajo ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.
Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria
Belgo-shqiptari Matoshi ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkesë të organeve të drejtësisë belge. Belgjika kërkon ekstradimin e Matoshit për shkak se ai dyshohet se është i përfshirë në importin e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp.
Përveç kësaj, Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian “Y.” nga Antwerp.
Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false.
Thuhet se Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it.
Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false.
Në mjedisin kriminal të Antwerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose “Alduth”.
Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antwerp dhe Roterdam.
Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.
Ky i fundit bashkëpunonte me kushëririn e tij, Marsin, i cili ishte planifikuesi kryesor i menaxherit nga terminalet e kontejnerëve të DPworld.
Por kur Marsi “u nxor” nga familja e tij duke e qëlluar me disa plumba në këmbë, edhe perandoria e Bayramit u shemb.
Në këto kushte “Alduth” (Dizdari) kërkoi partnerë të rinj që mund t’i merrnin kokainën në port dhe kështu u lidh me grupin e ish-kikboksierit Omar Govers dhe Najim E.M.
Bashkë iu fshehën mirë radarit të Policisë derisa Omar Govers u dënua me 13 vjet burg për një rast trafiku droge për kompaninë Bello. Govers thuhet se që atëherë është tërhequr nga tregtia e kokainës. Ai ka hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai me firmën e tij “Novvi Properties”. Faqja e rrjeteve sociale Instagram përmban video të shumta që tregojnë menaxherin e kompanisë Govers duke marrë pjesë në ndërtimin e një ekipi dhe impianteve sportive.
Madje në kompaninë e tij, ai, punonjësit me performancë të lartë të Novvi Properties i shpërblen me një Rolex.
Por jo vetëm autoritetet belge, por edhe policia italiane dhe ajo shqiptare janë shumë të interesuara për Denis Matoshin. Në vitin 2020, zyra e prokurorit të Firences nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër kompanisë Bello duke shënjuar nisjen e operacionit “Blanco”.
Matoshi u arrestua në vitin 2020 nga Policia e Dubait me kërkesë të Italisë. Megjithatë Dubai nuk pranoi ta ekstradonte dhe e liroi Matoshin nga burgu.
“Në Itali, Matoshi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, e po ashtu nuk është dënuar ende në Shqipëri. Ai ka një precedentë të pastër kriminal në të gjithë Evropën,”-thotë Sven Mary, avokat i Matoshit.
Çështjet penale italiane janë shpesh si rastet belge: ato zvarriten me vite. Por ajo që ndodhi me operacionin “Blanco” nuk është plotësisht e qartë.
Sërish sipas Sven Mary, avokatit të Denis Matoshit, belgo-shqiptari është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat në Itali.
“Madje nuk është dënuar as në Shqipëri. Denisi ka një dosje të pastër kriminale në të gjithë Europën,”-shton avokati.
Denis Matoshi së fundmi edhe ka dalë tek autoritetet gjermane gjatë operacionit “Platinum”, gjatë një hetimi për kontrabandën e kokainës në një shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut për në Europë.
Figura qendrore në hetim është një kalabrez që drejton një restorant në Gjermani, por që në realitet thuhet se po krijon marrëveshje të mëdha kokaine midis furnizuesve të Amerikës së Jugut dhe blerësve evropianë.
Sipas policisë gjermane, “Ndrangheta”, organizata e fuqishme kriminale me rrënjë në Kalabri, bashkëpunonte me belgo-shqiptarin Matoshi.
Shqiptarët e kompanisë Bello kishin fituar një pozicion të fortë në tregtinë ndërkombëtare të kokainës.
Shqiptarët dërgojnë njerëzit e tyre në Ekuador për të vendosur kontakte me furnizuesit kolumbianë dhe për të korruptuar njerëzit në portin e Guayaquil.
I forti i kompanisë Bello në Eukuador në atëkohë që sot është burgun e Fierit, është Dritan Rexhepi.
Në Antwerp, ai ishte pjesë e një bande hajdutësh që përdornin dhunën për të grabitur biznese.
Kur shkoi në Ekuador, ai arriti që të krijonte një marrëdhënie biznesi me një furnizues të madh kolumbian, i cili e furnizoi me tonelata kokainë.
Dritan Rexhepi
Rexhepi sigurohej që kokainë të dërgohej në Antwerp dhe Roterdam, ndërsa Denis Matoshi sigurohej që droga të shpërndahej në mënyrë të sigurt te klientët në Evropë.
Në një bisedë të dëgjuar mes Dritan Rexhepit dhe një të besuari, ata diskutojnë për Matoshin.
“Ai na ka hequr 4000 kg. E kemi numër 1!”
Në Antwerp, Matoshi është në kontakt edhe me një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu do të luajë një rol të spikatur në botën e drogës në Antwerp: Ermir Ndreaj (44), alias Cinco.
Edhe Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank, përktheu zëri.
Ndreaj pseudonimin ia ka atribuuuar diskotekës së famshme “Cinco Cavalli” në Durrës, të cilën e ka në pronësi. Në Tiranë, ai dhe bashkëshortja e tij Elira drejtojnë restorantin elegant “Savoy Garden”.
Restoranti mund të jetë ekskluziv dhe i shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë gjithmonë mirë.
Në verën e vitit 2024, disa persona u plagosën gjatë një feste VIP në Savoy Garden, e gjitha pasi 32-vjeçari Edison Elezaj filloi të qëllonte me armë zjarri.
Kanë lidhje me mafian shqiptare?
Jo, aspak!
Personi që qëlloi me armë zjarri ishte djali i pronarit të Lajthizës, markës më të famshme të ujit të burimeve në Shqipëri.
Javën e kaluar, dosja ku bën pjesë Ermir Ndreaj u dërgua në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve për trafik droge dhe pastrim parash, por shqiptari nuk është i vetmi i akuzuar.
Bashkë me të përmendet Sani Al Murdaa dhe ‘biznesmeni’ i Antwerpenit, Yasin M., alias Teentje.
Ndryshe nga Denis Matoshi, Cinco nuk fshihet në Dubai. Cinco thjesht shëtit nëpër Tiranë si njeri i lirë, me të dashurën e tij Elira, një avokate.
Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, “Cinco” nuk ka pse të frikësohet se do të ekstradohet në Belgjikë.
Nëse gjykatat shqiptare do ta lënë të qetë, kjo është tjetër histori…./Marrë nga Gazet van Antwerpen
Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani, thotë se kërkon drejtësi për të birin e tij, Martinin.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Cani shprehet se situata në familje është e trishtë, teksa tregon se ai dhe bashkëshortja e tij trajtohen me psikologë.
Blendi Fevziu: Si është gjendja në familje?
Engjëll Cani: E trishtë, akoma presim nga drejtësia, akoma nuk kemi asnjë informacion.
Blendi Fevziu:Po djali tjetër, a e mori vesh?
Engjëll Cani: Pak a shumë e kupton, por nuk e pranon dhe vetë thotë “kur të vijë Martini”.
Blendi Fevziu:Nuk ja keni thënë tamam? Po, a e ka kuptuar?
Engjëll Cani: Pak a shumë, është në ato ujëra, Nuk do ta besoj as vetë ai. Më pyet se “kur do të vijë Martini?”. I them se do të vijë shpejt.
Blendi Fevziu: Ju po merrni pjesë dhe në protesta, çfarë kërkoni?
Engjëll Cani: Kërkojmë vetëm drejtësi, mos të heshtet sepse heshja vret shumë.
Blendi Fevziu:Bashkëshortja si është?
Engjëll Cani: Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë.
Blendi Fevziu: Unë i vijoj dhe bëhem pjesë e këtij apeli, kërkoj po ashtu një drejtësi dhe të paktën më shumë transparencë.
Gjatë fjalës së tij, Cani ka bërë publike një “GoFundMe”, ku do të ndihmohet familja dhe po ashtu do të shërbejë për fondacione në të ardhmen edhe për fëmijët që kanë të njëjtën ëndërr që kishte Martin Cani, sportin.
Blendi Fevziu: Ju keni hapur një llogari GoFundMe për çfarë?
Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.
Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?
Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.
Blendi Fevziu: Si mund të hyj në GoFund?
Ardit Gavani: Nëpërmjet webside www.martincani.al mund ta gjejnë veten ta ndihmojnë ose të kontaktojnë me familjen.
Blendi Fevziu: A janë të garantuara të gjitha donacionet?
Ardit Gavani: Donacionet janë të garantuara dhe çdo transaksion është komplet transparent. Familja ka nevojë për ndihmë. Nuk duam që kjo histori të harrohet, nuk është thjesht një aksident rrugor. Është një ngjarje që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët sepse na prek të gjithëve.
Ish-finalistja e spektaklit televiziv “BBVK”, Xheneta Fetahu ka bërë reagimin e saj të parë publik. Në një postim në Instagram, Xheneta falenderon publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të saj në reality show-n.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar. Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten.
Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda. Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim
Fituesja e edicionit të 3-të të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale teksa ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së famshme të “Vëllait të Madh” si dhe çiftet e reja që pritet të krijohen brenda lojës.
Sigurisht personat me në zë të momentit janë Egli dhe Gjesti. Një komentues i shkruan Eglës se: “Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik 3 femra per 3 muaj, mashkull i degjeneruar”. Aktoja e ka krahasuar marrëdhënien që Gjesti ka me Eglin me atë të Kiarës dhe Luizit, të cilët këta të fundit u njohën brenda BBVIP dhe tashmë janë prindër të një vajze.“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua,” tha Egla.
Lajm i trishtë për këngëtaren kosovare Shyhrete Behluli. Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nëna e saj ka ndërruar jetë. Ajo ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Mushtisht.
Postimi i saj;Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jonë.
Varrimi do të bëhet, më 30.01.2025 në orën 15:00 në varreza të fshatit Mushtisht.
Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”
Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të shkeljes së rregullave. Ata duhet të jetojnë larg banorëve të tjerë, në një shpellë, siç edhe përkon me veprimet e tyre. Teksa po vazhdojnë jetesën aty, ata kanë vazhduar me diskutime për gjëra të ndryshme.
Ka qenë artisti pejan që tha se të gjithë në shtëpi janë falsë përveç Egli Takos. Në bisedën me Klajin, ai u shpreh: “Krejt janë fake përveç njërës. Egli e ka tamam zemrën e pastër, është krejt si unë. Nuk është mendimi im, por është”.
Tutje theksoi: “Nëse nuk di të bëj lojë është tjetër gjë, sillet me familje si me shoqëri. Nuk ka nevojë që ta njohësh shumë vjet, vet energjia”
Në Prime-in e së shtunës pritet që të futet brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4” Xheneta Fetahu. Të paktën kështu ka bërë me dije gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova. Ai theksoi se nuk dihet a do jetë si banore apo vetëm për vizitë, por sipas tij është e sigurtë hyrja e saj.
Kujtojmë se Xheneta gjatë qëndrimit në “BBVK” krijoi lidhje me Gjestin, i cili aktualisht ndodhet në “BBVA”, por që ka nisur një raport të afërt me Eglin. Por deri të shtunën, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim për të zbuluar se çdo ndodhë gjatë spektaklit.
Nëna e Jozit, banorit të “Big Brother Vip Albania” nuk është në gjendje të mirë. Kjo u bë e ditur nga një i afërm i Jozit, i cili teksa ishte i ftuar në një emision tregoi se e ëma e banorit është në gjendje të rëndë psikologjike.
Sipas të afërmit, shkak për gjendjen e saj shëndetësore u bë deklarata e gazetares Dasara Karaiskaj dhe Bernard Hulme, ish-banorit të BB.
“Sapo kam komunikuar me vëllain dhe me nënën. E ëma e Jozit është në një gjendje psikologjike jashtëzakonisht shumë të rëndë” tregon i afërmi i këngëtarit.
Kujtojmë se gazetarja tronditi rrjetin duke deklaruar se Jozi është homoseksual, ndërsa dy ditë më parë, të njëjtin mendim pati dhe Bernardi, duke shtuar dhe dy emra të tjerë; Laert Vasili dhe Klajdi Musabelliu.