Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec, kush është 28-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari” në afërsi të fshatit Podgorie.

Dy mjete, në rrethana ende të paqarta janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë, njëri prej shoferëve, 28 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa shoferi i makinës tjetër është lënduar.

Mjeti me të cilin udhëtonte viktima Aurel Çipi është shkatërruar plotësisht si pasojë e përplasjes ndërsa shërbimit zjarrfikës të Maliqit i është dashur me tepër se një orë për të nxjerrë trupin e pajetë të tij.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është manovra e gabuar e njërit prej drejtuesit të mjeteve.

Tragjike/ Po fliste në celular kur doli në korsinë tjetër, arrestohet i riu që aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin

Policia e Maliqit ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale K.L., i cili u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së të mërkurës në Podgorie ku mbeti i vdekur 28-vjeçari Aurel Çipi.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se nga hetimet e policisë rezulton që drejtuesi i mjetit tip “Audi” ka qenë duke folur në telefon dhe ka dalë nē korsinë tjetër të rrugës ku vinte përballë 28-vjeçari Çipi me një mjet “BMW”.

Nga përplasja e fortë, 28-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u transportua në spitalin e Korçës me lëndime jo serioze për jetën.

Pas trajtimit në spital, Policia i ka komunikuar 29-vjeçarit urdhërin e arrestit duke e shoqëruar në Komisariat.

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë.

Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa në shitje me 98.5 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.4 lekë, në shitje me 104.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë dhe në shitje me 66.6 lekë.

“Djali im të marrë dënimin e merituar, na mori në qafë”/ Vrasja e Ramazan Matajt, flet ekskluzivisht babai i autorit: Kërkoj të largohemi nga këtu!

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për “Top Story” kërkoi falje në emër të të birit

Rrustem Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”.

Rrustem Mataj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen. “Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time”, tha ai./Top Channel

“Nëse vazhdo kështu…”, Stresi bën paralajmërimin e fort për Gjestin

Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, të cilën ai e ka quajtur si një akt zhgënjimi.

Në një postim të tij, Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që, sipas tij, i është bërë Gjestit.

“Mendoj që e hodhën në plehra (ajo e produksionit). Tash kush e di sa janë mërzit që erdhi në Shqipëri. Mos ta harrojmë dhe këtë gjë. E qitën jashtë dhe e prenë në bes… Por i drejti mbytet, nuk zhytet,” ka shkruar reperi, duke aluduar për një padrejtësi ndaj Gjestit.

Stresi e ka përfunduar reagimin e tij me një paralajmërim për ata që, sipas tij, nuk i japin vlerën e duhur: “Nëse vazhdo kështu, Gjestinjo, ta gëzoni çmimin, Kosovë. Nesër do jetë ditë e mirë për Gjestinjon, por për të tjerët jo.”

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit po përpiqen të kuptojnë më shumë rreth ngjarjes së përmendur dhe personave të përfshirë. Ajo që shqetëson më shumë është se si do të reagojë publiku ndaj këtyre komenteve dhe nëse do ketë pasojat e nevojshme për prodhimin që e zgjodhi të trajtojë Gjestin në këtë mënyrë.

Diskutimet e ndjekësve në platformat sociale janë intensifikuar, ku ata shprehin mbështetje për Gjestin dhe kritikojnë vendimmarrësit e produksionit. Kjo situatë ka sjellë një reflektim më të thellë mbi mënyrën se si trajtohen artistët në skenën shqiptare, veçanërisht ata që vijnë nga jashtë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 9 Janar 2025

Dashi

Të udhëhequr nga elementi i zjarrit, dita ju fton të moderoni impulsivitetin tuaj, veçanërisht në marrëdhëniet romantike. Komunikimi me partnerin/en mund të përfshijë tensione; mos e humbni durimin, por dëgjoni me vëmendje dhe mendim të thellë përpara se të përgjigjeni. Në aspektin profesional, sot është një ditë që favorizon marrjen e iniciativës dhe përballjen me sfida. Kuraja dhe vendosmëria mund të sjellin rezultate të mëdha. Sa për shëndetin, energjia juaj është në kulm, por kini kujdes të mos e teproni me aktivitetet fizike, pasi ekuilibri është çelësi për të ruajtur mirëqenien.

Demi

Elementi i tokës thekson stabilitetin dhe ndjenjat e thella. Dashuria merr rëndësi të madhe sot, dhe një bisedë e sinqertë me partnerin mund të forcojë lidhjen tuaj. Në aspektin profesional, përkushtimi juaj ndaj një projekti më në fund mund të shpërblehet me rezultate konkrete. Sa për shëndetin, mbani një ekuilibër të mirë mes relaksimit dhe detyrave të përditshme. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të freskët.

Binjakët

Elementi i ajrit ju mbush me energji dhe kreativitet. Dashuria dhe surprizat janë kryefjala e ditës; beqarët mund të kenë një takim interesant që mund të transformojë ditën e tyre. Në punë, yjet ju inkurajojnë të shprehni idetë tuaja inovative. Mos e lini për më vonë; momenti është tani për të propozuar një qasje të re. Shëndeti kërkon një qasje të balancuar, duke shmangur teprimin dhe duke iu dhënë vetes momente pushimi.

Gaforrja

Elementi i ujit sjell ndjeshmëri dhe lidhje emocionale me të kaluarën. Mund të ndjeni që një situatë nga e kaluara po kërkon vëmendjen tuaj. Mendoni me kujdes përpara se të veproni dhe shmangni vendimet e nxituara. Në punë, pengesa të vogla mund t’ju ngadalësojnë, por me durim dhe përkushtim do të arrini të kaloni çdo sfidë. Sa për shëndetin, trupi juaj kërkon pushim dhe relaks për t’u rikuperuar.

Luani

Energjia juaj magnetike dhe dinamizmi që vjen nga elementi i zjarrit i bëjnë të tjerët të tërhiqen pas jush. Kjo është dita e duhur për të shprehur ndjenjat dhe për të ndërmarrë hapa të guximshëm në dashuri. Në punë, ambiciet tuaja janë në rritje, dhe yjet ju nxisin të synoni lart, por kini kujdes ndaj detajeve të vogla që mund të kenë rëndësi të madhe. Në aspektin e shëndetit, shfrytëzoni energjinë e bollshme që keni për të përmirësuar formën fizike.

Virgjëresha

Elementi i tokës ju sjell organizim dhe qartësi mendore. Në dashuri, një tension i vogël mund të prishë harmoninë në çift, por fleksibiliteti juaj mund të rikthejë balancën. Në punë, është dita e përkryer për të planifikuar dhe organizuar projektet e ardhshme. Ky përkushtim do të vlerësohet shumë. Sa për shëndetin, një shëtitje në natyrë mund të jetë ideale për të rimbushur bateritë.

Peshorja

Elementi i ajrit ju mbush me një ndjenjë harmonie dhe elegance. Dashuria është në fokus sot; një takim special mund të sjellë një shkëndijë të re në jetën tuaj. Në punë, bashkëpunimet e frytshme janë në horizont. Dëgjoni këshillat e atyre me përvojë për t’u udhëhequr më mirë. Në aspektin e shëndetit, provoni aktivitete relaksuese për të balancuar mendjen dhe trupin.

Akrepi

Elementi i ujit ju dhuron pasion dhe intuitë të fortë. Në dashuri, emocionet janë të fuqishme, por kini kujdes të mos bëheni shumë posesiv. Në punë, vendosmëria dhe intuita ju çojnë drejt vendimeve fitimtare. Sa për shëndetin, energjia juaj është në nivele të larta dhe ju ndihmon të përballoni çdo sfidë.

Shigjetari

Elementi i zjarrit ju dhuron energji dhe aventurë. Për beqarët, kjo ditë sjell mundësi për njohje të reja. Për ata në çift, është momenti i duhur për të bërë plane së bashku. Në punë, yjet shpërblejnë guximin dhe frymën tuaj aventuriere. Kujdesuni për shëndetin duke i kushtuar vëmendje ushqimit.

Bricjapi

Elementi i tokës thekson disiplinën dhe qëndrueshmërinë tuaj. Në dashuri, një gjest i papritur mund të sjellë gëzim në marrëdhënie. Në punë, fokusohuni dhe ndiqni një plan të qartë për të arritur qëllimet tuaja. Shëndeti mendor nuk duhet neglizhuar; relaksohuni kur ndieni nevojë.

Ujori

Si një shenjë e ajrit, Ujori karakterizohet nga kreativiteti, pavarësia dhe vizioni për të ardhmen. Këtë të enjte, energjia juaj do të jetë e përqendruar te idetë dhe inovacionet që mund të ndryshojnë jo vetëm ditën tuaj, por edhe rrjedhën e projekteve apo marrëdhënieve tuaja. Në dashuri, një qasje e lehtë dhe krijuese do të sjellë freski në marrëdhëniet tuaja. Nëse jeni në një lidhje, provoni të surprizoni partnerin me një gjest të veçantë që tregon sa shumë e vlerësoni. Nëse jeni beqarë, dita është e favorshme për njohje të reja; mos ngurroni të dilni nga zona juaj e rehatisë. Në aspektin e shëndetit, mund të ndjeni një nevojë të madhe për t’u rikuperuar emocionalisht dhe fizikisht.

Peshqit

Elementi i ujit ju bën intuitivë dhe të lidhur me emocionet tuaja më të thella. Kjo e enjte është një ditë që mund të sjellë një takim të papritur ose një bisedë të rëndësishme me dikë që ka potencial për të ndryshuar rrjedhën e ditës suaj, ose ndoshta edhe të ardhmen tuaj. Lëreni zemrën tuaj të udhëheqë dhe mos kini frikë të shprehni atë që ndjeni. Kjo mund të sjellë afrimitet më të madh në marrëdhëniet tuaja romantike ose miqësore. Në punë, fokusi duhet të jetë në detajet e projekteve. Kujdesuni për saktësinë dhe përpiquni të shmangni gabimet e vogla që mund të rezultojnë të kushtueshme.

“Nuk guxon të më prekesh me dorë, jam grua e martuar!”- Debat mes Gjestit dhe Rozanës në BBV, shkak bëhet vaska: Bëj ç’të dua, kjo është …

Pas eliminimit të tij nga BBV Kosova dhe hyrjes së tij në BBV Albania, këngëtari Gjesti ka nisur debatet e tij të para me Rozanën, duke e provokuar këtë të fundit se do i futej në vaskë kur ajo të lahej.

Një gjë e tillë nuk u pranua nga këngëtarja, e cila i tha disa herë me ton serioz “me mua s’guxon ti”.

Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të tillë, por Rozana i tha prerë se “jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Rozana: Jo, e kam me mos guxo.

Gjesti: Okej.

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë.

Ky diskutim bëri që këngëtarja t’i afrohet Gjestit duke ngritur dhe gishtin, ndoshta për të treguar më shumë autoritet, por ai e pyeti se përse po e bën ajo një veprim të tillë.

“Zemra unë bëj ç’të dua, kjo është shtëpia ime!”, ishte përgjigjia e Rozanës.

Pas disa toneve serioze mes kësaj dyshe, Gjesti u zmbraps nga provokimi i tij, duke thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë (t’i futet në vaskë), sepse siç tha ai, e respekton këngëtaren.

Debati i plotë:

Rozana: Gjesti, se mos na hidhesh në vaskë. Hidhu tani sa është bosh

Gjesti: Jo, nuk dua. Tani do futem të lahem me juve.

Rozana: Me mua s’guxon ti!

Gjesti: Pse?

Rozana: Me mua s’guxon ti!

Gjesti: Pse s’guxoj? Ti ke vetëm të drejtën për tu çuar.

Rozana: Shih, shih. Hajde këtu. Me mua s’guxon

Gjesti: Pse?

Rozana: Sepse kështu them unë.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Rozana: Jo, e kam me mos guxo.

Gjesti: Okej.

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë

Gjesti: E pse po më afrohesh mua kështu?

Rozana: Jo, jo s’po afrohem fare. Po nuk të kam frikë unë ty. Unë afrohem se nuk të prek me dorë.

Gjesti: Po prit pra, se unë kam qejf të flas kështu në distancë (zmbrapset).

Rozana: Rri aty. Tani, mos guxo të futem unë këtu (në vaskë), e të fusësh këmbën ti aty.

Gjesti: E ti mendon se unë bëj kështu gjestesh?

Rozana: Jo unë nuk po e mendoj, po të paralajmëroj.

Gjesti: S’ke nevojë për ta thënë. Pse po e çon gishtin?

Rozana: Zemra unë bëj ç’të dua, kjo është shtëpia ime!

Gjesti: Tani, e ti po më provokon keq mua.

Rozana: Unë i kam bërë para teje këto, kam qenë para teje aq vjeç sa je ti tani.

Gjesti : E çfarë lidhje ka kjo? Çfarë njeriu, nuk bëj ashtu gjestesh.

Rozana: E respektoj që nuk e bën.

Gjesti: Të respektoj normal se nuk jam stupid (budalla)! A je normal?

‘E di me kë rri’, gazetari zbardh detaje nga dëshmia e Veliajt në SPAK: Debatoi ashpër me prokurorët, ndërhyri Dumani

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet lidhur me dëshminë e Erion Veliajt në SPAK.

Sipas gazetarit, dëshmia e Veliajt është shoqëruar me debate të ashpra, duke detyruar drejtorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Sipas tij, gjatë dëshmisë, Veliaj ka përdorur kanosje të nënkuptuara, duke përmendur njerëz që ai di me kë rri dhe bashkëjeton

Ai theksoi se qenia “i lirë” e kryebashkiakut, pavarësisht akuzave penale të rënda ndaj tij, konfirmon se Veliaj është një rast përjashtimor dhe se ka pasur një “gjykatë politike” që ka ndikuar në këtë çështje.

Çollaku theksoi gjithashtu se ka të paktën dy ministra të kabinetit të kryeministrit Rama që nuk mund të udhëtojnë në SHBA dhe janë thirrur në SPAK. Ai u shpreh se drejtësia në Shqipëri është e shantazhuar dhe kjo ka pamundësuar dërgimin e zyrtarëve të lartë publikë në qeli, pavarësisht akuzave të rënda ndaj tyre.

Çollaku ka ngritur gjithashtu dyshime për ndikimin e Xhorxh Sorosit në politikën dhe drejtësinë shqiptare, duke sugjeruar se financimet dhe investimet e Sorosit mund të kenë një rol të rëndësishëm në ndikimin mbi vendimmarrjen në SPAK dhe institucionet e tjera.

‘Gjykata politike e ka marrë vendimin për Veliajn, ai është i përjashtuar. Ka të paktën 2 ministra që nuk udhëtojnë dot në SHBA, që e kanë vizituar SPAK. I vetmi që s’është thirrur në SPAK, të gjithë ministrant janë, janë histori diaspore, energjitike. Kemi riaktvizim.

Fotoja e Soros ka zjë pyetje brenda. A ka ende ndikim Sorors në ambasadë që shtrihet deri në SPAK? Kemi funksionarin publik me akuzat më të rënda ndaj një zyrtari të lartë. Me gjysmën e këtyre akuzave ka një numër të lartë zytarësh që janë në qeli. Këta njerëz në prokurori e gjykata, që janë investime e financime të Soros, çfarë të fshehtash e sekrete kanë ata për to, që nuk marrin dot vendime. Nga 5 orë thirrje në SPAK, 1 orë ka kaluar në temperaturë të nxehtë debati mes Veliajt e prokuroëve.

Madje ka zbritur vetë Dumani për të shuar gjakrat. Një nga kanosjet kanë qenë, ‘unë e di me kë rri e më kë bashkëjeton’, një nga kanosjet e nëndheshme të Veliajt. Kemi njoftim zyrtar të SPAK për akzuzat e shumta ndaj Veliajt. Po shkohet nga provat te arresti, e jo arresti te prova. Kjo kohë, duket kompromentuese për të dëmtuar provat.’, tha Çollaku.

Ishte e pamundur për ta shpëtuar! Zbulohet sëmundja e 12 vjeçarit që humbi jetën në Tiranë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 12-vjeçarit nga Maliqit në pediatrinë e kryeqytetit.

QSUT teksa i shpreh ngushëllimet familjes, thotë se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Njoftimi:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

12-vjeçari Leo Sadiku ndërroi jetë në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza mëngjesin e sotëm në spitalin e Tiranës, pas një periudhe trajtimi për virozë.

Ndërsa familjarët e të miturit kanë thënë për mediat se djali i tyre nuk kishte probleme shëndetësore më herët, madje ka qenë aktiv dhe në aktivitetet sportive.

Sipas asaj që prindërit e 12-vjeçarit kanë treguar mësohet se në fund të muajit dhjetor i mituri ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë dhe ishte trajtuar në reaminacion.

Ata akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur. Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se përgjatë ditëve të fundit niveli i sheqerit në gjak të 12-vjeçarit kishte arritur deri në 200.

Gjermania paralajmëron Trump: Mos kërcëno Grenlandën, NATO dhe BE i bëjnë thirrje për respektimin e sovranitetit

Gjermania ka paralajmëruar Donald Trump që të mos kërcënojë Grenlandën, pasi presidenti i zgjedhur amerikan nuk e përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë territorin autonom të Danimarkës. Kancelari Olaf Scholz tha se kishte një “moskuptim të caktuar” në lidhje me deklaratat që vinin nga administrata e ardhshme e SHBA.

“Parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht nëse ai është në lindje apo në perëndim”, tha Scholz. Kancelari gjerman theksoi se “NATO është instrumenti më i rëndësishëm për mbrojtjen tonë dhe një qendër e marrëdhënieve transatlantike”.

Më herët edhe Franca paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë sovranë të Grenlandës. Danimarka është anëtare e aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA, ashtu si Gjermania dhe Franca. Sipas BBC, është e vështirë të imagjinohet se si BE-ja mund të parandalojë ndonjë sulm të mundshëm. Ajo nuk ka aftësitë e saj mbrojtëse dhe shumica e 27 vendeve anëtare të saj janë pjesë e NATO-s.

Të martën, Trump përsëriti dëshirën e tij për të fituar Grenlandën, duke thënë se ishulli Arktik ishte “kritik” për sigurinë kombëtare dhe ekonomike. Ai ka shprehur vazhdimisht një interes për të blerë Grenlandën, pasi kishte hedhur idenë në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë si president. Danimarka, një aleate prej kohësh e SHBA-së, e ka bërë të qartë se Groenlanda nuk është në shitje dhe se ajo u përket banorëve të saj.

Trump i bëri komentet në një konferencë shtypi në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, më pak se dy javë para se të betohet për mandatin e tij të dytë si president më 20 janar.

Ku është Grenlanda dhe kush e kontrollon atë?

Grenlanda ka qenë shtëpia e një baze radari amerikan që nga Lufta e Ftohtë dhe ka qenë prej kohësh e rëndësishme strategjike për Uashingtonin. Trump sugjeroi se ishulli ishte vendimtar për përpjekjet ushtarake për të gjurmuar anijet kineze dhe ruse, të cilat ai tha se janë “kudo”.

Nga ana tjetër, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha një ditë më parë se Grenlanda u përket Groenlandezëve dhe se vetëm popullsia lokale mund të përcaktojë të ardhmen e saj. Megjithatë, ajo theksoi se Danimarka kishte nevojë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

Deputeti i Grenlandës, Kuno Fencker, i tha BBC-së se popullsia ishte përgatitur për “disa deklarata të guximshme” nga Trump, por se “sovraniteti dhe vetëvendosja e ishullit janë të panegociueshme”. Fencker, partia e të cilit Siumut është pjesë e koalicionit qeverisës të Grenlandës, tha se autoritetet lokale do të mirëpresin dialog konstruktiv dhe partneritet reciprokisht të dobishëm me Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera. Ai nuk përjashtoi një shoqatë të lirë duke përfshirë Danimarkën dhe SHBA-në, por tha se “ky është një vendim që duhet të marrin grenlandezët, nuk është vendim i një politikani”.

Groenlanda ka një popullsi prej vetëm 57,000 banorësh dhe një autonomi të gjerë, megjithëse ekonomia e saj varet kryesisht nga subvencionet nga Kopenhaga dhe ajo mbetet pjesë e mbretërisë së Danimarkës. Ai gjithashtu ka disa nga depozitat më të mëdha të mineraleve të rralla të tokës, të cilat janë thelbësore në prodhimin e baterive dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë.

Korrespondenti i lartë ndërkombëtar i Korporatës Daneze të Transmetimit, Steffen Kretz, i cili ka raportuar në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, tha se shumica e njerëzve me të cilët kishte folur ishin “të tronditur” nga refuzimi i Trump për të përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e territorit.

Ndërsa shumica e njerëzve në Grenlandë shpresonin për pavarësi në të ardhmen, ai tha se kishte një pranim të gjerë se kishte nevojë për një partner që mund të ofronte shërbime publike, mbrojtje dhe një themel ekonomik, siç bëri Danimarka tani.

Djali i presidentit të zgjedhur, Donald Trump Jr, bëri një vizitë të shkurtër në Grenlandë të martën, në atë që ai e përshkroi si një “udhëtim ditor personal” për të biseduar me njerëzit. Më pas ai postoi një foto me një grup grenlandezësh në një bar të veshur me kapele pro-Trump.