Mesazhe hakëruese në Whatsapp, reagon Policia: Mos kryeni asnjë veprim kundrejt tyre, fshijini!(Foto)

Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Ëhatsapp të personave të mashtruar.

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar Ëhatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

I bëri thirrje publikut të nxirrnin banorin nga Big Brother Vip! Reagon babai i konkurrentit ndaj Olta Gixharit: Është e papranueshme!

Prime-n e fundit të Big Brother Vip Kosova, opinionistja Olta Gixhari i bëri apel publikut të reagojë ndaj Leonard Gashit, pasi ky i fundit nxorri në nominim Gjestin dhe Drilonin, nga ku la garën Gjesti si më pak i votuari i publikut.

“Duke qenë se ndodhi kjo gjëja sot, mendoj që fansat e Drilonit dhe të Gjestit, të bëhen bashkë për të reaguar ndaj Leos,” u shpreh Olta.

Lidhur me këtë thirrje të saj ka reaguar babai i Leos me një InstaStory teksa veprimin e opinionistes e quan “të paparanueshëm” pasi i vështirëson rrugëtimin djalit të tij.

“Ky është ndikim direkt për publikun. Është e papranueshme dhe vështirëson rrugëtimin e Leos. Çfarë bëri Leo? Asgjë të keqe, bëri atë që do të bënte çdo banor tjetër, përdori avantazhin si kapiten që i dha vllai i madh kaq,” shkroi babai i Leos në Instagramin e këtij të fundit.

Postimi i plotë:

@oltagixhari beri gabimin e pafalshem ne prajm per THIRRJE PUBLIKE NE MASË qe fansat e Drilonit dhe Gjestit te votojn kunder Leos! Ky osht ndikim direkte ne nominim Publike qe osht e PAPRANUESHME dhe veshterson rrugetimin e Leos!!! Qfajë beri Leo?? Asgjë të keqe, e bëri atë që do ta bënte gjdo banor tjeter, përdori Avantazhin si Kapiten që i dha Vllau i madhë kaq! Me thirrjen që bëri Olta del kunder Avantazhit te vllaut te madhe dhe bon APPELL PER ELIMINIM! Nuk mjaftoj me kaq por kjo analiste joprofesionale beri edhe gabimin tjeter të radhes arsyetoj ose legalizoj nominimet me marveshje që është komplet e palejushme thehet rregullorja bazë e BBVK! Me Respekt nga babai i Leo’s Afrim Gashi

“Parashqevia ka një histori të trishtë, ja pse gjykata s’i dha djalin”/ Ilirjani: Ai nuk jetonte me ta kur…

Biznesmeni Elton Ilirjani u shpreh se me rastin e Parashqevi Simakut, për herë të parë një gjykatëse grua në SHBA i hoqi të drejtën e mëmësisë një nëne. Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informacion përse gjykata vendosi që Parashqevi Simaku të mos e takonte djalin e saj, pasi duhej të konsultohej me këngëtaren dhe institucione të tjera.

Duma: Si ishte raporti i të qëndruarit fizikisht, rrinte të ëmës apo të atit, si qëndroi me orë me Parashqevinë?

“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede, ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij, ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata…Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ja japë një burri”, tha Ilirjani.

Duma: E dimë se pse?

“Unë kam informacione, kam informacione të trishta që ndoshta në një emision tjetër do t’i sqarojmë duke u përpjekur të mbrojmë edhe konfidencialitetin, do të doja të konsultohesha me të dhe me institucione të tjera për t’i ndarë, por të rikthehemi tek djali. Djali ishte i traumatizuar, u bind që të vinte dhe më kërkoi diçka. Asnjë video dhe asnjë foto nuk do të merrte imazhin e tij të plotë të fytyrës, edhe anash nuk donte të merrej. Më tha që dua të jem i famshëm dhe i thashë po të dashurën a do ta kesh të famshme apo të jetë Instagram dhe më tha jo, sa më thjeshtë aq më e mirë. Është një mentalitet i qartë i atij vetë që do një jetë të thjeshtë dhe nuk do një jetë ylli. Takimi ishte mbi gjemba, kishte shumë emocion, që nga e ecura e kupton. Ajo është një grua shumë e fortë”, tha Ilirjani.

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje? DETAJI që ngre dyshimet

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “BBVA3′, janë një prej çifteve më të dashura dhe më të komentuara nga publiku.

Pas përfundimit të BBV, romanca e tyre vazhdoi dhe për pak kohë jashtë, mirëpo ata u ndanë për arsye që asnjëri prej tyre nuk i ndau me publikun. Dyshja nisi të mos ndiqeshin më në rrjete sociale, madje ‘zhdukën’ prej profilit të tyre të gjitha fotot e përbashkëta.

Mesa duket ata i kanë dhënë nja shans të dytë njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e tregon më së miri veprimi i tyre i fundit. Romeo dhe Heidi tashmë e ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale.

E dhimbshme: Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve hυmb je tën nga infάrkti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bremen, Gjermani. Mirela, një nënë e tre fëmijëve të moshave 4, 8 dhe 10 vjeç, ka ndërruar jetë papritur pas një infarkti në zemër.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik një mike e familjes, e cila bën thirrje për ndihmë për të mundësuar transportin e trupit të saj në vendlindje.

Në postimin e saj, ajo shprehet: “Mirela la pas tre fëmijë të vegjël dhe për fatin e tyre ende nuk kemi informacion. Ju lutem, bashkohuni për të ndihmuar këtë kauzë humanitare.”

Mirela ishte një grua e dashur dhe e njohur në komunitetin shqiptar në Bremen. Humbja e saj e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe miqtë e saj.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë, është bërë thirrje për kontribut financiar që do të shërbejë për kthimin e saj në atdhe dhe për të mbështetur fëmijët e saj që kanë mbetur pa prind.

Informacionet për mënyrën e ndihmës mund të merren përmes kontakteve të afërmve ose miqve të Mirelës.

U rrëzuan nga dritarja e banesës, ndërron jetë 31-vjeçarja, në gjendje të ren dë e motra

Dy motra, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, me origjinë shqiptare, banuese në Genova të Italisë, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katër të një pallatit.

Vajza 32-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.

Dyshohet se njëra nga motrat ka tentuar vetvrasjen, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.

“Parashqevia nuk është mirë…”/ Sho kon me deklaratën e tij biznesmeni i njohur

Elton Ilirjani ka shpërndarë më shumë detaje për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke, si dhe për premtimin që ai i bëri nënës së tij pas largimit. Gjatë një interviste Ilirjani tregoi momentin e lamtumirës, ku Parashqevi i kërkoi Luke të merrte përgjegjësinë për menaxhimin e karrierës së saj.

Ai gjithashtu theksoi se ndarja mes Parashqevisë dhe Luke ishte një moment shumë emocional, që ndihmoi të hapeshin plagë të thella nga e kaluara e dhimbshme. Ilirjani vazhdoi duke përshkruar gjendjen emocionale të Parashqevisë, e cila është ende nën ndikimin e një ngarkese emocionale të madhe.

“Nuk mund të them se ajo është e sëmurë, por nuk është mirë emocionalisht… Ajo po përballet me dhimbje dhe ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Ka një skuadër që e mbështet, përfshirë psikologë, dhe ne po mundohemi ta bindim që të marrë një kontroll të mëtejshëm,” tha Ilirjani

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën ish-presidenti

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta.

Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Bamir Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK, por…

Ish-presidenti Bamir Topi shprehu gatishmërinë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues në vitin 2011, por tha se nuk është thirrur ende nga SPAK për këtë çështje.

Ai e përshkruan ngjarjen si një moment të rëndësishëm të presidencës së tij. Sipas Topit, politika nuk ka qenë e motivuar të ndjekë gjyqin e kësaj ngjarjeje, duke kritikuar edhe mosveprimin e Kryeministrit Edi Rama.

Topi përmendi gjithashtu mbylljen e komisionit hetimor të 21 janarit pa një raport përfundimtar, duke e cilësuar këtë si një mungesë përgjegjësie nga politika. Ai theksoi se pas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013, duhet të ishte hapur një procedurë për të rigjallëruar hetimet për ngjarjen.

Për SPAK, Topi e vlerësoi atë si institucionin e vetëm funksional në Shqipëri, duke e mbështetur punën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Unë kam thënë të vërtetat e mia. Për 21 janarin ka edhe aktorë të tjerë, aktorë të terrenit, grupimet politikë, institucionet, ata që kanë operuar në terren, duke nisur me mediat, por edhe me njerëzit e ligjit. Nuk e kam trajtuar specifikisht 21 janarin, por është pjesë e udhëtimit tim presidencial, ku patjetër ngjarja e 21 janarit është ngjarje qendrore. Libri i takon 2018 dhe nuk është shkruar menjëherë kur kam lënë presidencën.

Duhet të kemi respekt për institucionin, është në juridiksionin e tyre që të mendojnë edhe metodikën e gjitha me radhë. Di të them që u bënë 14 vite që unë flas për 21 janarin. Politika duhej të ishte kujtuar për ti bërë gjyqin për 21 janarin, se nëse drejtësia ka në dorë çështjen, unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por dua të them që politika s’ka qenë e motivuar për ta bërë gjyqin e 21 janarit”, tha Topi.

Autobusi urban përplaset me dy taksi, nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Ulpiana të Prishtinës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e automjeteve që udhëtonin në këtë zonë.

Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, shihet se aksidenti ka përfshirë një autobus të transportit publik dhe dy automjete taksi.

Dëmet materiale janë të dukshme, veçanërisht në njërën nga taksitë, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin e sigurt në këtë zonë të ngarkuar të qytetit.

Nuk ka ende raportime për persona të lënduar, por autoritetet kanë nisur procedurat për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira, ku ndërkohë pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me shkaqet e aksidentit dhe pasojat e tij.