“Baby tani t’kam ish”, Ols Bylyku pyet Bes Kallakun: Si përfunduam kështu mor burr? (VIDEO)

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku janë miq prej shume vitesh, ku shpesh janë shprehur se nuk janë vetëm miq, por vëllezër.

Dy artistët janë bërë bashkë në ditët e para të viti të ri ku kanë kënduar bashkë, por nuk mund të mungonin batutat dhe humori.

Në një moemnt ngjitur në skenë Olsi dhe Besi kanë shkëmbyr batuta me njëri-tjetrin në lidhje me jetën e tyre dhe ndarjen nga partneret.

“E çuditshme fare, isha duke i thënë një ditë besit më përpara bënim këngë “skifterja ime” unë
“ajo nuk do drama” vetëm këngë qejfi mbas 5 vitesh të dy jemi “Baby t’kam pas në mish, tani je ish” dhe Besi “Nga mosmirënjohja” .

Si përfunduam kshu mor burr? “ – ka thënë Olsi Bylyku ndërsa është shoqëruar me të qeshura nga të pranishmit.

Kujtojmë se Olsi Bylyku u nda nga këngëtraja Egli Tako pas 5 vitesh lidhje.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 7 Janar 2025

Dashi

Prania e Hënës në shenjën tuaj, favorizon intensitetin në çift. Ekuilibri i fituar ndikon pozitivisht në qetësinë tuaj të brendshme. Nëse jeni vetëm dhe po mendoni gjithnjë e më shumë lidhur me një person të cilin e konsideroni të paarritshëm, mund të mos jetë kështu. Puna do të jetë në plan të parë dhe kjo është dita e duhur për të ndërmarrë nisma të reja. Disa objektiva nuk duhen lënë pas dore.

Demi

Ndonjë ndrojtje në dashuri mund t’iu prekë. Ky mendim bën që të ndjeni nevojën që të qëndroni disi vetëm në mënyrë që të reflektoni. Ata që janë vetëm, do të ndihen tërheqës dhe do të përveshin mëngët. Në punë, ka disa situata të cilat ju përkasin dhe duhet ti zgjidhni nëpërmjet diskutimit.

Binjakët

Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur dhe e mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kapërceni. Tregohuni më të hapur për dialog dhe shuani çdo dyshim ndaj njeriut tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë për të parë përreth, në mënyrë që të gjejnë shpirtin binjak. Gjatë kësaj dite do të ketë shumë gjëra të cilat do të ecin mirë, por mundohuni të jeni sa më tolerant, pasi në fund do të triumfoni.

Gaforrja

Do të jetë një ditë ndryshe nga të zakonshmet, ku do e gjeni veten në mes të disa diskutimeve. Fatmirësisht në mbrëmje një ndryshim programi me njeriun e zemrës do të ndryshojë gjithçka. Për ata që janë vetëm, do të jetë një ditë mjaft e veçantë, ku do të përjetohen ndjenja të forta. Në punë, një projekt të cilin e keni përzemër do të marrë hov. Karriera do të jetë një shtysë pozitive.

Luani

Dashuria dhe puna, ecin si jo më mirë, megjithatë ndonjë lajm i papritur mund t’iu turbullojë. Mundohuni që ti alternoni që të dyja. Ata që janë vetëm, do të ndihen të zhgënjyer nga sjellja e një personi dhe do të kenë dëshirë të rrinë vetëm. Në punë, mund të ofrohet një mundësi e mirë, e cila duhet kapur, pa u menduar shumë.

Virgjëresha

Mos lejoni që të dominoheni nga dembelizmi gjatë kësaj dite, pasi humori juaj mund ta pësojë. Organizoni diçka të veçantë me njeriun tuaj të zemrës, pse jo një shëtitje në natyrë. Yjet mund të sjellin zhvillime mjaft pozitive për ata që janë vetëm, duke dhuruar një aventurë emocionuese. Në punë, do të nisë një periudhë shumë e ngjeshur, gjatë së cilës nuk mund ti lejoni vetes gabime. Bëni kujdes ndaj vendimeve të marra nxitimthi.

Peshorja

Gjatë kësaj të marte, duhet të merrni një pozicion të qartë në jetën private, në mënyrë që të shmangni debatet e kota. Dikush po mundohet që t’iu fitojë zemrën, por jeni ju që nuk bëni lëshime. Ata që janë vetëm do të tërhiqen nga një person, i cili nuk iu përgjigjet ndjenjave të tyre. Në punë, mundohuni që të organizoni sa më mirë angazhimet, dhe merrni më shumë kohë për tu relaksuar. Gjatë këtyre ditëve keni qenë shumë të zënë.

Akrepi

Në dashuri, Hëna mund të ndikojë dhe të shpërndajë nervozizëm. Ruani qetësinë, pasi në fund të fundit, nuk keni asgjë për çfarë të ankoheni. Ata që janë vetëm, duhet ti analizojnë mirë ndjenjat, para se të angazhohen me një person të padëshiruar.

Ndërsa sa i takon punës, do të keni ndjesinë sikur nuk keni energjitë e mjaftueshme, për të përballuar angazhimet e ditës, por do t’ia dilni.

Shigjetari

Ju pret një ditë e shfrenuar, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi duhet të përputhni punën dhe ndjenjat. Mundohuni që të gjeni një lloj marrëveshje, në mënyrë që të mos hidhni në erë gjithçka. Ata që janë vetëm, bëjnë mirë që të mos tregohen shumë ironik, në mënyrë që të shmangin polemikat rreth tyre. Në sferën profesionale, mos i mohoni ndihmën dikujt që ka nevojë, por duhet të ndiqni vetëm instinktin dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Bricjapi

Largoni çdo lloj ndrojtjeje, pasi në të kundërt rrezikoni që të ngadalësoni veprimet tuaja. Vini në plan të parë synimet që keni. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi që të flasin qartë me një person të cilin e kanë shumë përzemër, shkruan noa.al. Në punë, gjatë këtyre ditëve nuk keni dhënë maksimumin, ndaj duhet të merrni masa.

Ujori

Jeni të lodhur nga rutina, por edhe nga situatat e papritura të cilat po ju rrethojnë. Nëse nuk keni kaluar ende në veprim, ka ardhur momenti që ta bëni. Ata që janë vetëm, dhe që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat, duhet të kenë besim, pasi gjërat do të përmirësohen. Në punë, do të jeni të vendosur për të çuar përpara projektet tuaja pa u ndalur. Do të kapërceni çdo pengesë.

Peshqit

Hëna në shenjën tuaj do ju bëjë disi të hutuar. Dëshironi që të keni ide më të qarta lidhur me situatën në çift, por duhet të bëni durim. Lajme të mira vijnë për ata që janë vetëm, ku një ëndërr e tyre do të realizohet. Sa i takon punës, mundohuni që të mos dorëzoheni përballë ndonjë vështirësie. Nuk ju shërben aspak, humbja e kthjelltësisë.

Parashqevia shkrihet së qeshuri me Romeo Veshajn: “Ja sa e shiti…” (Video)

Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë një postim të papritur pak minuta më parë në Instagram.

Ai ka shpërndarë një video të aktorit Romeo Veshaj teksa luan një rol në projektin e tij të fundit, “Tenxherja Kapakun”.

Postimin, Ilirjani e ka shoqëruar me shkrimin: “Kur Parashqevia e dëgjoi këtë ka qeshur pa fund”, ndërsa në rolin e tij, Romeo mundohet t’i shesë një tas një gruaje duke thënë:

“E di për sa mund ta merrni ju këtë tas? Vetëm për 45 mijë lek. Si jo jo? Po nuk është tasi im ky. Ky është tasi i Parashqevi Simakut”.

Nga ana tjetër, mbrëmjen e sotme, Top Story do t’i dedikohet sërish historisë së Parashqevi Simakut, ku ndër të tjera do të flitet se çfarë ka ndodhur pas takimit me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin e saj, Robert Nolfe.

Video Player

Tërmet në Kosovë, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.

Ky tërmet është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilometra në juglindje të Kaçanikut, me një thellësi prej 8 kilometrash.

Lëkundjet kanë qenë të lehta, andaj nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet.

Vi ktima e Shkodrës u nxor në pritë nga një femër? Gazetari zbulon detajet: Ja pistat që po ndiqen

Gazetari Poli Hoxha ishte këtë të hënë në një intervistë për një emision televiziv ku ka komentuar ndër të tjerat ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën ditën e djeshme, vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Ai tha se motivi për këtë ngjarje të rëndë është ende i paqartë, ndërsa po hetohet lidhur me veprimtarinë e viktimës në Belgjikë.

Sipas gazetarit dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve që Mataj mund të ketë pasur për shkak të këtyre veprimtarive.

“Motivi këtu është ende i paqartë, sepse kemi të bëjmë me një kurth. Festat e fundvitit historikisht kanë mbledhur dhe lëkurë hakmarrjeje, sidomos për emigrantët, të cilët kthehen zakonisht në fundvit.

Viktima kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika. Në dijeninë time, policia e Shkodrës dhe prokuroria janë duke pritur të dhëna nga autoritetet belge për veprimtarinë, a ka patur precedent më herët apo jo, pasi pista kryesore është pikërisht një hakmarrje për veprimtarinë e tij jashtë vendit.

Por për këtë nuk ka ende të dhëna. Nga mënyrë se si është kryer duket se ka qenë një atentat i mirë organizuar. Ky ka rënë në këtë kurth që për mendimin tim është i lehtë. Kjo tregon edhe se nuk është ruajtur shumë. Ai ka pranuar takimin me një vajzë që nuk e njeh e ka dalë në vendin që i ka kërkuar ajo. Përdorja e femrave, ka shumë vrasje në Shqipëri që është përdorur kjo mënyrë”,-tha gazetari.

Dyshohet se Ramazan Mataj u vra mbrëmjen e të shtunës ndërsa trupi i tij u gjet të dielën më 5 janar 2025. Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

Ai dyshohet se e ka nxjerrë Ramazanin nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe, sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba drejt automjetit të viktimës. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

Pasi u hap plotësisht, Unaza e Madhe e Tiranës paralizohet nga trafiku kilometrik

Unaza e Madhe e Tiranës duket se nuk po ndihmon në çlirimin e trafikut në kryeqytet.

Vetëm pak ditë pas hapjes së plotë të saj për qarkullim, disa akse të saj janë paralizuar nga trafiku i rënduar

Aktualisht, më e rëndë situata paraqitet pranë Liqenit Artificial, në zonën e Astirit si dhe në aksin nga Vora deri te mbikalimi i Kasharit.

Radha kilometrike është formuar nga dalja e Unazës së Madhe te sheshi “Shqiponja” deri në drejtim të aeroportit të Rinasit.

SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, 60 milionë amerikanë paralajmërohen për mot të keq pas stuhisë Blair

Më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar për mot të ashpër pasi një stuhi e quajtur Blair, e nxitur nga një vorbull polare, dërgoi motin Arktik në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore. 30 shtete janë prekur, mes tyre shtatë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe shumë kanë përjetuar ngricë, borë, erëra të forta dhe stuhi. Ndërsa shtete të tjera, si Arkansas dhe Teksas, kanë qenë në vëzhgim të tornadove.

Mijëra fluturime janë anuluar, shumë shkolla janë mbyllur dhe rrugët janë kufizuar. Ndër zonat më të goditura të dielën ishin Kansas dhe Misuri, të cilat u zbardhën nga dëbora deri në 30 cm në disa vende. Stuhia ka filluar të zbutet ndërsa lëviz drejt bregut lindor të SHBA-së.

Megjithatë meteorologët shprehen se situate mbetet serioze në Misuri dhe Kansas. Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës. “Për vendet në këtë rajon që pritet të kenë sasitë më të mëdha të borës, mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit të dielën herët. Meteorologët kanë paralajmëruar qytetarët në zonat e prekura që të qëndrojnë në shtëpi për të evituar rrezikun.

(BalkanWeb)

Vr. asja në Shkodër/ 33-vjeçari u nxor në pritë nga një profil i rremë në rrjetet sociale

Detaje të tjera janë mësuar pas vrasjes në Shkodër.

Ramazan Mataj u nxor në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet Facebook-ut nga një profil me emrin e nje femre.

Me një Facebook fals ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra.

Nga telefoni i viktimës ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt.

Në bisedat në Facebook dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.

Sipas burimeve nga policia vendi është zgjedhur qëllimisht pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat./SYRI.net

I υr anë djalin në at entat, babai në Shkodër: Djali punonte në Mal të Zi, priste fejesën dhe letrat

Babai i Ramazan Matajt, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

Babai i viktimës:

I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë. Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat.

I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë.

Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.

Mos abuzoni (mediave). Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë.

Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë. Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepru brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëru, unë kam shëtit gjithkund.

“Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi dhe e shet 40 % më lire”- Sali Berisha zotohet: Garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale do të përgjysmohet

Sali Berisha është shprehur se Kosova, edhe pse naftën e merr kryesisht nga Durrësi, e shet 40 % më lirë se Shqipëria.

Berisha garantoi shqiptarët se, me ardhjen e PD-së në pushtet, ngarkesa fiskale mbi naftën do të njohë një rënie drastike.

“Kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova”, theksoi ai.

Sali Berisha: Zotimi ynë është ky, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nafta nuk do mund të shitet kurrë me variacion çmimi plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë.

Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi. Pra nafta nga Durrësi shkon në Prishtinë, transportohet dhe shitet 40 përqind më lirë. Merr fund kjo vjedhje e tmerrshme mbi shqiptarët.

Qeveria nuk ndërhyn në çmime, por qeveria nuk toleron kurrë spekulime.

Sikundër garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet. Nafta është energji dhe energjia është zhvillim.

Ndaj dhe kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova.

Këto dy vende do merren modeli i çmimit të naftës.

Do jetë kjo paketë e 100 ditëve, pjesë e paketës me të cilën ne synojmë t’u dëshmojmë shqiptarët se të ardhurat e tyre po rishpërndahen në një mënyrë më të ndershme dhe se do jenë ata përfitues kryesorë.