Zbuloni 12 simρtomat e k. αncerit që shumica e njerëzve i injorojnë

Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa diagnostikim dhe trajtim deri në fazën e fundit të sëmundjes, e gjitha sepse simptomat thjesht injorohen, pasi ato zëvendësohen me diçka të padëmshme.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ju duhet të dini se si të identifikoni dhe lidhni secilën simptomë në mënyrë që të shihni një mjek në kohë.

Temperatura e lartë

Leukemia zakonisht ndodh në fazat e hershme përmes etheve të larta, dhe gjithashtu mund të jetë një sinjal i kancerit të veshkave ose i zorrëve në fazën e hershme.

Humbje e peshës

Shoqata Amerikane e Kancerit raporton se humbja e pashpjegueshme e peshës (10 deri më shumë kg) mund të jetë shenja e parë e kancerit. Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese te njerëzit me kancer të pankreasit, stomakut, mushkërive ose ezofagut.

Ndryshimet në tretje

Në një studim të realizuar nga Katrina Whitetaker, 18 për qind pësuan ndryshime të tretjes. Edhe pse këto ndryshime shpesh janë rezultat i ushqimit të dobët ose mjekimit dhe nëse përsëriten, ato gjithashtu mund të jenë një simptomë e kancerit të zorrëve.

Lodhja

Është mjaft e natyrshme të ndjeheni të lodhur ndonjëherë, veçanërisht pas një jave të ngjeshur ose fundjavë, e cila do të zgjidhet me një pushim cilësor. Por nëse lodhja nuk kalon edhe pas pushimit, mund të jetë alarmi i parë i kancerit të gjakut ose zorrëve.

Dhimbje

Dhimbja është një simptomë e përgjithshme që injorohet më së shpeshti si simptomë e kancerit. Kanceri i kockave dhe testikulave mund të shfaqet përmes një ndjenje dhimbjeje, dhe dhimbje koke të shpeshta mund të sugjerojnë kancer të trurit. Dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e kancerit të vezoreve ose zorrëve.

Ndryshime në lëkurë

Ndryshimet në lëkurë mund të vijnë nga ushqimi i dobët, rrezet e diellit … Por, megjithëse shpesh janë të padëmshme, por ato që ndryshojnë në pamje si rinia apo plagët, kërkojnë mbikëqyrjen e një mjeku.

Dhimbje në fyt

Nëse dhimbja nuk shoqërohet me një ftohje ose grip, por është e vazhdueshme dhe e rëndë, mund të tregojë një gjendje shumë më të rëndë, siç është kanceri i fytit ose laringut.

Gulçim

Kjo gjendje mund të jetë një simptomë e kancerit nëse kanceri ndodhet rreth rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive. Mund të ndodhë edhe në kancer të gjirit, vezoreve ose mëlçisë.

Gjakderdhje e çuditshme

Edhe pse jo shpesh është një simptomë e kancerit, mund ta vendosni në listën e gjërave për të cilat duhet të mendoni. Kollitja me gjak mund të tregojë kancer në mushkëri, gjaku në urinë mund të jetë simptomë e kancerit të fshikëzës, veshkave dhe zorrëve.

Vështirësi në gëlltitje

Është një simptomë e zakonshme e dhimbjes së fytit, por ndodh edhe te pacientët që kanë kancer oral ose në fyt.

Gastriti

Ky acid i fortë mund të ndodhë për shumë arsye, por nëse nuk largohet dhe përkeqësohet pavarësisht mjekimit, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun pasi kjo gjendje mund të jetë simptomë e kancerit të vezoreve ose fytit.

Depresioni dhe dhimbja e barkut

Edhe pse ato rrallë ndodhin si simptomë e kancerit, një kombinim i këtyre dy simptomave mund të gjendet te pacientët me kancer pankreatik.

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin.

Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të lëvizur” iu përgjigjën pozitivisht 11% të shqiptarëve. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, gati dy herë më shumë se mesatarja në Ballkan.

Sipas tabelës bashkëngjitur rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.

Nga ata që duan të largohen, 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit.

Një pjesë tjetër 10% do të ikin për studime. Shqipëria dhe Kosova, kanë nivelin më të ulët të atyre që emigrojnë jashtë për studime.

Te pjesa që ka në plan të largohet 22%, po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar. Në Rajon ka përqindje më të lartë të popullsisë, që po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar.

Nga pjesa e atyre që kanë plan të largohen, 18% po aplikojnë për programet e vizave blu dhe kartave jeshilë, ndërsa 3% kanë siguruar kontrata pune në panairet e punësimit të zhvilluara jashtë.

29% e atyre që kanë plane për të ikur, kanë gjetur punë nëpërmjet aplikimeve në internet.

Sipas të dhënave, shqiptarët që kanë në plan për të ikur kanë zhvilluar më shumë se një plan.

Ndonëse Shqipëria ka krijuar një imazh pozitiv për zhvillimet në turizëm dhe vendi ka rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës që shkoi, qytetarët kanë ende potencial të lartë për të emigruar.

Tendenca për emigrim tani është përqendruar në shtresën e mesme dhe tek të punësuarit me paga të larta, të cilët preferojnë të ikin për një arsim më të mirë për fëmijët dhe infrastrukturë më të mirë jetësorë në tërësi./Monitor

“Nga vilat e ‘Bllokut’ e shtëpitë e pushimit, te ushqimet, pijet dhe pakot e kolitë e ardhura nga jashtë…”/ Zbulohet dokumenti për abuzimet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së

Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni, janë më herët. Elita drejtuese në komunizëm, Byroja Politike, Komiteti Qendror e të tjerë më poshtë në nivel drejtimi, janë akuzuar vazhdimisht për krimet e tmerrshme që kryen gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia. Për këto krime nuk ka paguar askush, nuk ka madje as një kërkim ndjese, për mijëra viktima të pafajshme të regjimit diktatorial. Krahas krimeve kundër njerëzimit, në Shqipëri ka pasur korrupsion në nivel të lartë, nga Byroja Politike e PPSH-së, të ardhura dhe shpenzime, dhjetëra ose qindra herë më të mëdha, se sa qytetari mesatar në Shqipëri.

Një raport i kontrollit shtetëror, rezultat i punës së një komisioni parlamentar, i ngritur në sesionin e parë të parlamentit pluralist, pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, do të bëhej publik në seancën parlamentare të 29 korrikut të atij viti. I ngarkuar nga komisioni, deputeti i opozitës Genc Ruli, lexoi para deputetëve rezultatet e këtij hetimi parlamentar. Kontrolli ishte kryer nga Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe kishte si subjekt privilegjet, abuzimet dhe shpërdorimet e organizuara nga ish-kasta e lartë e udhëheqësve të Partisë së Punës, Byroja Politike dhe të shtetit komunist.

Kërkimi ishte kryer për vetëm 2-3 vitet e fundit, pra periudha 1987-1990. Kontrolli ishte kryer në ish-Drejtorinë e Pritjes, si dhe në disa institucione dhe organizma të tjerë. Drejtoria e Pritjes u krijua në vitin 1956, në shërbim të jetesës dhe veprimtarisë së funksionarëve të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë të vendosur edhe në vendet drejtuese të Kuvendit Popullor dhe të Qeverisë.

Kjo drejtori u shërbente kryesisht familjeve të tyre, në përbërje të të cilave bënin pjesë edhe prindërit, fëmijët e martuar dhe familjet e tyre. Sipas të dhënave në raport, u konstatua se veprimtaria e Drejtorisë së Pritjes, nuk ishte krijuar mbi bazën e një ligji të caktuar, por bazohej tek një vendim i Byrosë Politike, me numër 39, datë 23.7.1976; “Mbi trajtimin e kuadrove udhëheqës të Partisë e të shtetit”, shoqëruar edhe me ndonjë letër të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve, ka qenë tepër sekrete. Ato i fshiheshin popullit, aq sa edhe punonjësit e administratës të Drejtorisë së Pritjes, duhet të dinin vetëm pjesën që ua kërkonte detyra. Komisioni hetimor i vitit 1991, kishte arritur në përfundimin se; veprimtaria ekonomike e financiare e Drejtorisë së Pritjes, thithte financime të mëdha shtetërore, që vetëm për vitet e fundit, arrinin në shifrën prej 200 milionë lekë (të reja), një pjesë e madhe e të cilave ishin në valutë.

Sipas të dhënave të komisionit, drejtoria dispononte një potencial prej 183 milionë lekë, mjete themelore dhe një personel prej 646 punonjësish, për të cilët harxhohet 6.2 milionë lekë paga. Komisioni konstatonte ndër të tjera se; për 26 familje të elitës komuniste, sigurohej e konsumohej ajka e produkteve ushqimore të prodhuara në vend e, në disa raste edhe të importuara nga jashtë.

Referuar shifrave që paraqiten në konkluzionet e raportit të mëposhtëm, deputetët e opozitës thanë në kuvend, se; shuma e shpenzuar nga Byroja Politike dhe familja e tyre, ishte e barasvlershme me shumën që konsumonin disa qytete të Shqipërisë. Kjo për shkak se në Shqipërinë komuniste, shumica e popullsisë jetonte në zonat rurale, ku paga mesatare nuk arrinte as deri në 1000 lekë të vjetra, në muaj.

Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së

Të 26 familjet e trajtuara, janë furnizuar pa kufizim me shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë të cilësisë së lartë. Për periudhën shtator 1989 – shtator 1990, kur u vu në zbatim sistemi i racionimit të produkteve ushqimore për tërë popullatën, të 26 familjet, konsumonin mesatarisht çdo ditë produkte të ndryshme si: 62 kg mish e nënproduktet e tij, 13 litra vaj, 86 litra qumësht, 20 litra pije, verë e birrë, 56 kg. fruta e perime, etj. Me këto sasi ushqimesh, në kushtet e tallonit në Tiranë, do të garantohej furnizimi me mish i 450 familjeve, me vaj, i 110 familjeve, me djathë, i 190 familjeve dhe me vezë, i 134 familjeve.

Konsumin më të lartë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e ka pasur familja Hoxha, e cila është furnizuar me rreth 2 tonë mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5.8 tonë fruta dhe agrume, 1.5 kv. lajthi, kikirikë e arra, 1.8 kv. Kafe, etj., etj.

Në vitin 1989, familjet janë furnizuar me artikuj ushqimorë, me vleftën prej 1.8 milionë lekë. Nga këto, sipas rregullit të parashikuar në vendimin e Byrosë Politike, është zbritur vlefta e ushqimeve të caktuara për personelin shërbyes të këtyre familjeve, si dhe për tri familjet kryesore: Hoxha, Alia e Çarçani, zbriteshin edhe shpenzimet e pritjeve, përcjelljeve e të darkave, që organizoheshin në shtëpitë e tyre, të cilat mbuloheshin nga shteti; të gjitha këto me një shumë prej 582 mijë lekësh.

Si rezultat, janë paguar nga familjet 1.2 milionë lekë, që për familje të veçanta përbëjnë shuma tepër të mëdha, tej mundësive, nga të ardhurat e ligjshme të tyre, po të kemi parasysh edhe shpenzimet e tjera të jetesës, si për qiranë, ujin, energjinë elektrike, veshjen, e të tjera me radhë.

Familja Hoxha, nga 367 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 72 mijë lekë.

Familja Alia, nga 133 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 25 mijë lekë.

Familja Çarçani, nga 91 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 57 mijë lekë.

Vilat luksoze të Byrosë Politike të PPSH-së

Jetohej në vila luksoze dhe të pajisura tej normativave të parashikuara në vetë vendimin e Byrosë Politike. Në përdorim të familjeve, të 82 vilat e banimit dhe të pushimit, i kanë kushtuar shtetit, 88 milionë lekë dhe pajisjet e brendshme, 28 milionë lekë. Vetëm familja Hoxha, ka pasur në dispozicion 2 vila banimi dhe 4 vila pushimi, me vleftë 26 milionë lekë dhe me pajisje me vleftë 10 milionë lekë.

Ndërsa të tjerët, nga një vilë për banim dhe nga një vilë për pushim, megjithëse vendimi nuk përcakton, që të ketë vila pushimi personale. Vilat personale të Haki Toskës, Spiro Kolekës, Vito Kapos, Manush Myftiu, Lenka Çukos, Rita Markos, Hekuran Isait, Pali Miskës, Simon Stefanit, Hajredin Çelikut, Besnik Bekteshit etj., kushtojnë 1.2 milionë lekë, me sipërfaqe banimi të bollshme e, që në kushtet tona në secilën prej tyre, mund të strehoheshin 7 deri 8 familje.

Kështu për banesën e Foto Çamit, megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksion çatie, në vitin 1988, u shpenzuan 657 mijë lekë, pasi iu shtuan 3 dhoma e 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre, në 11 dhoma dhe 5 banjo, kur përbërja familjare, ishte vetëm 4 veta.

Për banesën e Manush Myftiut, (anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe zv/kryeministër), megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksionin e çatisë dhe veshjen e disa mjediseve dhe anekseve, në vitin 1988, u shpenzuan 400 mijë lekë, pasi u shtuan 4 dhoma dhe 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre, në 12 dhoma e 6 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Lenka Çukos, (anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së) në vitin 1986, kur filluan punimet për riparimin e çatisë, me kërkesën e saj u ndërhy edhe në strukturat e tjera ekzistuese të ndërtesës, si dhe u shtuan 4 dhoma e 2 banjo, duke e çuar numrin e tyre në 15 dhoma e 5 banjo.

Në banesën e Besnik Bekteshit, (anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe ministër i Energjetikë), megjithëse kishte 10 dhoma, në vitin 1986 shpenzohen 312 mijë lekë, duke shtuar edhe 3 dhoma të tjera dhe 3 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Simon Stefanit, (anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministër i Punëve të Brendshme), në vitin 1988 shpenzohen 626 mijë lekë për të shtuar 4 dhoma, megjithëse kishte 8 dhoma dhe përbërja familjare ishte vetëm 8 veta.

Edhe në vilat e plazhit të Durrësit, që shërbenin për pushime, janë bërë shtesa të pamotivuara për nevojat e familjes. Kështu vilës së Pali Miskës, me 4 dhoma, në vitin 1986, i shtohen 5 dhoma dhe 4 banjo, duke shpenzuar 400 mijë lekë. Vilës së Hekuran Isait, me 7 dhoma, në vitin 1987, i shtohen 3 dhoma e 2 banjo. Vilës së Qirjako Mihalit, me 5 dhoma, në vitin 1988, i shtohen 2 dhoma dhe 4 banjo të tjera.

Vetëm në mjediset e banimit të familjes Hoxha, në pallatin kryesor të saj, ka 7.2 milionë lekë pajisje, ndër të cilat 262 kolltukë, kanape e divane, me një vleftë prej 430 mijë lekësh, 47 dollapë, me një vlerë prej 71 mijë lekësh, 556 abazhurë, llambadarë e ndriçues, me vleftë 314 lekë, 28 frigoriferë me vleftë 133 mijë lekë, 29 televizorë e videokaseta, me vleftë 178 mijë lekë, 19 magnetofon e radio-magnetofon, me vleftë 73 mijë lekë, 65 biblioteka, dollapë e dhoma gjumi, me vleftë 448 mijë lekë, 200 qilima leshi, me vleftë 233 mijë lekë, 3.747 metra katrorë sixhade e tapet, me vleftë 900 mijë lekë e, me radhë aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicionerë, aparate fotografike dhe aparate të tjera, me vlefta të konsiderueshme.

Nga 25 milionë lekë, që është vlefta e pajisjeve në vilat personale të banimit e të pushimit, sipas vendimit të mësipërm, u takojnë familjeve vetëm 6.5 milionë lekë, ose vetëm një e katërta e asaj që është shpenzuar, pjesa tjetër prej 18.5 milionë lekësh, janë shpenzime të tepërta për luks dhe të shpërdoruara për privilegje të tyre.

Edhe po ta marrim si të mirëqenë këtë vendim të Byrosë Politike, amortizimi i pajisjeve mbi normat e lejuara për to, përbën një dëm ekonomik dhe shpërdorim. Nga amortizimi i tyre, i llogaritur për 3 vjetët e fundit, që zë shumën për 2.7 milionë lekë, në ngarkim të familjes Hoxha, janë 1.4 milionë lekë, të familjes Alia, 372 mijë lekë, të familjes Çarçani, 105 mijë lekë, të familjes Isai, 102 mijë lekë, e kështu me radhë.

“Pako nga jashtë shtetit”!

Koli apo pako të ardhura nga ambasadat e vendeve të ndryshme të botës, në adresë të Drejtorisë së Pritjes ose, edhe me iniciale të tjera. Vetëm nga pikat doganore të Rinasit, të Tiranës e të Durrësit, për vitet 1989-1990, në adresë të Drejtorisë së Pritjes, kanë ardhur 1 323 koli, me adresën marrëse; “Drejtoria e Pritjes”, 294 koli me adresë “x-31” dhe “Drejtoria e Shtypit”, ndërsa 335 të tjera, në adresë të familjeve të veçanta. Këto nuk kontrolloheshin nga Dogana, pasi i tillë ishte edhe udhëzimi sekret. Këtu nuk llogariten qindra apo mijëra pako, të ardhura e të dala nga drejtime e pika doganore të ndryshme, të paregjistruara e pa kontroll doganor.

Në këto rrethana, nuk gjendet se sa kanë qenë, çfarë është futur dhe çfarë ka dalë nëpërmjet këtyre kolive. Përveç atyre që kanë ardhur në adresë të Drejtorisë së Pritjes, nuk kanë munguar edhe pakot për familje të veçanta, sigurisht pa tagël dhe kontroll doganor.

Kështu, për vitet 1989-1990, familjes së Nexhmije Hoxhës, i kanë ardhur 294 koli, familjes së Lumturi Rexhës, 18 koli, Simon Stefanit 32 koli, Qirjako Mihalit 25, Haxhi Lleshit 101 koli, Lenka Çukos e Spiro Kolekës, nga 24 koli, Besnik Bekteshit 47, Shefqet Peçit 9 dhe të tjerëve nga 6, apo më tepër. Ndoshta këto koli kanë qenë taksat që këto familje mblidhnin nga rrjeti i të afërmve apo, i miqve të caktuar nëpër ambasada, apo kudo në botë prej tyre.

Grabitja e pajisjeve kur u përzunë nga vilat luksoze

Ka përfunduar inventarizimi fizik i pajisjeve të familjeve të përmendura. Me dorëzimin e vilave të banimit, disa persona i zhveshën e, i dëmtuan ato, duke marrë pjesët e instaluara. Kështu vlefta e dëmit nga familja Toska, është 11 mijë lekë, nga familja Myftiu, 5.300 lekë, nga familja Mihali, 4.300 lekë, nga familja Murra, 1.300 lekë.

Gjithashtu rezultuan edhe 90 mijë lekë mungesa, në pajisjet për përdorim në banesa, të cilat u zhdëmtuan ashtu si dhe dëmtimet e mësipërme. Krahas kësaj, me komision të posaçëm, u rivlerësuan pajisjet që u mbajtën nga vetë familjet dhe u arkëtuan prej tyre shumat përkatëse, për 750 mijë lekë. Pjesa tjetër u grumbullua.

Veshjet luksoze dhe kozmetika e grave të udhëheqjes

Janë bërë shpenzime të konsiderueshme në valutë, për veshje luksoze dhe kozmetikë. Edhe pse nuk ka ndonjë vendim të veçantë, për t’u trajtuar udhëheqja partiake dhe shtetërore, si dhe familjet e tyre, me veshje apo kozmetikë importi, si dhe me veshje speciale të porositur në vend, çdo vit janë vënë në dispozicion shuma të mëdha në valutë dhe në lekë.

Me urdhër të ish-titullarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, nëpërmjet Industrial-Impeksit, për vitet 1988-1990, u janë dhënë ambasadave në Romë, në Vjenë dhe në Paris, 457 mijë dollar, për blerje, privatisht me dollarë në dorë në dyqanet speciale dhe të modës mallra, si; veshmbathje, kozmetikë, pajisje gjuetie, elektro shtëpiake apo ushqimore.

Theksojmë se fondet e dhëna nga Drejtoria e Pritjes dhe të përdorura nga Industrial-Impeksi, nëpërmjet edhe ambasadave, kanë qenë jashtë kontrollit. Në disa raste mallrat jashtë shtetit, janë blerë nga vetë përdoruesit dhe pagesa e vleftës së tyre, është bërë me vonesë, nga një deri në tre vjet.

Kështu familja Hoxha në vitin 1988, ka marrë 3.300 dollarë dhe pagesa e vleftës së mallrave të blera me to, është bërë në qershor të vitit 1991. Po kështu ka vepruar familja Çarçani, për 1.500 dollarë dhe e Qirjako Mihalit, për 1.000 dollarë. Në këto ambasada ,nuk justifikohen sot, 91 mijë dollarë. Kjo diferencë dhe të tjera, mund të argumentohen nëse janë shpërdorime, abuzime apo shpenzime të pa dokumentuara, vetëm pasi të kryhet kontrolli në vend.

Blerja e veshjeve dhe e artikujve të kozmetikës, është bërë me çmime të larta në valutë, ndërsa vlerësimi për pagesë nga ana e përfituesve, është bërë me lekë vendi dhe me çmime tepër të ulëta. Ka përfituar më shumë nga diferenca midis valutës së harxhuar dhe çmimit të paguar, familja Alia, për 174 mijë lekë, familja Hoxha, për 84 mijë lekë, Pirro Kondi, për 13.700 lekë, Adil Çarçani, për 25.200 lekë, Qirjako Mihali, për 5.500 lekë, Llambi Gegprifti, për 3.300 lekë./ Memorie.al

Ilir Meta “del” nesër nga qelia, do të pyetet në SPAK

Ish-Presidenti Ilir Meta do të dalë nesër për disa orë nga qelia ku po qëndron, për t’u dërguar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, mëson se Meta do të paraqitet në SPAK në orën 10:00.

Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “arrest në burg”.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes Berisha 2.

Ish-Presidenti reagoi në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e martë, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebook-un e Ilir Metës.

Ishte nisur nga Durrësi për në Bari, trageti kthehet mbrapsht për shkak të një emergjence mjekësore

Kapiteneria e Portit Durrës bën me dijeni se mbas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina e cila ishte nisur nga Porti Durrësit në orën 13:00 në drejtim te Barit, për një emergjence mjekësore (abort spontan) te një shtetase shqiptare.

Sapo ka marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në radë dhe u vendos ne gatishmëri rimorkiatori Joni për te shkuar ne rade për te marr shtetasen e sëmurë.

Gjithashtu në bashkëpunim me autoritet portuale u vendos ne gatishmëri ambulanca e APD për të transportuar të sëmurën në spital, e cila u transportua në spital.

SHKUNDET Greqia, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias.

Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 me epiqendër 2 kilometra në perëndim të Giannitsochori, Ilia. Thellësia fokale u vlerësua në 15.5 kilometra.

Në fillim Instituti Gjeodinamik foli për një epiqendër 4 kilometra në perëndim Veri-Perëndim të Giannitsochori Ilia dhe një pikë qendrore në 5 kilometra.

Sipas patrisnews lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët e Ilias, por deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Ekspertët po monitorojnë evoluimin e aktivitetit sizmik, ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.

Ηistoria e ρadëgjuar/ KoIegu i ρunës më… deri sa r αshë pa n djeηja në tokë

Me burrin njihem prej 8 vj etësh, ndërsa 7 vj et kemi që jemi martuar, por ende nuk kemi fëmijë, sepse kam pengesa në shtatzëni. E dua burrin tim. E duam njëri-tjetrin shumë. Kalojmë mirë, por nuk jam e kënaqur me jetën s.e.ksuale që kemi, sepse unë kam nevojë çdo ditë për s.e.ks. Nuk kam qenë kështu, por nuk di as vetë se nga më vjen dëshira e pangopur për s.e.ks. Thënë shkurt, jam bërë e pangopshme…


Prej kur jam njohur me burrin tim, pra para 8 vjetësh, burri im ka qenë i vetmi që kam fjetur me të dhe i vetmi njeri në botë që ka prek e ka lëpirë trupin tim. Më parë unë kam punuar në një bankë, por më larguan shkaku i tepricës teknologjike, siç thoshin ata. Dhe, pas një kohe gjeta përsëri punë, përsëri në bankë.

Pse shoqet e punës më kishin zili? Në fillim koleget e punës më kishin zili, sepse, vërtet, dallohesha me bukuri karshi tyre. Por, unë shihja punën time dhe çdo gjë shkonte mirë…

Por, rahatinë time shpirtërore ma prishi kolegu i zyrës, edhe pse, thënë të drejtën, ishte 5 vjet më i ri se unë… Me kalimin e kohës, pasi që u bën nja 3 muaj, te kolegu im vërejta një sjellje pak më ndryshe… Më shikonte me sy tjetër… Kur dilja në kafe me të, gjatë pauzës, filloi t’më jepte edhe komplimente, si: “bukur qenke veshur sot”, “uh sa po të rrika mirë ky fustan” etj.

Në fillim isha paksa e hutuar, por duke parë sharmin e tij, u mësova me cilësimet e tij dhe filluan t’më mungojnë kur nuk i përsëriste… Një ditë na duhej të punonim nja një orë pas orarit të punës, sepse kishim me e dorëzuar një material për mbledhjen e nesërme. Punonim në heshtje, por herë-herë më shikonte çuditshëm… Nuk u durova pa i thënë: “Hë, pse më shikon ashtu?”. Menjëherë ma ktheu: “Jam dashuruar në ty!”.

Mbeta e habitur. Nuk e prisja një gjë të tillë. Bile, tash për tash jo… M’u morën mendtë kur më puthi…

U ngrit nga tavolina e tij, u afrua afër meje dhe dorën e djathtë e vuri mbi flokët e mi. M’u duk e nxehtë ajo dorë… E ktheva kokën kah ai që t’i them se a po e di se çka po bën, por nuk ma dha rastin t’i them, sepse shpejt e shpejt më puthi dhe mendtë filluan t’më merën.

Pas shumë puthjeve filloi t’më zhvesh xhaketën dhe gjinjtë e mi dolën si dy molla të mëdha të kuqe… Në çast, u ngrit shpejt dhe e mbylli derën me çelës. U kthye te unë si t’më kishte grua dhe më shtriu mbi dyshemenë e zyrës, e cila, si çdo herë, edhe sot ishte shumë e pastër…

M’i hoqi edhe të brendshmet dhe pa pëshpëritur asnjë fjalë bëmë s.e.ks sikur të kishim bërë me mijëra herë… Por, e keqja e gjithë kësaj ishte se unë nga ajo ditë, më duhej gjithmonë të gjeja një arsye që bile nja 15 minuta të bëja s.e.ks me të…

Më nuk po mund të rrijë pa s.e.ks… Tash jam mësuar me këtë jetë dhe, ç’është më e keqja, nuk po mund të rrijë pa bërë s.e.ks, së paku, një herë në ditë. Kur nuk jam me kolegun shkoj te burri… E, deri kur kështu, këtë nuk e di as vetë…

Ηistοria që do t’ju Ι ërë ρa gj υmë: E b έj me dhëηdrίn, ρër të n dihmυαr υα jzën tίme

Një grua 47-vjeçare ka tronditur lexuesit me historinë e saj teksa e ka rrëfyer për psikologen e “The Sun”. Ja letra shokuese e gruas: 


Prej 1 viti kryej mar/rëdhënie intime me dhëndrin tim. Unë jam 47-vjeç, ndërsa ai është 26 dhe para dy vitesh u martua me vajzën time.

Unë dhe vajza jemi shumë të lidhura pasi e kam rritur e vetme që kur ishte 4 vjeçe sepse u divorcova nga bashkëshorti. Para 2 vitesh ajo u martua me këtë djalë i cili është shumë i mire dhe ata ishin vërtetë një çift i përsosur.

Por jeta jonë ndryshojë rreth një vit më parë, kur një makinë e goditi vajzën time dhe e la të paralizuar në një karrige me rrota.

E prej asaj kohe unë i jam përkushtuar plotësisht, e po ashtu edhe bashkëshorti i saj.

Por gjithmonë e kisha vënë re se ai ndihej i nervozuar dhe jo shumë mirë. Një ditë pasi vajza u shtri për të fjetur, hapa një shishe vere dhe e ftova për një bisedë. Pasi piu pak, më tha hapur se çfarë e shqetësonte.

Ai më tregoi që pas aksidentit ata nuk kishin pasur më marrëdhënie intime dhe kjo e kishte bërë të ndihej jo fort mirë. E dëgjoja dhe e kuptova duke i dhënë të drejtë… Më pas e përqafova, por e gjeta veten pas disa sekondash duke u puthur me të.

Dhe pas kësaj pasoi se ksi… Kjo histori e jona tashmë po shkon një vit, dhe unë mendoj se është diçka e mirë, sepse përveç se ne të dyve na pëlqen seksi, kjo është edhe mënyra për t’u kujdesur për vajzën time dhe për të qëndruar gjithmonë bashkë.

Unë e di që ai e donte shumë atë dhe kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse nuk do të kishte pësuar këtë aksident, por tani që ndodhi unë mendoj se është një zgjidhje shumë e mirë sepse kështu do të jemi të dy pranë saj”.

Ja përgjigjja e psikologes: Ti e justifikon veten duke menduar se kjo gjë është në të mirën e saj por a je e sigurt se vajza jote vërtetë e dëshiron këtë gjë?!

Unë mendoj se ky është një veprim dhe vendim shumë i gabuar dhe bën mirë që të heqësh dorë prej tij sa më shpejt, edhe nëse ai zgjedh të largohet prej vajzës tënde.

Rr ëfen υ αjza shqiρtαre: Kυnαta ngαcmon se κsυαΙisht bυrrin tim, e gjeta këmbë hαρur ρara tij

“Kunata ime po ma nxin jetën. Doli fjala ime, kur u thoja vjehrrëve që të mos e merrnin sepse është imorale.

E njeh tërë qyteti për historitë e saj. Por kunati im i përvëluar nuk na dëgjoi dhe na e solli në shtëpi.

Në fejesë u hoq e mira e dynjasë, madje sillej aq mirë sa nisa edhe unë të ndjehesha në faj që e kisha gjykuar aq ashpër.

Por siç thotë Artiola Toska tek ajo kënga: Pa kalu ala mirë vapa, dardha e paska bishtin mrapa!

E zonja na e nxorri kokën sa u martua dhe na erdhi nuse në shtëpi.

Ne jetojmë të gjithë bashke, vjehrra, vjehrri, burri, unë, fëmijë e mi dhe kunati i vogël me nusen. Po çme.ndem se ajo më nga.cmon burrin.

V.αjza nga Korça: Sh oqja më kërkon që të b. ëj diçka të tυ/rρshme, ose ajo do të më…

Një adoIeshente nga Korça po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të. Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.

“Jam një 16 vjeçe nga Korça dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime.

Jam shumë simpatike. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort.

E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund.

Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq.

Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook?

Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.