“Jam i vëllai i pronarit!”- Vodhi mjete luksoze më vlerë 400 mijë euro, mediat greke publikojnë pamjet kur shqiptari grabiste makinat me qetësi

Por për fatin e tij, makina kishte të instaluara dy pajisje GPS dhe me ndihmën e Policisë, 3 orë më vonë ai arriti ta lokalizonte të braktisur në zonën e Kerameikos.

“Në makinë, për fat, kisha dy GPS dhe e dija se ku ishte. Këtë e ka kuptuar edhe ai (autori) dhe për këtë arsye e ka braktisur jashtë një lokali në Kerameikos. Ai kishte çelësat, unë e hapa dhe hyra me çelësat e dytë”, tregoi.

09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.

02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.

20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.

25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMW” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.

24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi I K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.

03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.

23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.

29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMW” 316 me targë të panjohur.

Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari. Në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Laç, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë. Në nëntor 2017 rezulton i arrestuar në Kamëz, me një pistoletë me silenciator pa leje.

“Po ushtron presion për të larguar prokurorin”, Lala zbulon detajet: Veliaj mund të përballet me akuza të reja

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.

Lala tha se kjo është strategji e Veliajt, që prokurori pas kërcënimit ta padisë dhe më pas do të detyrohet të heqë dorë nga hetimi i Veliajt, por shtoi se Ols Dado deri tani nuk është lëkundur ndaj presionit.

Lala foli gjithashtu edhe për një audio që po qarkullon në media pranë Veliajt, ku pretendohet se prokurori e ka quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”, fakt që u mohua kategorikisht nga SPAK dhe gjykata. Gazetarja tha se ndaj Veliajt mund të ngrihet edhe akuzë për falsifikim.

“Gjuha e Veliajt është e papranueshme, por është strategjike. Kanosja ndaj prokurorit është vepër penale, që ndiqet me ankimin e prokurorit. Nëse Ols Dado i drejtohet institucioneve, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çështja. Veliaj po ndjek këtë strategji për të detyruar prokurorin që të largohet. Deri tani Ols Dado i ka qëndruar presioneve. Gjuha është sigurisht e papranueshme.

Veliaj ka pretenduar sot, ka nxjerrë një transkript ku pretendohet se gjatë senacës së masës së sigurisë, prokurori i ka thënë “ndyrësirë”. Veliaj pretendon se e ka zbardhur nga audio këtë. Prokuroria dhe gjykata e mohuan këtë fakt, në asnjë moment gjatë dëgjimit të audios, nuk rezulton që prokurori ta ketë përdorur këtë shprehje. Ka një version audio të paqartë, por prokuroria e posaçme dhe gjykata, po shohin mundësinë e ngritjes së një akuze të re, për falsifikimin. Audio do ti nënshtrohet akt ekspertimi nën dyshimet për ndërhyrje të mundshme. Audio orgijinale e ka gjykata e posacme. Nëse ka manipuluar mund të ketë akuzë të re ndaj zotit Vrliaj.

Sistemi është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka ndërhyrje, kjo është strategjia e prokurorëve”, tha Lala.

‘SPAK me teknika të sofistikuara’, Karamuço flet për hetimin e krimeve zgjedhore: Do të kapin shumë në grackë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për masat e sigurisë dhe hapat paraprakë që do të shoqërojnë zgjedhjet e vitit 2025. Ai theksoi se përveç prokurorëve të shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, do të angazhohen edhe agjentë hetues të BKH-së dhe oficerë policie për të zbuluar dhe parandaluar krimin zgjedhor.

Sipas Karamuços, teknikat e ndjekura nga SPAK janë shumë më të sofistikuara dhe nuk kanë nevojë për metoda tradicionale të survejimit, si furgonët e dukshëm në terren.

Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore, aktiviteti hetimor do të jetë në kulmin e tij, me prokurorë të shpërndarë në qytete të ndryshme, si Vlora dhe Lezha, si dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes BKH-së dhe policisë

Karamuço shtoi se agjentët dhe oficerët do të trajnohen nga OSBE për të identifikuar dhe ndjekur rastet e krimeve zgjedhore, përmes një programi specifik dhe intensiv. Ai parashikon që ky grup do të ketë një rol aktiv në mbikëqyrjen e procesit dhe se shumë shkelës të ligjit do të bien në grackë, duke qenë se nuk janë mësuar me një kontroll të tillë rigoroz.

“Janë disa furgonë shohin e thonë erdhën erdhën. Teknikat që përdor SPAK janë shumë më të sofistikuara, nuk ka nevojë të kesh furgona për të bërë përgjime. Gjatë fushatës do të jenë të ndezura në maksimum. Edhe në Lezhë ka një prokurorë. Vlora ka tre. Ka agjentë e hetues të BKH-së, por bashkëpunohet me policinë.

Do të trajtohen nga OSBE për të bashkëpunuar. Është trajnim specifik, me afat të shkurtër kohor. Ka të bëjë me dallimin çfarë është krim zgjedhor. Ne nuk jemi mësuar për të pasur një grup kaq aktivë, mendoj që do të bien shumë në grackë se nuk jemi mësuar. Do të kapin shumë në grackë”, tha Karamuço.

Befasuese! As Jozi dhe as G Bani, ja kush mund të rikthehet sonte në BBVA, sondazhi habit të gjithë

Gjate episodit te kaluar Gjesti nga valixhja e tundimeve lexoi zarfin i cili thoshte se duhet te zgjedhesh 7 ish-banore dhe publiku do te vendose per te rikthyer vetem 3 prej tyre.

Gjesti zgjodhi: G Banin, Klajdin, Gertin, Jozin, Krisen, Redonin dhe Amber.

Portali yne lajmeal.com hapi nje sondazh ne rrejtet sociale me pyetjen: Ke doni te RIKTHENI te MARTEN ne BBV4?

Amber 8%

Klajdi 19%

Redoni 33%

Gerti 13%

Krisa 20%

Jozi 2%

G Bani 5%

Sipas votave te ndjekesve te rrejteve sociale 3 me te votuarit per tu rikthyer jane: Klajdi, Redoni dhe Krisa. Se kush do te rikthehet na mbetet te presim.

SPAK humb GJYQIN në Gjykatën e Strasburgut me ish-drejtorin e RTSH-së: Arrestimi i tij i paligjshëm!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur se Shqipëria ka shkelur të drejtat e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke e mbajtur në paraburgim për një periudhë të gjatë pa arsye të mjaftueshme ligjore.

Në vendimin e saj, Strasburgu e konsideron të padrejtë mbajtjen për më shumë se shtatë muaj në paraburgim të Gëllçit, i cili u dënua me 1 vite e ka muaj burg për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë shtesë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Lajmi është bërë me dije nga vetë avokati i Gëllçit, ndërsa vendimi është publikuar edhe në faqen e Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut.

Reagimi i avokatit të Thoma Gëllçit:

Gjykata e Strasburgut i dha te drejte sot Thoma Gellcit dhe konfirmoi qe arrestimi i tij ishte i paligjshem.

Arrestimet jane bere buke e djathe per SPAK (dhe jo vetem), te cileve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv te lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane.

Thoma Gellci, ish-drejtor i RTSH u arrestua ne tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me nje tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

SPAK humb GJYQIN në Gjykatën e Strasburgut me ish-drejtorin e

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet per arrestimin ishin te pambeshtetura dhe shume te pergjithshme.

SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan “kujdes të veçantë” për hetimin.

Sipas Gjykates se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventen duke mbajtur Gellcin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

Duke e konsideruar si nje fitore te rendesishme morale, Strasburgu ofroi nje shume simbolike demshperblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore te Gellcit.

Tani do vijoje beteja ne gjykatat tona per te vene ne vend drejtesine evropiane qe e shtremberoi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur te mazhorances qeverisese.
P.s…

Avokatura e shtetit, qe eshte ne varesi direkte te Kryeministrit, luftoi fort qe Gellci mos ta fitonte kete kauze morale ne Strasburg, duke insistuar se arrestimi ishte i rregullt dhe i bazuar mbi prova.

Ndersa sot Kryeministri shqetesohet per standardet e arrestimit kur SPAK, nje monstruozitet i prodhuar prej frymes se tij politike, ka nisur te sharroje dege afer vete Kryeministrit.

Tani, une si avokati qe hengra dynjane per tre vjet e gjysem per te luftuar shejtan-budallenjte e bashkuar te SPAK dhe qeverise, e ftoj ta perdore te “sy m’sy-ja” e vet precedentin Gellci ne Strasburg, por me kushtin qe te pranoje te lepije ate qe vartesit e tij, avokate te shtetit, kane peshtyre deri tani kunder Thoma Gellcit.

SPAK lëshoi 24 masa sigurie, flet pedagogu i Universitetit Bujqësor Lush Susaj: Ku janë lekët? Laboratorët bosh, prej 25 vitesh kam një karrige që më gris rrobat

Pedagogu Lush Susaj, ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie, për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit, për abuzim me tendera.

Profesori Lush Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh/

“Ku janë lekët”? – u shpreh ai, duke theksuar se në Universitet mungojnë printerët dhe letrat.

Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat.

“24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar. jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të Universitetit dhe më prek shumë goditja e reputacionit të Universitetit.

I bëj thirrje çdo studentë që të mbajë kokën lart sepse ata që kanë cenuar këtë Universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë universitet.

Gjendja në sistemin universitar kurrë nuk ka qenë më e ligë, më e dobët, më e ndyrë më e poshtër, i dedikohet komplet korrupsionit, nepotizmit politik mbi shkollat e universiteteve. Jam prej 25 vitesh pedagog.

Nuk e di për çfarë tenderësh bëhet fjalë, por laboratorët janë bosh, baza prodhuese është bosh, pajisjet janë bosh, nuk kemi as kondicioner në zyrë, një karrige që kam tash e 25 vite, është e grisur më gris rrobat. Një printer nuk kam për të printuar letra, letra nuk kemi, gjithçka e ka investuar shtetit, por në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët në praktika nuk dalin, ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajon drejtësinë, qoftë i nderuar kushdo që ndërhyn, por lus Zotin që secili të gjykohet në të drejtën e ligjit”, tha pedagogu Lush Susaj.

“Bashkia nuk ka qetësi që nga arrestimi i Veliajt”, Teliti: Po zhduken dosje për të mos rënë në duart e drejtësisë

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak PD, cilësoi se Bashkia e Tiranës nuk po gjen qetësi që nga arrestimi i kryetarit të saj Erion Veliajt, ku një ditë digjen dosje e ditën tjetër tentohet ti largojnë për të zhdukur dosjet e për të mos i rën në dorë organeve shtetërorë, mediave apo prokurorisë.

I ftuar në një intervistë në një studio televizive, Teliti u shpreh se në 11 Maj, do jetë populli ai që do ti dënojë me votën e tij këtë qeveri me në krye kryetarin e komanduar, kryeministrin i cili ka marrë në dorëzim edhe Bashkinë e Tiranës tashmë.
Ai gjithashtu u shpreh se, situata në vend është skandaloze dhe se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një politikë e cila është e përgjegjshme dhe jo një politikë trilluese e cila përdoret për interesat ditor të politikanëve.

Cilat autoritete do të reagonin?

Ata janë autoritetet e pushtetit jo të shtetit. Ne i bëm thirrje shtetit të reagonte por shteti nuk ekziston.

Para disa ditësh nga ajo godinë doli Veliaj, dje nga ajo doli tym, sot dalin dosjet, nesër uroj shumë që ajo godinë të dali dhe ai kryetari i komanduar dhe të mos kthehet më kryeministri i cili dhe për këto dy muaj të kryej detyrën e tij në krye të qeverisë. Deri më 11 Maj kur populli do ta dënojë me votë.

Dje në Bashkinë e Tiranës digjeshin dosje, cila ishte arsyeja për të djegur letra në mënyrë të fshehtë brenda organit zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, përvec se ato letra mos të binin në duart e njerëzve të organeve shtetërore jo të pushtetit, të prokurorisë, medias, të këshilltarëve bashkiake, të cilët ne me dhjetra shkresa kemi kryer për marje informacioni dhe kurr nuk e morëm nga organet e Bashkisë së Tiranës.

Në vend të marrim informacionin, shkresat zyrtare, digjeshin në ogjaqet e fshehta brenda bashkisë.

Jemi në një situatë skandaloze. Mall pa zot, kjo është Bashkia e Tiranës. Sic nuk e dimë ne kush është sot kryetarë Bashkie se Veliaj thotë që unë jam kryetarë. Kryeministri që e futi në qeli dhe e qoj në Durrës thotë jam unë kryetari por sa për firmë dhe vulë po vendosim Anduela Ristanin.

Jemi në një situatë dramatike…

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një politikë e cila është e përgjegjshme dhe jo një politikë trilluese e cila përdoret për interesat ditor të politikanëve.

“Sistemi ka ende korrupsion…”/ Rama për procesin e dixhitalizimit të pronave: E pranoj me kokën ulur…

Kryeministri Edi Rama tha se ministritë nuk menaxhojnë më tendera, pasi kjo është kaluar në struktura të posaçme. Ai theksoi se korrupsioni është më i pranishëm në ndërveprimin mes qytetarëve dhe administratës.

Rama pranoi se ende ka probleme, veçanërisht me hartimin dixhital të pronës, por theksoi se BE ka vendosur vitin 2028 si afat për përfundimin e negociatave të anëtarësimit.

“Sot ministritë nuk bëjnë më tendera. Ministrat nuk janë më të lidhur me procese tenderimi se janë të gjitha të kaluara në struktura të tjera dhe ka një strukturë të posaçme që bën pjesën më të madhe të tenderave. Korrupsioni është tek kontaktet te ndërveprimit mes qytetarit që kërkon një shërbim dhe atij që është në sportel. Ka qenë një kohë kur edhe për të marrë një certifikatë, rregullisht paguaje bakshish. Për herë të parë dhe nuk e kanë të gjitha vendet e BE, ata që janë jashtë edhe në kontinente të tjera mund të marrin një shërbim përmes platformës e-Albania. Vijmë te lejet e ndërtimit që kanë kaluar në një fazë tjetër.

Janë online dhe ka një proces tërësisht ndryshe nga sa ka qenë vite më parë. E fundit, jemi patjetër borxhli dhe këtë e pranoj me kokën ulur se pavarësisht të gjitha progreseve, kemi deficite për shkak të faktit që akoma nuk ka përfunduar procesi i hartimit dixhital të pronës. Nuk e kemi akoma ciklin e mbyllur. Jemi të vetëdishëm që sistemi ka ende korrupsion por ama në planin e negociatave, edhe BE e ka konstatuar këtë fakt dhe e ka vënë një nga kushtet e përfundimit të negociatave. Na është lënë një afat 2028 si një kohë e ndërmjeteme kur negociatat të konsiderohen të përfunduara dhe çështja do të shkojë në nivelin e Këshillit Europian. Kjo është e vërtetë dhe patjetër që qytetarët kanë të drejtë të ankohen”-u shpreh Rama.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro…

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.8 lekë dhe shitet me 119.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 66.9 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: