SPAK lëshoi 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, 5 prej tyre vendosen në pranga! Zbardhen emrat

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor. Gazertarja Klodiana Lala ka zbardhur identitetet e zyrtarëve, ku 5 prej tyre u vendosën në pranga.

ARREST ME BURG:
1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

Arrest Shtëpi:

1) Agim Sefa
2) Arjan Buliqi
3) Serafin Skënderi
4) Ilir Kusi
5) Dritan Laçi
6) Azem Parllaku
7) Artur Koleci
8) Radion Dhromi
9) Blenard Spaho
10) Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.

I kthejnë 2 mijë lekë kυsur, por kur e shikon mirë shtαng në vend dhe ia fut υraρit

I kthejnë 2 mijë lekë kusur, por kur e shikon mirë shtang në vend dhe ia fut vrapit.

Ka edhe keshtu! Ndodh që nga shpejtësia lekët e vjetëruara ti ngjisim edhe kështu si në këtë foto.

Fotografia që është kthyer në qesharake është denoncuar në Jeta osh Qejf,

ka të bëjë pikërisht në faktin se një pjesë gjysmë e saj teksa është ngjitur nuk korrespondon me pjesën tjetër.

Sakaq qe nga dje fotoja po ben xhiron e rrjetit!

Disa thone se personi qe e ka marre kartmonedhen do te kete fat, e te tjere e keshillojne ta ktheje aty ku ja kane dhene!

A keni hasur te tilla raste?

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 25 Shkurt 2025

Dashi

Disa projekte të lindura javëve të fundit duhen çuar përpara dhe parashikohet që të sjellin kënaqësi të shumta. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nëse ka propozime të cilat duhet ti bëni, është momenti i duhur për ti çuar përpara.

Demi

Ju kanë zili dhe ju kritikojnë në të njëjtën kohë! Bëni kujdes që të tregoheni të matur, pasi një shpërthim i juaji mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Në vendin e punës, ka ardhur koha që të përvishni mëngët.

Binjakët

Kjo javë do të jetë e mbushur me lajme pozitive. Ndonëse jeni përballur me momente të vështira, gjithsesi keni rezistuar. Duhet të reflektoni gjatë lidhur me disa situata të vështira me të cilat do të përballeni. Dashuria do të shkojë drejt përmirësimit vetëm në ditët në vijim.

Gaforrja

Java ka nisur me ritme frenetike me të cilët me gjasë nuk ishit mësuar dhe për këtë arsye do të ndiheni të brishtë. Hëna do të udhëheqë shenjën tuaj, kështu që humori do të ketë luhatje, por edhe gjendja fizike nuk paraqitet e mirë.

Luani

Dielli dhe Mërkuri do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, kështu që nëse ka diçka që dëshironi, do të jetë e lehtë që ta arrini. Nëse jeni në konkurrencë të vazhdueshme, nuk do të jetë e lehtë që të biuni në sy. Në punë, do të ketë zhvillime interesante, ndonëse mund ta keni humbur durimin.

Virgjëresha

Kjo periudhë nuk ofron shumë zgjidhje. Do të ndiheni konfuz, veçanërisht në vendin e punës. Zhvillime pozitive do të ketë vetëm në ditët në vijim. Saturni ju buzëqesh, mirëpo situata ekonomike nuk paraqitet shumë e mirë. Ndërkohë në dashuri duhet të jeni më të përkushtuar.

Peshorja

Duhet të tregohet kujdes ndaj tensioneve të akumuluara prej kohësh. Parashikohet një propozim mjaft i favorshëm në punë, ndonëse nuk do të jeni në humorin e duhur. Po ashtu do të përballeni me mundësinë për të mbyllur një çështje me leverdi. Situata financiare është e shkëlqyer, dhe për këtë arsye janë të favorizuara edhe investimet e vogla.

Akrepi

E keqja e të lindurve të kësaj shenje është se janë të dashuruar, por nuk janë të kundërpërgjigjur. Po ashtu do të jeni pasionant, por me Venusin kundër situata do të jetë e vështirë. Për të sqaruar disa raporte që po jetoni, do t’iu duhet të prisni.

Shigjetari

Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i cili mund të sjellë fitore. Këshillohet që të shmangni dekurajimet, pasi mund të hasni në momente të forta tensioni. Do të mbartni me vete situata të vështira qysh prej muajve të fundit, të cilat do e keni vështirë që ti menaxhoni. Megjithatë bëni mirë të injoroni këdo që nuk i njeh meritat tuaja.

Bricjapi

Fjala kyçe e kësaj dite është që të rinisni… edhe nga zero nëse do të duhet. Do të jetë një ditë e favorshme për të gjetur bashkëpunimet e duhura si në dashuri edhe në punë. Në sferën profesionale mund të ketë diçka të bukur, ashtu si dhe në atë sentimentale.

Ujori

Parashikohet një e martë e mbushur me negociata dhe diskutime, ku do ju duhet që të mendoni më shumë për interesat që keni, shkruan noa.al. Urani do të ketë ndikim negativ, duke bërë që të keni pasiguri. Dashuria do të përballet me disa pengesa.

Peshqit

Zakonisht bëni çdo gjë vetëm, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve, por tashmë do të nisni të ndjeni peshën mbi supe. Bëni kujdes në raportin në çift, sidomos me ata të shenjës së Luanit dhe Akrepit. Keni nevojë për pak ngrohtësi, pasi nëse do të ndiheni pozitiv do të arrini të kapërceni disa kriza të mbartura në kohë.

“Jemi miq të afërt, por ligjërisht jemi në luftë”, Rama për kufirin detar: Pres të ulemi me Greqinë

Ligji i luftës që Greqia ka me Shqipërinë nga 10 nëntori i vitit 1940 është edhe arsyeja për kryeministrin Edi Rama që mban ende të pazgjidhura një sërë çështjesh me Athinën, mes të cilave edhe marrëveshjen e detit.

Në një intervistë të dhënë për televizionin “Mega”, Rama kërkon heqjen e tij sa më parë, si e vetmja pengesë për marrëdhënie normale mes dy vendeve fqinje.

“Ajo që diskutuam, dhe që të dy unë dhe kryeministri juaj kemi thënë nga fillimi, është se duhet të sqarojmë të gjitha çështjet e pazgjidhura nga e kaluara, dhe kjo është një prej tyre. Gjendja e luftës është shumë i rëndësishëm për ne. Përcaktimi i zonës detare është një çështje e veçantë. Dhe një që duhet ta zgjidhim. Kemi një shprehje që thotë se kur bën shtratin, mund të djegësh të gjitha mbulesat për një kërpudhë. Mendoj se momenti është humbur, sepse bëmë një fillim shumë të mirë kur Kyriakos erdhi në pushtet. Ishte një fillim shumë i mirë. Kishim një perspektivë të përbashkët mbi historinë e gjatë dhe rëndësinë e marrëdhënies sonë, dhe natyrisht doja të shkonim përpara me disa çështje të pazgjidhura. Ne i japim shumë peshë përfundimit të këtij ligji absurd për luftën mes nesh. Sepse, e dini, ligjërisht jemi në luftë”, shprehet Rama gjatë intervistës.

Pavarësisht këmbënguljes të gazetarit grek se ligji është shfuqizuar në vitin 1987 nga qeveria e vendit të tij, Edi Rama insistoi se ai është ende në fuqi.

“Jo, nuk është shfuqizuar, por duhet të shfuqizohet. Ajo që ndodhi në të vërtetë është se nënshkruam një traktat miqësie. Po, por ligji është ende në fuqi. Pra, kemi një traktat që na bën miq shumë të afërt, ndërkohë që ligjërisht jemi në luftë. Kjo është marrëdhënia disi skizofrenike që kemi si fqinjë”, theksoi Rama.

Interesit nëse Tirana ka një afat për arritjen e një kompromisi lidhur me marrëveshjen e detit, kryeministri Rama i kundërpërgjigjet me dakordësinë që qeveria e tij arriti me Italinë fqinje për një tjetër pakt, atë të emigrantëve.

“Bëhet fjalë për të dyja palët që të ulen dhe të punojnë së bashku dhe të mos lejojnë që të shpërqendrohen nga gjërat që na kanë mbajtur peng për kaq gjatë. Kemi bërë një marrëveshje me kryeministren e Italisë, znj. Meloni, mbi çështjen e refugjatëve. Ata pyetën nëse ishte e mundur dhe ne thamë “po””, deklaroi Rama. 

Në intervistën e dhënë për televizionin “Mega”, kryeministri Rama nuk përjashton mundësinë e një vizite në Athinë. Ai foli edhe për perspektivën europiane të vendit tonë, zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, investimet e huaja, përfshirë edhe atë të Jared Kushner, si investitor strategjik në ishullin e Sazanit.

Horoskopi javor, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Këtë javë do të jeni të pafat në dashuri. Ata më të vetmuarit, duhet të mundohen të bien më shumë në sy. Çiftet e vjetra duhet të rregullojnë disa aspekte të marrëdhënies së tyre si dhe të vendosin ç’hapa do të hedhin në vijim. Ata që planifikojnë një martesë ose ardhjen e një fëmije, bëjnë mirë të organizohen paraprakisht, ndoshta duke marrë leje të posaçme apo duke kërkuar transferim. Puna, megjithatë, mund të krijojë distanca, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë të ekuilibrojnë jetën private dhe profesionale.

Demi

Keni dëshirë të bëni shumë gjëra, por hezitoni të veproni. Gjithçka përreth ju shtyn që të merrni një vendim. Nëse ka dashuri, ajo duhet jetuar në maksimum. Edhe çiftet që po kalojnë një periudhë lodhjeje duhet të përpiqen të rigjallërojnë marrëdhënien e tyre, ndoshta duke përjetuar gjëra të reja së bashku. Nëse, megjithatë, lidhja duket se nuk ecën, duhet të gjeni një zgjidhje tjetër. Gjeni kurajën për të hedhur hapin e parë dhe për të kuptuar se ç’drejtim duhet të merrni. Beqarëve do t’u ofrohen mundësi interesante.

Binjakët

Puna zë një pjesë të madhe të mendimeve tuaja dhe rrezikon t’ju shkëpusë vëmendjen nga marrëdhënia që po përjetoni aktualisht. Diskutimet për çështjet ekonomike apo të përditshme mund të krijojnë tension. Ata që punojnë së bashku me partnerin do ta kenë të vështirë të ndajnë jetën profesionale nga ajo sentimentale. Edhe familja mund të mos ju vijë shumë në ndihmë, sidomos nëse nuk janë dakord me disa nga idetë tuaja. Yjet ju sjellin në vëmendje se, në disa raste, mbështetja financiare mund të vijë nga dikush që nuk e prisni, i cili do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e një çështjeje të rëndësishme. Gjithashtu mund t’ju krijohen mundësi të reja në frontin e pasurive të paluajtshme ose të aseteve.

Gaforrja

Sipas horoskopit të kësaj jave marrëdhëniet më të ndërlikuara, si në dashuri dhe në jetën profesionale, duket se do t’i keni me Dashin, Peshoren dhe Bricjapin. Ata që po përjetojnë një krizë mund të marrin një vendim drastik. Për më tepër, nevoja për t’u ndier në qendër të vëmendjes bëhet më e fortë dhe ideja për të kaluar në plan të dytë bëhet e vështirë për t’u toleruar. Dyshimet për sinqeritetin e partnerit mund të çojnë në përballje të nxehta. Ata që janë në një lidhje të fshehtë mund të vendosin të dalin hapur. Nga ana tjetër, çiftet solide nuk janë në rrezik, por duhet t’i diskutojnë disa çështje familjare për të shmangur tensionet e mëtejshme. Beqarët kanë shanse të mira për takime pasionante, edhe pse jo medoemos të destinuara të zgjasin.

Luani

Një takim i ri mund t’ju ngjallë emocione të forta, por mbetet për t’u parë nëse është një aventurë kalimtare apo diçka më e thellë. Në dashuri nuk mungojnë mundësitë, por duhet të bëni kujdes që të mos rrëmbeheni nga situata shumë të ndërlikuara. Ndonjëherë, pasiguritë nuk vijnë si pasojë e sjelljeve të të tjerëve, por nga hezitimi juaj për t’u treguar plotësisht të hapur. Dialogu është çelësi për të bërë ndryshimin. Beqarëve do t’u ofrohen mundësi të reja, sidomos në ditët në vijim. Ata që janë në një marrëdhënie klandestine mund të fillojnë të ndiejnë peshën e kësaj situate. Është e rëndësishme të trajtohen çështjet e pazgjidhura përpara se ato të bëhen një problem më i madh. Mund të ketë edhe tensione në familje, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me çështje ekonomike ose pasurore.

Virgjëresha

Kjo është koha ideale për dashuri. Edhe ata që kanë mbetur në vend-numëro deri më tani, mund të ndiejnë dëshirën për t’u rikthyer në lojë. Fundjava sjell mundësi të reja, si për ata që kërkojnë një histori serioze, ashtu edhe për ata që duan të krijojnë një lidhje të re. Lejojeni veten që të përjetoni emocione të forta. Një udhëtim ose një arratisje e shkurtër nga rutina mund të jetë mjedisi i përsosur për një takim të veçantë. Çiftet duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur mes prakticitetit dhe romancës, të cilat janë të nevojshme për një marrëdhënie harmonike.

Peshorja

Çështjet financiare po ju bëhen pengesë për realizimin e disa prej planeve tuaja në çift dhe mund të jenë burim debatesh. Megjithatë, aty ku ka dashuri, ekziston edhe vullneti për të kapërcyer pengesat së bashku. Ata që kërkojnë një shtëpi ose kanë nevojë të zgjidhin çështjet e pasurive të paluajtshme tani mund të gjejnë zgjidhje. Megjithatë, nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, është më mirë të mos insistoni shumë në ditët e mesit të javës. Në disa raste, nëse marrëdhënia është problematike, mund të jetë koha për të bërë një zgjedhje përfundimtare. Në këtë periudhë keni nevojë për stabilitet më të madh. Të jesh i sinqertë me veten dhe të tjerët është thelbësore për të ecur përpara.

Akrepi

Ata që duan dashuri duhet të jenë të gatshëm të tregohen të hapur ndaj mundësive që do t’ju ofrohen. Nëse do të bëni një udhëtim ose do të vizitoni vende të reja, mund të njihni njerëz interesantë. Ata që janë tashmë në një lidhje, duhet të angazhohen në maksimum dhe të mos ndikohen nga dyshimet apo përvojat e kaluara. Për disa çifte kjo është koha e duhur për të bërë plane të rëndësishme. Partneri mund t’ju befasojë me një gjest të papritur që forcon lidhjen. Në ditët në vijim mund të ndiheni paksa të lodhur, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Shigjetari

Në dashuri është e rëndësishme të jeni të qartë që në fillim, për të shmangur keqkuptimet. Ata që janë lidhur rishtazi duhet të jenë në gjendje të kuptojnë nëse kanë interesa të përbashkëta me partnerin. Edhe çiftet e konsoliduara duhet t’u japin zgjidhje problemeve pa i shtyrë ato për një kohë të gjatë. Projektet që lidhen me shtëpinë ose bashkëjetesën mund të ndihmojnë për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënies. Paqja do të kthehet në familje dhe do të ketë harmoni mes prindërve dhe fëmijëve.

Bricjapi

Kjo është një kohë e mirë për të ndërtuar diçka solide, por mund të ketë edhe tensione në çift. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse jeni ndër shenjat e privilegjuara, kur bëhet fjalë për dashurinë. Do të jetë java juaj me fat. Disa çifte do të debatojnë në lidhje me ca çështje praktike ose familjare, por kjo do ta forcojë edhe më shumë marrëdhënien. Nëse duhet të merren vendime të rëndësishme, është më mirë ta bëni këtë me qetësi. Ata që janë në krizë duhet të reflektojnë, ndërsa zemrat e vetmuara kanë shanse të mira për të bërë takime të veçanta në fundjavë.

Ujori

Është koha për t’i dhënë zë ndjenjave dhe për të mos lejuar që pasiguritë tuaja t’ju krijojnë pengesa. Disa mund të kërkojnë përgjigje më konkrete dhe është e rëndësishme të mos shmangni përballjen. E ardhmja e çiftit varet nga zgjedhjet që do të bëni tani. Edhe marrëdhëniet më të komplikuara mund të gjejnë zgjidhje me dialog të sinqertë. Ju duhet t’i përkushtoheni mirëqenies dhe interesave tuaja, veçanërisht nëse ndieni se nuk jeni përfshirë aq sa duhet në marrëdhënien tuaj ose nëse jeni duke u rikuperuar nga një zhgënjim i hidhur në dashuri.

Peshqit

Këtë javë do të keni fat në dashuri. Vazhdoni kështu. Nëse nuk jeni duke bërë asgjë, atëherë është koha të dilni nga shtëpia ose të afroheni me personin që ju intereson. Hidhni disa sinjale dhe luani pak. Flirtimi është kripa e marrëdhënieve, ndaj edhe nëse jeni prej kohësh në një lidhje, nuk duhet të ndaloni së ngacmuari dhe befasuar partnerin. Megjithatë, pritshmëritë në dashuri janë në rritje dhe për disa çifte ka ardhur koha të hedhin hapa të rëndësishëm. Është e nevojshme të shikoni përpara pa u ndikuar nga përvojat e kaluara. Beqarët mund të kenë një surprizë të papritur, që do të sjellë emocione të reja në jetën e tyre.

SHBA dhe Rusia bashkojnë votat në OKB dhe votojnë KUNDËR rezolutës për Ukrainën!

Rezoluta për Ukrainën është miratuar sot në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndonëse SHBA për herë të parë që tre vite nga nisja e luftës, e ka votuar kundër.

Kina dhe India abstenuan, ndërsa shtetet evropiane e mbështetën këtë rezolutë që dënon agresionin rus dhe bën thirrje për vendosjen e paqes së përhershme dhe të drejtë në Ukrainë.

Gjithsej 93 vende votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan. Përveç Rusisë dhe SHBA-së, Koreja e Veriut, Bjellorusia dhe Hungaria e kundërshtuan rezolutën që bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse.

SHBA dhe Rusia bashkojnë votat në OKB dhe votojnë KUNDËR

Votimi i rezolutës së Ukrainës

Berisha paralajmëron marrëveshje të re me Greqinë për detin? Kreu i PD: Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar një marrëveshje të re për detin me shtetin grek.

Në një konferencë me gazetarët, ai pohoi se ka të drejtë morale dhe ligjore të kërkojë një marrëveshje më të mirë, në interes të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve me Greqinë.

Berisha ka theksuar se dy nga çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë në lidhje me Greqinë, ishin traktati i miqësisë dhe marrëveshja e detit, e cila, sipas tij, ishte një mundësi historike për vendin.

Ai nënvizon se marrëveshja e detit, që u nënshkrua në një kohë kur Greqia kishte të deklaruara vetëm 6 milje ujëra territoriale, ishte shumë më e favorshme për Shqipërinë se sa çdo marrëveshje tjetër që mund të arrihet tani.

Berisha akuzon qeverinë e Edi Ramës për dështimin në negociatat me Greqinë.

Sali Berisha: Një është traktati i miqësisë sepse nuk u ripërtëri dhe e dyta ishte marrëveshja e detit. Ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Marrëveshja u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale.
Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje.
Nuk po na falte, por pranoi një regjim që e kishte, nuk ia vumë ne.
Ky ishte në avantazh real që nuk e arrijmë dot më.
Kur GJK rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrje anti-shqiptare e Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke të çojmë në Hagë, meqë prevalon mbi vendimin e gjykatës shqiptare.
Rama i tha Tsiprasit: Jo duhet të bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë 2 vite negociata dhe kur shkuan në Korçë ta firmosin, nuk firmosën duke u justifikuar me vendimin e GJK. Me të drejtë pala greke u neverit dhe tha vendimin e keni pasur aty pse negociuat 2 vite.
Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë më të mirën për dy vendet.

Prokurori ofendoi “ndγrësirë” Veliajn në gjyq, Ylli Manjani: Olsi Dado të largohet nga çështja, të nisë dhe procedim disiplinor ndaj tij

Pas daljes në media të debatit të zhvilluar në seancën e gjyqit një javë më parë, ku Prokurori Olsi Dado e ka fyer Erion Veliajn rëndë me fjalën “ndyrësirë” në sy të gjyqtarit Erjon Bani, ka reaguar dhe avokat Ylli Manjani.

Manjani, i cili ka qenë dhe ministër i Drejtësisë, i kërkon kreut të SPAK Altin Dumani që të largojë Olsi Dadon nga çështja e Veliajt dhe të nisë menjëherë procedim disiplinor.

Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Velisë në reagimet e tij në Facebook.
Ashtu është, nuk është mirë të shash e të fyesh, aq më tepër nga pozitat e një personi nën hetim. Nuk të jep asnjë avantazh sharja e fyerja, padyshim.

Mirëpo nga ana tjetër shihni pak me vëmendje anën tjetër të medaljes. A është prokurori i çështjes etikisht korrekt?!

Ndaj Tij janë shfaqur pretendime serioze se ka kërkuar favor në Bashkinë e Tiranës për një leje ndërtimi.
Ka pretendime se ka qenë intimidues nga familjes Veliaj.

Dhe tani, së fundi del së në gjyq prokurori ka fyer palën tjetër duke e quajtur “ndyrësirë”. Në sallën e gjyqit….prokurori…. E kuptoni apo jo?!

Ça duhet të ndodhë më shumë që njeriu të reagojë, pavarësisht pozitave procedurale ku gjendet?!

Nëse qëndron pohimi se ai që fyen është i dobët në argumente, kjo besoj vlen edhe për prokurorin, apo jo?!

**

Po të isha Altin Dumani do ta kisha larguar atë prokuror nga çështja.

Ndoshta ai meriton më shumë sesa largim nga çështja. Edhe një procedim disiplinor do ti sqaronte ligjërisht të gjitha këto aspekte.

Nuk është normale kjo gjë!”, thotë Manjani

“Mirë që nuk ia hëngre veshin kur erdhi në shtëpi…”/ Gjesti xheloz për Shkëlzenin?!

Shkëlzeni i është drejtuar ditën e sotme Gjestit duke i thënë se nuk ka pse bëhet xheloz që Egli i ka përgatitur atij mëngjesin:

Mos u bë xheloz se ma serviri pjatën.

Gjesti:

Nuk jam xheloz, më vjen inat.

Egli:

Hëngri edhe Kelly, pse si thua dhe atij se i bëra të dyve.

Gjesti:

Ti kur erdhi ai bëre “Uaaa kush ka ardhur”.

Egli:

E kam shumë shokë.

Gjesti:

Ti mirë që nuk ia hëngre veshin.

Egli:

Ja t’i hedhim poshtë njerëzit meqë nuk më lë burri. Unë nuk të kam asgjë. Rri tek ndjejnjat e tua, rri koherent.