“Ka lajme të hidhura për Ramën”/ Çfarë paralajmëron Berisha: Çështja ‘McGonigal’ po kthehet në tryezë do…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të ketë lajme të hidhura për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, çështja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal po kthehet në tryezë. Berisha teksoi se “dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale”, duke shtuar se ai mori 250 mijë dollarë në zyrën e Kryeministrit. Kryedemokrati theksoi se Edi Rama do të gjykohet rëndë, sipas Berishës, ” për krimin e tij të shëmtuar” dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.

Sali Berisha: Ka lajme të hidhura për Edi Ramën, ka arsye të hidhërohet shumë, por po qarkullon çdo ditë çështja Mc Gonigal po kthehet në tryezë, dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.

Ai mori nga Rama 250 mijë dollarë. Tani prej 1 vit e gjysmë Altin Dumani nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës së Washtingon sepse kërkon të mbrojë Ramën, por kësaj kohe i erdhi fundi. Do të gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.

E trishtë/ Ish-banori i “Big Brother Vip” njofton ndarjen nga jeta të babait

Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta, ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes. Gazetari ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Qemalit i cili prej kohësh ishte i sëmurë.

“Me hidhërim të thellë thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhen më datë 24 shkurt, ora 15:00”, shkruan Elvis Myrta.

Kujtojmë që vitin e kaluar, babai i tij surprizoi Elvisin brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Merkel nuk e pëlqeu kurrë/ Kush është Friedrich Merz që do drejtojë tani Gjermaninë

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do të jetë kancelari i ardhshëm pasi aleanca e tij konservatore CDU/CSU fitoi shumicën e votave në zgjedhjet vendimtare federale të së dielës.

Gjatë fushatës, vendimi i tij për të bashkuar votat në parlament me ekstremin e djathtë shënoi një kthesë historike dhe shumë të diskutueshme, edhe pse ai ka këmbëngulur disa herë se nuk do ta thyente kurrë “murin e zjarrit” të Gjermanisë (“brandmauer”) duke bërë një koalicion qeverisës me AfD-në e ekstremit të djathtë.

Sondazhet në Gjermani, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet
Megjithatë, sado testues të jetë peizazhi i brendshëm politik dhe ekonomik, shumë nga sfidat më urgjente, Merz-it mund t’i vijnë nga jashtë Gjermanisë. Njeriu që dikur merrte lavdërime duke pretenduar se mund të thjeshtonte jetën e miliona njerëzve duke ulur taksat do të përballet me një realitet krejt më kompleks.

Merz, një aviator i shkathët dhe baba i martuar i 3 fëmijëve, gruaja e të cilit e pengoi të blinte një avion privat derisa fëmijët të dilnin nga shtëpia (tani thuhet se ka dy avionë) po shpreson të lërë gjurmë në politikën gjermane. Më poshtë është një vështrim i shkurtër i karrierës së tij.

Marrëdhëniet me SHBA

Pasi u prezantua që herët në fushatën zgjedhore si një biznesmen i vendosur, i cili ishte i pajisur mirë për të bërë marrëveshje ballë për ballë me “tregtarin” Donald Trump, Merz u detyrua të ndryshonte qëndrimin e tij brenda pak orësh pasi presidenti i SHBA-së ktheu narrativën mbi luftën e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Trans-atlanticisti dikur optimist mori dozën e tij të parë të real-politikës para se të fitonte detyrën e lartë. Kjo pasi retorika e tij ndryshoi shpejt për raportet me Trump. Merz nuk bëri asgjë për të fshehur tronditjen e tij pas deklaratave të Trump që fajësonte Ukrainën për luftën. Merz e quajti atë “një përmbysje klasike e rrëfimit autor-viktimë”.

“Kështu e ka paraqitur Putini prej vitesh dhe sinqerisht jam disi i tronditur që Donald Trump tani e ka bërë të tijën”, – tha ai, duke iu referuar Trump si “një admirues i sistemeve autokratike”.

Të biesh pre e emocioneve, tha ai, nuk do ta çonte Evropën askund. “E vetmja gjë që mund të bëjmë, nëse kemi një ide të ndryshme për demokracinë është që të bashkojmë veprimet tona në Evropë sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Megjithatë sfida është e madhe. Prishja brenda natës në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Berlinit, e cilësuar nga Merz në terma të paqartë si një “ndarje epokale”, ka të ngjarë të bëhet elementi përcaktues i qeverisë së tij.

Me siguri kjo do të dominojë në që ishte një tabaka tashmë e mbingarkuar. Si udhëheqës i ekonomisë më të madhe të Evropës, trajtimi i krizës nga ana e tij do të jetë vendimtar për mënyrën sesi kontinenti do të përballet me një rend të ri botëror.

“Është ekonomia budalla!”

Ekonomia më e madhe e Evropës ka nevojë për një rindezje. Sfidat janë të shumta, nga mbirregullimi dhe rrënimi i infrastrukturës, te kostot e larta të energjisë, mungesa kronike e specialistëve dhe plakja e popullsisë. Ka, thonë shumë gjermanë, një nevojë urgjente për investime në çdo gjë, nga mbrojtja e vendit deri te infrastruktura e tij.

Por, duke bërë këtë, ka të ngjarë që Merz të lehtësojë një rregull të mbrojtur me kushtetutë, që njihet si “frena e borxhit”, i cili për vite është përdorur nga Berlini për të pretenduar statusin e tij shumë të lavdëruar si një shembull i disiplinës fiskale.

Nën frenimin e prezantuar në 2009 nga Angela Merkel për të treguar se Gjermania ishte e përkushtuar për të balancuar llogaritë pas krocës bankare, qeverisë federale i kërkohet të kufizojë huamarrjen vjetore në 0.35% të PBB-së.

Merz mund ta rregullojë këtë dhe nga ana tjetër të çlirojë fondet e nevojshme për investime në gjithçka, nga banesat, tek infrastruktura hekurudhore, të cilat më shumë se gjysma e gjermanëve i mbështesin. Por edhe kjo nuk do të kalonte pa polemika. Në të vërtetë, ishte një mosmarrëveshje për “frenimin e borxhit” që në fund rrëzoi qeverinë e Olaf Scholz.

Ukraina

Ukraina është tashmë një “mollë e madhe sherri” në Gjermani. Ekziston një ndarje e qartë në popullatë midis atyre që besojnë se mbështetja për Kievin sjell kërcënimin e luftës më afër Gjermanisë, një pretendim i fuqishëm i bërë nga lëvizja “konservatore e majtë” Sahra Wagenknecht (BSW) dhe atyre që besojnë se mosmbështetja e saj dhe shfaqja e dobësisë përballë Vladimir Putinit është edhe më e rrezikshme.

Merz qartazi bën pjesë në kampin e dytë. Ai e paralajmëroi Scholz-in kundër adoptimit të “një politike qetësuese” ndaj Rusisë dhe vizitoi Kievin edhe përpara kancelarit të atëhershëm.

Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i furnizimeve ushtarake për Ukrainën, dhe Merz e ka mbështetur me zjarr këtë, duke thënë se do të dëshironte të shkonte edhe më tej duke i ofruar Ukrainës raketa me rreze të gjatë “Taurus”. Ai gjithashtu ka të ngjarë të përballet me thirrje për të dërguar trupa gjermane në Ukrainë si pjesë e një force parandaluese ose paqeruajtëse, një diskutim që Scholz e ka përshkruar si “plotësisht të parakohshëm”.

E djathta ekstreme gjermane

Çështja se me kë do të kërkojë Merz të hyjë në koalicion dhe nëse ai do të vazhdojë të përjashtojë mundësinë e formimit të një qeverie me AfD-në e ekstremit të djathtë, është më e rëndësishmja në mendjen e elektoratit. Vendimi i Merz në janar kur sinjalizoi pranimin e thyerjes së një tabuje ndaj AfD-së për mbështetjen e një “plani 5 pikash” jo-detyrues për kontrolle më të forta kufitare ishte një pikë kthese në atë që kishte qenë një fushatë zgjedhore disi e acaruar.

Që atëherë ai ka këmbëngulur vazhdimisht se një koalicion CDU-AfD nuk është në plan. Por shumë kanë frikë se një qeveri koalicioni të paqëndrueshëm dhe të përçarë do të çojë në një përsëritje të ngërçit dhe konfliktit që përcaktoi administratën fatkeqe të “semaforit” të Scholz.

Dhe frika është se kjo mund të hapë pa dashje rrugën për një koalicion CDU-AfD me një udhëheqës të ri, më pak ngurrues në zgjedhjet e ardhshme të mundshme në 2029-ën.

Sherri me Merkelin

Merz u mënjanua nga ish-kancelarja kur ai u përpoq të depërtonte në nivelet e larta të CDU në fillim të viteve 2000 dhe të dy nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira.

Ai i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për 16 vitet e saj në pushtet, duke iu referuar udhëheqjes së saj si “boshe” dhe duke pretenduar se një “tis mjegulle” ishte mbi politikën e saj “të dyerve të hapura” për refugjatët në 2015.

Në kujtimet e saj të publikuara vitin e kaluar, Merkel tha se ajo “nuk e turpëroi” rivalin e saj të vjetër për karrigen e kancelarit, duke thënë se njohu tek ai “dëshirën e pakushtëzuar për të pasur pushtet”.

Por më pas, në janar, erdhi një kritike e rrallë publike, pasi ish-kancelarja kritikoi flirtin e Merz me AfD-në. Merkel ende gëzon shumë respekt në mesin e shumë gjermanëve, kështu që vlerësimi i saj për lidershipin e tij të ardhshëm ia vlen të dëgjohet. ©The Guardian

Ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lenuar një person.

Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth të 56 vjeçe, ka përplasur një kalimtari, teksa dilte nga parkimi.

Ajo raportohet se ka hipur mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë në trotuar, ka goditur dhe qytetarin.

I lënduar ka mbetur një 70 vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit tip Benz, me targa AA 078 XE, ka ngatërruar marshin, në vend të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin.

“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250 mijë lekë”, Rama kundërshton qytetarin: S’ka më paga të tilla

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish sot komentuesve.

“O EDO je i madh!!Ata që thonë është më mirë në Greqi nuk është e vërtetë !! Si për ata që kanë punën e tyre si dhe për ata që punojnë në turizëm në ndërtim ata atje!! Ata që kanë punën e tyre vetëm taksa sa paguajn. Të ishte mirë në Greqi nuk do të iknin shumica e shqiptarëve në Suedi në Gjermani si dhe në vende të tjera. Fëmijët tanë po mbarojnë shkollat e larta dhe po marrin rrugët të punojnë në vendet Skandinave po të ishte mirë nuk do iknin. Do rrinin të punonin në Greqi me rrogë 800 € dhe e theksoj me, universitet dhe me nota të larta.Pra po të ishte mirë do të punonin në Greqi”, shkruan një prej qytetarëve.

Në një postim nga selia rozë, Rama u shpreh sot Shqipëria ofron mundësi për investime dhe kthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa shtoi se emigrantët duhet të përfitojnë përpara se Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe gjithçka të bëhet si kudo në Europë.

“Ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra. 57 përqind e rrogave nuk anë asnjë taksë, 36 përqind kanë nga 4 deri në 10 përqind taksë.
Mbi 10 përqind taksohen rrogat mbi 1300 euro.
Në turizëm e ndërtim në Shqipëri merr sa merr në Greqi, këto janë fakte dhe me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që vijnë e punojnë në turizëm ose investojnë në agroturizëm.
Dhe e treta avash me kekun e byrekun sepse nuk është më koha që ka qenë. Kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur. Ndaj shihini mirë opsionet, qoftë për rikthimin e përhershëm, investimin këtu dhe jetesën në një shtet të huaj, apo jetesën disa muaj këtu dhe disa muaj jashtë.
Jemi drejt majës, rrugës së Shqipërisë në BE. Kush vjen sot i jep vetes mundësinë të fitojë më shumë se sa me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njëlloj si kudo tjetër”, tha ai.

Trump e cilësoi fitoren e CDU/CSU si ‘Ditë të madhe për Washingtonin dhe Berlinin’, Merz i kthen ‘shu pIakën e parë: SHBA nuk kujdeset për Evropën

Berlin, 23 shkurt 2025 – Friedrich Merz, lideri i CDU/CSU dhe kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë, ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj komentimeve të Presidentit amerikan Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet gjermane.

Në një debat televiziv të drejtpërdrejtë, Merz kritikoi qëndrimin e qeverisë amerikane ndaj Evropës, duke theksuar nevojën për pavarësinë e kontinentit në fushën e mbrojtjes.

“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën,” tha Merz. Ai shtoi se prioriteti i tij kryesor është forcimi i Evropës dhe pavarësia e saj në aspektin e sigurisë, për të shmangur varësinë nga SHBA.

Në panelin e debatit, Merz gjithashtu kritikoi ndërhyrjen e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, duke e quajtur atë një akt “drastik dhe të turpshëm”, që e krahasoi me ndërhyrjet e Moskës në proceset zgjedhore të tjera.

Sa i përket formimit të qeverisë, Merz pranoi se do të jetë një proces i vështirë, por shprehu besimin se një marrëveshje mund të arrihet deri në Pashkë, në muajin prill. Ai gjithashtu konfirmoi qëndrimin e tij kundër formimit të një koalicioni me AfD-në, duke theksuar se është e nevojshme që partitë të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Gjesti i penduar që ndan shtratin, shpërthen kundër Rizartës: Zhduku mos të shoh më!

Gjesti dhe Rizarta duhet të ndajnë shtratin për dy javë, zgjedhje kjo e këngëtarit pas urdhrit që i dha produksioni i Big Brother VIP.

Por, ajo që ka habitur ndjekësit ka qenë një moment i natës vonë, kur Gjesti i shtrirë në krevat, ka deklaruar disa fjalë të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.

“Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, send s’kisha dashur tjetër, veç të kryej sendin me ty. Shpejt me u zhdukë ti prej këtu Rizartë, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua, do të isha më i lumturi.

Gabim kam bërë që të kam zgjedhur unë ty. Kuku për jetën time”, dëgjohet Gjesti duke pëshpëritur me vete.

Del e vërteta/ Pas eleminimit nga BBVA, Livia ka fjetur në shtëpinë e Mevlanit?!

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua primen e kaluar.

Livia ka folur rreth banorëve të shtëpisë, opinionistëve dhe historisë së saj me Mevlanin.

Neada: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?

Livia: Jo jo, unë kam fjetur në shtëpinë time

Neada: Je rikthyer me Mevlanin?

Livia: Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani

Edhe miku i Eglit del ‘kundra’ saj? I bënë thirrje Olsi Bylykut: Paske pas hall të madh, shyqyr që…

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, ish banori Zebërvoki dhe Egli dukej se ishin miq të njëri-tjetrit, kjo pasi që natën e nisjes së BBV Egli i liroi krevatin tek Zebërvokit, që të mos ndihej keq partnerja e tij jashtë.

Mirëpo, pas gjithë situatave mes Eglit dhe Gjestit një reagim i fundit i ish banorit ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet.

Përmes disa postimeve në Instastory, Zebërvoki e quan Eglin femër pa karakter, në momentin që iu ul Gjestit në gjunjë, ndërsa ironizon duke shkruar se ish partneri i saj, Olsi Bylyku, ka ‘shpëtuar’ prej saj e kjo është edhe arsyeja pse së fundmi ka shtuar peshë.

Atentati në Laç/ Viktima është babai i dy vëllezërve Mamli, vranë Naim Tafën në vitin 2015

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Vilëz, të njësisë administrative Zheje në Kurbin, ku u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij, 67-vjeçari Dod Mamli.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se 67-vjeçari të jetë ekzekutuar për një konflikt për shkaqe pronësie, por nuk përjashtohet edhe gjakmarrje.

Dod Mamli është babai i dy vëllezërve Tom dhe Enrik Mamli, të cilët janë dënuar si autorë të vrasjes së Naim Tafës, ngjarje kjo e ndodhur më 23 shtator të vitit 2015.

Si ndodhi vrasja në vitin 2015

Enrik Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, më 23 shtator të vitit 2015, kanë zhvilluar një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.

Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, i cili ishte i përfshirë në përleshje. Ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

Nga hetimet e Prokurorisë së Kurbinit rezultoi se konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli kishte filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.

Por, pavarësisht presionit, Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëniet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Enrik dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin.

Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover. Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.

Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin pranë stacionit të Trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambjenti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.