Histori si në filma! I huaji ρërnd oqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë

Edhe lojërat online janë një territor shumë i pa sigurtë për fëmijët.Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se si nxënëse në një shkollë të mesme hapi një llogati me emrin Leon Kenedi për të luajtur dhe më pas ra viktimë e përndjekjes.

Hetimet tregojnë se në moshën 14 vjeçare ajo hapi llogari në Snapchat, Instagram dhe TikTok dhe se si më pas nisi të luajë online me të panjohur për gati dy vite. Prokuroria thotë se ra në grackë gjatë lojërave pasi u prezantua me një tjetër bashkëmoshatare që i tha se quhej Sara nga Teksasi.

Realisht rezultoi se 14-vjecarja për dy vjet ra në grackën e një të rrituri që u identifikua me emrin Ahmad Madi, dhe që jetonte në Finlandë. Deri tani ai është i dyshuar vetëm për përndjekje.

Prokuroria thekson se i riu udhëtoi drejt Shqipërisë pasi humbi kontaktet dhe komunikimin me të miturën të cilës prindërit i kishin sekuestruar telefonin dhe ndërkohë i riu vijoi të flasë me kushërirën e saj.

Në dosje thuhet se 14-vjecarja mbajti komunikim nga frika me Madi. Pasi i postoi foto të banesës, emrin e plotë dhe adresën në disa raste ai i dërgoi pica dhe ushqime deri ditën kur prindërit zbuluan ç’po ndodhte.

E pyetur nga prokuroria vajza insiston se u kërcënua, pastaj u ftua të angazhohej në fe, u bullizua dhe ju kërkua ti jepte fund jetës. Kjo situatë mes tyre ka zgjatur dy vjet deri ditën kur Ahmad Madi trokiti në shtëpinë e saj në Tiranë, duke sjellë reagimin e fqinjëve që e neutralizuan derisa aty mbërriti policia.

Pretendimet e të dyshuarit që insistoi për një histori dashurie nuk gjenden të provuara nga prokuroria e cila nga ana e saj insistoi të mos merren parasysh kërkesat për të ndryshuar masat e sigurisë ndaj tij.

Deri më tani departamenti i krimeve kibernetike po heton jo vetëm raste të shantazhit, ngacmimit dhe bullizmit online mes bashkëmoshatarësh dhe të rriturish brenda vendit, por për krime të ngjashme të kryera nga shtetas të huaj.

“Vëllai i munguar i familjes sonë…”/ Si është Egli jashtë shtëpisë së BBV, motra e saj rrëfen gjithçka madje edhe një sekret!

Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë motra e Egli Takos, Ejona. Në një intervistë me moderatoren e programit Heidi Baci, ajo ka rrëfyer gjithçka rreth mënyrës se si e shikon lojën e Eglit brenda në BBV por edhe se si i ka pritur komentet jashtë në lidhje me mbëshetjen e familjes së saj.

Unë nuk besoj që ka familje që nuk mbështesin vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona duke u shprehur edhe në emrin tonë.

Shumë e padrejtë. Ne e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi persona publik kështu që nuk jemi të mësuar me studiot televizive në kuptimin e mirë edhe na trembin kamerat.

Si është Egli si motër në jetën e përditshme?

Emocionale, ashtu siç e shohin edhe atje brenda. Është po e njëjta Egli që është edhe jashtë me të mirat dhe të këqijat e saj por protektive, shumë protektive. Do të thoja që është vëllai i munguar i familjes sonë.

Kur e shikon motrën e saj të përlotur ose të mërzitur brenda shtëpisë, si është ndjerë Ejona dhe çfarë e ka prekur më shumë?

Ka momente që e kam shumë të nevojshme që t’i shpreh diçka. Në momentet kur ndihem keq ose kur ndihem poshtë që kam shumë nevojë që t’i them diçka, i shkruaj në Whatsapp. Një sekret i vogël për ju. Nuk marr përgjigje normalisht por më duket sikur në njëfarë mënyre kam çliruar atë që doja t’i shprehja.

Cili ka qenë momenti më i fortë për Egli në BBV sipas këndvështrimit të motrës së saj?

Mendoj që nuk ka ardhur akoma.

A e mendonte motra e Eglit, se ajo do të krijonte një raport aty brenda me Gjestin?

Jo vetëm unë nuk e mendoja por edhe Egli vetë kur ka hyrë e ka shprehur që kjo ka qenë një nga gjërat që nuk mendonte se do ta bënte aty brenda. Por ja që gjërat ndodhin rrugës, ja që parashikimet e tua ndonjëherë nuk janë edhe aq të sakta.

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Ja detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot e tij të mëparshme, por edhe ato ku shfaqej me partneren e tij.

Një nga postimet e fshira ishte edhe surpriza që kishte përgatitur për të, e cila ishte pritur me shumë interes nga fansat. Ky veprim ka ngritur shumë pikëpyetje rreth gjendjes emocionale të Mevlanit dhe arsyes pas këtij vendimi.

Nuk dihet ende nëse kjo ka të bëjë me marrëdhënien e tij me Livian apo me ndonjë situatë tjetër personale. Megjithatë, ndjekësit e tij kanë vënë re ndryshimin drastik në sjelljen e tij në rrjetet sociale.

Në komentet e fundit, disa fansa spekulojnë se ai mund të jetë ndjerë i zhgënjyer apo i lënduar nga ndonjë situatë brenda shtëpisë. Të tjerë mendojnë se kjo mund të jetë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ose për të nisur diçka të re.

Lidhja mes Mevlanit dhe partneres së tij ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe veprimi i tij i fundit ka bërë që të rritet edhe më shumë interesi për këtë raport. Disa e shohin si një sinjal të qartë se diçka nuk shkon mes tyre.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që mendojnë se Mevlani mund të jetë duke bërë një strategji të re për të fituar më shumë vëmendje mediatike. Nuk është hera e parë që një personazh publik ndërmerr veprime të tilla për të krijuar debat.

Për momentin, Mevlani nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë mbi këtë çështje. Ai ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur, duke lënë vend për më shumë spekulime nga publiku.

Nuk dihet nëse ky vendim është i përhershëm apo thjesht një reagim i momentit. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se ai ka lënë të gjithë ndjekësit e tij të habitur me këtë lëvizje të papritur.

Pritet të shihet në ditët në vijim nëse Mevlani do të japë ndonjë shpjegim ose nëse kjo situatë do të marrë një tjetër kthesë. Për momentin, fansat dhe ndjekësit e tij vazhdojnë të spekulojnë mbi arsyen e këtij vendimi drastik.

Alarmi / 1.6 miliardë llogari në Gmail në rrezik nga sulmi i hakerave, mund të preken edhe llogaritë bankare të lidhura me të

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë të gjithë përdoruesit e Gmail për një hakerim të ri që mposht vërtetimin me dy faktorë duke vjedhur llogarie.

Autoidentifikimi me dy faktorë supozohet të shtojë një shtresë mbrojtjeje për llogaritë tuaja private në internet, zakonisht duke dërguar një kod aksesi në telefonin ose emailin e përdoruesit legjitim. Mjeti i ri i krimit kibernetik quhet Astaroth, i cili vjedh këto forma të identifikimit në kohë reale, duke mashtruar viktimën duke menduar se ka hyrë normalisht në llogaritë duke i dërguar në një faqe false që duket si shfletuesi i tyre.

Hakerët që përdorin Astaroth mund të kenë akses në emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, numrat e kartave të kreditit, informacionet bankare dhe të dhëna të tjera të rëndësishme pasi viktima të hyjë në llogaritë e tyre në këto faqe të rreme. Sapo sulmuesit të kapin informacionin tuaj, ata mund ta përdorin atë për të hyrë në llogaritë tuaja vetë ose për të shitur informacionin në rrjetin e errët.

Astaroth vendos një ekran të rremë të hyrjes në Gmail që viktima të ketë akses, duke i lejuar hakerat të kopjojnë informacionin e tyre privat përpara se t’i kalojnë në ekranin e tyre të vërtetë të hyrjes me email. Meqenëse nuk ka paralajmërime sigurie në faqen e rreme të internetit, viktimat nuk e dinë kurrë se çfarë po ndodh derisa të jetë tepër vonë. Mënyra e vetme e sigurt për të shmangur sulmin e phishing është të shmangni klikimin në lidhjen fillestare të dyshimtë që mashtruesit do të dërgojnë për të fituar akses në llogaritë tuaja.

Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, kushdo që përdor Gmail, Yahoo, AOL dhe Microsoft Outlook mund të jetë i prekshëm ndaj këtyre sulmeve – që do të thotë se mbi dy miliardë llogari të postës elektronike mund të bien viktimë e kësaj skeme. Sipas kompanisë së shërbimit të mbështetjes së IT AAG IT, çdo ditë dërgohen 3.4 miliardë emaile spam. Vetëm Google bllokon afro 100 milionë emaile phishing ne ditë.

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë, moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë një përjashtim këtu për ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius.

“Kemi njerëz në prokurori, do ta marrim vesh” Si iu bë presion dëshmitares kur u takua me Ajolën, Klotildën dhe avokatin

Ina Goxhaj ish-drejtoresha ekzekutive e qendrës BYL-A ka në dëshminë e saj ka treguar se gjatë takimeve me Ajola Xoxën, avokatin dhe Klotila Bushkën flisnin edhe për njerëz që kishin brenda prokurorisë.

Në një nga bisedat e zhvilluara e konkretisht të datës 14 dhjetor 2024 e cila ishte ditë e shtunë Ina Goxhaj tregon e Ajola dhe Klotilda ishin të shqetësuara për Adela Kondakçiu e cila kishte dëshmuar në SPAK po që nuk kishin marrë dijeni ende mbi thinjet e saj.

Sipas dosjes Ina thotë se deklarimi i saj në prokurori do ta merrnin vesh pasi sipas në takim Ajola avokati dhe Klotilda i kanë thënë se kishin njerëz në prokurori dhe se informacioni do të rrjedhë dhe se do ta mërin vesh se çfarë u kishte treguar prokurorëve.

Për këtë deklarim ende nuk ka informacione nëse SPAK ka nisur hetime mbi nxjerrje sekreti hetimor.

Veliaj: Nuk e kam me SPAK, por vetëm me këtë prokuror që më futi në burg pa gjyq!

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për të dytën herë radhazi këtë të diel përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Veliaj thotë se ndryshe nga Saliu, nuk po lufton për të shkrirë SPAK-un, por do të luftojë deri në fund me: “një pervers që, për llogari të Saliut, e mbyll në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve”.

Reagimi i Erion Veliajt:

Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!

E mirëkuptoj, dhe madje mendoj se me siguri ka të drejtë kur thotë kapu tek e vërteta jote, e mos u bëj si Saliu që sulmon Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut!

Por, më duhet ta pranoj se, megjithëse s’do doja kurrë të arrinin punët deri këtu dhe të më duhej të demaskoja një pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!

Prandaj, të ma falin ata që e konsiderojnë gabim reagimin tim ndaj këtij dështaku të rrezikshëm.

Por, ndërkohë i siguroj se ndryshe nga Saliu i Nesti Dados, unë nuk e kam me SPAK-un, po me abuzimin e një kllouni me të gjithë përpjekjen popullore për drejtësi.

Ndryshe nga Saliu, unë nuk dua dhe as luftoj për të shkrirë SPAK-un, por dua dhe do të luftoj deri në fund me një pervers që, për llogari të Saliut, më mbyll mua në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve, ndërkohë që Saliu livadhis e kërkon vota për të shkrirë SPAK-un.

Ndryshe nga Saliu, të cilit as i është kontrolluar banesa, as i janë marrë telefonat familjarisht, as i janë vënë në kurriz “prona të fshehura” në emër të vajzës a djalit, mua më kanë ndodhur të tëra këto e më keq se kaq, por unë nuk e kam asgjëkundi me reformen në drejtësi, me SPAK-un apo me kolegë të Ols Angonit, që meritojnë mbështetje dhe respekt.

Tani ç’të them, e keqja ka emër dhe nëse për Saliun mbretin e kënetës, e keqja quhet SPAK, për mua e keqja e ime dhe e SPAK-ut vetë quhet Ols Dado, një “vrasës me pagesë”, që aspak çuditërisht këmbët prej gjarpëri i ka në kënetën e Saliut.

Për të mos e harruar fare, pjesë e së keqes është edhe Erion Bani, një tjetër produkt i mirënjohur i kënetës, që gjendet gjithnjë gati kur duhet të goditet një armik socialist.

“Kush i afrohet më asaj…”, Ledion Lico shtang me deklaratën e papritur ndaj Egli Takos (Video)

Kjo mundësi u krijua përmes “valixhes së tundimeve”, ku Gjesti lexoi një zarf që e lejonte të përzgjidhte 7 ish-banorë, nga të cilët 3 do të rikthehen përmes televotimit.

Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi.

Një nga emrat më të komentuar është Redon Berani, i cili u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai krijoi një afrimitet me Egli Takon, por mesa duket, rikthimi i mundshëm i tij nuk do të sjellë një ribashkim mes tyre.

I pyetur nga Ledion Liço nëse do të afrohej sërish me Eglin, Redoni u përgjigj: “Nuk besoj se do të afrohem.”

Kjo deklaratë u shoqërua nga një koment thumbues i Ledionit: “Jo mo, kush i afrohet më asaj.”

SHIKO VIDEON KËTU

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret këtë javë (Tabela)

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa.

Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë, moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë një përjashtim këtu për ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius.