Zjarr, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë/ Protestuesit “shi molotovësh” drejt Parlamentit në Greqi, arrestohen dhjetëra persona (FOTO+VIDEO)

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave në Tempe.

Raportohet se dhjetëra persona kanë përfunduar në pranga si pasojë trazirave të shkaktuara. Të dhënat e fundit flasin për gjithsej 84 të ndaluar, nga të cilët 41 janë arrestuar.

“Shi” koktejle molotovi janë hedhur në oborrin e Kuvendit, ndërsa disa persona kanë arritur të kalojën portën e objektit dhe të futen në oborr. Ata i kanë vënë flakën edhe vendqëndrimit të rojes në Varrin e Ushtarit të Panjohur

Persona me kapuçë në kokë kanë hedhur në drejtim të efektivëve të policisë gurë ndërsa me urdhër të kryetares së Kuvendit, në godinë për t’u mbrojtur kanë hyrë edhe qytetarë të thjeshtë që ndodheshin në vendngjarje në sheshin Sintagma ose ndjenin shqetësime nga gazi lotsjellës që u hodh në drejtim të protestuesve.

https://twitter.com/redstreamnet/status/1895438310744707317?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1895438310744707317%7Ctwgr%5Ebaae63567b65e9e9e68e68e19abed9e6cd8dd21e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzjarr-gaz-lotsjelles-dhe-perplasje-me-policine-protestuesit-shi-molotovesh-drejt-parlamentit-ne-greqi-arrestohen-dhjetera-persona-fotovideo%2F

https://x.com/GreekAnalyst/status/1895434013214732451?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1895434013214732451%7Ctwgr%5Ebaae63567b65e9e9e68e68e19abed9e6cd8dd21e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzjarr-gaz-lotsjelles-dhe-perplasje-me-policine-protestuesit-shi-molotovesh-drejt-parlamentit-ne-greqi-arrestohen-dhjetera-persona-fotovideo%2F

Horoskopi për ditën e nesërme, e shtunë 1 mars 2025

DASHI

Do të përjetoni një fundjavë reflektimi. Emocionet do të jenë në krye gjatë orëve në vijim. Mund të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht. Merrni kohë për veten tuaj, duke u fokusuar në prioritetet tuaja.

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 1 mars 2025), fundjava do të jetë shumë produktive, me mundësi për të përfunduar projekte të rëndësishme. Yjet sjellin energji të mirë për të zgjidhur shumë probleme. I qetë dhe i ftohtë.

BINJAKËT

Fundjava (1-2 Mars 2025) që po fillon premton të jetë e mbushur me takime dhe zbulime të reja. Mundohuni të mos lejoni që emocionet t’ju pushtojnë. Duhet të ketë një ekuilibër midis angazhimeve argëtuese dhe praktike.

GAFORRJA

Do të ndiheni më introspektivë se zakonisht. Kujtimet e vjetra mund të lindin gjatë orëve të ardhshme, por kjo është një kohë e përkryer për të sqaruar gjërat brenda vetes. Mundohuni të reflektoni për marrëdhëniet më të rëndësishme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 1 mars 2025), yjet në orët në vijim do të jenë të favorshëm në dashuri, por kujdes me angazhimet profesionale. Nëse ka situata të pazgjidhura, ky është momenti i duhur për t’i trajtuar ato. Mos i lini pas dore njerëzit që doni.

VIRGJËRESHA

Fundjava që po fillon do të jetë ideale për t’u fokusuar në punë dhe për t’u kujdesur për veten. Mundohuni t’i kushtoni pak kohë reflektimeve të thella për të përmirësuar mirëqenien tuaj mendore dhe fizike.

PESHORJA

E juaja do të jetë një fundjavë dinamike, por mund të ketë pak tension në marrëdhëniet familjare. Do të jetë e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të zgjidhni konfliktet në mënyrë diplomatike. I qetë dhe i ftohtë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e shtunë 1 mars 2025), shumë prej jush do të përjetojnë një fundjavë veçanërisht emocionuese, me mundësi të shkëlqyera në sferën sociale dhe të punës. Mos hezitoni të merrni iniciativa, por gjithmonë me kujdes. I qetë.

SHIGJETARI

Do të keni shumë energji, por duhet të bëni kujdes që të mos jeni shumë impulsivë. Sipas Paolo Fox, është koha e duhur për t’u fokusuar në projekte afatgjata, pa u nxituar.

BRICJAPI

Shumë prej jush do të kenë një fundjavë të qetë, në të cilën familja dhe shtëpia do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Mundohuni të gjeni ekuilibrin e duhur midis punës dhe relaksimit.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 1 mars 2025), fundjava premton të jetë plot me diskutime stimuluese dhe ide të reja. Përqafoni gjëra të reja, por shmangni vendimet impulsive që mund të jenë problematike.

PESHQIT

Fundjava duket veçanërisht e qetë. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të rimbushur bateritë dhe për t’iu përkushtuar njerëzve që keni pranë. Emocionet janë të forta, por nën kontroll. Të paktën tani për tani.

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Belorta.

Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, por pasagjerja është dërguar në spitalin e Korçës për kontroll.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjet e rrethanave të aksidentit.

25-vjeçarja pIagos me th. ikë të das hurin në Tiranë

Një vajzë 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj. Ngjarja raportohet nga policia e Tiranës, e cila thotë se ndaj të rese K.K., ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Dyshohet se për motive të dobëta, ajo ka dëmtuar lehtë me mjet prerës të dashurin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj”-thuhet në njoftimin e policisë.

Muaji i bekuar i Ramazanit/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Agjërimi është një proces i thellë shpirtëror

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, që fillon ditën e shtunë, më 1 Mars. Bujar Spahiu shprehet se muaji i Ramazanit është një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

“Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj”, shprehet kreu i KMSH-së.

Ai shprehet se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

“Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë”, thekson Bujar Spahiu.

Mesazhi i plotë:

Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve. Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale. Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë. Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Aksidenti TRAGJIK në Greqi/ ZBULOHEN SHKAQET e përplasjes së trenave: Nuk do të ndodhte nëse…

Një raport i shumëpritur mbi aksidentin më vdekjeprurës të trenit në Greqi u publikua të enjten, duke nxjerrë në pah gabimet njerëzore, infrastrukturën e vjetëruar dhe dështimet sistematike si shkaqet kryesore të tragjedisë që mori jetën e 57 personave më 28 shkurt 2023.

Dokumenti prej afro 180 faqesh u bë publik pak para përvjetorit të dytë të aksidentit, ndërsa vendi po përgatitet për një grevë të përgjithshme dhe protesta masive. Raporti, i hartuar nga një komitet i pavarur hetimor, zbulon se një gabim i një drejtuesi stacioni çoi në përplasjen fatale të një treni pasagjerësh me një tren mallrash në afërsi të Tempit, rreth 400 kilometra në veri të Athinës. Përplasja rezultoi në vdekjen e 46 pasagjerëve dhe 11 punonjësve të trenit.

Hetimi evidentoi gjithashtu mungesën e trajnimit të duhur të stafit, deficitin e punonjësve dhe një sistem hekurudhor të vjetruar, të cilit i mungojnë kontrollet moderne të sigurisë. Drejtori i Autoritetit Helen për Hetimin e Sigurisë Ajrore dhe Hekurudhore, Christos Papadimitriou, theksoi se “aksidentet nuk ndodhin rastësisht, por si rezultat i një sërë faktorësh të akumuluar, përfshirë gabimet njerëzore.”

Raporti gjithashtu vë në dukje se nëse sistemi hekurudhor do të kishte teknologji moderne sigurie, tragjedia mund të ishte shmangur. Papadimitriou shtoi se sistemi hekurudhor grek kishte mangësi serioze edhe në vitin 2023 dhe situata mbetet e njëjtë edhe sot, për shkak të mungesës së investimeve publike pas krizës financiare të viteve 2010-2018.

Nga ana e saj, qeveria greke ka premtuar masa për të adresuar problemet e identifikuara në raport, përfshirë mungesën e personelit dhe financimin e pamjaftueshëm. Megjithatë, ajo ka mohuar pretendimet e opozitës se ka penguar hetimin e aksidentit.

Në prag të përvjetorit të tragjedisë, qeveria ka vendosur 5,000 oficerë policie për të patrulluar Athinën, ndërsa protestat dhe greva e përgjithshme pritet të paralizojnë shërbimet publike dhe aktivitetin tregtar në vend.

Greqia paralizohet nga greva, ndërpritet puna në sektorët publik dhe privat. Njerëzit mbushin rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave në Tempe.

Punonjës të sektorit publik dhe privat kanë lënë punen dhe kane organizuar tubime ne te gjitha qytetet e Greqisë. Sipas mediave greke për sot jane paralajmëruar plot 244 tubime të sindikatave në qytetet greke.

Protesuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale.

Në këto pika kufitare qarkullimi do të lejohet për ambulancat dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë, do të lejohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

“Belinda Balluku = Korrupsion”/ Bardhi denoncim në SPAK: Kam dërguar 11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se ka dorëzuar në SPAK 11.3 kg prova që, sipas tij, faktojnë korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, Bardhi ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe më shumë materiale ditët në vijim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fposts%2Fpfbid085pcQeBPmueKbqE9Et5AEuYznuePkL2GsMmhg7Kh5A2K8vdBduY6gex34BCL9bS8l&show_text=true&width=500

Ai gjithashtu ka njoftuar një konferencë për shtyp të premten në orën 11:30, ku pritet të japë më shumë detaje mbi akuzat e tij.

“P.S. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!”, ka ironizuar Bardhi në fund të postimit të tij.

“Spitale ke bërë po janë kot”, Rama: Në mandatin e katërt do të ndërtojmë dy spitale modernë, të vijnë të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikësn “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale. Rama i është përgjigjur një komenti që shprehet se edhe pse janë bërë disa spitale të reja, korrupsioni brenda tyre vijon ende. Në përgjigjen e tij, ai tha se janë ndërtuar 53 spitale të reja që kur PS mori detyrën dhe se ka mjekë dhe infermierë të mirëpaguar.

Më tej shprehet se në mandatin e katërt do të ndërtohen edhe dy spitale të reja modernë në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën spitalore të Italisë. Rama tha se nuk do të dërgohet askush për kurim jashtë shtetit, ndërsa shton se Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE.

Komenti: Te uroj qe te fitosh spitale ke bere po jane kot se korrupsjoni aty vazhdon mua personalisht doktori te 21 dhjetori mi ka kerkuar vete leket dhe Kam ngelur pa fjale pastaj tjetra marketet me gjera te skaduara zarzavatet frutat na mbyten me pesticide per mua keto gjera jane urgjente te kere kontrolle.

Rama: Po çfarë të them, si të them?! ‘Spitale ke bërë, po janë kot’. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot? 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u bënë përsëri nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000. Me shtretër lufte akoma. Me batanije nga ato ushtarake me qime si letër zmeril. Banjo me ujë-rrjedhje në korridore gjithandej. Ilaçe harroje. Pajisjet për operacione ishin të shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimi me sybet. Infeksionet post-operatore më të larta në Europë. Mjekët heronj. Jepnin e merrnin si në luftë. Në mes të Europës, shekulli i 21-të. Autoambulancat ndizeshin me të shtyra. Dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që i linin hapur telefonat për të mos i përgjigjur, me atë telin varur.

Nuk po flas për qendrat shëndetësore, mesjetë e thellë, katastrofë. Sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore, të bëra nga e para, që u shërbejnë 1.6 milionë qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetëshpëtuese mbi të gjitha. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140% më shumë se deri dje, infermiere me 112% më shumë se deri dje. Paguajmë 120 milionë euro për të rimbursuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milionë njerëz në vit me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike, që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, ca këtej e ca jashtë. Janë kryer 60 milionë e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalsës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma. Dy spitale ultra modernë do të ndërtojmë në mandatin e katërt, në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. Nuk do të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Më e mira është përpara. Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE.