FOTO+VIDEO/ Me një ndryshim DRASTIK në PAMJET, Parashqevi Simaku këndon shqip me Mira Konçin!

Pas daljes nga spitali, Parashqevi Simaku është parë me një ndryshim drastik në look, por edhe performancat me këngë shqip kanë qenë më të shpeshta.

Së fundmi, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ka publikuar në video në InstaStory.

Ikona e muzikës shqiptare ka kënduar shqip krah Mira Konçit dhe mbesës së saj, Ina Simaku.

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Europës

Ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të forcojnë ushtritë e tyre mes rritjes së pikëpyetjeve mbi angazhimin amerikan për mbrojtjen e Europës, Turqia, e cila krenohet si vendi me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, mund të ketë një rol kyç në planet e Europës, veçanërisht sa i përket operacioneve paqeruajtëse në Ukrainë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones përgatiti këtë material nga Stambolli.

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/7984502.html?type=video

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate për të garantuar çdo marrëveshje paqeje të arritur me Rusinë.

“Dy çështje janë shumë të rëndësishme: një ushtri e fortë ukrainase dhe dislokimet në Ukrainë të ushtrive nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, partnerëve tanë”, tha ai.

Zoti Zelensky tha se diskutoi këtë çështje me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, por se është shumë herët për të zbuluar përfundimet e bisedimeve.

Ndërsa zoti Erdogan ka lidhje të ngushta me zotin Zelensky, udhëheqësi turk ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe me Presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Turqia është në pozitë të përshtatshme për ta mbështetur Ukrainën.

“Nëse palët bien dakord, Turqia mund të dërgojë trupat tona në operacione paqeruajtëse. Pse e them këtë? Turqia ishte pjesë e shumë operacioneve paqeruajtësve të OKB-së dhe ushtria turke është shumë e fuqishme”, thotë këshilltari i presidentit të Turqisë, Mesut Casin.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përjashtoi çdo mundësi për dërgimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë.

Por rëndësia e ushtrisë turke për sigurinë evropiane mund të rritet, me Shtetet e Bashkuara që kërkojnë nga Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

“Mendojmë se kjo është një pjesë e rëndësishme e të qenit së bashku në një aleancë bashkëpunimi, që evropianët të rrisin angazhimin ndërsa Amerika përqendrohet në zona të botës që janë në rrezik të madh”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.

Të dhënat jo të mira mbi të drejtat e njeriut kanë tensionuar marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian. Por sipas analistëve, shqetësimet e përbashkëta mbi Rusinë po krijojnë mundësi bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

“Turqia dhe vendet evropiane kanë të njëjtat interesa gjeostrategjike. Nëse pyesni udhëheqësit politikë të Turqisë, për ta, kërcënimi kryesor për sigurinë, stabilitetin dhe integritetin e vendit mbetet Rusia”, thotë Federico Donelli nga Universiteti i Triestes.

Udhëheqësit europianë u takuan këtë javë për të diskutuar mbi kërcënimin e sigurisë me të cilin përballet kontinenti.

Me një ushtri masive krahasuar me çdo ushtri evropiane, Ankaraja thotë se mund të luajë rol kyç në mbrojtjen e Europës./VOA

Hakerimi më i madh në histori, vidhen 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedhë

Hakerët vjedhin një shumë marramendëse të parave digjitale, me vlerë 1.5 miliardë dollarë. Sipas autoriteteve në Dubai kjo është vjedhja më e madhe në histori.

Për mediat e huaja është bërë e ditur se hakeri hyri në një portofol bitcoin dhe arriti që të transferonte të gjithë shumën e parave në një llogari ende të paidentifikuar.

Firma “Bybit” me bazë në Dubai, e cila ka më shumë se 60 milionë përdorues në mbarë botën tha se asnjë portofol tjetër nuk u prek dhe se tërheqja vazhdon normalisht.

“Baybit është vigjilent edhe nëse kjo humbje e madhe nuk rikuperohet, të gjitha asetet e klientëve të tjerë mbështeten një më një. Ne mund ta mbulojmë humbjen”, tha shefi i kompanisë në një postim në “X”.

Ai shtoi gjithashtu se pas kësaj vjedhje të madhe, sipas tij më e madhja në histori, kompania mori 350 mijë kërkesa nga përdoruesit për tërheqjen e parave nga llogaritë e tyre. Të gjitha kërkesat janë miratuar dhe kompania po procedon për tërheqjen e parave nga përdoruesit.

Kjo quhet vjedhja më e madhe e këtij lloj, pasi thyen rekordin e mëparshëm ku u vodhën 620 milionë dollarë nga Ronin Network në vitin 2022.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 23 shkurt 2025

DASHI

E diela do të jetë paksa e veçantë: kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës për të bërë dhe agjitacionit. Për sa i përket punës, ka një lajm të mirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dëshira për të realizuar projektet tuaja është e fortë, ndaj vazhdoni me këtë guxim dhe vendosmëri. Vetëm disa detaje mbi kontratat ose metodat e bashkëpunimit do të duhet të rishikohen brenda pak orësh. Dashuria është gjithashtu e mirë.

BINJAKËT

Në këtë të diel mund të ketë një konfuzion dhe paqëndrueshmëri në dashuri. Sa i përket punës, kthesa e vërtetë do të vijë në fillim të muajit mars me vendimet që duhen marrë dhe ndryshime të mëdha. Jini të përgatitur, por peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të bëni ndryshime shumë të mëdha.

GAFORRJA

Do të jeni mjaft të shqetësuar, por mos u shqetësoni, është vetëm një moment që kalon. Mos e largoni zemërimin tuaj të brendshëm në jetën private, por përdorni atë për të dhënë më shumë në punë. Mos u mërzitni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ndiheni më pak të vendosur se zakonisht. Nëse nuk jeni të sigurt se si të vazhdoni në dashuri apo në punë, dëgjoni njëherë këshillat e të tjerëve. Mos u mërzitni nëse diçka nuk shkon sipas planit gjatë orëve të ardhshme.

VIRGJËRESHA

Ju dëshironi ndryshime në dashuri: diçka nuk po funksionon, por ju po kërkoni rrënjën e problemit për ta zgjidhur atë. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë. Kini kujdes të mos kafshoni më shumë se sa mund të përtypni dhe të merrni vendime të nxituara ose të pamenduara mirë.

PESHORJA

Kjo është koha e duhur për t’u kujdesur më shumë për miqtë tuaj, si dhe për dashurinë tuaj. Organizoni diçka të këndshme me njerëzit më të afërt dhe mos mendoni vetëm për punën. Ju duhet të mësoni të kultivoni dashuri, nuk ka vetëm fitim. Koha e lirë dhe relaksimi duhet të jenë fjalët kryesore gjatë orëve të ardhshme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të diel do të ishte më mirë të mos nxitoheni si në dashuri ashtu edhe në punë. Ju ndjeni nevojën për të përjetuar emocione të forta por është më mirë të mos e teproni.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj të diele mund të jeni viktimë e disa kritikave, ndaj qëndroni larg njerëzve negativë dhe kërkoni të mirat në gjërat që keni. Nëse ka pasur një debat në dashuri, ai do të zgjidhet më shpejt nga sa mendoni. Mos u mërzitni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses.

BRICJAPI

Qielli flet për dhurata të bukura dhe emocione të bukura në orët e ardhshme. Shijojini të gjitha. Për sa i përket punës, duhet të jeni pak më të kujdesshëm, sidomos me fjalët. Ju rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe më pas të pendoheni. Numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju pret një ditë shumë e bukur për ndjenjat. Sa i përket punës, jeni të kënaqur me atë që po bëni: vazhdoni kështu.

PESHQIT

Sot është më mirë të tregoheni të kujdesshëm në dashuri. Për sa i përket punës po bëni shumë përpjekje dhe ndoshta e keni lënë pak pas dore dashurinë. Mundohuni ta kompensoni duke organizuar diçka të këndshme për fundjavën. Ndoshta një udhëtim apo një surprizë e bukur për t’i organizuar partnerit tuaj.

Rikthen përplasjet për territore! Greqia akuza Shqipërisë: Na keni vjedhur liqenin e Gramozit!

Një tjetër përplasje në distancë po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë për territore. Shkak është bërë liqeni akullnajor i Gramozit, i njohur ndryshe edhe si liqeni i Beznjas, i cili ndodhet në Ersekë.

Greqia pretendon se liqeni i Gramozit është pjesë e territorit grek, duke akuzuar Shqipërinë se e ka vjedhur atë. Sipas disa zyrtarëve grekë, shqiptarët kanë “lëvizur piramidat kufitare” duke e përvetësuar liqenin gjatë viteve të fundit.

Të pakënaqur nga kjo, zyrtarët grekë po punojnë për të zgjidhur problemin dhe për ta marrë plotësisht brenda territorit të tyre liqenin e Gramozit. Kryebashkiaku Nestorio-s në Kastoria, Christos Gkosliopoulos është ankuar tek autoritetet më të larta të Greqisë për këtë çështje, sipas Newsboomb.

Ndërkohë që mediat greke kanë marrë dhe postimin e kryeministrit Edi Rama, i cili promovon atraksionin turistik me anë të një postimi në Facebook.

Ajola Xoxa: Nuk kam marrë kurrë fonde nga Bashkia e Tiranës, kësaj deklarate i dal për zot, sfidoj këdo të nxjerrë një provë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka reaguar sërish për akuzat e SPAK ndaj saj.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Xoxa jep një sërë sqarimesh që lidhen me akt-akuzën. Teksa është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme se është pronare e “Harabel Contemporary”, ajo thekson se nuk bëhet fjalë për kompani, por organizatë jo fitimprurëse. Rrjedhimisht, shkruan Xoxa, s’ka pronarë dhe nuk gjeneron fitim.

Ajola Xoxa theksoi se Harabel ka realizuar mbi 113 aktivitete të artit me pjesëmarrjen e mbi 625 artistëve. Ajo shton se në 7 vite ka qenë anëtare dhe drejtuese e Bordit të organizatës, pa pagesë.

Bashkëshortja e Veliajt thekson në reagimin e saj, se në 7 vite ekzistencë, “Harabel” nuk ka marrë kurrë fonde nga Bashkia e Tiranës dhe sfidon këdo që të gjejë një provë të vetme për të kundërtën.

“Dhe jo, Harabel nuk ka marrë KURRE, ASNJE FOND nga Bashkia e Tiranës!

E lexuat mirë dhe unë kësaj deklarate i dal për zot dhe sfidoj çdo baltosës publik timin të më nxjerrë një provë të vetme për të kundërtën. Provë, jo thashetheme tavolinash e portalesh nga dosja e akuzuesve të mi, e cila ka përmasa të frikshme tendencioziteti dhe çudirash juridike”, thekson Ajola Xoxa.

Për bashkëshortin e saj, Erion Veliajn, thotë se ai ka qëndruar gjithnjë larg aktivizmit të saj social-kulturor.

“Erioni ka ardhur në zyrat tona vetëm 1 herë, po po, vetëm një herë, dhe atë herë ka ardhur për të sjellë djalin.”

“Shumëkujt mund t’i duket habi pse një avokate, me disa shkollime në drejtësi, merret me art. Kjo vjen sepse e gjithë familja ime është e përbërë nga artistë, dhe kur them e gjithë familja, dua të them E GJITHA. Në këtë habitat jam rritur dhe arti është si uji për peshkun për mua. Kam bërë edhe një master në Universitetin e Arteve të drejtuar nga Prof. Vladimir Myrtezaj në 2019-2021, të cilin e kam ndjekur me një përpikmëri kirurgjikale. Nga të gjitha punët që kam bërë në jetë, dhe janë shumë, puna artistike me Harabel është ajo që kam dashur e dua më shumë. Më dhemb në shpirt kur baltoset puna e Harabel për arsye të ulëta politike e mediatike, në shpirt. Çfarëdo të thotë kushdo e të mundohet ta ulë punën tonë, e vërteta është kjo. Po aq është fakt se kemi bërë një punë shumë të madhe e domethënëse për skenën kulturore shqiptare. Ata që na kanë ndjekur, e dinë. Të tjerët do ta mësojnë kur pafajësia ime të marrë vulën e drejtësisë”, përfundon Xoxa.

Milan në kërkim të një drejtori të ri sportiv: Igli Tare dhe ish-drejtori i Juventusit të preferuarit

Milan është në kërkim të një drejtori të ri sportiv për sezonin e ardhshëm dhe ka hartuar një listë me kandidatë të mundshëm, ku përfshihen edhe Fabio Paratici dhe Igli Tare. Skuadra kuqezi vjen pas një disfate evropiane që ka prekur disi të gjitha ekipet italiane. Pas eliminimit të Bolognës në fazën e grupeve, Serie A ka përshëndetur edhe Atalantën, Milan dhe Juventus në fazën play-off, ku ishte në lojë kualifikimi për në 1/8 e finales.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Roterdam ndaj Feyenoord, Milan nuk shkoi më shumë se një barazim në ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke u përshëndetur kështu me kompeticionin dhe me një përfitim të rëndësishëm financiar që mund të kishte pasur. Përveç kësaj, u vunë në pah disa probleme strukturore, si mungesa e një drejtori sportiv.

Milan, nisja e kërkimit për një drejtor të ri sportiv

Në muajt e mbetur deri në fund të sezonit 2024/25, Milan duhet të gjejë një drejtor të ri sportiv që mund të ndihmojë në ndërtimin e bazave për të ardhmen. Siç pritej, janë disa emra në listën e Ibrahimovic, por disa prej tyre kanë edhe një të kaluar të rëndësishme në Serie A, gjë që mund të ndihmojë ndjeshëm.

Aktualisht, struktura drejtuese e Milan përbëhet nga Zlatan Ibrahimovic, i cili zyrtarisht është këshilltar i lartë i RedBird, Giorgio Furlani në rolin e administratorit të deleguar dhe Geoffrey Moncada, i cili merret me skautimin. Ajo që mungon – dhe që ndoshta tani do të ishte e nevojshme – është një figurë e rëndësishme si drejtori sportiv. Kështu, një nga detyrat kryesore të Ibrahimovic në muajt e ardhshëm do të jetë gjetja e personit të duhur për t’u bërë pjesë e drejtimit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, favoritë janë Fabio Paratici, ish-drejtues i Juventus dhe Andrea Berta, ish-drejtues i Atlético Madrid

Megjithatë, në orët e fundit janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera: njëra është François Modesto, ish-drejtues i Monza, ndërsa tjetra është Igli Tare, që u bë i njohur si drejtor sportiv i Lazios në bashkëpunim me Lotiton. Kërkimi sapo ka filluar.

“Putin e ka ftuar për festimet e 9 majit”, Trump mohon vizitën në Rusi, flet për mineralet e rralla ukrainase: Ata janë dakord

Presidenti amerikan u përgjigjet interesit të mediave për një takim me Putin në Moskë

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar zërat se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj për t’u takuar me homologun rus Vladimir Putin.

Të premten, e përjavshmja franceze “Le Point”, duke cituar burime anonime raportoi se Trump mund të ndjekë paradën që mbahet në kryeqytetin rus me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, një term ky i përdorur në Rusi për të përshkruar frontin lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pyetur në Shtëpinë e Bardhë nëse ka në plan ta bëjë këtë udhëtim, Trump ka hedhur poshtë mundësinë. “Jo, nuk do të shkoj. Nuk do të shkoj”, ka thënë ai.

Trump u pyet edhe për marrëveshjen e mundshme për mineralet e rralla të Ukrainës, që iu paraqit presidentit Zelensky nga sekretari i Thesarit, Scott Bessent në fillim të shkurtit.

Akordi parashikon që Shtetet e Bashkuara të marrin 50 për qind të të gjitha të ardhurave që gjenerohen nga mineralet strategjike ukrainase, si pjesë e asaj që Amerika e konsideron një lloj dëmshpërblimi për mbështetjen ushtarake që i ka ofruar Kievit.

“Mendoj se jemi pranë marrëveshjes. Po. Ata e duan atë dhe janë dakord. Është një marrëveshje shumë e madhe që na mban të pranishëm në atë vend dhe ata janë shumë të lumtur për këtë”, ka shtuar Trump.

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim të pastër energjie që mund të ndihmojë në luftën kundër krizës klimatike.

Hidrogjeni i bardhë, i njohur edhe si hidrogjen natyror apo gjeologjik, ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen si një alternativë premtuese ndaj karburanteve fosile. Edhe pse ekzistenca e tij në koren e Tokës është teorizuar vetëm disa dekada më parë, shkencëtarët kanë punuar për të kuptuar se si formohet dhe ku mund të gjendet në sasi të mëdha.

Një ekip studiuesish përdori modele kompjuterike për të simuluar lëvizjen e pllakave tektonike dhe për të identifikuar rajonet me kushte të favorshme për prodhimin e hidrogjenit të bardhë. Studimi, i publikuar në revistën Science Advances, sugjeron se vargmalet si Pirenejtë dhe Alpet Evropiane mund të jenë epiqendra të këtij burimi energjie.

Hidrogjeni është një karburant i pastër që prodhon vetëm ujë kur digjet. Megjithatë, shumica e hidrogjenit komercial prodhohet me lëndë djegëse fosile, duke reduktuar përfitimet e tij klimatike. Prandaj, hidrogjeni i bardhë, i cili gjendet natyrshëm në Tokë, shihet si një mundësi e madhe.

Ky gaz formohet në mënyrë natyrore përmes disa proceseve, përfshirë radioaktivitetin në koren e Tokës dhe reaksionit mes ujit dhe shkëmbinjve të pasur me hekur nga manteli i Tokës. Studimi sugjeron se këto shkëmbinj, të ekspozuar për shkak të proceseve gjeologjike, mund të krijojnë sasi të konsiderueshme të hidrogjenit të bardhë.

Eksplorimi i hershëm për këtë burim energjie ka nisur në Francë, Ballkan dhe SHBA. Megjithatë, sfidat mbeten, përfshirë gjetjen e rezervave të mëdha të shfrytëzueshme dhe zhvillimin e metodave efikase për nxjerrjen dhe transportin e tij.

Studiuesit besojnë se hidrogjeni i bardhë mund të ketë një ndikim të madh në industrinë energjetike, por do të duhen dekada për ta komercializuar. Ashtu si nafta dikur, hidrogjeni i bardhë mund të shndërrohet në një burim kryesor energjie në të ardhmen. 

Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë në rast të një lufte me Rusinë

Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Europa, europianëve do t’u duhen 300.000 ushtarë më shumë si dhe 250 miliardë euro shtesë në vit.

Në rast të një konflikti me Rusinë, Europës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet të mobilizojë 300.000 ushtarë shtesë. Po ashtu për t’iu kundërvënë efektivisht forcës ushtarake ruse, do të nevojiteshin investime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes, të cilat sipas një analize të institutit kërkimor të Brukselit Bruegel dhe Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IFW) do të shkonin në rreth 250 miliardë euro në vit.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen domosdoshmëri

Autorët e studimit përllogarisin se shtetet evropiane do të duhet të krijojnë rreth 50 brigada shtesë me një numër të përgjithshëm prej 300.000 ushtarësh. Po ashtu të nevojshme janë edhe të paktën 1.400 tanke të reja si dhe 2.000 automjete luftarake për këmbësorinë, shifër që i tejkalon rezervat aktuale të të gjitha forcave tokësore gjermane, franceze, italiane dhe britanike.

Studiuesit propozojnë që shpenzimet evropiane për mbrojtjen duhet të rriten çdo vit nga aktualisht dy për qind në 3.5 deri katër për qind të prodhimit ekonomik. Për Gjermaninë, si ekonomia më e madhe e Evropës, një rritje në 3.5 për qind do të nënkuptonte një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare nga 80 në deri në 140 miliardë euro.

Shpenzimet për mbrojtjen si stimul ekonomik

Investimet masive në sektorin e mbrojtjes mund të nxisin ekonomitë kombëtare. Ky është përfundimi i një studimi të firmës këshillimore EY dhe Deka Bank. Nga investimet për pajisje ushtarake do të përfitonin kryesisht industria metalike, ofruesit e shërbimeve si kompanitë e transportit dhe të logjistikës, tregtia e metaleve dhe institutet kërkimore, shkruajnë autorët. Edhe ndikimi pozitiv në tregun e punës do të jetë “i madh”./DW