“Ne quanim njerëzit në Tiranë të prapambetur”, moderatorja sportive Viola Spiro: Më thoshin provinciale…Në Tiranë më shumë paragjykime se në Greqi

Moderatorja sportive Viola Spiro ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të kryer studimet e larta.

Prezantuesja sportive, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, u shpreh se i thoshin “provinciale”, një paragjykim që sipas saj nuk e ka ndjerë as në Greqi, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.

Ajo u shpreh se “ne i quanim në Tiranë të prapambetur”, duke theksuar se qyteti i saj i origjinës, Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë.

“Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, deklaroi Viola Siro, teksa shtoi se Korça nuk është një  qytet si provincat e tjera, “që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura”.

Viola Spiro: Na thoshin provincial, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.

E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.

Ne ishim aq të zhvilluar, ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur.

Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë.

Çatia e zuri poshtë teksa po punonte, kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Santorini (EMRI)

I riu që shikoni në foto është 19-vjeçari Aurel Elezi, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në ishullin e Santorinit në Greqi.

Aureli ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, teksa ndërtimet kishin strukturën e një shpelle.

19-vjeçari ishte duke riparuar çatinë e ksaj ndërtese kur papritur është zënë poshtë nga stuktura e dëmtuar. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet greke kanë vënë në pranga pronarin e objektit si dhe përgjegjësin për ndërtimet e zhvilluara më parë.

Mediet greke bënin me dije se ky rast nuk kishte të bënte me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik që po ndodh në zonë, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale.

SHBA jep 10 mln dollarë shpërblim për kokën e tij, djali i El Chapo-s arratiset përmes një tuneli njësoj si babai i tij

Djali i bosit të famshëm të drogës Joaquín El Chapo Guzmán është arratisur përmes një tuneli, njësoj si babai i tij.

41-vjeçari Iván Archivaldo Guzmán Salazar, është më i madhi nga fëmijët e El Chapos, shmangu arrestimin në rrethana dramatike gjatë një mega operacioni të përbashkët të ushtrisë dhe policisë në Culiacán, Meksikë të mërkurën.

Iván Archivaldo është lideri i Los Chapitos, një fraksion i Kartelit të fuqishëm të Sinaloa-s, dhe është në listën e trafikantëve më të kërkuar të drogës në Shtetet e Bashkuara. 10 milion dollarë është shpërblimi që ka ofruar qeveria amerikane për çdo informacion që çon në arrestimin e Ivan.

Raportohet se Iván Archivaldo u arratis nga shtëpia në Tierra Blanca përmes një tuneli me bashkëpunëtorët e tij, José Ángel Canobbio Inzunza, Kevin Alonso Gil Acosta, José Alonso Acosta López dhe Gustavo Acosta López.

Helikopterët e Ushtrisë Meksikane dhe Gardës Kombëtare zhvilluan kërkime për orë të tëra në të gjithë zonën, por pa sukses.

Udhëheqësi i Los Chapitos thuhet se është në situatë kritike sa i takon kartelit të tij. Dy nga vëllezërit e tij janë arrestuar vitet e fundit dhe qëndrojnë në burg në SHBA.

Pse janë kaq të kujdesshme për pastërtinë? 10 fakte shkencore që nuk i dini për macet

Macet janë një nga kafshët shtëpiake më të dashura për njerëzit. Disa studime shkencore kanë nxjerrë në pah disa karakteristika të tyre si intuita e cila është e një shkalle të lartë për to, shkruan focus.it.

Le të shohim disa fakte shkencore të tyre.

1) Pse shikojnë dhe hyjnë në vende të çuditshme?

Në mjediset natyrore, gjahu natyrshëm priret të fshihet në vende të vështira për t’u arritur. Instinkti që i shtyn macet e shtëpisë të futen në qoshet e fshehura të shtëpisë, është një trashëgimi e kuriozitetit që ka siguruar mbijetesën e tyre gjatë gjithë historisë së tyre evolucionare.

Ata që jetojnë me një mace nuk mërziten kurrë: mes “pritave” të papritura, arratisjeve, vendeve të fshehta, lojërave pafund. Macet ruajnë ende shumë nga sjelljet që i kanë lejuar të mbijetojnë në natyrë për miliona vjet. Kjo është arsyeja pse disa nga këto zakone na duken kaq të çuditshme.

Për macet, shtëpia jonë është një xhungël për t’u eksploruar, plot me pre dhe armiq imagjinarë.

2) Pse ngjiten në vendet më të larta të shtëpisë?

Në natyrë, aftësitë e shkëlqyera balancuese të maceve dhe muskujt e skalitur posaçërisht i kanë lejuar gjithmonë të arrijnë pikat e favorshme dhe të eksplorojnë rrethinën e tyre nga lart, duke kërkuar pre.

Dhe pse sot me siguri nuk kanë nevojë të ngjiten te perdet për të parë gjërat … ato janë të programuara instinktivisht për të dominuar shtëpinë vetëm me një shikim.

3) Pse ata sulmojnë çdo objekt të vogël që u futet në rrezen e shikimit?

Macet janë grabitqare oportuniste dhe ushqehen me çfarëdo gjahu që është në dispozicion. Zakonisht hanë vakte të vogla dhe për të qëndruar të ngopur gjuajnë dhe hanë disa herë në ditë, në doza të vogla.

Kjo është arsyeja pse ato “kanë uri”.

4) Pse njerëzit inatosen kur ato gërvishtin me thonj divanet?

Nuk është se ato e urrejnë divanin tuaj, tapetin tuaj të ri ose perdet tuaja të varura rishtazi. Thjesht, ata bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë në natyrë: mprehin kthetrat e tyre në përgatitje për gjueti, ngjitje ose mbrojtje. Për paraardhësit e tyre të egër, të pasurit kthetra të mprehta ishte çështje mbijetese. Dhe dje, si sot, ky aktivitet ka gjithashtu përfitimin për të relaksuar muskujt e këmbëve dhe për të hequr pak stresin.

5) Pse i zë gjumi në vendet më të çuditshme?

E thjeshtë, sepse ndihen të sigurt në ato vende. Në natyrë, macet bënin më shumë sesa thjesht gjueti. Ata kanë qenë edhe objektiv i grabitqarëve të tjerë. Të biesh në gjumë në vende që janë të vështira për t’u arritur ose të paparashikueshme është një formë mbrojtjeje kur ato janë më të cenueshme.

6) Pse ato janë kaq të kujdesshme për pastërtinë?

Për të njëjtën arsye, ata e vlerësojnë veçanërisht kur kutia e tyre e mbeturinave është e pastër dhe pa aroma të pakëndshme. Nuk është (vetëm) çështje higjienike: aroma e urinës do të tërhiqte lehtësisht një grabitqar aty pranë duke zbuluar vendndodhjen e tyre.

Prapa prirjes së dukshme për të qenë të shqetësuar, ekziston një instinkt i rëndësishëm mbijetese.

7) Përse mjaullijnë?

Një nga sjelljet e tyre më të njohura është edhe ajo me arsyet më misterioze. Macet lëshojnë zhurmat e tyre karakteristike mjaullitëse kur janë të uritura ose të stresuara, kur janë të lumtura ose kur kanë nevojë për vëmendjen tonë.

Por sipas disa studimeve, frekuenca e veçantë në të cilën lëshohet tingulli (midis 25 dhe 150 herc) do të kishte gjithashtu një funksion rigjenerues në inde dhe mund të shërbejë për të riparuar kockat ose muskujt e dëmtuar.

8) Pse i duan kutitë?

Për të paktën tre arsye: e para, më e dukshme, është nevoja instinktive për t’u fshehur nga grabitqarët. E dyta është funksioni antistres i kutive të zbrazëta të kartonit: është fakt se macet me një kuti në dispozicion përshtaten më mirë me mjediset e reja, dhe e treta sepse kanë një vend ku të shpëtojnë kur perceptojnë armiqësi.

9) Pse i fërkojnë nofullat në duart e atyre që i përkëdhelin?

Ata e bëjnë këtë për të shënuar njeriun me aromën e tyre: macja shtyp pjesën e sipërme të kokës në duart, ose në këmbë, pastaj njërën anë të gojës dhe në fund fërkon të gjithë anën, duke e përdredhur pak bishtin.

Ajo shpesh e përsërit këtë disa herë, pastaj largohet, ulet dhe fillon të lëpijë anët. Macet kanë gjëndra aromatike, të cilat përdoren gjithashtu për të shënuar territorin e tyre, veçanërisht në tempujt e tyre, përgjatë nofullave, në bazën e bishtit dhe në putrat e tyre.

10) Pse ato shpesh hanë bar?

Në realitet, macet e shtëpisë, të ushqyera siç duhet për nevojat e tyre, nuk kanë nevojë për bar. Ato që jetojnë të lira, nga ana tjetër, hanë bar kryesisht për të vjellë pjesët e patretshme të asaj që kanë ngrënë, për shembull puplat ose qimet e miut.

Bari zakonisht shërben për të çliruar stomakun nga mbetjet e padobishme, duke shkaktuar të vjella.

E rëndë/ Autobusi plot me studentë ρërplaset me një kamion, raρortohet për 12 υi ktima dhe 21 të ρl. agosυr

Një autobus që transportonte studentë universiteti dhe një kamion u përplasën në një autostradë në Brazilin juglindor , duke vrarë 12 pasagjerë dhe duke plagosur 21 të tjerë, thanë autoritetet të premten.

Shoferi i kamionit i cili gjithashtu u plagos, u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit të enjten vonë në mbrëmje në një autostradë pranë Nuporanga, një qytet rreth 370 kilometra (230 milje) nga kryeqyteti i shtetit, por u kap dhe u shtrua në spital. Më pas ai u akuzua për tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, vrasje pa dashje dhe lëndim trupor.

Të gjithë të vdekurit ishin studentë nga Universiteti i Francës, thanë zyrtarët. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit.

Stacionet televizive lokale transmetojnë pamje nga skena e përplasjes që tregojnë autobusin, me anën e majtë të tij të shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Guvernatori Tarcísio de Freitas shpalli tre ditë zie zyrtare në shtetin e Sao Paulos, ku ndodhi aksidenti.

“Me pikëllim dhe pikëllim të madh morëm lajmin se studentëve tanë iu ndërprenë ëndrrat në një aksident tragjik,” tha universiteti në një deklaratë.

Në vitin 2024, më shumë se 10,000 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në Brazil, sipas Ministrisë së Transportit.

“Je në lidhje?”/ Egli e ‘shkuar e harruar’, Gjesti i hedh ‘grepin’ banores së re

Mbrëmjen e djeshme, teksa Egli kishte takim me dentistin, Gjesti duket se po hidhte ‘grepin’ diku tjetër.

Në lavanderi, ai po pyeste banoren e re Olën, për jetën private.

Pasi ajo i tha se nuk është në lidhje, Gjesti e pyeti sesi do ia bëjnë, pasi as ai nuk është.

Më pas ndërhyri Valbona, e cila tha se është shoqe e Eglit, e se nuk e toleron veprimin e Gjestit.

Biseda mes tyre:

Gjesti: A je në lidhje

Ola: Jo nuk jam.

Gjesti: As unë

Ola: Shumë mirë

Gjesti: Qysh mujna me ia bo?

Valbona: Eglin e kam shoqe unë, nuk të lej me bo këto cili fili.

Super lazeri, ja si funksionon kamera spiune më e fuqishme në botë e kinezëve

Shkencëtarët në Kinë kanë bërë një hap përpara në teknologjinë e imazhit optik duke ndërtuar atë që tashmë quhet ” kamera spiune më e fuqishme në botë”. Është një sistem i bazuar në një lazer të fuqishëm që mund t’i lejojë Pekinit të ekzaminojë satelitët e huaj ushtarakë me saktësi të pashembullt, duke dalluar detaje të imta si fytyra e njeriut nga orbita e ulët e Tokës dhe, në këtë mënyrë, duke ripërcaktuar standardet globale të mbikëqyrjes. Arkitektët e të gjithave? Një ekip nga Instituti i Kërkimit të Informacionit Hapësinor Ajror i Akademisë Kineze të Shkencave ka kapur imazhe me rezolucion milimetrik nga distanca më të mëdha se 100 kilometra , një arritje që më parë mendohej të ishte e paarritshme.

Zbulimi u përshkrua në një studim të botuar në revistën kineze të lazerëve të rishikuar nga kolegët . E gjithë historia u raportua në detaje nga South China Morning Post. Në një provë në liqenin Qinghai , një trup i madh ujor alpin në Kinën e largët veriperëndimore, studiuesit vendosën një sistem më të avancuar sintetik lidar, një lloj sistemi imazhi me bazë lazeri me një fushë të gjerë shikimi. E pozicionuar në bregun verior të liqenit, pajisja synoi një sërë prizmash reflektues 101.8 kilometra larg, në kushte të pacenuara atmosferike, me shikueshmëri të lartë, mbulesë minimale reje dhe erë të qëndrueshme. Epo, pajisja ishte në gjendje të gjente shpejt detaje të vogla deri në 1.7 mm (1/16 inç) dhe të tregonte distancën e objekteve me një saktësi prej 15.6 mm. Me fjalë të tjera, ky është një nivel detajesh 100 herë më i mirë se ai që mund të shihet me kamerat kryesore spiune dhe teleskopët që përdorin lente.

Qytetarët shpërthejnë keq ndaj Erion Veliajt: Je super hajdut, je veç një p… (REAGIMET)

Këtë të premte, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj, ka dalë me një tjetër reagim që nuk është asgjë tjetër veçse një sulm ndaj prokurorit që e dërgoi pas hekurave.

Veliaj përdori imazhin e personave të tjerë, për të shfryrë mllefin e tij teksa ndodhet në burg.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, qytetarët e kanë masakruar me komentet e tyre, ndonëse kujdesen që shumicën e tyre t’i fshijë.

Njëri prej tyre i drejtohet, duke i shkruar se do ta vuajë gjakun e Ardit Gjoklajt dhe lotët e nënave, fëmijët e të cilave i la jashtë duke shembur banesat te “5 Maji”.

“Je super hajdut, je veç një plehrë. Të garantoj që do t’i vuash lotët e atyre nënave që ju helmove fëmijët për t’iu prishur shtëpitë.

Do ta vuash gjakun e Ardit Gjoklajt. Po të presin të gjithë ata që janë qelbësira si ti, të presin dhe ca servila. Uroj të mos dalësh kurrë nga ai vend”, thuhet në koment.

Një tjetër komentues i drejtohet:

“Përgjigju akuzave në gjykatë, jo në Facebook. Boll me të sulmuar drejtësinë”.

Këto komente e tregojnë qartë mendimin e qytetarëve për kryebashkiakun Erion Veliaj, sado që të angazhojë vartësit e tij t’i pastrojnë rrjetet sociale nga komentet e vërteta, ato që tregojnë qartë se cili është opinioni i tyre për njeriun që akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, dy vepra penale që tregohen qartë në vendimin rreth 400 faqe të gjykatës./Oranews

Rikthimi i shumëpritur/ Dalin pamjet nga xhirimet, Parashqevi Simaku me një projekt të ri artistik (Video)

Duket se çdo vështirësi ka kaluar dhe tashmë artistja e njohur Parashqevi Simaku po i rikthehet fuqishëm jetës artistike. Së fundmi, Elton Ilirjani ka publikuar pamje nga disa xhirime të reja, ku Simaku duket se po përgatitet të risjellë disa nga hitet më të njohura, të realizuara në skenografi të ndryshme dhe me një stil të rifreskuar.

Në një video story të publikuar së fundmi, ajo shfaqet duke kënduar krah artistes Mira Konçi, e shoqëruar me një kitarë, duke krijuar një atmosferë nostalgjike për fansat e saj. Një tjetër surprizë emocionuese nga këto publikime është prezenca e mbesës së Parashqevisë, e cila duket se ka trashëguar talentin muzikor të hallës.

Edhe pse nuk është e qartë se për cfarë projekti bëhet fjalë, një gjë është e sigurt, rikthimi i Parashqevi Simakut shënon një kapitull të ri për artisten, e cila ka lënë pas sfidat personale dhe po rikthehet në qendër të vëmendjes, larg trazirave të fundit dhe periudhës së vështirë që përjetoi kohë më parë.

Video Player

DOSJA E GJKKO/ Zbardhet një tjetër rast skandaloz, Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA për projekte fantazmë

Zbardhet një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në dosjen e zbardhur nga GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani, ku tregohet se Ajola Xoxa ka marrë plot 18 mijë dollarë nga ambasada amerikane për projekte që do të realizoheshin në periudhën janar-korrik të vitit 2022.
Por çfarë ka ndodhur?

Në komunikimet e dy bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYLA-s, Ina Goxhaj, rezulton se janë lëshuar fatura fiktive për këto projekte dhe siç theksohet në vendimin e GJKKO-së të paktën deri në maj nuk është kryer asnjë nga aktivitetet për të cilat ambasada e SHBA-së ka financuar.

Në faqen 350 Adela Kondakçiu për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane.

KOMUNIKIMET MES ADELA KONDAKÇIUT DHE INA GOXHAJT

Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.

Adela Kondakçiu thotë: “Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do dojë disa foto gjëra apo jo?”

Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga ambasada në fjalë.

Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.

Adela Kondakçiu në faqen 351 thotë: “Që të bënin edhe ndonjë gjë nga ato që duan ata mos të dalim keq”.

Pra, rezulton se nuk kanë asgjë të paktën deri në fund të muajit maj 2022.

Ina Goxhaj i thotë: “Prandaj dua Ejonën. Që të më sigurojë fotot.”

Adela Kondakçiu vijon: “Se do na lënë pastaj këto dhe do mbesim keq. Se do na lënë zbuluar pastaj, s’ia kemi besën.”

Pra, drejtori ekzekutiv i organizatës kërkon të takojë një person tjetër në mënyrë që të sigurojë fotot e nevojshme që provojnë zhvillimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Adela vijon: “Unë do përpiqem të takoj pak Ildën, do t’i shkruaj një nga këto ditë se kur do kalojë në zyrë.”

Ina Goxhaj i përgjigjet: “Se kam hall se në fund do thotë Ejona, plotëso çekun dhe i marrin lekët dhe ne mbetemi pa gjë fare.”

Këto komunikime e tregojnë qartë se ku përfundojnë fondet e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi theksohet në vendim që nuk është kryer asnjëri nga aktivitetet për të cilat SHBA ka paguar dhe që janë lëshuar fatura fiktive dhe janë shpërndarë.

Edhe pas të gjitha këtyre fakteve ambasada amerikane nuk ka reaguar ndaj një skandali të tillë, edhe pse ka paguar plot 18 mijë dollarë për OJF-të e Ajola Xoxës./Oranews