Analisti Arjan Curri: SPAK po kërkon një politikan më të rëndësishëm se Veliaj, dyshohet se është arratisur

Analisti Arjan Curri deklaroi në Top Story se dy ditë më parë BKH ka pasur një kontroll në zyrën e një zyrtari shumë të lartë.

Ai tha po ashtu se SPAK është vënë në kërkim të një tjetër zyrtari të lartë i cili sipas Currit është arratisur dhe nuk ndodhet në territorin shqiptar, por të dyja këto raste nuk dha emër.

“SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera.

Para dy ditësh në një shumëkatëshe përballë katedrales katolike, BKH ka mësyrë në zyrë e një politikani të lartë nga ata që flasin për përmirësim, etj, dhe i ka marrë laptop dhe çdo gjë që është gjetur në atë zyrë.

Është bërë një sulm më i rëndësishëm se sulmi i Veliajt, ky personazh është më i rëndësishëm.

Këto ditët e fundit është dhënë alarmi ‘le të arratiset kush të mundet’, veç disa drejtorëve të rëndësishëm, është arratisur një nga personazh politikan dhe funksionar i lartë që nuk gjendet në territor dhe po e kërkon SPAK. Unë personalisht jam pro arratisjes, sepse po nuk arratise këta të arrestojnë”, tha Curri.

Ndërkohë pas kësaj deklarate, Lorenc Vangeli tha: Në këto moment, fola me burimet e mia dhe më thanë që nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH-ja përballë Katedrales Katolike.

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare. Kështu ndodhi edhe së fundmi në emisionin “Canape” në T7 kur biseda u ndal te bashkëshortja e tij, Nera.

Artisti u pyet nëse ajo ishte e përgatitur për famën e tij në momentin që u njohën dhe Sabriu ndau historinë e takimit të tyre. Ai tregon se i dëshmoi asaj dashurinë për të, por i tregoi se pa artin e publikun, s’do të ishte vetja.

Kur u njohëm së pari, natyrisht ajo e re, 16 vite më e re nga unë dhe u dashurua…unë isha ndarë nga gruaja, nga nëna e Armendit dhe Adelinës edhe…ajo u dashurua, edhe unë u dashurova marrëzisht në bukurinë e saj të jashtme, por më tepër të brendshme.

U dashuruam, por i thashë unë kam një zanat që në çastin e parë ty të duket uau, ky është këngëtar, adoleshenca, ajo e re, 20 vjeçe, pastaj zhgënjehesh e kur zhgënjehesh duhet të durosh e jo të të keqtrajtoj unë ty se shkoj në koncerte dhe i them dikujt ‘ta ha zemrën’, se unë jam i tillë, dhuroj duke dhënë dashuri dhe duke më dhënë të tjerët. I thashë jetën e ke të vështirë me mua. Ndonjëherë nuk jam në shtëpi kurrë, ne të dy kur të dalim thonë ‘o Sabriu, Sabriu…’, ti më sheh ky që jam unë, as jam i bukur, ky që jam, unë jam yti, unë derisa të vdes ty të dua, por pa ata unë nuk kam jetë. Pa ata unë s’isha bërë ky që ke dashuruar ti, s’jam Sabriu.

“Deri sot e kam mbështetësen më të madhe në jetë, për çdo gjë”, përmbylli këngëtari.

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij jep lajmin e shumëpritur

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij.

Ku është Flori?

Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin. Gjatë një tavoline korçare në Bogë me Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, të ftuar në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, që gjithashtu është mikeshë e Florit, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Pjesë nga biseda:

Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

Klajdi Haruni: “Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë”.

Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

Klajdi Haruni: “Disa i ka krijuar që tani”.

Shtang Egli Tako! Duke bërtitur me të madhe bënë deklaratën e bujshme për Olsin: Je shumë lart, o drit, jam në BBV…

Pas Prime-t të fundit, teksa banorët kanë qenë të mbledhur në oborr, Egli ka ngritur tonet ndaj tyre duke i quajtur fansa të Olsit, ndërsa i ka dërguar edhe atij një mesazh nga ekrani.

“Plak je lart! Çfarë të bëj? Më fal! Janë fansat e tu! Janë fansat e Olsi Bylykut nga i pari tek i fundit! Të adhurojnë, dritë. Kam rënë në një shtëpi me fansat e tu!”

VIDEO

https://streamable.com/o/pzlvxe#?secret=BoG2tTsP1N

Curri: Disa drejtorë të rëndësishëm janë larguar, është dhënë alarmi që të arratisen

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një interviste në emisionin Top Story, duke zbuluar se disa drejtues të rëndësishëm janë larguar dhe është dhënë alarmi i kuq që të arratisen.

Me bindje të plotë, Curri tha se një person tepër i rëndësishëm është zhdukur dhe tashmë është në kërkim nga agjentët e BKH.

“Është dhënë alarmi i kuq për t’u arratisur. Një person shumë i rëndësisishëm ka ikur dhe SPAK po e kërkon. Duke qenë se SPAK po lëviz me këtë agrisivitet, kuptohet që po punon si një opozitë agresive dhe Rama ka vetëm një qëllim, të fitojë sa më shumë kohë,” tha Arjan Curri.

Short “ferri” në fazën e 1/8-ave, derbi Real-Atletiko dhe PSG-Liverpul. Inter, Barcelona dhe Bajern mësojnë kundërshtarët (E PLOTË)

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Champions, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Goglat rezervuan dy përballje të mëdha si Real Madrid-Atletiko Madrid dhe PSG-Liverpul.

Shorti u tregua bujar me Barcelonën, që do të sfidojë Benfikën. Do të ketë përballje mes klubeve gjermane, pasi Bajern Mynih sfidon Leverkusenin.

Shorti final

Në anën tjetër Interi do të sfidojë Fejenordin, pasi këto të fundit eliminuan Milanin. PSV-Arsenal, Klub Bryzh-Aston Vila dhe Dortmund-Lilë janë tri përballjet e tjera.
SHORTI I FAZËS SË 1/8

Aston Vila -Klub Bryzh

Dortmund – Lilë

Real Madrid – Atletiko Madrid

Bajern Mynih – Bajer Leverkusen

PSV – Arsenal

Fejenord – Inter

PSG – Liverpul

Benfika – Barcelona

Rama quajti ‘lajthitje’ surverjimin e partive politike, Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Kreu i SPAK deklaroi se duhet të vazhdojnë normalitetin e tyre sa kohë që nuk janë në shkelje me ligjin.

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore e kushtetueses, e askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrave të tij.

Ne jemi institucioni i ndjekjes penale dhe është detyrimi kushtetues dhe ligjor që sa herë para nesh paraqitet një rast për tu trajtuar, një fakt penal, ne jemi të detyruar të ushtrojmë ndjekjen penale dhe të bëjmë të gjitha verifikimet e nevojshme në funksion të ngritjes së një akuze të suksesshme.

Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë, të vazhdojë me normalitetin e tyre të përditshëm sa kohë nuk janë në shkelje të ligjit”, u shpreh Altin Dumani.

Vijon…

Berisha: PD do sjellë kartën e konsumatorit, rritje rroge, ulje çmimi të energjisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte, ka folur lidhur me pensionet në Shqipëri për të cilat kritikon qeverinë pasi nuk janë në nivelin e duhur dhe është nevoja për një ndërhyrje pasi është situatë emergjente.

PD ka deklaruar dhe deklaron se ndërhyrjen në pensionet shqiptare e konsideron një emergjencë, dhe kjo ndërhyrje do bëhet 3 muajt e parë të qeverisjes, atëherë do vendoset minimum jetik. 57% e pensioneve të cilat janë pensione të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, të gjitha kalojnë në minimum jetik në 200 euro.

Pensionet mbi 200 euro rriten me 20%, kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve.

Dy janë premtimet kryesore si fillim: Minimumi jetik dhe rritja me 20% të pensioneve tjera mbi 200 euro”, tha Berisha.

Ai akuzon kryeminsitrin Rama se me anë të bonusit elektroral të pensioneve, po përpiqet të blejë vota për fushatë. Ndër të tjera, kreu i PD ka deklaruar se sipas tij, PD do pajis çdo pensionist me kartën e konsumatorit, do sjellë rritje rroge si dhe ulje të çmimit të energjisë.

“Rama po spekulon në kundërshtim me ligjin Kushtetutën me bonusin elektoral të pensionistëve, është një akt i turpshëm që synon të blejë vota në fushatë që nuk e bën asnjë shtetar në botë përveç narkodiktatorit Edi Rama.

Përveç rritjes së pensioneve, çdo pensionist do pajiset me kartën e konsumatorit me të cilin ai do marrë 450 euro në vit, dhe nuk do jetë bonus siç e quan Rama por do jetë rikthim i TVSH-së që ata paguajnë në cdo gjë që blejnë për jetën e tyre duke filluar nga ilaçet, ushqimet. Nuk mund të tolerohet më ky hendek i tmerrshëm që po e copëton shoqërinë shqiptare. Si fillim do jete karta e konsumatorit me 450 euro për çdo qytetar që merr minimumin jetik, për çdo pensionist dhe çdo rrogë ulët.

Do ulet çmimi i energjisë në 7 lekë për kilovat nga 85 që është tani dhe do proporcionohen të gjitha qeratë e banesave sociale në përputhje me rrogën. Do vendoset rroga 500 euro, pra rritje me 25% e rrogës. Këtë mund ta quajmë paketë e sulmit kundër skamjes, me këto skamja zhduket”, tha Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë.

Rama: Tiranën nga υ arri e kam ngritur unë dhe këtë nuk ma heq dot askush!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një komenti të një ndjekësi në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, ku akuzohej për propagandë të shëmtuar dhe për të “shitur mend” mbi arritjet në Tiranë.

Në koment, ndjekësi e kritikoi Ramën duke thënë: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë… ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.

Për këtë, kryeministri Rama u përgjigj duke theksuar se ai po kryen detyrën e tij si udhëheqës i vendit, duke e krahasuar punën e tij me periudhën kur opozita ishte në pushtet. Ai theksoi se ai nuk ka ulur qiellin në tokë, por me bindje theksoi: “Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush!”

Në përgjigjen e tij, Rama nuk ka ngurruar të ironizojë opozitën e asaj periudhe, duke kujtuar se në kohën kur ai drejtonte Tiranën, as sahati i kryeqytetit nuk funksiononte.